Itali, 33 shqiptarë në pranga. Trafik droge midis Shqipërisë, Italisë dhe Holandës
FIRENCE- Një operacion i policisë italiane në Firence ka vënë në pranga 35 persona, mes të cilëve 33 shqiptarë.
Policia tha se në kuadër të operacionit “Sillo” ka sekuestruar një pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro. Operacioni në fjalë çoi në zbulimin e një organizate të madhe kriminale, e cila operonte mes Italisë, Shqipërisë dhe Holandës.
Pjesë e kësaj organizate rezultuan të jenë 33 shqiptarë, një serb dhe një rumun. Grupi kriminal merrej me transportimin e drogës në Hollandë nëpërmjet Italisë, Toskana, Pulia, Lombardi, etj.
Trafiku udhëhiqej nga tre shqiptarë të cilët lëviznin me Holandës dhe Shqipërisë. Treshja kryesore janë identifikuar me inicialet, M.V, 30 vjeç, M.A, 37 vjeç dhe D.A, 40 vjeç.
Panorama
Krijoni Kontakt