Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2010
    Postime
    37

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Citim Postuar më parë nga RSHP Lexo Postimin
    ©Paçë me trutë e Skënderbeut! (ese)©

    Polici i doganës së Rinasit, klithi: uau, kur pa qindra tenxhere inoksi të rradhiteshin me kujdes përbri portës kryesore të ndërtesës.
    Tre punëtorë po i ngarkonin ato në një mikrobuz të kuq, i cili u nis menjëherë drejt sheshit Skënderbej. Furgoni e bëri këtë rrugë edhe shumë herë të tjera.
    Brënda dy ditësh ai shkarkoi rreth treqind mijë tenxhere përreth bustit të Skënderbeut.
    Qarkulluan thashathemet se tenxheret me inoks special kishin ardhur nga Parisi.
    -Ah, mos më thuaj se kush i ka sjellë? E di… i ka blerë shkrimtari ynë i madh për të na mësuar se si gatuhen gjellët demokratike! Tani po e kuptoj,përse edhe shteti ynë i dhuroi atij katër metra katrore tokë në shkëmbin e Kavajës, me qëllim që ai të vrojtojë me dylbinj peshkaqenët turq ose sllavë, dhe túa nxjerrë sytë atyre me penën e tij- tuturiti një plak duke dridhur kokën dhe buzët e poshtme.
    -Lëri lloqet, plak matuf, por përvishju punës se mbas pak do vijnë të hanë paçë historianët, poetët dhe politikanët e famshëm. Supë me trutë e Skënderbeut!
    -Më, sa e shijshme, u lëpi kuzhinieri me supën ende shumë të nxehtë. Ai i mbante trutë e Skënderbeut në një garuzhde të madhe, dhe e zhyste atë në cdo tenxhere, katër minuta, me qëllim që lëngu i truve të tij të kullonte në cdo tenxhere. Trutë sa herë që dilnin nga uji i nxehtë i cdo tenxherje, rrudheshin, treteshin, saqë kur dolën nga tenxherja e tetëqintë , ishin gërryer plotësisht. Kuzhinieri tashmë vetëm se ziente një skelet, kafkën e kokës.

    Politikanët me automjetet zhurmëmadhe mbërritën të parët.
    -U pagua fatura e majme e tenxhereve- e pyeti një gazetar ministrinë e ushqimit?
    - Patjetër, pjesën më të madhe e pagoi shteti shqiptar. Një tenxhere e pagoi shkrimtari ynë i madh, me fitimet e librit të tij: Kështjella! Pak rëndësi ka kjo! Rëndësi ka që populli ynë do të shijojë në kulm, paçën me trutë e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.
    Ministri u mënjanua pak, i pëshëpëriti diçka kuzhinierit në vesh. Ky i fundit i dorëzoi veshin e majtë të Skënderbeut në një copë letër të zezë.
    -Veshi i majtë ishte për poetët dhe shkrimtarin tonë të madh apo jo?
    -Po, po,pa veshin e Skënderbeut si do t’i zbulojmë në tërmetet? Si do t’i dëgjojmë në oshëtimat e topave të armiqve tanë serbë, turq, por edhe evropiane. Ja, pa të , nuk mund t’i dëgjojmë klithmat seksuale të homoseksualëve holandezë?! Hë, hë, rrofshin veshët e Skënderbeut, u krenua ministri i mbrojtjes, i cili ia rrëmbeu prej duarsh veshin e djathtë poetëve dhe këngëtarëve dhe i valviti plot krenari ata në ajër .
    Kuzhinieri i dorëzoi në vazhdim ministrit të mbrojtjes hundën e Skënderbeut. Ndërsa përkrenaren e Skënderbeut e mori kryeministri. Ai u zemërua sepse maja e mprehtë e saj ishte këputur dhe sipas tij kjo kishte ndodhur ngaqë atë e kishte përdorur ministri i financave gjatë një kokëpërplasje me të, pardje natën vonë në rrugën e kombit.
    Të nesërmen shkrimtarët dhe poetët shkruan tregime e poezi rreth shijes mitologjike që zbuluan tek supa e Skënderbeut. Dikush propozoi që t’i jepnin nga një pjatë supë edhe vëzhguesve evropianë. U bë. Në të gjithë kuzhinat e trupeve diplomatike në Tiranë u dërgua një tas me supë, të gatuar në fakt me skeletin e kokës së truve të Skënderbeut. Trutë ishin tretur qysh ditën e parë, e megjithatë supëngrënia përbri shtatores së Skëndërbeut u bë cdo ditë dhe më popullore.
    Të nesërmen ambasadori amerikan pohoi i egzaltuar prej supës: nëse Hitleri, Musolini, Stalini, Hoxha, do të kishin ngrënë supën e Skënderbeut, nuk do të kishim pasur Luftë të dytë Botërore , as komunizëm!!
    Ndërsa ambasadorët evropianë, vetëm se teshtinë fort, katër herë.

    Historianët , që shtohen dita ditës ,llustrojnë këpucët , hekurosin këmishat dhe flasin orë të tëra për fuqinë mitologjike që ka shpata e Skënderbeut. Ndodh që me shpatën e Skënderbeut shtypin morrat e armiqve para kamerave. Më pas po para kamerave hanë një pjatë supë. Sa më shumë ata shfaqen para kamerave e flasin për shijet legjendare të supës Skënderbeane, aq më shumë shtohen rradhët e bark-uriturve në sheshin Skënderbej.

    Shqiptarët e kanë refuzuar disa herë anëtarësimin evropian sepse ata kanë frikë lopët e cmendura holandeze, angleze dhe gjermane. Shqiptarët propozuan atëherë që çmenduria e lopëve kurohet vetëm nëse atyre u hap një vrimë me majën e shpatës së Skënderbeut. Evropianët nuk ranë dakort, ndërsa shqiptarët këmbëngulin në mjekimin e vetëm të lopëve të cmendura që gjithnjë sipas tyre bëhet duke ia shpuar trutë lopës me majën e shpatës së heroit të tyre kombëtar.

    Kohët e fundit, po ngrihen zërat se po injorohet me qëllime dashakeqase supa e heroit kombëtar. Kadarea shkroi për këtë në gazetën shekulli në vitin 2007, një letër ku thonte se “është fëlliqësi dhe tradhëti të hedhësh baltë mbi tenxheren e supës së Skënderbeut”
    Ai refuzoi gjithashtu kur kuzhinieri propozoi që për zjarr të mos përdoren vetëm eshtrat e ushtarëve turq që u vranë gjatë “rrethimit të kështjellës së Skënderbeut” por thjeshtë dru të pyjeve shqiptare.
    Por Kadare mbasi firmosi peticionin e famshëm,u ngritën në këmbë qindra historianë, këpucarë, lopçarë, dhe e mbytën kuzhinierin.

    Kuzhinieri deri dje bënte të njëjtën gjë: e ziente dhe riziente, ndoshta për të tremiliontën herë kafkën e truve të Skënderbeut për të bërë paçën e famshme. Por sot në mëngjes, përdori kokën e një plaku që i ra të fikët mbasi sipas plakut, kafka e Skënderbeut nuk kishte vitaminat e mjaftueshme për të qëndruar në këmbë. Sapo ishte gdhirë dhe në shesh atë moment ndodhej vetëm kuzhinieri dhe plaku.Kuzhinieri kur u sigurua se plaku kishte vdekur, ia hoqi kokën fët e fët, e ropi dhe e ziu fshehurazi në të gjitha tenxheret.
    Në mëngjes, si zakonisht, të pastrehët lëpinë thonjtë me supën e Skënderbeut.
    -E paske qarë sot, o usta, supën- e lëvdoi një plakë dhëmbhumbur.
    Në drekë reaguan me të njëjtët komplimente edhe historianët dhe këngëtarët.
    -Sot kuzhinieri, u desh të përdorte kokën e një gruaje të pastrehë, të cilës i ra të fikët duke i dhënë sisë fëmijës,e ulur në bordurën e bustit të Skënderbeut.

    - Atë mesditë ajo do të këndontë këngë të lavishme për ditlindjen e Skëndërbeut- i pati thëne kuzhinierit. Ky i fundit, lotoi, ndërsa pa në bordurën e bustit të Skënderbeut, copën e letrës të përgjakur, ku ajo kishte hedhur në vargje këngën e saj Skënderbeane. Me ato vargje, poetët thurën këngë të lavdishme për një heroinë që sakrifikoi jetën e saj për Skënderbeun. Mjaullimat e foshnjës së saj jetime, trazojnë herë pas here këngët melankolike të poetëve…

    ©rezart palluqi©
    super ese, uroj qe shqiperia te kete me shume shqiptare si ti...origjinal.

    pershendetje

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    skenderbeu ka qene nje psikopat demonesh apo engjejsh te klanit te zotit! nje mi eksperimental i gestapos se tij! shqiptaret nuk kane nerva dhe urrejtje te tille shkaterruese!

  3. #23
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    E gjithe kjo fushate anti-Skenderbe e ka burimin e pare ne çanak-hale dhe ne neo-asmano bolitiken e tahypit qe sponsorizon ate! Ne fakt lidhja e pare qe bej une me Paçën eshte vete ...islami! A nuk thuhet se islami osht Paçë!?

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    islami qe pace e Zotit me mish njerezish te ndershem kurse shqiperia osht pace e tij me mish derrash dhe qensh! qe dmth mos guxo te shash Zotin se mund ta kesh punen pisk!

  5. #25
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Paçë me trutë e Skënderbeut!

    Ciarli, po ti kur do te besh paqe me trute e tu(ne i paç)??!
    Jarigas

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •