Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Gafa e ministrit Veliajt drejtuar pushtetit vendor: Caktoni koordinatorët e dhunës!

    Gafa e Veliajt: Caktoni koordinatorët e dhunës!

    Emri:  erion-veliaj.jpg

Shikime: 792

Madhësia:  25.5 KB
    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, nuk u reziston gafave në një korrespondencë me kryetarët e bashkive të vendit.
    Në një letër dërguar drejtuesve lokalë lidhur me caktimin e koordinatorëve kundër dhunës, Veliaj gabon si me terminologjinë e përdorur, ashtu edhe me afatet e përcaktuara.

    Gafat
    Më 18 janar 2014, ministri Veliaj u ka dërguar një letër krerëve të bashkive, ku që në kokën e saj ka gabime në termat e përdorur. Në lëndën e letrës thuhet: “Kërkesë për caktimin e koordinatorit të dhunës që do të marrë pjesë në trajnimin për përdorimin e sistemit online të regjistrimit dhe monitorimit të rasteve të dhunës në familje”. Gafa me termin “koordinatori i dhunës” dhe jo “koordinatori kundër dhunës” është përmendur edhe në dy paragrafë të tjerë të letrës së Veliajt. “MMRS, me mbështetjen e UNDP-së, ka planifikuar të organizojë në javën e fundit të janarit një trajnim të koordinatorëve të dhunës të Bashkive për përdorimin e sistemit kombëtar online të regjistrimit dhe monitorimit të rasteve të dhunës në familje”, thuhet në paragrafin e parafundit të letrës. Ndërsa në mbyllje të saj thuhet: “Për këtë arsye kërkojmë që brenda datës 17 janar 2014 të dërgohet emri dhe të dhënat e personit që ju keni caktuar si koordinator të dhunës në bashkinë tuaj, i cili do të marrë pjesë në këtë trajnim”. Gafa e dytë e ministrit Veliaj ka të bëjë me datat që përmban letra. Konkretisht, në krye të letrës thuhet se ajo është shkruar më 18 janar 2014, ndërkohë që në vendin ku shënohet protokollimi, pra dalja nga Ministria, rezulton se ajo ka dalë më 14 janar, pra 4 ditë më parë. Gafa me afatet vazhdon edhe më tej. Ndërkohë që letra është shkruar më 18 janar, në fund të saj kërkohet që brenda 17 janarit (pra një ditë përpara se ajo të shpërndahej), bashkitë e vendit duhet të caktojnë emrin e koordinatorit që do marrë pjesë në trajnimet e organizuara nga Ministria. Në letër thuhet më tej se “prioriteti ynë kryesor për këtë proces është koordinimi dhe sigurimi i angazhimit efektiv të të gjithë institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor për të parandaluar, mbrojtur, mbështetur dhe rehabilituar viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare si dhe krijimin e një sistemi kombëtar online të regjistrimit dhe monitorimit të rasteve të dhunës në familje. Ky prioritet përputhet edhe me detyrimet që rrjedhin nga Progres Raporti i BE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat”.

    ADI SHKEMBI

    Panorama

  2. #2

    Për: Gafa e ministrit Veliajt: Caktoni koordinatorët e dhunës!

    Albo atyre u duhen shume vite qe te mesojne se si funksionon administrata! Fatkeqesi!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gafa e ministrit Veliajt: Caktoni koordinatorët e dhunës!

    Po merrni Lauren ta mesoje cik. Ajo eshte eksperte.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gafa e ministrit Veliajt: Caktoni koordinatorët e dhunës!

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Albo atyre u duhen shume vite qe te mesojne se si funksionon administrata! Fatkeqesi!
    Veliaj e kemi djale me shkolle ne Amerike, sponsorizuar nga Sorros dhe specializuar edhe ne administraten e OKB. Kur gafa te tilla i ben nje njeri i shkolluar ne Amerike, cfare pret nga ministrat e tjere te qeverise?

    Dhe me e bukura eshte qe e mbajne veten per fort te ditur, rilindas te vertete!

    Po merrni Lauren ta mesoje cik. Ajo eshte eksperte.
    Une them te marrim sic merrnim ne kohen e xhaxhit Enver, traktoriste nga Lushnja si shoqja Lenka Cuko, dhe i benim pjese te byrose politike. Lenka nuk bente gafa te tilla dhe ishte gruaja me e zgjuar qe ka nxjerre Lushnja ne historine e saj.

    Albo

  5. #5

    Për: Gafa e ministrit Veliajt: Caktoni koordinatorët e dhunës!

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Po merrni Lauren ta mesoje cik. Ajo eshte eksperte.
    Je xheloze per Lauren ë?

  6. #6

    Për: Gafa e ministrit Veliajt: Caktoni koordinatorët e dhunës!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Veliaj e kemi djale me shkolle ne Amerike, sponsorizuar nga Sorros dhe specializuar edhe ne administraten e OKB. Kur gafa te tilla i ben nje njeri i shkolluar ne Amerike, cfare pret nga ministrat e tjere te qeverise?

    Dhe me e bukura eshte qe e mbajne veten per fort te ditur, rilindas te vertete!



    Une them te marrim sic merrnim ne kohen e xhaxhit Enver, traktoriste nga Lushnja si shoqja Lenka Cuko, dhe i benim pjese te byrose politike. Lenka nuk bente gafa te tilla dhe ishte gruaja me e zgjuar qe ka nxjerre Lushnja ne historine e saj.

    Albo
    E mban mend se cili nga keta qe jane ministra, dilte me nje derrase te zeze ne tv? Ishte Tahiri me duket?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gafa e ministrit Veliajt drejtuar pushtetit vendor: Caktoni koordinatorët e dhun

    Jam cik jam. Eshte e bukur. Besoj se kaq mjafton per nje femer per te bere karriere ne Shqiperi.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8

    Për: Gafa e ministrit Veliajt drejtuar pushtetit vendor: Caktoni koordinatorët e dhun

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Jam cik jam. Eshte e bukur. Besoj se kaq mjafton per nje femer per te bere karriere ne Shqiperi.
    Edhe ti je e bukur. Ndoshta me e bukur se Laura. Komplimenta forumi dhe shpresoj se nuk i merr per te keq.


    Ja se si i shkruante nje mik Erion Veliajt para disa viteve:


    Mikut tim, qytetarit Erion Veliaj!

    23 September 2008 @ 8:59 am · në Opinion · postuar nga AlisaT

    Besjan Pesha (Panorama)

    I dashur Eri! Të shkruaj sot sepse qysh prej protestës së ditës së premte më ka mbetur në mendje vetëm një imazh, ai i yti në krah të Ruçit, Islamit, Dokles, Ramës etj. Sigurisht që s’do e vija ujët në zjarr për asnjë njeri tjetër që kryen atë gjest, por nuk mund të hesht përballë teje. Nuk mund të hesht Eri, sepse ata dhe shumë mbas e para tyre janë arsyeja se përse ti dhe unë e qindra të tjerë filluam Lëvizjen Mjaft. Ata dhe takëmet e tyre janë arsyeja se përse ne vendosëm të qëndronim e të ndryshonim vendin tonë dhe refuzuam kolltukët e ndërkombëtareve. A e mban mend se sa net kemi kaluar duke folur me pasion e inat për faktin e qenësisë së Gramoz Ruçit në politikë. Ti ke qenë më i flaktë se unë në karakterizimin e tij si një nga figurat më të urryera të politikës shqiptare, që nuk bën gjë tjetër veçse pazare të pista e kërcënime gangstereske ndaj atyre që i denoncojnë. Ti sigurisht e mban mend kur thoshim se vendi do të ndiente çlirim kur ai dhe çfarë ai përfaqëson nuk do të kishin më asnjë aksion pushteti të asnjë niveli. Po si mund të rrish në krah të tij, t’i japësh dorën, t’i flasësh e t’i buzëqeshësh sot??? E ç’është më e keqja, ta ndihmosh të rivijë në pushtet…

    Ti më fort se unë ke përqeshur Namikun dhe Kastriotin. Për të parin thoje gjithnjë me qesëndi se nuk meritonte as të drejtonte një mbledhje karrocierësh e jo më Parlamentin dhe unë gjithnjë të kam dhënë të drejtë. Po për Kastriotin që e cilësoje si mjeshtrin e intrigës dhe si krye të paaftë. A e mban mend sa herë kemi shkuar të protestojmë poshtë derës së ministrisë që ai drejtonte së bashku me studentët që kishin fituar bursat e shkollimit në Itali?? Sigurisht që e mban mend, jo vetëm këtë, por edhe tentativat e shumta që kemi bërë me ndërkombëtarët që të përmirësonim imazhin e vendit të prishur sa herë që Kastrioti bënte takime. Ti i ke denoncuar të gjitha këto në publik, ke dalë nëpër sheshe e tribuna të “Mjaft”, ke folur në televizione. Ndaj Eri u çudita kur të pashë në krah të tyre të ecje i qetë dhe bile-bile krenar që ia kishe arritur asaj dite. Pas mitingut të fundit qytetar unë nuk do habitesha nëse ata do të bëheshin anëtarët më të rinj të “G99”, pikërisht ata që u kemi dhuruar dhjetëra topa me letër higjienike, letër që ty me sa duket të paska mbaruar.

    Me sa kuptova nga fjalët e tua në protestë dhe mbas proteste, ti ke vendosur që aleancën e ardhshme politike ta bësh pikërisht me këta njerëz. Kjo do të thotë që ti ke gënjyer kur cilësojë Harasanin si një hajdut me çizme dhe të paaftë në menaxhimin e KESH-it, ose do të thotë që gënjen sot. Gjithashtu duhet të kesh gënjyer kur e cilësoje Erion Braçen si megafon të prishur të Nanos e fabrikues mashtrimesh gazetareske, ose ti gënjen sot. Po për Klosin që e ke quajtur ministrin e dasmave qeveritare? Po si mund të pranosh në organizatën e re që ke themeluar një ish-polic si Albert Dervishaj. Po e harrove o Eri se sa herë na ka shoqëruar mua dhe ty ai njeri në komisariat, sepse protestonim kundër Fatos Nanos? E harrove se sa herë në vend që të kryente detyrën e të na ofronte kushte për protestën, provokonte sherre banale me policinë e na arrestonte aktivistët që ngjisnin postera? E atëherë ai ishte Berti i gestapos, ndërsa sot, i larë me sapun nga duart e tua, Berti i “G99”. Atëherë shkelte me të dyja këmbët të drejtat e njeriut, sot në krahun tënd bërtet e ulëret për njeriun e drejtë…

    Por të gjitha këto janë pak krahasuar me vrullin, energjinë dhe pasionin që po derdh ti për të lartësuar kultin e pronarit të PS, Edi Ramës. A nuk ishe ti Erion që ke advokuar gjithnjë për një politikë sa më përfaqësuese jo vetëm në Parlament, por edhe brenda partive politike. Si mund të advokosh sot pro një njeriu që e ka mbytur fjalën e lirë brenda partisë së tij dhe që nuk lejon asnjë replikë në mbledhjet e saj. Si mundesh të qëndrosh kryelartë në krahun e Edit, kur e di shumë mirë se çdo veprim që ndërmerret në emër të Partisë Socialiste është monopol i mendimit të tij dhe aspak i konsultuar e i votuar nga forumet e partisë. Sepse unë dhe ti për katër vjet “Mjaft” kemi bërtitur pikërisht kundër diktatit dhe mbytjes së lirisë së shprehjes e mendimit e sot më dhemb kur mësoj se ti bën telefonata kërcënuese ndaj individëve të shoqërisë civile që denoncojnë aferat e Edit tënd.

    Si mundesh ti, që reagoje në media edhe për policin apo bodigardin që bllokonte pa të drejtë qarkullimin, të mos thuash asnjë fjalë kundër betonizimit të Tiranës. Si mundesh të heshtësh përballë masakrës urbane që ka pësuar kryeqyteti, e si mund të mos reagosh për planin e betonizimit të liqenit, ambienteve të FC Partizanit e Dinamos? Si mund të rrish në krah të njeriut që e kemi cilësuar si autokrat dhe të mos ia tërheqësh veshin aspak për mënyrën e tij të drejtimit. Po për faktin që po e drejton Bashkinë si balonë, e cila shkon nga fryn era e korrupsionit si mund të mos reagosh? Unë të kam parë në pozicione të tilla vetëm kur të cenoheshin donatorët, ndaj uroj që të mos jetë kjo arsyeja e heshtjes tënde.

    Sepse kur u futëm në politikë i dashur, ky ishte misioni që ne morëm përsipër. Të fusnim frymën e “Mjaft”-it kudo që të shkonim. Të tentonim të lobonim kudo që politika të mos ishte mburojë e mafiozëve dhe të korruptuarve, por vegël e qytetarëve. Ajo për të cilën luftuam 4 vjet me radhë nuk është aspak riciklimi i Ruçërve dhe Dokleve, por ngritja e të rinjve dhe të resë. E mua sot më vjen tmerrësisht keq të shoh se si po të përdorin ata që deri më dje donin të të shkatërronin e akoma më keq të shoh se si po e keqpërdor ti gjithë besimin që unë e plot të tjerë të dhamë gjatë drejtimit të “Mjaft”-it. Sepse nëse nuk e ke kuptuar vëlla, gjithë slogani i politikës së re është një mashtrim i madh. Nuk ka asgjë të re në bashkëpunimin e Ramës me Berishën në kurriz të shqiptarëve për disa miliona dollarë më shumë në xhepat e tyre. ¨shtë thjesht vazhdimi i asaj që la mbas Fatos Nano. Ajo që ka ndryshuar është vetëm përfituesi numur dy, sepse ai nr. 1 ka qenë dhe mbetet Sali Berisha. E ti Ero sot po ndihmon as më pak e as më shumë, por vetë armikun më të përbetuar të demokracisë, Sali Berishën.

    Mashtrues apo i mashtruar, shpresoj shumë të jetë e dyta dhe si miku jot dhe ish-kolegu jot për 4 vjet, e kam për detyre që të të ndihmoj sado pak të ndriçohesh e të dalësh sa nuk është vonë nga kurthi që të kanë ngritur. Në të kundërt do të mbahesh mend si Erion lavatriçja, që tentoi të lajë e të thajë gjithë pisat e pisllëkun e Partisë Socialiste në këmbim të ndonjë kolltuku parlamentar. Do të ta shtojnë edhe një 9 nga mbrapa dhe do të të përdorin si zjarrfikëse për të shuar zjarrin që ka marrë selia e vjetër e të vjetërve, por kujdes se do digjesh së bashku me ta. Unë sinqerisht do të ndihesha i turpëruar dhe si unë më beso do të ndiheshin mijëra që dikur të besuan.
    Ps: Shpresoj që këtë letër ta konsiderosh miqësore, sepse vetëm e tillë është.

    Sinqerisht
    Besjan Pesha
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-01-2014 më 16:11

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gafa e ministrit Veliajt drejtuar pushtetit vendor: Caktoni koordinatorët e dhun

    Eh, flm gjithsesi.
    P.S Leter shume prekese ne fakt.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10

    Për: Gafa e ministrit Veliajt drejtuar pushtetit vendor: Caktoni koordinatorët e dhun

    Kete foto i kam pas vene nje shkrimit tim per zgjedhjet 2009, kur G99 doli si nje grupim i ri politik.



    Ky eshte shperblimi per te gjithe ata te rinj idealiste te Mjaftit nga Edi Rama. Zhgenjim shume i madh. Drejtuesit e tyre (nje pjese) sherbyen thjeshte si ndihmes per riciklimin e Ruçit dhe te Dokles.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-01-2014 më 16:18

  11. #11

    Për: Gafa e ministrit Veliajt drejtuar pushtetit vendor: Caktoni koordinatorët e dhun

    "Senatoret e perjetshem" te PS.


  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Gafa e ministrit Veliajt drejtuar pushtetit vendor: Caktoni koordinatorët e dhun

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Kete foto i kam pas vene nje shkrimit tim per zgjedhjet 2009, kur G99 doli si nje grupim i ri politik.



    Zhgenjim shume i madh. Drejtuesit e tyre (nje pjese) sherbyen thjeshte si ndihmes per riciklimin e Ruçit dhe te Dokles.
    edhe te kac Islamit APO me fal ky eshte tani ne anen e te mireve si permendet emri
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •