Zhduket “Enveri” i Paskalit, busti mė i arrirė i diktatorit


Emri:  enver-hoxha-busti-paskali-254x300.jpg

Shikime: 2095

Madhėsia:  17.7 KB

Vepra, nė Ministrinė e Jashtme, mungon bashkė me 4 tė tjera, dy tė Mios, 6 u kthyen.

Dy piktura tė Vangjush Mios dhe njė bust i Enver Hoxhės, gdhendur nga skulptori Odhise Paskali, rezultojnė ndėr tė tjera tė zhdukura nė vite, nė institucionin e Ministrisė sė Jashtme.
Kėtė lajm e bėn me dije vetė Galeria Kombėtare e Arteve, e cila vijon aksionin pėr mbledhjen e veprave tė artit, tė shpėrndara nėpėr institucionet shtetėrore, gjatė viteve tė diktaturės. Prurja mė e fundit nė Galeri ėshtė ajo e katėr veprave nga Ministria e Jashtme (dy piktura dhe dy skulptura), ndėrkohė qė pėr punė ditėsh priten tė kthehet edhe dy tė tjera, njė pikturė dhe njė skulpturė. Por, 5 tė tjera rezultojnė tė zhdukura dhe bėhet fjalė pėr vepra tė Mios e Paskalit. Vepra e kėtij tė fundit ėshtė njė bust i ish-diktatorit Hoxha, i cili gjendej deri nė vitin 1981 nė Fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve, kohė kur ėshtė tėrhequr nga Ministria e Jashtme pėr t’u ekspozuar nė mjediset e saj. Bėhet fjalė pėr njė bust tė derdhur nė bronz, me funksionin pėr t’u vėnė nė podium. Mėsohet se ėshtė njė nga punėt mė tė realizuara tė kėtij lloji pėr ish-diktatorin, i cili ėshtė riprodhuar mė pas pėr institucione dhe ambiente tė tjera.

Busti i ish-diktatorit
Kur u publikua lajmi qė ishte zhdukur busti i Enver Hoxhės nga Ministria e Jashtme, shumėkush bėri humor me kėtė fakt. Pas rėnies sė diktaturės, atij busti mund t’i ketė ndodhur gjithēka. Mund tė jetė shkatėrruar nė rebelim e sipėr, ose ndonjė fanatik mund ta ketė marrė e ta ketė ēuar nė shtėpi a kush e di se ku, siē edhe mund tė ketė pėrfunduar pėr skrap, duke qenė se ishte njė bust bronzi. Pėr drejtorin e Galerisė Kombėtare tė Arteve, Artan Shabani, pak rėndėsi ka nėse bėhet fjalė pėr njė bust tė ish-diktatorit apo diēka tjetėr. “Tė gjitha veprat kanė vlerė monetare dhe artistike, e si tė tilla, duhen kthyer e duhen ruajtur. Unė jam pėr ekspozimin e tė gjitha veprave, pavarėsisht subjektit tė tyre. Ato janė dėshmi e tė shkuarės historike dhe duhen ruajtur, jo vetėm pėr t’ua treguar vizitorėve tė huaj, tė cilėt gjithnjė janė tė interesuar pėr kėtė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė, por edhe pėr brezin e ri. Nuk pėrjashtohet asnjėherė mundėsia qė nė tė ardhmen tė ngrihet edhe njė muze i diktatorit, siē ėshtė nė Gjermani. Pra, me kėtė dua tė them, se pak rėndėsi ka nėse ėshtė njė bust i ish-diktatorit. Ajo ėshtė njė vepėr qė ka njė vlerė monetare dhe historike”, thotė Shabani. E megjithatė, ajo vepėr rezulton tek tė zhdukurat, bashkė me tri tė tjera, tė cilat nuk figurojnė fare nė mjediset e Ministrisė sė Jashtme, madje as nė bodrumet e saj.

Kthimi
Nė tė njėjtėn ditė me veprat e Ministrisė sė Jashtme, Kuvendi i Shqipėrisė ktheu edhe dy punė tė tjera. Bėhet fjalė pėr vepra shumė tė njohura. Njėra ndėr to ėshtė “Kuvendi i Lezhės”, 1978 e piktorit Zef Shoshi, ndėrsa tjetra “Gruri i Mbarė”, 1974, vepėr e piktorit Nestor Jonuzi. Sipas drejtorit Shabani, tė dyja janė vepra tė mirėmbajtura, tė cilat nuk kanė nevojė pėr restaurim. Pas kthimit tė veprave nga Ministria e Jashtme, Kuvendi i Shqipėrisė dhe Presidenti i Republikės, priten tė kthehen veprat nga shėrbimi qeveritar, pra ato punė qė janė shpėrndarė nėpėr vila qeveritare apo institucione tė tjera dhe nga Kryeministria. Njė numėr i vogėl punėsh numėrohen edhe nė disa bashki tė vendit, si nė Gramsh apo Durrės, tė cilat mė sė shumti llogariten tek tė humburat. “Kemi gjetur vullnet pėr kthimin e veprave nė Galerinė e Arteve. Pasi i gjithė ky proces tė pėrfundojė, atėherė do tė publikojmė tė gjithė listėn e veprave tė kthyera dhe ato qė mungojmė. Madje edhe do t’i ekspozojmė tė kthyerat dhe tė zhdukurat, me gjithė dokumentacionin pėrkatės, do t’ia dorėzojmė Prokurorisė”, thotė Shabani. Pėr njė pjesė tė veprave, tė cilat deri tani rezultojnė tė zhdukura, Galeria Kombėtare e Arteve nuk disponon gjithė dokumentacionin e duhur, tė pajisur me fotografi, pėr shkak tė periudhės sė gjatė kohore qė ka kaluar qė prej daljes sė tyre nga fondi i GKA-sė, drejt destinacioneve tė ndryshme.

Veprat e zhdukua nė Ministrinė e Jashtme
“Trina”, Pashk Shoshi, vaj
“Nė trojet tona”, Jorgji Gjikopulli, vaj
“Kthimi nė fshat”, Vangjush Mio, vaj
“Kėneta e Maliqit”, Vangjush Mio, vaj
“Enver Hoxha”, Odhise Paskali, bronz

Pritet tė kthehen
“Valltarėt”, Sofokli Koēi, allēi
“Borizani”, Josif Droboniku, vaj

Veprat e kthyera
“Nė Razėm”, Rrok Dabėrdaku, vaj
“Pejzash”, Ndoc Gurashi, vaj
“Pritja”, Ilmi Kasemi, mermer
“Abdyl Frashėri”, Llazar Nikolli, gur

Vepra tė kthyera dje nga Kuvendi i Shqipėrisė
“Kuvendi i Lezhės”, 1978
Zef Shoshi
120 x 183 cm
vaj nė kanavacė

Panorama