Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Athinë: Shkatërrohet rrjeti i drogës nga Shqipëria, sekuestrohen mbi 1 ton drogë

    Athinë, shkatërrohet rrjeti i narkotikëve nga Shqipëria, sekuestrohen 1.135 kg marijuanë

    Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të narkotikëve në Greqi. Policia helene në sajë të një operacioni antidrogë ka sekuestruar gjatë ditës së sotme 1 ton e 135 kg marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga poseduesit e saj, një shqiptar 33 vjeç, 3 grekë dhe një shtetas pakistanez.

    Lënda narkotike u zbulua në një magazinë në Aspropirgo të Athinës, ku magazinohej pasi vinte nga Shqipëria. Sipas policisë helene droga fshihej në furgonë-frigoriferë dhe transportohej drejt vendeve të Europës Perëndimore. Në cilësinë e provës materialeve të arrestuarve iu sekuestruan edhe 12450 euro.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Athinë: Shkatërrohet rrjeti i drogës nga Shqipëria, sekuestrohen mbi 1 ton drogë

    Xinxerfil o trim me flete,

    Cfare te tha shoku Albo ne forum para disa muajsh per Italine e Greqine?

    Po na kapin drogen e Lazaratit me tonelata dhe po na falimentojne edhe biznesin e hashashit.

    Rilindasi shkaterron ekonomine formale me taksa. Policet greke e italiane shkaterrojne ekonomine informale te droges.

    Na i lane shqiptaret me gisht ne goje?

    Si i behet hallit?

    A dalin ato parate e marra borxh nga FMN dhe Banka Boterore qe ti fusim te gjithe shqiptaret ne pune ne shtet?

    Perndryshe e mori lumi Partine dhe Rilindasin.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Athinë: Shkatërrohet rrjeti i drogës nga Shqipëria, sekuestrohen mbi 1 ton drogë

    Shqiperia nuk do bej kurre hajer po nuk frenoi kultivimin e meruanes. po pasurohet mafia italiane dhe greke ne kurriz te imazhit te keq te keq te shqiperise.
    shqiptaret jane populli qe punojne me shume ne evrope. ata nuk kane nevoje te punojne per punet e pista te te tjereve.

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Athinë: Shkatërrohet rrjeti i drogës nga Shqipëria, sekuestrohen mbi 1 ton drogë

    Duket qarte qe lazarati komplet si komune e din mire aritmetiken lol
    Te shesesh 10 kile domate dhe nje shporte me vez nuk te jep aq
    fitim se sa 1 kile droge.lol
    Me 1 kile e droge te shitur fiton aq para dhe e shtyn nje muaj.
    Me 10 kile domate te shitura dhe nje shporte veze eshte nje hic,
    do e shtysh 3dite me ato leke.
    Fitimi nga shitje perimesh eshte shit....keshtu ato i kane dhene drejtim me
    shitje droge/hashash te presuar.
    Nuk arrij te kuptoj si mund te fshehesh 1 ton droge ne furgon lol.
    Eshte cmenduri eshte e pamundur.
    Ka mundesi qe makina te jete ndaluar per kontroll ne ndonje postbllok qe ka edhe
    piste metalike ,qe peshon makinat me ngarkese.Kane pyetur se cfare ka brenda ne furgon.
    Kane dyshuar nga pesha e madhe e makines.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •