Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Flet Kryetari i Komunës Mbrostar Fier, Gëzim Dhima: Kemi afërsisht një mijë emigrantë

    INTERVISTA/ Flet Kryetari i Komunës Mbrostar Fier, Gëzim Dhima: Kemi afërsisht një mijë emigrantë që ndihmojnë familjet


    “Kemi probleme me vaditjen, ujin e pijshëm dhe ujërat e zeza”

    Albert ZHOLI

    Pa hyrë në qytetin e Fierit, majtas (kur ecën nga Tirana), ndodhet Komuna Mbrostar, një nga komunat më të mëdha të Qarkut të Fierit, por edhe të Shqipërisë. Kjo komunë ka 6 fshatra me 11 mijë banorë, ku baza kryesore e jetës është bujqësia dhe emigracioni. Në këtë zonë ka afërsisht një mijë emigrantë pra një në çdo 10 banorë. Vitet e fundit në këtë zonë është përmirësuar sistemi i vaditjes, por sërishmi sipas Kryetarit të Komunës, Gëzim Dhima, problemet e komunitetit janë të shumta. Komuna Mbrostar përmbledh fshatrat Mbrostar Ura -Verri-Vajkan - Petovë -Kallm i Madh-Kallm i Vogël. Komuna është njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në disa shtete. Varësisht nga organizimi shtetëror i disa shteteve, të cilat në vete përfshijnë komunat si njësi administrimi, ato kanë rëndësinë dhe funksionalitetin e tyre.

    Sa fshatra përmbledh Komuna e Mbrostarit?

    Komuna e Mbrostarit përmbledh 6 fshatra, me popullsi 11 mijë banorë. Një komunë fushore, nën diell, ku bujqësia është baza e jetës. Por edhe blegtoria zë pjesën e saj në punën e përditshme të komunitetit. Fshatrat janë Mbrostar Ura -Verri-Vajkan -Petovë- Kallm i Madh -Kallm i Vogël

    Ku bazohet punësimi i popullsisë së kësaj zone?

    Kjo është një zonë rurale, ku të gjithë banorët rreth 90 për qind e popullsisë merret vetëm me bujqësinë. Pra bujqësia është sektori kryesor i punësimit në gjithë hapësirën e fshatrave që banohet në këtë komunë. Por deri diku është e zhvilluar dhe blegtoria kryesisht për nevojat e familjeve.

    Cilat janë kulturat kryesore bujqësore që mbillen në këtë komunë?

    Të mbjellat kryesore janë perimet dhe kulturat e tjera bujqësore që shërbejnë për rritjen dhe mbarështimin e lopëve. Kryesisht në dy fshatra Kallm i Madhe dhe Kallm i vogël, mbillen të tilla kultura si jonxha, tërfili, kok lakra, etj..

    Perimet e kësaj zone, ku shiten?

    Kryesisht shiten në qytetin e Fierit, por edhe në qytete e tjera për vetë natyrën që ka marrë transportimi i këtyre prodhimeve deri në kryeqytet. Duhet thënë se tregu është shumë i vështirë, pasi ka shumë shpenzime transporti. Prodhimet janë shumë cilësore, por problem ngelet tregtimi, ose më mirë të themi mënyra e tregtimit të tyre.

    Ku mbështeten të ardhurat e tjera për familjet e kësaj komune? Sa emigrantë ka kjo komunë?

    Nga të gjitha dokumentet që kemi në zyrën e Gjendjes Civile si dhe nga listat e zgjedhjeve të vitit 2013, në komunën tonë kemi rreth 800 emigrantë kryesisht në Greqi dhe në Itali. Emigrantët ndihmojnë në të ardhurat e familjeve pasi i ndihmojnë drejtpërsëdrejti familjet nga kursimet që ata bëjnë në vendin ku punojnë dhe jetojnë. Pra një në çdo 10 vetë është emigrant.

    Në zgjedhjet e fundit sa vota morët në krahasim me kundërshtarin tjetër të Partisë Demokratike?

    Rreth 7 mijë ishte numri i zgjedhësve që morën pjesë në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, ku morën pjesë rreth 4 mijë zgjedhës. Diferenca ka qenë plot 670 vota, në favorin tim. Zgjedhjet ishin të ndershme, demokratike, ku nuk kemi hasur asnjë problem. Komuna jonë dallohet për kulturë demokratike, ku nuk kanë vend grindjet e acarta për bindjet politike. Të gjitha zgjedhjet qoftë lokale, qoftë parlamentare janë zhvilluar me normalitet pa asnjë incident. Për këtë ne krenohemi dhe jemi ballëlart.

    Sa shkolla sa nxënës dhe sa çerdhe ka komuniteti juaj?

    Komuna jonë ka 6 shkolla nëntëvjeçare, pra një shkollë 9-vjeçare për çdo fshat dhe një shkollë të mesme të përgjithshme, në fshatin Verri. Plus çdo fshat ka kopshtin e vet për fëmijë. Kopshtet janë për të tre grupmoshat deri në parashkollorë.

    Cilat janë problemet kryesore që ka komuniteti juaj?

    Komuniteti ynë ka shumë probleme që ne po përpiqemi t’i vemi në vijë. Kryesore është sistemimi i ujërave të zeza, sigurimi i ujit të pijshëm, vënia nën ujë e tokave bujqësore, pra vaditja, dhe farërat e zgjedhura të prodhimeve bujqësore, pasi çdo gjë bëhet në mënyrë individuale të pakontrolluara.

    Si mund të zgjidhen këto probleme?

    Në këto dy vite e gjysmë që unë drejtoj komunën kemi investuar në fushën e bujqësisë duke vendosur dy pompa për vaditjen e tokave në fshatrat Kallm i Madh dhe Kallm i Vogël. Ku në këtë investim përfitojnë dhe dy fshatra të tjerë. Por dua të them se ka 20 vjet që rrjeti vaditës në komunën tonë është amortizuar, pasi nuk kemi pasur asnjë mbështetje për mirëmbajtje vitet e mëparshme. Kjo mënyrë vaditje aplikohet në mënyrë mekanike pasi merret apo nxirret ujë nga lumi Seman me elektromotor deri në kanalet e dyta, ku pastaj e marrin fshatarët me pompat e tyre për vaditje. Kemi bërë hapjen e disa metrave kolektor në fshatrat e tjerë për vaditje nëpërmjet kanaleve të dyta dhe të treta, kryesisht në të ardhurat e komunës. Kemi investuar në drejtim të ujit të pijshëm kryesisht në fshatin Mbrostar që ishte më problematiku që plotëson nevojat e këtij komuniteti me unë të pijshëm. Njëkohësisht kemi investuar dhe në katër fshatra të tjerë për furnizimin me ujë të pijshëm. Në fushën e arsimit kemi investuar në Vajkan për një shkollë 9-vjeçare, të mobiluar, ku të gjitha investimet kanë ardhur nga ato të tatim paguesve të komunës.


    Popullsia e kësaj komune është autoktone?

    Pjesa dërrmuese e kësaj popullsie është autoktone pro ka dhe të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Kemi një komunitet lab nga fshatrat e Tepelenës të ardhur këtu shumë vite më parë, qysh në kohën e regjimit komunist dhe më parë. Është një komunitet, të cilat kanë krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me vendasit, një komunitet punëtor, korrekt të cilët janë lidhur pazgjidhshmërisht me komunitetin tonë. Aktualisht ky komunitet ka krijuar dhe shoqatën e vetë, pjesë e Shoqatës Labëria. Vazhdimisht organizojmë aktivitete të ndryshme që gjallojnë jetën artistike të Komunës. Ne aktualisht punojmë për lidhje të vazhdueshme me këtë shoqatë në interes të dy komunitete.

    A ka probleme vjedhjesh në këtë komunë?

    Mund të them që është një komunë, ku mbizotëron rendi dhe qetësia. Fenomene të tilla si vjedhjet, vrasjet etj., janë fenomene të panjohura, pasi të gjithë janë të njohur midis tyre dhe mundohemi ta ndihmojmë më shumë njëri- tjetrin.

    Sot

    Kjo është një zonë rurale, ku të gjithë banorët rreth 90 për qind e popullsisë merret vetëm me bujqësinë. Pra bujqësia është sektori kryesor i punësimit në gjithë hapësirën e fshatrave që banohet në këtë komunë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511

    Për: Flet Kryetari i Komunës Mbrostar Fier, Gëzim Dhima: Kemi afërsisht një mijë emig

    Emigrante andej e emigrante ketej, ne te gjoret! Po ca emigrante mo tu mbyllte e mendjes. ata jane bashkatdhetare te kthyer ne shtepine e vet. si mund ti perjashtosh njerzit nga orgjina ne kete menyre kaq vulagare.
    failure is not an option!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •