Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e Krujë

    20 Janar 2014 - 08:47 | LAJME



    Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e Krujë

    Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e KrujëDURRES - Dy tërmete të forta, me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, të cilat janë pasur nga 22 lëkundje të lehta që janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Kavajës dhe Krujës.

    Mësohet se tërmetet që janë ndjerë në më pak se dy orë, kanë qenë me magnitudë nga 2.6 deri në 4.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 8 km larg Durrësit dhe detin Adriatik.

    Në një komunikim telefonik në “News24”, sizmiliogu Rrapo Ormeni shpjegoi se tërmeti i parë është regjistruar në Durrës në orën 07:00 të mëngjesit, me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është pasuar nga një tjetër goditje me të njëjtin intensitet. Më pas janë regjistruar 22 lëkundje të lehta, që janë ndjerë në Durrës, Tiranë, Kavajë dhe Krujë.

    Momentalisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale.

    Në faqen zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave janë raportuar 9 tërmete, konkretisht: I pari në orën 06:00, me magnitudë 4.2, epiqendër në Durrës dhe thellësi 10 km.

    Tërmeti i dytë në orën 06:17, me magnitudë 2.6, epiqendër deti Adriatik 5 Km Jug-Perëndim Durrës dhe thellësi 7km.

    Tërmeti i tretë është regjistruar në orën 06:20, me magnitudë 2.8, epiqendër deti Adriatik 4 Km Jug-Perëndim Durrës dhe thellësi 7 km.

    Tërmeti i katërt në orën 06:26, me magnitudë 3.9 ballë dhe epiqendër në Durrës, me thellësi 11 km.

    Tërmeti i pestë është regjistruar në orën 06:29, me magnitudë 2.7 ballë dhe epiqendër në detin Adriatik 6 Km Jug-Perëndim Durrës dhe thellësi 7 km.

    Tërmeti i gjashtë është regjistruar në orën 06:31, me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 11 km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 7 km.

    Tërmeti i shtatë u regjistrua në orën 07:15, me magnitudë 4.1 ballë, me epiqendër Berxulle,12 km Veri-Perëndim Tiranë, me thellësi 11 km.

    Tërmeti i tetë u regjistrua në orën 07:39, me magnitudë 3.7 ballë, me epiqendër Sukth 12 km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 18 km.

    Tërmeti i nëntë është regjistruar në orën 08:43, me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter, me epiqendër Katund i Ri, 11 Km Veri-Lindje Durrës dhe thellësi 13 km.

    (er.nu/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...je-168557.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    Larg o Zot.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    E ndjeve ti prude?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    Dilni me vrap prej pallateve t'bera me cemento t'skaduar e hekur jashte standarteve!!
    Dilni me vrap prej pallatave t'projektuara/llogaritura per 3 kate, pastaj shto-shto derisa mbrrin 10-12 kate!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    128

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    une i ndjeva te 4tert,, por po pertoja me u cu nga krevati :P

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    Thatesire, termete, po i vjen 'kiameti' Shqiperise. Tani e gjete o Zot te na sjellesh kiametin, tani qe jemi ne mes te Rilindjes?

    Albo

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thatesire, termete, po i vjen 'kiameti' Shqiperise. Tani e gjete o Zot te na sjellesh kiametin, tani qe jemi ne mes te Rilindjes?

    Albo


    Rri i qete Albo!
    Nuk behet kiameti pa u bere te gjithe shqiptaret muslimane.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thatesire, termete, po i vjen 'kiameti' Shqiperise. Tani e gjete o Zot te na sjellesh kiametin, tani qe jemi ne mes te Rilindjes?

    Albo
    Albo,

    s'kemi shpetim, nga njera ane Edi me dinamit, nga ana tjeter Zoti me termete....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    edhe ne vlore u ndje pak ne mengjes prandaj dhe u zgjova shpejt...nga frika...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    Termet i forte qenka termeti 4.2 balle??????
    Termeti 4.2 balle eshte nje hic,sa per te trembur pulat.
    Termeti 7 balle e me shume, eshte termet qe te shkund fort.
    Ai eshte termet,qe rrezon edhe ndertesa krijon carje si kanale
    ne siperfaqe te rrugeve
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #11
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Thatesire, termete, po i vjen 'kiameti' Shqiperise. Tani e gjete o Zot te na sjellesh kiametin, tani qe jemi ne mes te Rilindjes?

    Albo
    ne fakt po mban nje nice weather atje, ku ta gjesh, eshte dhe mesi i dimrit.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Dy tërmete të forta në Durrës, 22 lëkundje të lehta ndjehen në Tiranë, Kavajë e

    Une sndjeva asnji nga termetet.

    Por ne 8w20 ishte ndjere goxha.

    Ne tironen e laures.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •