Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Rreziku i ortekut financiar prej panikut kolektiv

    Autori i Artikullit,Kico Blushi ne foton me poshte


    Gjendja financiare nga gropa e borxheve qė paska lėnė Saliu (afėrsisht 750 milionė dollarė) nė buxhetin e shtetit qenkėsh e ngjashme me kolapsin e vitit 1997, jo vetėm financiar, por edhe me pasoja pėr njė konflikt tė mundshėm social pėr shkak tė shembjes sė ekonomisė si nė rastin e piramidave. Kėtė pėrqasje tė 1997-tės me 2014- tėn e bėri para ca ditėsh ministri i Financave, Cani. Ndėrsa Berisha, gjatė diskutimit tė projektbuxhetit nė Kuvend, jo vetėm qė ulėriti pėr orė tė tėra, por edhe nė "Facebook" nxitoi tė na bindė pėr katastrofėn qė na pret. Para ca ditėsh na dėrgoi njė kartolinė ogurzezė pėr Krishtlindje, duke na bėrė me dije se rrezikohemi tė biem jo vetėm nė recesion, mė tė madhe e mė tė rėndė se ajo greke, porse do tė ketė edhe trazira e destabilizim tė pashmangshėm nė vitin e ardhshėm, pasi buxheti ėshtė "kafshatė e mjerimit qė nuk kapėrdihet"… Kjo ishte tabloja sinoptike pėr tė cilėn na paralajmėroi edhe njė herė ish-kryeministri, qė dukej tejet i entuziazmuar e i ngazėllyer nga njė parashikim i pėrafėrt qė kishte bėrė edhe "The Economist"… Do tė largohen investitorėt e huaj nga frika, do tė shtohet skamja, "do tė rrėzohet pėrdhe ekonomia" nga buxheti i rrėnimit, i varfėrisė, i qametit tė zi!... E jo vetėm kaq, po edhe malarien e zhdukur prej vitesh na e solli kjo qeveri e Ramės, "mė e paafta dhe mė e keqja nė tė gjithė historinė moderne tė vendit!" Gjithsesi tė dy qėndrimet, si i opozitės, si i mazhorancės, pavarėsisht se vijnė nga dy burime e dy kahje tė ekstremit, parandiejnė tė njėjtėn rrjedhojė: vėshtirėsi, rritje tė ēmimeve; disa edhe kolaps ekonomik. Mazhoranca justifikohet me qeverisjen e keqe tė djeshme prej njė "kumarxhiu tė papėrgjegjshėm elektoral" (zhytja e shoqėrisė nė borxhe…); kurse opozita me keqqeverisjen e sotme (marrja e njė miliard dollarėve borxh, si dhe vendosja e taksės progresive nė vend tė sė sheshtės). Pas gjithė kėtij vėrshimi pesimist, ngjan e pamundur mos tė tė kapė shqetėsimi: Ku po shkojmė kėshtu? A duhet t'i besojmė "Kasandrės"? E nėse do t'i besojmė, ē'duhet bėrė e ē'masa lipsen marrė qė tė dalim "pa lagur" nga kjo krizė e mallkuar qė po na thuhet se do tė jetė jo vetėm e rėndė, po edhe e pashmangshme? Mos duhet tė ikim nga sytė kėmbėt sa mė parė e sa mė larg Shqipėrisė? Tė shtrėngojmė rripin e tė vėmė ca zahire mėnjanė? Tė ngrihemi nė revoltė, apo tė mėsyjmė pasurinė e njėritjetrit pėr tė siguruar mbijetesėn?... Askush nga krerėt partiakė nuk e vret mendjen pėr kėtė dilemė ogurzezė. Aq mė pak mund tė besohet se kėsaj here do tė mbajnė ndonjė pėrgjegjėsi pėr kėtė rropamė e klimė mosbesimi qė pretendon e synon me ēdo mjet ta ēojė sėrish shoqėrinė nė konflikt e nė destabilitet, jo vetėm ekonomik. Mjafton tė ndiqje seancėn e Kuvendit pėr miratimin e projektbuxhetit pėr t'u bindur se ata, krerėt partiakė, jo vetėm qė nuk e kanė kėtė merak, por, pėrkundrazi, e shtojnė ankthin dhe panikun nė maksimum. Nuk ėshtė pa lidhje me kėtė klimė pasigurie dhe paniku shfaqja e "babagjyshėve" hajdutė. Nuk ka natė tė mos dėgjojmė pėr vjedhje nė grup, me banda, jo vetėm nėpėr katunde, po edhe nė qytete tė mėdha ku policia ėshtė mė e pranishme. Tritol-politika e ka nisur tashmė mėsymjen nė shkallė tė gjerė. Nė shoqėrinė tonė ėshtė bėrė dukuri e zakontė qė pėr njė gėrvishtje makine, apo pėr njė "mė ngacmoi motrėn", pas dhunės verbale tė kalohet nė dhunė fizike, edhe nė vrasje… Kėshtu qė ėshtė e kuptueshme, besoj, se pėrse dhe si ndodh qė tek ne dhuna verbale e Kuvendit tė shndėrrohet nė dhunė e nė tritol, nėpėr rrugė. Ja pėrse sa herė bie nė opozitė Berisha fillojnė si me telekomandė hedhjet nė erė tė shtyllave tė tensionit tė lartė, makinat dhe pragjet e shtėpive tė kundėrshtarėve. Prej 23 vitesh tritol- politika shoqėrohet jo vetėm me gjoba, me kėrcėnime dhe me shpifsharje, por edhe me mbajtjen gjallė tė tensionit social, tė pasigurisė ekonomike dhe tė panikut, tė mosbesimit te Drejtėsia dhe ardhmėria e Shqipėrisė…. *** Ėshtė e qartė, besoj, qė kėto parashikime ogurzeza, bashkė me amplifikimin e ndėrsjellė tė urrejtjes, tė bėra pėr qėllime tė pastra politike, synojnė tė injektojnė sa mė shumė panik dhe pasiguri nė popull, si nėpėrmjet veprimit opozitar nė Kuvend, ashtu edhe me konferenca tė pėrditshme shtypi (ngaqė besohet e shpresohet se kėsisoj mund tė kthehen humbėsit nė pushtet kollaj e sa mė shpejt!), ashtu edhe nga mosveprimi radikal qeveritar, veprim qė topitet nga trysnia e egėr e opozitės berishiane. Afėrmendsh qė nuk mund tė realizoheshin 100% pėr 100 ditė qeverisje, kėtė e kuptojnė qytetarėt e thjeshtė, si tė djathtė e si tė majtė…. Ja pėrse dėshtuan tentativat e opozitės pėr tė organizuar protesta masive, duke ia lėnė pėrgjegjėsinė ndonjė OJF-je-bijė…. Kjo nuk do tė thotė se ndikimi mbi opinionin publik i veprimit opozitar pėr rritjen e taksave dhe pėr krizėn qė thuhet se po na pret nė pusi, ka qenė i mpakėt, pa efekt, edhe pse propagandėn e ka drejtuar dhe orientuar Berisha… Ky ende nuk e ka kuptuar se mė 23 qershor e ka humbur, kėsaj here pėrfundimisht, tė drejtėn dhe moralin pėr t'u vetėshpallur, pėr herė tė tretė, "shenjtor" e shpėtimtar, qoftė edhe i PD-sė. Fatkeqėsisht ai nuk e kupton dot verdiktin dhe, me sa duket, pranė tij nuk ka asnjė njeri qė tė guxojė t'ia thotė nė sy kėtė. Por edhe veprimi i mazhorancės pėr tė zbutur efektin e rrezikshėm tė panikut kolektiv nuk ka qenė nė shkallėn e duhur. Vetėkėnaqja me denoncimin e herėpashershėm tė politikės ekonomike tė qeverisė "Berisha", si dhe lėnia e qėllimshme e kohės sė pakufizuar nė Kuvend qė ky ishkryeministėr tė vetėdiskreditohet e tė mbytet edhe mė shumė nė diarrenė e tij agresive, nuk e pėrmirėson klimėn, pėrkundrazi. Edhe ato arrestime zyrtarėsh tė nivelit tė dytė qė janė bėrė muajt e fundit pėr tė krijuar bindjen e luftės antikorrupsion e antikrim janė tė pamjaftueshme… Sepse berishizmi, si praktikė administrimi, korruptimi, pasurimi dhe qeverisjeje, nuk shkulet pa nisur reformat e thella, sidomos nė sistemin e Drejtėsisė. Nuk ėshtė habi qė ky "sistem" tė nxjerrė tė pafajshėm nesėr edhe Mziun e Kamza-sitit… Prandaj, sa mė sipėr, nuk janė masa tė mjaftueshme qė do tė sjellin shpejt ndryshimin e shumėpritur. Sepse ka edhe faktorė tė tjerė, jashtė politikėbėrjes sė krerėve tė dy partive, Berishės dhe Ramės, tė cilat mund tė ndikojnė negativisht pėr destabilizim ekonomik dhe social. *** Njė organizėm i specializuar ndėrkombėtar, Global Financial Integrity, pėrsėriti para ca ditėsh thagmėn se nga Shqipėria qenkan larguar "nė drejtim tė paditur" mbi njė miliard dollarė, shumė kjo e konsiderueshme pėr njė vend tė vogėl e tė varfėr. Ndėrkohė, Banka Kombėtare ka deklaruar se janė pakėsuar e po shteren dita-ditės dėrgesat e emigrantėve. Biznesi i madh pret tė marrė detyrimet e pashlyera pėr tė larė kreditė e zeza. Por kjo nuk do tė thotė se, duke i larė kreditė, bizneset do tė rimėkėmben e do tė gjallėrohen shpejt dhe ekonomia do tė ringjallet. Duke i shtuar kėsaj klime edhe zbulimet qė kanė pas bėrė herė pas here mediat vendore, tė cilat kanė hulumtuar se jo pak pasunarė e politikanė, pėr shkak tė pasigurisė, tė larjes sė parave tė pista, fshehjes sė gjurmėve tė korrupsionit, po i heqin depozitat nga bankat e kėtushme pėr t'i ēuar jashtė, rreziku i njė orteku financiar nuk duket dhe aq hipotetik. Edhe nė njė vend tė madh e tė fuqishėm ekonomik kėto dukuri do ta tronditnin shoqėrinė. Jo mė ne, qė nivelin e mirėqenies vazhdojmė ta masim me ēmimin e bukės, tė domates e tė gjizės. Nuk ėshtė hamendje edhe pyetja e mėposhtme: Po sikur, largqoftė, me kėtė panik e pasiguri qė po mbillet kėmbėngulshėm, qytetarėt e zakontė tė mėsyjnė bankat pėr tė tėrhequr me alarm kursimet e tyre, si ka ndodhur nė jo pak vende tė rėna nė recesion?... Po sikur qeveria, pėr kėtė shkak tė mbetet me gisht nė gojė e tė mos shlyejė dot as borxhin e jashtėm e as tė brendshėm, qė do tė thotė tė mos ketė fuqi paguese jo vetėm pėr rrogat e zyrtarėve, po edhe pėr pensionistėt? Nuk ka dyshim qė ky do tė ishte njė ortek financiar tejet i rrezikshėm, njė kolaps i ngjashėm me atė tė piramidave, pasojat e tė cilit nuk i parashikon dot kush. Por politikėbėrja jo vetėm qė nuk e parashikon kėtė rrezik potencial, por nė tė kundėrt, me ose pa vetėdije, po e stimulon atė. Ne nuk jemi vend anėtar i BE-sė, si Greqia, apo si Irlanda dhe Portugalia… Ekonomia jonė ėshtė e vobektė; ne jemi popull me standardin mė tė ulėt tė mirėqenies nė Ballkan. Shqipėria, pakogjė prodhon pėr eksport, por vetėm shet mallra turke e kineze e shumė-shumė bėn ndopak fasoneri… Por mė e keqja ėshtė se ne kemi njė klasė politike tė papėrgjegjshme, sė cilės nuk i shkon kurrė mendja, as pas ndėrhyrjes sė ndėrkombėtarėve, qė tė bashkohet pėr tė pėrballuar krizėn dhe shmangur panikun. Pėr tė shpėtuar vendin. Nė tė kundėrt, ne pamė kėto ditė 'live' se si pėr tė ardhur nė pushtet krerėt tanė janė tė gatshėm t'i vėnė edhe njė herė tjetėr zjarrin Shqipėrisė, duke ia djegur, "pėr inat tė njėri-tjetrit", jo vetėm "statusin", po edhe jorganin. Edhe shpresėn.
    Mr.Broke(Z pa asnje lek ne xhep)
    http://24-ore.com/thumbnail.php?file...article_medium
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 20-01-2014 mė 21:54
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •