Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Deputeti Islami: Kemi një qeveri që nuk e di ku ndodhet e ku do të arrijë

    Deputeti Islami: Kryeparlamentari Meta nën thundrën e Kryeministrit Rama

    “Edi Rama e ka pranuar vetë se nuk është politikan. Ai është një Inaptokrat, pothuajse në çdo aspekt”. Me këtë deklaratë e nis rrëfimin e tij, prof. Dr. Kastriot Islami lidhur me qeverisjen aktuale, i cili duke bërë një analizë të ftohtë të 100 ditëve pushtet, ndalet kryesisht tek sjellja e Kryeministrit të vendit. Sipas tij z. Rama është absolutisht i paaftë në menaxhimin politik të qeverisë që drejton. Ai shprehet se i vetmi aspekt që mund të pranohet se ekziston në sjelljen e Ramës është, “shkatërrimtar i ligjshmërisë” dhe “përpunues etiketash”. Motoja qeverisëse që i shkon më shumë për shtat Kryeministrit të vendit, në këndvështrimin e deputetit të PD do të ishte, “Bëje gënjeshtrën të madhe, bëje të thjeshtë, vazhdo ta përsëritësh dhe eventualisht ata do ta besojnë atë”. PS-PD, duke e konsideruar kalimin e tij “historik” nga një opozitar pasiv i një opozitë destruktive në një opozitar aktiv të një opozite konstruktive, Islami në këtë intervistë dhënë për “Koha Jonë” nuk ndalet me kaq. Ai shkon përtej rrëfimit formal të një politikani serioz e të shqetësuar për qeverisjen e vendit. I mprehtë dhe i gatshëm t’i përgjigjet çdo pyetjeje, ai na zbulon edhe disa anë të tjera të panjohura më parë nga lexuesi; familja, jeta studentore, njohja dhe martesa me vajzën nga “Parisi”, lidhja me fëmijët, artin, librin, kinemanë, etj..

    Si e shikoni Qeverisjen aktuale dhe menaxhimin politik të Kryeministrit Rama z. Islami? Sipas jush, i kanë bërë saktë “detyrat” dhe a i kanë realizuar deri tani premtimet që bënë gjatë Fushatës elektorale të zgjedhjeve të qershorit?

    Po e filloj me qeverinë, e cila meriton plotësisht cilësimin e akademikut francez, Jean d’Ormesson, “Qeveri Inaptokrate”. Sipas tij, Inaptokracia: “Është një sistem qeverisjeje, ku më pak të aftët për të qeverisur janë zgjedhur nga më pak të aftët për të prodhuar dhe ku disa të tjerë që janë të paaftë për t’ia dalë mbanë për vete, apo për të qenë të suksesshëm shpërblehen nga të mirat dhe shërbimet që sigurohen nga konfiskimi i pasurisë dhe punës së një numri prodhuesish që zvoglohet vazhdimisht”. Kjo qeveri ka zëvendësuar në çdo qelizë Meritokracinë me Inaptokracinë. Kurse Kryeministri fatmirësisht e ka pranuar vetë se nuk është politikan. Ai është një Inaptokrat në pothuajse çdo aspekt. Në rastin e tij nuk bëhet fjalë për, “menaxhim politik”. Drejtim politik, jo. Lidership, jo. Qeverisje, jo. Respektim ligji e shteti ligjor, jo. Politikë e jashtme, jo. Politikë Rajonale, jo. Marrëdhënie me partnerët strategjikë, Jo. Integrim, Jo. Sjellja e tij është vetëm prej “shkatërrimtari të ligjshmërisë” dhe “përpunues etiketash”. Motoja e tij “qeverisëse” është, “Bëje gënjeshtrën të madhe, bëje të thjeshtë, vazhdo ta përsëritësh, dhe eventualisht ata do ta besojnë atë”! Kështu është realizuar qeverisja vendore, veprimet në PS dhe së fundmi premtimet elektorale, programi qeverisës e veprimet e 100 ditëve të para. Ekzaktësisht siç thotë Ëinston Churchill, “...janë si Kristofor Kolombi; kur nisen për rrugë nuk e dinë se ku do shkojnë dhe kur arrijnë nuk e dinë se ku janë”!

    Si është përjetuar politikisht kalimi juaj nga njëra forcë politike në tjetrën, pra nga PD në PS?

    Albert Einstein ka thënë se, “shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë sulmuar nga mediokrit. Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kuraje inteligjencën e tij”. Dhe për të qetësuar të gjithë ata që më kanë kuptuar e mbështetur të parët e vazhdimisht, ata që gradualisht kanë filluar të më japin të drejtë e të kuptojnë drejtësinë e gjithçkaje kam thënë e kam bërë, por edhe ata që ende nuk më kuptojnë mirë, po ju sjell në vëmendje një thënie të Gandit: “Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, pastaj ti fiton”. Këtë gradualitet që kam parashikuar e perceptoj çdo ditë dhe ndjehem mirë.

    Jeni i kënaqur me pozicionin që keni në PD edhe pse pas zgjedhjeve të fundit kjo Parti humbi shansin për të qeverisur të tretën herë?

    Ndjehem mirë, i respektuar dhe i vlerësuar dhe mbi të gjitha kam të gjitha hapësirat e lirisë për gjithçka mendoj. Rezonoj plotësisht me vendimet dhe qëndrimet e grupit kuvendor. Me kryetarin Basha, me ish Kryeministrin Berisha dhe me figura të tjera të rëndësishme të PD-së komunikoj dhe shkëmbej mendime e opinione sistematikisht. Humbja e PD-së në rastin tim konkret mund të thuhet se më ka “ndihmuar” të bëj kalimin “historik” nga një opozitar pasiv i një opozitë destruktive në një opozitar aktiv të një opozite konstruktive.

    Si duhet të jetë një drejtues politik dhe ç’aftësi duhet të ketë më të zhvilluar për politikë-bërje?

    Disa veçori të një drejtuesi politik “toksik”, për të përjashtuar gjithçka s’duhet të ketë një drejtues politik i mirë do të ishin: 1. mungesë vizioni. 2. paaftësi e mungesë besimi në vetvete; 3. kompleks inferioriteti e megallomani; 4. mosbesues; 5. mungesë aftësie për të ngritur ekip e aplikim i metodës “perca e sundo”. 6. mungesë aftësie për të dëgjuar e analizuar; 7.) frikë nga debati; 8. mungesë përgjegjsie; 9. arbitrar e agresiv; 10. mungesë vetëpërmbajtjeje;11. nervoz e arrogant; 12. klientelist e nepotist; 13. përjashtues i rivalëve; 14. i korruptuar e korruptim...

    Sipas Platonit, të cilin ju e pëlqeni shumë, “një nga dëmet që mund të pësoni, duke refuzuar të merreni me politikë është që të përfundoni të qeveriseni nga inferiorët tuaj”! Nga kush po qeverisemi aktualisht z. Islami?

    Kjo thënie e Platonit mbetet moto e angazhimit tim politik, por ende jo një mision i përfunduar dhe më duket kjo do të jetë sfidë edhe për disa breza të tjerë në Shqipëri, ndërkohë që në këtë aspekt vërej një degradim të madh, sidomos tani që mediokriteti, apo inaptokracia është institucionalizuar me qeverisjen aktuale.

    Raporti juaj me z. Rama duket se nuk ka shkëlqyer kurrë, as në kohën kur ishit anëtari PS-së. Sot, si do t’i përcaktonit marrëdhëniet tuaja në politikë?

    Pa u futur në shumë cilësime të dallimeve midis nesh, në gjuhën e steriometrisë mund të thuhet se unë dhe ai jemi si dy drejtëza, jo në një plan që nuk priten në asnjë pikë midis tyre... por sidoqoftë, unë kam ndjekur në të gjithë veprimin tim publik, një thënie të Jefferson-it: “Unë kurrë nuk e kam marrë si shkak për t’u ndarë nga një mik dallimin e opinionit mbi politikën, fenë, apo filozofinë”, duke e shtrirë këtë shprehje përtej miqve, përfshi edhe Atë, të cilin nuk e kam pasur asnjëherë mik.

    Si e morët vendimin ndaj përjashtimit që ju bëri Rama dhe “ftesës” së Berishës?

    S’ka qenë një vendim i lehtë e as emocional, as i nxituar, as rastësor, as pragmatist, as për interesa personale për një vend deputeti, as i negociuar, në fakt kanë koinçiduar disa elementë e faktorë që ai të mund të realizohej. Vendimi u bë i mundur vetëm atëherë kur për qëndrimet e mia pro shtetit, pro stabilitetit dhe pro integrimit, ai më përjashtoi nga PS dhe Berisha më ofroi kandidimin. Opsioni “jashtë politikës” ishte opsioni i imponuar, dhe eventualisht i përjashtuar prej meje. Nuk mund t’ia jepja këtë kënaqësi Atij.

    …A kishte një rrugë tjetër me më pak kosto politike se kjo?

    Kjo ishte rruga e vetme, që ma detyroi Ai. Ai dhe klientela e tij preferonin që unë të mbetesha “jashtë politikës” dhe luftuan më të gjithë mjetet deri në kërcënimin alla koreano-verior para shtëpisë e familjes dhe më agresuan në kuvend sa u desh ndërhyrja e zyrtarit të lartë amerikan. Një praktikë e tillë konsiderohet jo anormale në vendin më demokratik të botës, SHBA, ku mbi 350 senatorë, presidentë e të tjerë janë shndërruar nga demokratë në republikanë e anasjelltas.

    Përse kjo sjellje vetëm ndaj jush?

    Ai kërkonte të bënte shembull një “personazh të veçantë” që t’ju mbyllte gojën të gjithë të tjerëve, sepse ka pasur shumë pak në PS për të mos thënë vetëm disa me formimin tim shkencor e akademik. Me kaq shumë eksperiencë në ekzekutiv. Që me integritet e vendosmëri t’i kenë qëndruar përballë Ramës për veprimet e tij të gabuara. Ai do të vazhdojë të spastrojë të gjithë ata që zotërojnë vlera, eksperiencë e aftësi...

    Nga viti 1992-1998 ju keni qenë Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Që në atë kohë këtë Institucion e kanë drejtuar edhe disa emra të tjerë; kujtojmë z. Servet Pëllumbi, z. Gjinushi, znj. Topalli dhe së fundmi z. Meta. Nëse për emrat e lartpërmendur keni një opinion për mënyrën sesi e kanë drejtuar Parlamentin, po për këtë të fundit, ç’mendim keni? Si po e menaxhon rolin e drejtuesit?

    Meta është një personazh politik me cilësi të forta ekzekutive e ambicie të larta politike. Gjykoj se në pozicionin aktual, Meta ka qenë i detyruar të vendoset për shkak të rrethanave dhe ky nuk është pozicioni adekuat që i siguron efikasitet politik. Drejtimi i kuvendit nuk po arrin të jetë i paanshëm e fatkeqësisht në perceptimin e publikut rezulton sikur të ishte nën kontrollin e Ramës e Meta në shërbim të tij. Drejtimi i Kuvendit nuk është i standardeve europiane në kuptimin e paanshmërisë, gjithëpërfshirjes e të moderimit. Kuvendi është i polarizuar dhe përjashtues për shkak të arbitraritetit të maxhorancës që mendon se i ka numrat e mjaftueshëm. Retorika e ashpër kundër individit vazhdon. Meta nuk e ka shmangur as dhunën verbale të Kryeministrit e disa ministra dhe as keqpërdorimin e mikrofonit prej tyre. Meta nuk ka bërë asgjë për dinjitetin e deputetit, duke qëndruar madje indiferent kur ky dinjitet nëpërkëmbet nga ekzekutivi në përgjithësi, apo kryeministri, apo ndonjë ministër ekstremist në veçanti.

    Opinioni juaj për z. Berisha, si ish-Kryeministër dhe aktualisht?

    Shkurtimisht do të thoja se, Sali Berisha është politikan/lider me autoritet të konsiderueshëm e të padiskutueshëm kulturor, profesional dhe politik, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë hapësirën shqiptare. Është lideri i Partisë së parë demokratike antikomuniste e politikani më jetëgjatë që ka lënë gjurmë më shumë se kushdo tjetër në periudhën e tranzicionit demokratik. Politikani që ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, por edhe risqe të mëdha. Politikani që ka shijuar frytet e realizimit të shumë objektivave madhorë e historikë, por që është kritikuar, sidomos në periudhën e parë në krye të shtetit shqiptar dhe natyrisht në një mjedis politik shumë të polarizuar dhe të karakterizuar nga një ballafaqim i ashpër politik, Sali Berisha, po ashtu si dhe shumë figura të tjera të rëndësishme politike është një politikan që perceptohet bardh e zi. Realizimi i kalimit të butë të pushtetit në 2013 e dorëheqja nga drejtimi i PD-së janë momente që kanë lartësuar figurën e tij prej lideri, veprime këto ndoshta deri të paimagjinueshme për kundërshtarët, por jo vetëm!

    Për t’u kthyer në retrospektivë, si ka ardhur tek ju vendimi për t’u marrë me politikë z. Islami?

    Përfshirja në politikë ka ndodhur në mënyrë rastësore, ndërkohë që angazhimin dhe ambicien e kisha të përqendruar në kërkimin shkencor në fushën e fizikës teorike, për mbi 20 vjet. Për shkak të formimit racional kam pasur një farë distance nga politika. Më janë dashur 5 vjet për të marrë vendimin përfundimtar për t’u ndarë nga shkenca dhe për t’u angazhuar tërësisht në politikë. Jam anëtarësuar për herë të parë në PS, pa qenë asnjëherë tjetër anëtar i ndonjë partie tjetër, në 1996. Përgjithësisht, kur unë angazhohem në diçka merrem seriozisht dhe kështu ka ndodhur edhe me angazhimin në politikë. Ambicien, seriozitetin, integritetin dhe veprimin proaktiv e kam në çdo lloj konkurrimi. Të jesh politikan nuk mjafton të kesh dëshirë. Futja në politikë, por sidomos vazhdimi përbëjnë një vendim të vështirë që duhet menduar mirë dhe nuk mjafton aspak që këtë vendim ta vendosë dikush tjetër. Të bëhesh politikanin është gjë tjetër nga përfshirja në politikë dhe aq më pak nga pjesëmarrja klienteliste në politikë. Mund të ndodhë që dikush aksidentalisht të të ndihmojë të futesh në politikë, por nuk mund të mbetesh në politikë si pjesë e klientelës, sepse për të patur sukses në politikë duhet shumë punë, angazhim e përgatitje, pra gjithçka që lidhet me një garë të vështirë, shumë komplekse e plot ndërlikime, shpesh të paparashikueshme.

    Jeni penduar ndonjëherë që i jeni futur politikës?

    Sa herë që përpiqem ta mendoj një gjë të tillë nuk më lënë kundërshtarët, sidomos mediokrit ta mendoj këtë gjë. Dikur, kur ma kanë bërë këtë pyetje jam përgjigjur se “nëse do të më lënë të merrem me politikë, mund të mos merrem me politikë, por nëse nuk do të më lënë të merrem me politikë, do të merrem vetëm me politikë”. Mediokrit më motivojnë maksimalisht të merrem dhe të jem aktiv në politikë.

    Raporti juaj me elektoratin që të votoi për herë të parë. A jeni kthyer ndonjëherë për t’i takuar në Mallakastër, qoftë edhe si bashkëqytetarë të babait?

    Unë kam lindur e jam rritur në Tiranë. 5 vjet i kam kaluar në Paris e rreth 3 vjet në Gjermani. Në Mallakastër kam vajtur për herë të parë, pasi jam kthyer nga Franca. Babanë e kam me origjinë nga Mallakastra dhe nënën, të lindur e rritur në Tiranë me origjinë nga Dibra. Jam zgjedhur 5 herë në Mallakastër si deputet dhe 2 herë në Tiranë. Kam respekt të konsiderueshëm për Mallakastrën e të gjithë mallakastriotët që i kam përfaqësuar me dinjitet. Historia ime më detyron që nostalgjia të jetë shumëpërmasore dhe përpiqem të ç’mallem aq sa mundem me gjithçka nga e kaluara, ndonëse jam shumë i zënë me të tashmen dhe vazhdoj të kem projekte për të ardhmen.

    “Marr” dhe “jap”, cili është raporti juaj me këto koncepte në politikë? Çfarë mendoni se keni dhënë dhe marrë në politikë deri tani z. Islami?

    Po përgjigjem përmes një thënieje shumë të bukur të Ëinston Churchill: Jetesën e bëjmë nga ato që marrim, jetën e bëjmë nga ato që japim”, kurse i famshmi Steve Jobs, bashkëthemelues dhe President i kompanisë APLE që prodhon I-Phone e I-Pad e ka formuluar më bukur këtë çështjen e marrëdhënies marr/jap: “Të jesh njeriu më i pasur në varrezë nuk ka rëndësi për mua. Shkuarja në shtrat natën, duke thënë se kemi bërë diçka të mrekullueshme, kjo është ajo që ka rëndësi për mua”!

    Jeta familjare e një politikani a është shumë e ndryshme nga ajo e një qytetari të thjeshtë?

    Politika nuk është për mua qëllim në vetvete dhe për këtë arsye unë përpiqem të ruaj statusin e një qytetari të thjeshtë, duke respektuar maksimalisht qytetarin. Kurse familja ka vëmendje të veçantë. Ndonëse koha e konsumuar, vëmendja e angazhimi në politikë janë të konsiderueshme, investimin kryesor e kam të orientuar tek familja. Kjo është sipërmarrja, për të cilin unë dhe bashkëshortja mendojmë gjatë gjithë kohës e jemi të angazhuar që të jetë e suksesshme dhe jemi të lumtur për suksesin. Një pjesë të konsiderueshme të kohës ia kushtoj edhe prindërve. Koha më mungon shumë dhe është gjithnjë me pakicë. Përpiqem të “gjeneroj kohë”, duke fjetur pak e punuar shumë, në mënyrë që të kem shumë kohë për të bërë politikë dhe aspak mungesë kohe për familjen.

    Njohja me bashkëshorten tuaj në vitin ‘84 në Paris. Si e kujtoni atë periudhë dhe çfarë detaji ruani si kujtimin më të veçantë në këtë njohje, e cila më vonë u finalizua me martesë?

    Unë dhe bashkëshortja adhurojmë Francën për 1000 arsye dhe e 1001-ta është se jemi njohur e kemi marrë në Paris vendimin për të formuar familjen. Një detaj që ruajmë me shumë nostalgji, foton e parë bashkë në Sacre Coeur (Zemra e Shenjtë), të cilën tanimë e kemi transformuar në një pikturë. Kjo Kishë Katolike e ndërtuar në1873, që i dedikohet “Zemrës së Shenjtë” të Jezusit është e vendosur në majën më të lartë të Parisit, në Montmartre. Mund të them se Parisi dhe ky simbol i “Zemrës së Shenjtë” së Jezusit për bashkëjetesën tonë kanë qenë fatndjellës.

    Në Francë ju keni mbrojtur Doktoraturën në fushën e Fizikës Atomike e Molekulare, (Universiteti i Parisit XI, 1981-1985) dhe lidhja juaj me qytetin e Parisit, duket se është shumë e fortë. Pse?

    Jam i paaftë për të gjetur fjalët e duhura e treguar përse lidhja me Francën e Parisin janë kaq të forta. Sa herë shkoj në Paris më krijohet ideja se nuk jam larguar asnjëherë prej tij dhe kur largohem ditët e para më mungon shumë. Kurse vitet në Universitet dhe përgatitja e mbrojtja e doktoratës në një nga laboratorët më të famshëm të botës në fushën e Spektroskopisë Molekulare kanë qenë jo thjesht leksione universitare, apo pasuniversitare në një nga degët më të vështira të shkencës, por një leksion për jetën, ku unë ndër të tjera kam fituar mënyrën e të menduarit racional dhe besimin e palëkundur se “nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet”. Pa ekzagjerim, mund të them se shumë nga ç’kam arritur në jetë ia dedikoj kryesisht këtij momenti të rëndësishëm të jetës sime. Ndërsa eksperienca shkencore në Gjermani me bursën Humboldt ishte si qershia mbi tortë dhe kur lexoja se çfarë kishte shkruar Isak Njuton, fizikan dhe matematikani i famshëm anglez, themeluesi i mekanikës klasike s,e “Unë kam parë më larg se të tjerët, sepse qëndroja në shpatullat e gjigantëve…”, mendoja modestisht se, me sa fat kam qenë që doktoratën e kam kryer në Francë dhe post-doktoratën në Gjermani, në dy nga tri laboratorët më të famshëm në botë në fushën e Spektroskopise Molekulare.

    Sa ju ka mbështetur familja në politikë?

    Bashkëshortja s’e preferon, por vetëm e toleron politikën. Fëmijët kanë qenë të vegjël kur kam filluar aktivitetin politik. Më është dashur mirëkuptimi familjar për t’u angazhuar në politikë. Për më tepër që bashkëndajmë shumë detyra e detyrime familjare. Bashkëshortja është gjykuesja më e drejtë dhe këshilltarja më e mirë politike, pa u marrë aspak me politikë.

    A kanë prirje fëmijët tuaj për të qenë pjesë e politikës në një të ardhme; a do jua sugjeronit një orientim të tillë atyre?

    Vajza qartësisht është larg politikës dhe nuk besoj se shtrohet aktualisht, apo të ardhmen e afërt kjo pyetje, pa dashur të them “kurrë” se, “kurrë nuk thuhet kurrë”. Kurse për djalin mund të them se vendimmarrja i përket vetë atij. Ai është në një moshë madhore, me formimin dhe aftësitë e plota për të gjykuar dhe marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e tij. Nëse do të më pyeste për këtë çështje, natyrisht do t’i jepja mendimin tim.

    Na flisni pak për raportin tuaj prind-fëmijë?

    Unë dhe veçanërisht bashkëshortja, kemi “shpirt” të fortë të familjes dhe këtë gjë jemi munduar t’ia transmetojmë fëmijëve. Këtë me shembullin tonë; konkretisht unë edhe bashkëshortja tregojmë një vëmendje e kujdes të veçantë për prindërit tanë të moshuar dhe këtë fëmijët tanë e prekin çdo ditë. Besoj se ia kemi arritur këtë frymë të familjes t’ua përcjellim. Marrëdhënia në familje është polivalente, prind-fëmijë, familjare, shoqërore, miqësore. Janë dy fëmijë, djali e vajza. Kanë mbaruar studimet universitare dhe Master me rezultate të shkëlqyera në Francë. Tani punojnë të dy në Shqipëri. Jemi përpjekur t’ua plotësojmë dëshirat realiste dhe për çdo rast debatojmë e mirëkuptohemi përgjithësisht për t’i dhënë prioritet atyre më të rëndësishme, bazuar edhe në mundësitë e realizimit të tyre. Unë në familje e shoqëri sillem si i zakonshëm, sepse besoj që “titulli” politikan është i përkohshëm e nuk më bën të veçantë.

    Lidhja juaj me librin artistik. Lexoni shumë dhe cili është libri i fundit që keni lexuar?

    Lexoj gjatë gjithë vitit më shumë libra me natyrë politike, të historisë politike, të diplomacisë dhe vetëm gjatë verës përpiqem të mbush boshllëkun me libra artistikë. Këto kohë kam rilexuar librin, “Gjeopolitika e emocioneve” e Dominique Moisi dhe “Kujtimet” e Eqerem Bej Vlorës. Ndërkohë jam duke lexuar këto ditë në version elektronik librin e Vaclav Klaus, “Të shpëtohen demokracitë në Europë”.

    Ndodh të kaloni ditë të “zymta” z. Islami?

    Unë jam karakter i fortë e nuk ia lejoj vetes të kaloj asnjë ditë pa bërë asgjë. Madje më ndodh shpesh që kur një ditë më duket se mund të mos shkojë po aq mirë sa ditët e tjera, atëherë përmes një vetë-angazhimi e auto-sugjestionimi arrij të shpërndaj “retë” e një ditë të “zymtë” për ta kthyer atë në një ditë normale, apo jo rrallë edhe të suksesshme. Ka edhe ngjarje që janë për “forcë madhore”që mund të mos jenë vendosur përballë meje ashtu siç unë e mendoj; në këtë rast përpiqem t’i shmang, ose të përshtatem sa më mirë.

    Diferenca mes rinisë suaj dhe të sotmes, sa dhe si ka evoluar ajo në këndvështrimin tuaj?

    Janë të pakrahasueshme, sepse rinia e sotme është e lirë, kurse rinia e djeshme ishte e mbyllur në kafaz. Por në kontekstin e mundësive përkatëse mund të jepja një farë përgjigje vetëm për një aspekt. Unë gjatë gjithë jetës, përfshi edhe rininë jam përpjekur të investoj shumë për të ardhmen. Thënia e Gandit kur e kam lexuar, mund të thoja me shumë modesti, se më është dukur sikur rezononte me qasjen time jetësore: “Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetoje përgjithmonë”... e këtë kam bërë edhe në rini dhe këtë bëj edhe tani. Kurse aktualisht me duket, qofsha i gabuar, se shumica, konsumojnë gjithçka në të tashmen dhe investojnë shumë pak, ose aspak në të ardhmen, sidomos në dije, ndonëse sot ka mjaft të rinj shumë më të talentuar.

    Sporti, ç’vend zë tek ju?

    Jam marrë gjatë gjithë kohës me sport. Deri në gjimnaz jam marrë shumë me gjimnastikë dhe pothuajse çdo dite kam luajtur futboll. Në gjimnaz çdo ditë luanim basketboll e volejboll. Tani prej 15 vjetësh vazhdoj një vrap të lehtë në parkun e Tiranës prej rreth 70 minuta, duke kryer 6.5-7 kilometra në ditë. Ka pasur periudha që kam konsumuar kohë edhe në palestër. Tregoj një kujdes të veçantë për ruajtjen e shëndetit përmes sportit dhe një regjimi ushqimor të balancuar.

    Dita juaj si nis dhe kur mbaron?

    Dita e një politikani është e gjatë, komplekse dhe jo rrallë e ndërlikuar. Prej kohësh e nis ditën me shikimin e titujve të gazetave në televizion. Zgjohem rreth orës 06:00, sepse me vetëm 5 orë gjumë ndjehem plotësisht i rikuperuar. Prej mëse 15 vjetësh bëj një ecje/vrap të lehtë në parkun e Tiranës. Kthehem dhe nuk mund të dal nga shtëpia pa konsultuar adresën e e-mailit dhe hedhur një sy lajmeve në internet. Jo vetëm disa faqeve te medias shqiptare, por edhe të tilla si, “Le Monde”, “Figaro”, “Liberation”, apo “Herald Tribune” e “Wall Street Journal” e “New York Times”. Shumë lajme më vijnë nga Google-alert, ku jam regjistruar për disa tema të caktuara. Nëse kam ndonjë mbledhje, aktivitet të veçantë, pjesëmarrje në seancë kuvendore, seminar, konferencë a diçka tjetër shpenzoj jo më pak se 30 minuta për një shikim të shpejtë e të fundit të axhendës, apo materialieve përkatëse. Dita vazhdon, sipas nje axhende përgjithësisht të programuar që lidhet me aktivitetin kuvendor. Pasdite lexoj, ose shkruaj, përgatitem për kuvend, gjë që vazhdon vonë në darkë, deri në 1 të natës. Ka raste që pasdite bëj pauza për të takuar miq, apo kolegë për të shkëmbyer ide, apo për konsultime. Një kohë jo të vogël, rreth dy orë në ditë e shpenzoj duke i shërbyer prindërve që janë në moshë të thyer dhe veçanërisht nënës që vuan prej 3 vitesh një sëmundje të rëndë dhe ndodhet ne shtrat. Në fundjavë konsumoj mjaft kohë me familjen dhe miq që nuk mundem t’i takoj gjatë javës.

    Shënim i redaksisë:

    Autori i intervistës e ka dërguar me titullin “Qeveria e paaftë ka zëvëndësuar meritokracinë me inaptokracinë”, por redaksia ka vendosur në kundërshtim me deputetin e PD-së Islami titullin e mësipërm, pasi është shkëputur nga konteksti i intervistës.


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Deputeti Islami: Kryeparlamentari Meta nën thundrën e Kryeministrit Rama

    Demokraci, inaptokraci apo meritokraci?!

    REXHEP MEIDANI

    Shqipëria politike nuk është e pandryshueshme: ajo që ishte dje nuk është ajo sot dhe nuk do të jetë ajo nesër. Koha e bën të vetën, e gjeneron ndryshimin, por ritmi i tij është dhe pasqyrim i zhvillimit politik-institucional dhe social-ekonomik, dhe, mbi të gjitha, atij njerëzor. Parë me këtë sy, Shqipëria sot është akoma “inaptokrate”, jo “meritokrate”. Madje, në këtë kuptim, ka më shumë njerëz në vagon sesa njerëz që e tërheqin vagonin. Dhe, e keqja e madhe është nëse në një moment të caktuar ky vagon ndalon përpara një pengese apo ata që janë brenda tërheqin frenën e bllokimit. Ky nuk është ekzagjerim, një teprim sarkazëm, por një e vërtetë e dhimbshme… Por, a falimenton kështu demokracia, thelbi demokratik i qeverisjes? Nuk mund të flitet apriori, por rreziku është tepër i lartë!…

    Një qeverisje hibride, ende inaptokrate, jo meritokrate
    Siç është komentuar më parë, po të besohet Ormesoni, inaptokracia mishëron një “një sistem qeverisje ku më pak të aftët për të qeverisur janë zgjedhur nga më pak të aftët për të prodhuar, ndërsa anëtarët e tjerë të shoqërisë më pak të aftë (të paaftë) për të përballuar jetën rikompensohen ose mbështeten me mallra e shërbime të paguara nga konfiskimi i pasurisë dhe punës së një numri gjithmonë e më të vogël prodhuesish…” (R. Meidani, “Panorama”, 15 janar 2014). Veçse, duke dalë nga skema djathtiste e tij, duhet bërë një korrigjim ngaqë inaptokracia në veprim, sidomos në kuptimin e paaftësisë e moskompetencës, nuk është patjetër e majtë si pretendon Ormesoni, por ndeshet në të gjitha ngjyrat e spektrit politik. Politikat e majta e bëjnë atë më të drejtpërdrejtë, më të dukshme.
    Në thelbin e vet, në këtë sistem drejtimi apo qeverisje, më pak të aftët, në prodhimin e vlerave apo të mirave materiale, zgjedhin, jo rrallë, më pak të aftët për të drejtuar apo qeverisur, që më tej i kompensojnë duke i dhënë punë, ose duke iu shpërndarë atë që ata e konfiskojnë prej më të aftëve. Sipas anglisht-folësve, një sistem i tillë çon në mënyrë të paevitueshme në “ineptokraci” apo “inaptokraci” në veprim, d.m.th., në një sistem apo praktikë qeverisje, që i shumëzon të paaftët. Pra, paaftësia, jo kompetenca, budallallëku i afërt me absurdin, arroganca, makutëria etj., bëhen kështu bashkëshoqëruese të veprimit qeverisës. Kriza ekonomike në Greqi, Spanjë etj., ose turbullimet jo të vogla në eurozonë kanë filluar të “klasifikohen” si shembuj klasikë të rrezikshmërisë së inaptokracisë në veprim…

    Demokracia zgjedhore (partiake ose qeverisëse) deformohet jo pak nga inaptokratët
    Aktiviteti politik e partiak në demokracitë zgjedhore ndikohet mjaft nga inaptokratët. Madje, edhe një politikan i aftë ka nevojë për fuqinë e votës duke iu “servilosur” gjatë procesit zgjedhor të paaftëve. Po ashtu, përgjithësisht, ata mund t’i bindësh më lehtë se të aftët, që janë shumë më vigjilentë e dyshues. Me një farë mënyre, të mashtruarit, të gënjyerit e një të paafti bëhet shpesh si një lojë fëmije. Në këto raste, mjafton t’iu referohesh kushteve jo të njëjta për të deklaruar luftën kundër korrupsionit, pabarazisë e padrejtësisë; për të premtuar bollëkun, shpërndarjen e barabartë, nga e cila i paafti pret thërrimet e tij. Pavarësisht se nga kjo barazi imagjinare krijohet padrejtësia e pabarazia, që shteron fuqinë dhe energjinë e më të aftëve, potencialin e tyre fizik e mendor. Në praktikë, mishërimi i kësaj goditjeje ndaj të aftit prek në vazhdimësi lirinë; duke e dobësuar atë gradualisht në procesin qeverisës. Nga ana tjetër, një gjë e tillë mund të ushqejë nacionalizmin negativ (jo patriotizmin frymëzues) brenda një klime konflikti e urrejtjeje. Në këtë shikim, një Shqipëri e djeshme apo e sotme nuk mund të quhet e suksesshme, kurse një Shqipëri e nesërme mbetet për t’u ndërtuar. Situata kritike e ditëve tona e dëshmon qartë këtë, që nëse nuk kapërcehet me shpejtësi, mund të çojë në një dështim apo falimentim qeverisës, që është dhe fati final i çdo inaptokracie në veprim. Pra, kërkohet një vizion i ri njerëzor i Shqipërisë së nesërme, por jo me propagandë të bezdisshme, as me mashtrime të vogla e përralla të përditshme, aq më pak me terma të pakuptimtë rilindjeje… Natyrisht, duke ruajtur karakterin social të shtetit, sepse brenda shoqërisë ka individë që kanë nevojë për ndihmë e mbështetje, si të moshuarit, invalidët, personat me të meta mendore apo të papunët etj. Skuadra e re u zgjodh për të fiksuar rënien dhe nxitur rritjen ekonomike. Por, me sa shihet, ekonomia shqiptare po shoqërohet me një ngërç tjetër, me humbje parash dhe rritje borxhi publik deri në vlera 75%. Aq më keq, ajo po vazhdon rrugën e pakësimit ose zhvendosjes së parasë nga sektori privat në sferën e qeverisjen, që sot, në vetvete, prodhon një çikërrimë ose nuk prodhon fare. Nga ana tjetër, një gjë e tillë i bën njerëzit të varen shumë nga qeveria, duke rritur diktatin e saj ndaj tyre, në kurriz të lirisë. Kurse pyetja financiare që mbetet edhe në këtë rast është: kush do ta paguajë këtë formë të legalizuar diktati, gati-gati “vjedhjeje” për gjeneratat e ardhshme?

    Inaptokracia nuk ka ngjyrë
    Ndryshe nga trajtimi cinik i Ormesonit, inaptokracia nuk është patjetër e ngjyrosur me të kuqe, rozë apo mavi. Ajo ndeshet në botë në një larmi ngjyrosjesh. Pikërisht kjo ka ndodhur e ndodh edhe në Shqipëri. Por, si shpjegohet që avancohen, përzgjidhen apo zgjidhen jo pak të paaftë nën siglën e partive të ndryshme politike? Për shumë arsye, por një gjë e tillë pasqyron, në një mënyrë apo tjetrën, një praktikë komandimi të mbështetur shpesh në paaftësi, në veçori jokompetente dhe joefektive. Edhe premtimet e paskrupullta janë pjesë e kësaj logjike (pseudo-logjike) politike dhe elektorale. Kështu, në zgjedhjet e fundit, fitorja ishte tejskajshme. Pjesë e saj ishin edhe premtimet e bollshme që gjatë qeverisjes së re do të merreshin përsipër të gjitha hallet e njerëzve dhe përkujdesjet e ndryshme, përfshirë shërbimin shëndetësor falas, mega-punësimin etj. Në këtë kuptim, kushdo që e propagandoi dje këtë lloj utopie dhe veshi gjatë fushatës rrobën e “shenjtorit” të mrekullive masive, sot, duke i harruar gradualisht ato premtime, vazhdon të luajë me to, përfshirë dhe atë të shndërrimit të tij në një shërbëtor të popullit- zotëri!…

    Më shumë fjalë se ndryshim
    Version i sotëm qeverisës, me gjithë numrin e madh të ministrive, ndryshon pak nga ai i djeshmi. Edhe qeveria e mëparshme, pavarësisht që e quante veten të vogël, dominohej nga një numër i madh zëvendësministrash (që më shpesh ishin, praktikisht, joefektivë, gati-gati të papunë!); gjatë saj u ulën fillimisht taksat, sidomos me futjen e taksës së sheshtë, por, ama, më tej rëndesa financiare në vitet e fundit u bë tepër asfiksuese dhe selektive për biznesin e dobët shqiptar. U shtua “roli” ekonomik i qeverisë, pra dhe komanda e saj. Në fushën e edukimit u projektua deri financimi publik për shkollimin privat, ndërkohë që një aktivitetet i tillë ishte shndërruar në fitimprurës. Edhe sistemi rregullator fiskal mbeti i rënduar, pavarësisht pretendimit për thjeshtim; kurse, shumë shpesh, lufta kundër abuzimit ishte formale, përfshirë paratë për asistencë, blerje ilaçesh etj.
    Shtrohet pyetja: a ishin politikat qeverisëse të PD-së të djathta, liberale apo të pastra kapitaliste? Jo, as mund të pretendohej, madje mbetën larg të qenit të tilla. Aq më tepër që kapitalizmi në vetvete është sistemi ku qeveria nuk duhet të ngatërrohet fare apo të ngatërrohet shumë pak me ekonominë, me përjashtim të ndërhyrjeve legjislative e rregulluese, për mbështetje investimesh, shmangie abuzimesh, respektim kontratash etj. Në thelb, kapitalizmi, edhe në botë, nuk e ka pasur shansin e plotë të sendërtimit të tij, ndërkohë që socializmi është provuar e stërprovuar, pavarësisht ndryshimit konkret të emrit të tij. Sot, të akuzohet politikisht “kapitalizmi” i PD-së për situatën e lënë financiare nuk ka më vlerë, ndërkohë që abuzimet shoqëruese të saj duhet të gjejnë përgjigjen e rreptë juridike. Nga ana tjetër, trajtimi i situatës financiare me frymë paniku dhe profeci “kasandrike” nuk është në favor të kapërcimit të vështirësive aktuale, sidomos për rindërtimin e domosdoshëm të besimit të konsumatorit. Edhe ndryshimi i sistemit tatimor në qeverisjen e sotme PS-LSI, kalimi nga taksa e sheshtë në atë progresive, vetë rritja e taksave, nuk përbën ndonjë ndryshim thelbi të kapitalizmit, përkundrazi. Ky problem është më i thellë nga të qeverisurit në mënyrë socialiste apo demokratike. Sepse, thelbi i tillë është prodhimi, raportet me të, angazhimi serioz në mbështetje të tij apo lufta kundër tij, sjellja me prodhuesit, me vetë paranë. Në mënyrë të veçantë, për të mos lejuar parazitizmin, pra dhe barazinë frenuese, sipas së cilës: “disa njerëz po bëjnë shumë para, është makutëria e tyre që shumë njerëz të thjeshtë po vuajnë!”. Sipas shenjave të sotme, gradualisht po krijohet në Shqipëri një situatë psikologjike negative kundër pronës e pasurisë, kundër prodhimit, përfshirë dhe fushën e shërbimeve. Diku kjo po perceptohet edhe si sulm ndaj lirisë. Por, mbi të gjitha, duke bllokuar, në sajë të paaftësisë apo frikësimit politik, pikërisht atë për të cilin kemi më tepër nevojë: rritjen apo zgjerimin e biznesit, shtrirjen e shpejtë apo ekspansionin e tij.
    Në fakt, secili po e kupton sot se një sukses i tjetrit nuk mund të jetë një goditje apo sulm të parit, përkundrazi. Këtë duhet ta ketë parasysh dhe shumica aktuale. Në fund të fundit, kur jeta e njërit varfërohet, kjo nuk ndodh pse një tjetër ka punuar më mirë; përkundrazi, në shtrirje kohore ajo ndikon pozitivisht edhe për individin e parë. E thënë ndryshe, brenda një dubleti njerëzish, të qenit në gjendje të mirë për njërin nuk ka lidhje shkakësore me tjetrin, që jeton në kushte të vështira. Pikërisht, sajesa e një lidhjeje të tillë është prodhim mbytës i inaptokracisë, në të cilën edhe politikanët e paaftë luajnë rolin e tyre negativ, madje deri duke nxitur urrejtjen e të tjerëve ndaj atyre që kanë kushte më të mira dhe kanë arritur suksese në veprimtarinë e tyre. Kjo nuk duhet lejuar, sepse kur fuqinë e marrin njerëz të paaftë, ata qeverisin nëpërmjet parimeve të “inaptokracisë”, duke rekrutuar gjithnjë e më shumë njerëz jokompetentë, që nuk i meritojnë postet e marra. Pikërisht, për këtë arsye, një qeverisje e tillë bëhet sa populiste e manipuluese, po aq bllokuese e shkatërrimtare…

    Demokraci apo inaptokraci?
    Në kushtet e sotme, kushdo që prodhon qartësisht vlera, shërbime, të mira materiale, i takon pakicës. Ai, në një farë mënyre, e kalon pjesën më të madhe të jetës gati-gati duke qenë skllavi i pjesës së popullsisë më pak të aftë. Por, si mund të përmirësohet, të ndryshohet sistemi? Në radhë të parë duhet të shtohet numri i të aftëve, por është pothuajse e pamundur që prodhuesit të bëjnë shumicën. Madje, në këtë këndvështrim, ndryshimi i mirëfilltë demokratik në kuptimin ideal nuk mund të ndodhë. Ai është thjesht një proces limit. Megjithatë, sistemi mund të rregullohet jo pak duke rritur, jo vetëm të aftët, por dhe numrin e njerëzve që e pëlqejnë ndryshimin. Veçse, nuk duhet harruar se shumica e përkufizuar si bashkësi e njerëzve më pak të suksesshëm nuk do ta pranonte në asnjë rast ndryshimin që do të prekte interesin, pozicionin e saj.
    A është ky erozioni i demokracisë? Në të vërtetë, demokracia, në një kuptim ideal, është e përkohshme në natyrën e saj; ajo nuk mund të ekzistojë si formë permanente ideale qeverisjeje. Kurse, një demokraci reale do të vazhdojë të ekzistojë derisa të mos ndodhë kolapsi ekonomik, kolapsi i politikave fiskale. Pas tij, sistemi qeverisës shndërrohet në autokratik, gati-gati në një tip diktature. A mund të ndalohet kjo? A mund të përmbyset kahja e procesit? Me sa duket, në thelbin e vet, historia flet për të kundërtën. Aq më tepër që shumica e votuesve do të ishin humbësit e vërtetë po të votonin për kthim prapa. Por, ç’mund të shtohet për politikën dhe politikanët? Edhe sikur të shtohen apo përfshihen më të aftët, ata mund të rezistojnë thjesht për një kohë të shkurtër. Bile, edhe shumica e votuesve mund të mos i mbështesë ata më tej. Është thjesht një rezultat logjik (pseudo-logjik)! Në fakt, në një ecuri natyrore të demokracisë, rrugëdaljet mund të reduktohen në tri: a) të pranohet situata aktuale, rrjedhojë e sistemit, d.m.th., puna e pasuria të konfiskohen në vazhdimësi; b) të shkatërrohet sistemi për t’ia filluar nga e para (veçse kjo mund të shoqërohen me humbje e “pastrime”); c) të dilet nga sistemi aktual në favor të një tjetri ekzistues larg fazës së tij rënëse e degraduese. Pjesa më e madhe e njerëzve preferon, më shpesh, përzgjedhjen e parë, në sajë dhe të apatisë së tyre ndaj ndryshimit. Një pjesë më e vogël zgjedh variantin e dytë apo atë të tretë. Variante të tilla, në një mënyrë apa tjetrën, janë ndeshur në faza të ndryshme të tranzicionit shqiptar.

    Një paralelizëm për ilustrim
    Imagjinojeni veten në një autobus modern. Shoferi, aty, është i izoluar plotësisht nga pasagjerët. Pra, ata nuk komunikojnë dot me të. Autobusi po lëviz me shpejtësi 100 km/orë. Në një moment të udhëtimit, ju shihni që, relativisht larg kishte rënë, në mes të rrugës, një shkëmb i madh. Nga larg nuk viheshin re korridore anësore, ndërsa shoferi nuk dukej se e kishte parë shkëmbin. Të paktën ai nuk po merrte ndonjë vendim të shpejtë për ta ulur shpejtësinë e lëvizjes dhe shmangur goditjen. Kur pasagjerët e vunë re një gjë të tillë, disa vendosën ta injoronin këtë fakt, duke besuar në manovrimin e shoferit apo duke shpresuar për më të mirën. Disa të tjerë filluan të shqetësoheshin; nisur dhe nga vetë thelbi i natyrës njerëzore, alarmi u bë shumë më i madh kur autobusi po i afrohej më shumë shkëmbit. Kështu, disa filluan të kërcenin nga dritarja, kurse të tjerë në panik po hezitonin të merrnin ndonjë vendim, derisa për ta u bë fare vonë. (Një situatë të ngjashme kemi ndeshur në rastin e largimit nga një sallë kinemaje në flakë, kur njerëzit në panik shtyjnë e shtypin njëri- tjetrin duke provokuar vdekjen e vet dhe të spektatorëve të tjerë, kur nëpërmjet rregullit humbjet mund të ishin deri zero). Kështu, edhe në rastin e autobusit, pasagjerët që mbeten në vendet e tyre apo ata që kërcejnë nga dritarja nuk prekin fatin e pasagjerëve të tjerë. Këta të fundit, nga ana e tyre, e dinë që me këtë shpejtësi prej 100 km/orë, nga kërcimi ata mund të rrezikoheshin seriozisht. Për pasagjerët hezitues, të kërcyerit nga dritarja e autobusit, në çastin e fundit, bëhet akoma më i rrezikshëm ose dhe i pamundur. Pra, për fat të keq, vendimi për kërcim duhej bërë më parë, sidomos po të dihej që përplasja do të ishte e sigurt. Natyrisht, një vendim i tillë i shpejtë është shumë i vështirë; ai kërkon aftësi e qartësi, dhe pak njerëz e arrijnë këtë. Kjo vlen edhe për variantet e përzgjedhjeve të mësipërme, por dhe ecuritë dhe rrugëdaljet shqiptare…

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Deputeti Islami: Kryeparlamentari Meta nën thundrën e Kryeministrit Rama

    Qeveri që nuk e di ku ndodhet e ku do të arrijë…

    KASTRIOT ISLAMI

    Kjo qeveri është e paaftë të programojë dhe të ndërtojë. Qeveri pa program qeverisës. Pa program 100-ditor. Pa plan veprimi. Pa kalendar veprimesh. Pa projekte. Që vetëm akuzon paraardhësin dhe kërkon të shkatërrojë për ta nisur gjithçka nga zeroja. Që vepron në mënyrë të kundërligjshme, arbitrare, agresive, hileqare dhe diversive ndaj opozitës, madje edhe kur kërkon “konsensus”, siç është rasti për reformën territoriale. Deri tani kjo qeveri gjithçka e ka bazuar në: i) akuza ndaj së kaluarës; ii) në shkatërrimin e gjithçkaje të realizuar më parë e mosrespektim të shtetit ligjor dhe iii) ka tentuar menaxhimin e emergjencave përmes akteve normative. Bazuar në këtë filozofi, erdhi në Kuvend, u shqyrtua dhe miratua pa prezencën e opozitës akti i dytë normativ për buxhetin e vitit 2013. Ky është rasti më tipik i paaftësisë për të programuar sepse brenda një muaji kjo qeveri bëri dy ndryshime të programit vjetor buxhetor, gjë që është unike në historinë 23-vjeçare të demokracisë shqiptare. Përfundimi është i qartë: Një qeveri e paaftë që shkatërron, dhe kur niset për të bërë diçka nuk e di ku do të arrijë, dhe kur është diku nuk e di se ku ndodhet… Ky është vetëm një shembull, por ka edhe shumë të tjerë që rrezikojnë stabilitetin ekonomik e social të vendit dhe kanë përcjellë mesazhe konfuze drejt partnerëve europianë…

    1. Paqartësi, pasaktësi, papërgjegjshmëri…
    Nga një “skanim” i shpejtë i aktit të dytë normativ të buxhetit 2013 evidentohen një seri veprimesh të gabuara dhe mangësish nga e gjithë struktura qendrore e sektoriale që merret me financat dhe ekonominë. Në mënyrë të koncentruar gjithë veprimi qeveritar mund të cilësohet si paqartësi, pasaktësi dhe papërgjegjshmëri e veprimit qeverisës. Së pari, qeveria, deri në fund të janarit 2014, pra pas afërsisht një muaji pasi është mbyllur buxheti i vitit 2013, është e paaftë të japë shifra të sakta jo vetëm për të ardhurat, por edhe për shpenzimet për çdo zë buxhetor, ndërkohë që shifrat në tabelën e aktit normativ janë arbitrare. Së dyti, të ardhurat nga Doganat e Tatimet janë të pasakta dhe deklarimet për to janë spekulative sepse të ardhurat fiskale për 11 muajt e vitit 2013 janë shumë më të ulëta se ato të vitit 2012, por edhe nga shifrat e planit të ulur me aktin e parë normativ. Së treti, pavarësisht se borxhi u rrit me 400 milionë dollarë në vitin 2013, ende s’është shlyer asnjë detyrim ndaj firmave investuese, madje për shkak të mosrimbursimit të TVSH-së në periudhën shtator-dhjetor 2013, kjo qeveri ka rritur detyrimet ndaj biznesit. Së katërti, akti normativ ishte i panevojshëm sepse përpjekja për të justifikuar urgjencën e aktit normativ me rritjen e paparashikuar të të ardhurave është e paargumentuar, sepse kjo rritje pritej qëkur u hartua akti i parë normativ dhe si reaksion ndaj rritjes së akcizës. Së pesti, vlera 4 miliardë lekë që në mënyrë arbitrare mendohet se do të rriten të ardhurat në muajin dhjetor 2014 (ende s’është e qartë se sa do të jetë vlera e saktë e të ardhurave për dhjetorin 2013 dhe për të gjithë vitin 2013), ka të bëjë me sjelljen e shumë mallrave të akcizës, të tilla si naftë, cigare, alkool etj., në sasi atipike dhe aspak me performancën e sistemit fiskal.

    2. Paaftësi dhe mungesë profesionalizmi…
    Nëse për aktin e parë normativ të qeverisë së re për buxhetin 2013 mund të përdorej justifikimi se buxheti 2013 ishte një program i qeverisë së mëparshme dhe kishte nevojë të korrigjohej, asnjë argument nuk ekziston për të justifikuar ardhjen e aktit të dytë normativ, që ndryshon vetëm një muaj më pas dokumentin programues njëvjetor të buxhetit. Arsyet e vërteta që shpjegojnë përse qeveria u ndodh në një emergjencë të krijuar nga paaftësia e saj janë: i) parashikimi në mënyrë joprofesionale dhe pa bërë asnjë analizë i të ardhurave, shpenzimeve dhe deficitit për periudhën shtator-dhjetor 2013, të vendosura me aktin normativ të 24 tetorit 2013; ii) parashikimi me hile i të ardhurave më të ulëta dhe i një deficiti buxhetor më të lartë; iii) parashikimi pa asnjë prioritet i shpenzimeve, por thjesht për të pasur luksin e shpenzimeve qeveritare dhe lënë pa papaguar njerëzit në nevojë apo ato me aftësi të kufizuara; iv) qëllimi i mbrapshtë për të lënë pa plan mobilizues Doganat e Tatimet, thjesht që të fillonin e kryenin spastrimet në administratën e tyre dhe të mburreshin me tejkalimin fiktiv të një plani tashmë të ulur apo të merreshin me akte të tilla si ky i fundit, i futjes së duarve në serverin e të dhënave për biznesin; vi) mungesa e eksperiencës dhe diturive për të parashikuar rritjen e shpenzimeve për shkak të rritjes së të ardhurave nga plani i ulët pa pasur nevojë që kjo të bëhej me akt normativ. Por e gjithë kjo situatë lidhet edhe me mungesën e njohurive në fushën e menaxhimit të financave publike nga ana e Kryeministrit, por edhe me paaftësinë e të gjitha hallkave sektoriale që merren me menaxhimin e financave për të zotëruar, menaxhuar e kontrolluar në dinamikë informacionin për të ardhurat e shpenzimet.

    3. Qeveri e akteve normative…
    Përmes këtij akti normativ, i dyti brenda një kohe shumë të shkurtër, që prek dokumentin programor vjetor më të rëndësishëm, buxhetin e shtetit, tanimë janë të qarta për publikun disa veçori të kësaj qeverie: i) paaftësia për të programuar, madje as për të realizuar një ushtrim të thjeshtë buxhetor në harkun kohor të një-dy muajve; ii) mungesë e kontrollit të situatës financiare, përderisa sot e kësaj dite, një muaj pas përmbylljes së vitit 2013, nuk ka ende një vlerë të saktë të projeksionit të të ardhurave për vitin 2013 dhe të shpenzimeve për çdo zë buxhetor; iii) mungesë përgjegjshmërie e serioziteti në përcaktimin e vlerës për të ardhurat nga Doganat e Tatimet mbi bazën e një analize profesionale, por gjithçka është përcaktuar në mënyrë spekulative, për të krijuar idenë e një suksesi fiktiv e imagjinar; iv) demagogji dhe mungesë transparence për të treguar të vërtetën e rritjes fiktive të të ardhurave për shkak të planit të ulur të të ardhurave dhe nga rritja e sasisë së mallrave të akcizës në dhjetor 2013 për shkak të rritjes së akcizës së naftës, cigareve, alkoolit etj.; v) keqpërdorim i instrumentit të aktit normativ me argumentin fals të urgjencës, përderisa nuk ishte vënë në rrezik as deficiti apo as borxhi, ndërkohë që alibia e rritjes së të ardhurave si pasojë e skenarit të uljes së tyre përmes aktit të parë normativ mund të rialokohej pa nevojën e aktit normativ. Përfundimisht mund të thuhet se nisur nga paaftësia për të programuar, kjo qeveri po e drejton vendin përmes akteve normative duke krijuar çdo ditë e më shumë perceptimin se kjo është veçse qeveri e paaftë për të ndërtuar e menaxhuar dhe vetëm reaktive ndaj emergjencave, pra duke bërë evidente keqqeverisjen.

    4. Ekonomia drejt recesionit dhe vendi drejt krizës…
    Ndërkohë që dy aktet normative për buxhetin e vitit 2013, në harkun kohor të një muaji, evidentojnë qartas paaftësinë programuese dhe menaxhuese të financave publike, shqetësimi kryesor lidhet me ecurinë e buxhetit dhe të ekonomisë gjatë vitit 2014. Konkretisht, vetëm nga analiza e këtyre dy akteve normative për buxhetin 2013, dyshimet më të mëdha mund të shtrihen për programin buxhetor të vitit 2014, sepse: i) askush nuk siguron se sa herë do të ndryshohet ky buxhet gjatë vitit 2014; ii) si do të zbatohet ky buxhet dhe a do të jetë nën kontroll menaxhimi i tij; iii) dhe çfarë ndikimi do të kishte ky program buxhetor për situatën ekonomike të vendit. Këto veprime gjithashtu kanë rritur ndjeshëm dyshimet se vendi mund të zhytet në recesion dhe eventualisht në situatën e një krize të thellë, gjë që tanimë është paralajmëruar nga Komisioni Europian, i cili e sheh ekonominë tonë në vitin 2014 si më problematikja në të gjithë rajonin. Edhe në planin e retorikës politike, ky veprim i heq përfundimisht kësaj qeverie alibinë se “fajin e ka paraardhësi”, i cili, sipas saj, bënte ndryshim të buxhetit në mes të vitit, ndërkohë që kjo qeveri e ka ndryshuar buxhetin dy herë për dy muaj.

    5. Statusi i vendit kandidat në rrezik…
    Të gjitha këto rreziqe vijnë fatkeqësisht kur Shqipëria ka ngelur në klasë për të marrë statusin e vendit kandidat dhe kur departamenti që merret me çështjet ekonomike e vendos Shqipërinë në vendin e fundit në Europë përsa i përket rritjes ekonomike dhe e përcakton si vendin që pasi ka përballuar krizën globale e europiane me rritje ekonomike më të lartën në rajon kur pjesa më e madhe e Europës ishte në recesion apo me rritje minimale, ka gjasat të jetë vendi me rritjen më të ulët në rajon dhe Europë. Ndërsa rreziqet “e brendshme” për shkak të keqqeverisjes rrisin shanset që ekonomia jonë të zhytet në recesion e më tej në një situatë me pasoja të rrezikshme e të paparashikueshme. Humbja e shansit për marrjen e statusit të vendit kandidat për të tretën herë veçse është një rrezik i shtuar me ndikim në zhytjen e vendit në një krizë ekonomike, por pasoja më e rëndë është se duke mos marrë statusin, kemi humbur të gjitha ato privilegje e mekanizma asistence që do të mund të na ndihmonin të përballonim një situatë recesioni dhe të dilnim sa më shpejt prej saj…

    6. Në vend të një përfundimi: Duhet konsensus real sa nuk është vonë…
    Situata në vend, në të gjitha aspektet, është e brishtë. Ekonomia është shumë pranë recesionit. Pa konsensusin real dhe substancial maxhorancë-opozitë, marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave mund me shumë gjasa të shtyhen përsëri. Njësia e Inteligjencës së “The Economist” e ka klasifikuar Shqipëri si një vend me mundësi trazirash më 2014-n për shkak të keqqeverisjes, uljes së të ardhurave dhe polarizimit social, të cilat janë qartësisht prezente. Maxhoranca, duke qenë cilësisht shumë e brishtë e plot tensione të brendshme, pavarësisht se nga ana sasiore duket në pozita konfortabël, sillet në mënyrë arbitrare dhe jo rrallëherë agresive, veprime të cilat nxisin konfliktin politik e vrasin konsensusin. Akti normativ ishte një nga shembujt që provojnë të gjitha këto teza. Për rrjedhojë, nëse kjo qeveri realisht kërkon të shmangë një situatë krize të ngjashme me atë greke, del më se e nevojshme të përsëritet mesazhi i një bashkëpunimi të vërtetë e efikas midis maxhorancës e opozitës, i një konsensusi thelbësor në vend të përpjekjeve për të keqpërdorur një maxhorancë numrash që në një situatë të brishtë vidhistet shumë shpejt e lehtësisht.
    Është koha për një bashkëpunim real e konsensus thelbësor për të realizuar një plan veprimi për të pesë drejtimet që BE kërkon për hapjen e negociatave, i cili do të shërbente për të garantuar marrjen e statusit të vendit kandidat në qershor 2014. Ky konsensus real nuk mund të arrihet pa hequr dorë: i) nga goditja e institucioneve kushtetuese; ii) nga goditja për interesa të ngushta e administratës publike; iii) nga zëvendësimi i luftës së vërtetë kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit me gjuetinë e shtrigave, me gjoja luftën e korrupsionit me paketa të kritikueshme nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, nga veprimet arbitrare e dhunës ndaj lirive themelore të njeriut e të pronës dhe individëve. Shkurtimisht e përmbledhtas, është koha për një bashkëpunim real e konsensus substancial për të shmangur mesazhet konfuze në drejtim të gjithë partnerëve tanë europianë… Për më tepër që recesioni është pothuajse prezent, kurse kriza me shumë gjasa do të instalohej në tremujorin e tretë të 2014-s…

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •