Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet në Bllog
    17

    Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Emri:  bota_662904.jpg

Shikime: 373

Madhësia:  35.5 KB
    Askush nuk mund ta mendonte 10 vite më parë se shumë kosovarë do të zgjidhnin të bëheshin serbë vetëm për të ikur nga vendi i tyre. Ndërsa Serbia ka përfituar nga lëvizja e lirë në zonën Shengen dhe po pret të hapë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova shtet vetëm 5-vjeçar akoma është në hapat e para të integrimit në BE. Të rinjtë kosovarë kanë gjetur rrugën më të shkurtër, marrin pasaporta si qytetarë të Serbisë vetëm e vëtëm që të lëvizin lirisht në vendet evropiane.

    Gazeta kosovare ‘Bota sot” zbulon katër mënyrat ikjes së të rinjve nga Kosova drejtë Evropës. Këto hollësi janë shpjeguar nga një i ri nga Prizreni që ka udhëtuar ilegalisht disa herë nga Kosova –Stamboll – Zvicër dhe anasjelltas. Forma e re e emigrimit të të rinjve nga Kosova është udhëtimi me pasaporta me pasaporta të Serbisë, nga aeroporti i Prishtinës – transit Stamboll (Turqi) – Zvicër apo ndonjë shtet i BE-së.

    Në prag të pranverës është shtuar numri i të rinjve që ikin nga Kosova e që po blejnë bileta të ndarë në dysh, në njërën biletë është e shënuar udhëtimi Prishtinë- transit Stamboll, e në biletën tjetër Stamboll – BE. Kjo për faktin që para autoriteteve të Kosovës në aeroportin e Prishtinës udhëtari tregon vetëm biletën drejt Stambollit (Turqisë).

    Me të mbërritur në Stamboll, sërish bën “checking” dhe me biletën tjetër udhëton drejt ndonjë aeroporti të BE-së. Kjo po funksionon tek ata që janë pajisur me pasaporta të Serbisë të lëshuara nga “Koordinacini Centar” në Beograd. Para një viti Serbia zyrtarisht ka njoftuar se janë

    Gazeta kosovare Express shkruan se 33 mijë shqiptarë nga Kosova që kanë marrë pasaporta të Serbisë, dhe në vitin 2013 mendohet se ky numër ka arritur me mbi 40 mijë 000 shqiptarë që kanë marrë pasaporta të Serbisë.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Shume e natyrshme...
    Kur njerezit e humbim edhe besimin dhe shpresen e fundit ne pushtetin dhe "shtetin" e tyre te korruptuar, kriminal dhe te papergjegjshem, atehere jane te detyruar te shfrytezojne cdo mundesi per te mbijetuar dhe per nje te ardhme me te mire per veten dhe pasardhesit e tyre.
    Kur njerezit e zakonshem e shohin qe Thaci sahat e dakik takohet me Dacicin, duke bere deklarata gati vellazerore per "fqinjesi" te mire dhe Dacici&Co gati per cdo muaj vizitojne Kosoven, atehere automatikisht zvogelohet dukshem edhe hezitimi per veprime te tilla.
    Nuk ka patriotizem dhe moral te duhur, kur dikush apo konkretisht njerezit e pushtetit, te afermit dhe miqte e tyre me ndihmen e fuqive te huaja behen milionera dhe vazhdojne ne menyre te paskurpullt te grumbullojne pasuri dhe privilegje perreth vetes. Ne keso raste njerezit kane reaguar dhe reagojne cdo kund dhe cdo here ngjashem, pavaresisht sistemit politik dhe rrethanave: shumica e konsiderojne shtetin dhe/ose pushtetin si te huaj, te padrejte dhe pa te ardhme.
    E vetmja gje qe pengon reagime edhe shume me te ashpera dhe me te rrezikshme eshte propaganda multimilioneshe ne bashkeveprim te pushtetit kuisling dhe fuqive te huaja qe qendrojne pas tij dhe e mbajne ne jete, si dhe fakti qe nje numer i konsiderueshem i shqiptarve te Kosoves punojne ne perendim.
    Ne te kunderten, e kishin hedh n'ajer jo vetem "shtetin" e Thacit, por cdo shtet te ngjashem. Ose ne rast te ndonje diktature totale, si p.sh. ajo e Milloshviqit ne vitete e 90-at, e kishin bojkotuar totalisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 22-01-2014 më 01:51

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Deshtim total i shtetit kosovar dhe fijasko morale e shqiptareve te kosoves.Per njerez te tille qe mbushin formularet serbe me qirilice,i flasin me bishtin ulur zyrtareve serbe ne gjuhen serbe duke ju lutur qe ti jipet nje pasaporte ,nuk duhet pasur mirekuptim.
    Pasaporta serbe cka do te ofroje ne europe ? ...asgje ,perpos te bredhesh rrugeve te metropoleve europiane i papune dhe pas pak kohesh te kthehesh prap ne Kosove.
    Edhe me i dhjerre se ke qene.

  4. #4
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Keshtu do thoshin pleqt e ktyneherit : "Per t'u bo evLopëjan, duhet se pari t'bohesh shkja"
    … ///

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Keshtu do thoshin pleqt e ktyneherit : "Per t'u bo evLopëjan, duhet se pari t'bohesh shkja"
    Kjo eshte ajo dyfytyresia, pafytyresia, shumefytyresia e disave...
    ...kur asnjehere nuk masin me nje kut te njejte.
    Ata qe shkojne ne Siri i quan..., kurs per keta thot: "eshte e natyrshme" me ble pasaporte serbe... Kaja mamin edhe sot cka quhet e natyrshme. Po del e natyrshme me qene shqiptari çetnik...

    Natyrisht qe ne nje shtet i cili nuk eshte shtet, ku nuk ka kurrfare perspektive...
    ...sejcili detyrohet:
    1) Te shkoje ne Siri
    2) Te bleje pasaporte çetnike e ta zivitoje eulopen
    3) T'ia filloje alkoholit, droges, prostitucionit...apo te gjithave se bashku...
    4) Si pasoje e nen 3) te vjedhe e plackise ckado qe i del perpare
    5) T'i perkrahe pushtetaret hajdute, pale mos do te dale ndonje qindarke...

    Ama idiotlleku qendron ne ate se tjeter mendimi kane per ata qe ia mesyejne Sirise a cilitdo vend tjeter, tjeter per ata qe blejne pasapota serbe...


    *
    klipp&klar

  6. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Shume e natyrshme...
    Kur njerezit e humbim edhe besimin dhe shpresen e fundit ne pushtetin dhe "shtetin" e tyre te korruptuar, kriminal dhe te papergjegjshem, atehere jane te detyruar te shfrytezojne cdo mundesi per te mbijetuar dhe per nje te ardhme me te mire per veten dhe pasardhesit e tyre.
    Kur njerezit e zakonshem e shohin qe Thaci sahat e dakik takohet me Dacicin, duke bere deklarata gati vellazerore per "fqinjesi" te mire dhe Dacici&Co gati per cdo muaj vizitojne Kosoven, atehere automatikisht zvogelohet dukshem edhe hezitimi per veprime te tilla.
    Nuk ka patriotizem dhe moral te duhur, kur dikush apo konkretisht njerezit e pushtetit, te afermit dhe miqte e tyre me ndihmen e fuqive te huaja behen milionera dhe vazhdojne ne menyre te paskurpullt te grumbullojne pasuri dhe privilegje perreth vetes. Ne keso raste njerezit kane reaguar dhe reagojne cdo kund dhe cdo here ngjashem, pavaresisht sistemit politik dhe rrethanave: shumica e konsiderojne shtetin dhe/ose pushtetin si te huaj, te padrejte dhe pa te ardhme.
    E vetmja gje qe pengon reagime edhe shume me te ashpera dhe me te rrezikshme eshte propaganda multimilioneshe ne bashkeveprim te pushtetit kuisling dhe fuqive te huaja qe qendrojne pas tij dhe e mbajne ne jete, si dhe fakti qe nje numer i konsiderueshem i shqiptarve te Kosoves punojne ne perendim.
    Ne te kunderten, e kishin hedh n'ajer jo vetem "shtetin" e Thacit, por cdo shtet te ngjashem. Ose ne rast te ndonje diktature totale, si p.sh. ajo e Milloshviqit ne vitete e 90-at, e kishin bojkotuar totalisht.
    Shqiperia e ka poashtu liberalizimin e vizave...........pse nuk pajisen me pasaporta te shqiperise ????
    albanish by nature

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Shqiperia e ka poashtu liberalizimin e vizave...........pse nuk pajisen me pasaporta te shqiperise ????
    Pajisen edhe me t'Shqiperise...
    Krejt eshte ceshtje e cmimit, kushteve, sigurise dhe nevojave individuale.
    Si qytetare i Kosoves eshte shume me e sigurte te udhetosh dhe emigrosh me pashaporte te Serbise, se te Shqiperise. Praktikisht asnje shtet nuk ka te drejte te te akuzoje per posedim te dokumentacionit te fallsifikuar resp. te nenshtetesise qe nuk t'takon. Edhe hetimet ne kete rast jane shume me te komplikuara. Te gjithe qytetaret e Kosoves parimisht kane te drejte te kene edhe nenshtetesine e Serbise.
    Ceshtje tjeter eshte nese pasaporten e tille e perdore per veprimtari te renda kriminale dhe gjate hetimeve vertetohet se e ke ble ose nuk e ke marre ne baze te ligjeve dhe rregulloreve te vlefshme ne Serbi. Por, shumica qe pajisen me keso pashaporta kane halle tjera. Ketyre ju intereson vetem te largohen nga Kosova dhe te strehohen si emigrante ne nje vend te sigurte apo tek familjar dhe miq te te tyre qe jetojne ne ato vende.

  8. #8
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Shqiperia e ka poashtu liberalizimin e vizave...........pse nuk pajisen me pasaporta te shqiperise ????
    Sepse Kosovarët janë largpamës

    Serbia ka mundësi më të mëdha se Shqipëria për tu asocuar dhe për tu bërë antare në BE ! Kështu pra, bastardët Serbo-Kosovarë bëhen automatikisht Europian. Shqipëris i duhet dhe një dekadë për tu asocuar, lëre pastaj për tu antarsuar. Edvini ka dhënë fjalën që brënda 8 viteve të tija në qeverisje, do ta bëjë vëndin aq të pasur, saqë jo vetëm që Shqipëria të mos ketë interes antarsimin në BE, por krejt e kundërta, BE-ja do të kërkojë të antarsohet në kombet e përçara Shqipëtare...
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Deshtim total i shtetit kosovar dhe fijasko morale e shqiptareve te kosoves.Per njerez te tille qe mbushin formularet serbe me qirilice,i flasin me bishtin ulur zyrtareve serbe ne gjuhen serbe duke ju lutur qe ti jipet nje pasaporte ,nuk duhet pasur mirekuptim.
    Per secilin veprim qe ka per qellimin kryesor dhe shpesh te vetem sigurimin e mbijeteses personale dhe familjare, sigurimin e te ardhmes per vete dhe familjen parimisht duhet pasur mirekuptim...
    Vetem ne raste te jashtezakonshme, p.sh. ne lufte, mund te kerkohet patriotizem dhe lojalitet i tille ndaj atdheut dhe kombit, qe, varesisht nga rrethanat, nenkupton edhe rrezikimin e jetes dhe te familjes.
    Ne kohe paqje ne nje vend, i cili ty s'ti ploteson as kushtet minimale per jete, perderisa disa tjere per cdo dite behen me te pasur dhe me te priviligjuar duke ta vjedhur edhe hakun, ka tri alternativa: te luftosh kunder shtetit dhe pushtetit te padrejte, te emigrosh ose te rrezikosh te jetosh ne varferi te skajshme.
    Natyrisht se lufta kunder shtetit dhe pushtetit te padrejte tingellon me noble, sic tingellon edhe sakrifikimi i vetes dhe familjes per jete ne varferi, per "ceshtje kombetare". Por nganjehere rrethanat politike dhe te pergjithshme jane te tilla sa qe i perjashtojne gati plotesisht keto dy alternativa. Kur veprimet dhe sakrificat e tilla nga shumica absolute e shoqerise (edhe nga institucionet e ndryshme) nuk konsiderohen ne mase te mjaftueshme apo fare si pozitive, pervec nga grupe dhe pakica te deshpruara etj., atehere domosdoshmerisht zvogelohet e gatishmeria e njerezve te zakonshem per veprime dhe sakrifica te ngjashme. Shumica qe do ta luftonin shtetin dhe pushtetin, i cili jo vetem nga propaganda trajtohet gati si i shenjte, edhe pse faktikisht nuk eshte as shtet, (ne syte e shumices) do te rrezikonin te perfundonin si armiq dhe tradhetar te kombit. Dhe shumica qe do te rrezikonin mireqenjen e tyre dhe te familjeve per shkak te patriotizmit, lojalitetit kombetar etj. do te rrezikonin te perfundonin ne shkallen e fundit te shoqerise me vulen e te paaftit, te prapambeturit, ngarkeses se shoqerise, te mjerit, te lypsit...
    Sigurisht se s'duhet pasur mirekuptim per te tille qe bejne dallavere dhe pashaporten e shfrytezojne vetem per karriera kriminale ne Europe dhe bote.
    Por, jo te gjithe qe pajisen me pashaporta te Serbise apo edhe te shteteve tjera jane te tille.

    P.S.
    E harrova "alternativen e katert": Me l'shue mjekren dhe me n'gue pallavra dhe perralla mesjetar te hoxheve ne nje mishmash arabisht-shqip, te cilin sipas te gjitha gjasave nuk e kuptojne as 1% e xhematit. Dhe si rezultat me shkue e me vra veten ne lufte kunder "vellezerve muslimane" ne Siri, per t'fituar se paku titullin e "shehidit".
    I varfer, i pashkolluar, i papune, pa te ardhme te sigurte... por vrases i vellezerve muslimane, shehid dhe anetare i merituar i xhenetit!

    Pasaporta serbe cka do te ofroje ne europe ? ...asgje ,perpos te bredhesh rrugeve te metropoleve europiane i papune dhe pas pak kohesh te kthehesh prap ne Kosove.
    Edhe me i dhjerre se ke qene.
    Asgje nuk eshte e sigurte...
    Njerezit shpesh rrezikojne duke besuar se do te arrijne ate qe shpresojne dhe enderrojne.
    Shume shqiptar nuk do te ishin ne Perendim nese nuk do te rrezikonin ngjashem. Shume tjere edhe pse kane rrezikuar nuk kane perfituar asgje, nese vite te tera kane jetuar me ndihma sociale dhe ne fund jane debuar. Edhe ne kete aspekt shumcka varet nga aftesite dhe mundesite individuale si dhe nga fati.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 23-01-2014 më 10:15

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Kosovarët “bëhen” serbë për të udhëtuar në Evropë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Per secilin veprim qe ka per qellimin kryesor dhe shpesh te vetem sigurimin e mbijeteses personale dhe familjare, sigurimin e te ardhmes per vete dhe familjen parimisht duhet pasur mirekuptim...
    "mbijetesa personale/familjare,sigurimi i te arrdhmes ..." realizohet duke marr pasaporten e shtetit serb (ne rastin e ketyre mjeraneve ) ! Kane shterrur te gjitha mundesite dhe nenshkrimi i nje dokumenti qe shkon me shtetesine serbe i quajtur "Do te jem lojal ndaj shtetit serb dhe do i mbroj interesat e tij..." me siguri do e shtoj dhe rrit prespektiven e nje kosovari me shtetesi serbe !
    Bash me intereson si do mbrohen tani kosovaret qe ishin shume te zeshem ndaj shqiptareve nga Shqiperija qe mirrnin pasaportat Greke ...
    Vetem ne raste te jashtezakonshme, p.sh. ne lufte, mund te kerkohet patriotizem dhe lojalitet i tille ndaj atdheut dhe kombit, qe, varesisht nga rrethanat, nenkupton edhe rrezikimin e jetes dhe te familjes.
    Ne kohe paqje ne nje vend, i cili ty s'ti ploteson as kushtet minimale per jete, perderisa disa tjere per cdo dite behen me te pasur dhe me te priviligjuar duke ta vjedhur edhe hakun, ka tri alternativa: te luftosh kunder shtetit dhe pushtetit te padrejte, te emigrosh ose te rrezikosh te jetosh ne varferi te skajshme.
    "Te luftosh kunder shtetit te padrejte,te emigrosh,te jetosh ne varferi..." ,...Po pse vetem keto opcione ? ke opcionin tjeter - thjesht bashkangjitu atyre qe jane duke grabitur !!!
    Meqenese ideali i kosovareve nuk eshte ngritja e shtetit te se drejtes,atehere duhet te behesh pjesmarres ne te ashtequajturin "akumulim i pare i kapitalit" i cili cdo kund (edhe ne Gjermanin tende) dhe cdo here eshte aktivitet i paster kriminel...Natyrisht kjo tingellon shume vrazhde por c`ti besh keshtu eshte "kapitalizmi" i tipit shqiptar.
    Si eshte krijuar elita gjermane ? ...Te mjafton te lexosh vetem ngritjen e "Siemens AG".
    Natyrisht se lufta kunder shtetit dhe pushtetit te padrejte tingellon me noble, sic tingellon edhe sakrifikimi i vetes dhe familjes per jete ne varferi, per "ceshtje kombetare". Por nganjehere rrethanat politike dhe te pergjithshme jane te tilla sa qe i perjashtojne gati plotesisht keto dy alternativa. Kur veprimet dhe sakrificat e tilla nga shumica absolute e shoqerise (edhe nga institucionet e ndryshme) nuk konsiderohen ne mase te mjaftueshme apo fare si pozitive, pervec nga grupe dhe pakica te deshpruara etj., atehere domosdoshmerisht zvogelohet e gatishmeria e njerezve te zakonshem per veprime dhe sakrifica te ngjashme. Shumica qe do ta luftonin shtetin dhe pushtetin, i cili jo vetem nga propaganda trajtohet gati si i shenjte, edhe pse faktikisht nuk eshte as shtet, (ne syte e shumices) do te rrezikonin te perfundonin si armiq dhe tradhetar te kombit. Dhe shumica qe do te rrezikonin mireqenjen e tyre dhe te familjeve per shkak te patriotizmit, lojalitetit kombetar etj. do te rrezikonin te perfundonin ne shkallen e fundit te shoqerise me vulen e te paaftit, te prapambeturit, ngarkeses se shoqerise, te mjerit, te lypsit...
    E kot eshte fryma revulucionare te shqiptaret "te luftojme shtetin dhe pushtetin...",asgje nuk fitohet po te rrezosh kete pushtet krejtesisht te pa afte dhe te korruptuar Thaci &com. vetem do arrish te zavendesosh me nje tjeter elite te korruptuar gjithashtu te pa afte dhe pa vizion...dua te them qe shqiptaret e kosoves dhe me gjere nuk kane alternativa....gjate kohe do jetojme ne mizeri.
    Sigurisht se s'duhet pasur mirekuptim per te tille qe bejne dallavere dhe pashaporten e shfrytezojne vetem per karriera kriminale ne Europe dhe bote.
    Por, jo te gjithe qe pajisen me pashaporta te Serbise apo edhe te shteteve tjera jane te tille.
    Ne te vertet shpreh mirekuptim,mandje edhe perkrahje.Me porosine e cuditshme : hallet e jetes zgjidhen permes shtetesise se serbise !
    P.S.
    E harrova "alternativen e katert": Me l'shue mjekren dhe me n'gue pallavra dhe perralla mesjetar te hoxheve ne nje mishmash arabisht-shqip, te cilin sipas te gjitha gjasave nuk e kuptojne as 1% e xhematit. Dhe si rezultat me shkue e me vra veten ne lufte kunder "vellezerve muslimane" ne Siri, per t'fituar se paku titullin e "shehidit".
    I varfer, i pashkolluar, i papune, pa te ardhme te sigurte... por vrases i vellezerve muslimane, shehid dhe anetare i merituar i xhenetit!
    Kjo alternative nuk eshte nga halli por nga indoktrinimi dhe premtimi i xhenetit. E din si thone : Xheneti eshte fantazi erotike e te mjerit

    Asgje nuk eshte e sigurte...
    Njerezit shpesh rrezikojne duke besuar se do te arrijne ate qe shpresojne dhe enderrojne.
    Shume shqiptar nuk do te ishin ne Perendim nese nuk do te rrezikonin ngjashem. Shume tjere edhe pse kane rrezikuar nuk kane perfituar asgje, nese vite te tera kane jetuar me ndihma sociale dhe ne fund jane debuar. Edhe ne kete aspekt shumcka varet nga aftesite dhe mundesite individuale si dhe nga fati.
    Me ngadal,pasaporta e serbise te mundeson qendrim legal ne perendim vetem 90 dite mandej 6 muaj ik ne shtepi dhe prap munde te hysh ne europ per 3 muaj.Ke 90 dite per te bere dicka mbas kesaj duhesh te kalosh ne ilegalitet dhe te behesh gjah i organeve zyrtare.
    Nje veprim i tille nuk eshte rrezik por veprim pa prespektiv.
    Nje shqiptar i ketushem munde te kete prespektiv ne perendim vetem nese ka ndonje profesion deficitar qe kerkohet atje ... perndryshe rrofshin nuset e atjeshme qe e kane te rregulluar qendrimin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •