Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    “Patriot Act” edhe në Shqipëri. Siguria dhe rendi, Tahiri kopjon ligjin amerikan

    “Patriot Act” edhe në Shqipëri. Siguria dhe rendi, Tahiri kopjon ligjin amerikan

    Uashingtoni u kritikua për shkelje të të drejtave të njeriut

    Për çështjet e rendit dhe sigurisë, Qeveria shqiptare po përgatit një “Patriot Act”, një ligj i ngjashëm me atë që George W. Bush miratoi në Shtetet e Bashkuara fill pas atentateve terroriste të 11 shtatorit. Pohimi ka ardhur nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjithsesi nuk ka sqaruar përse Shqipëria duhet të kopjojë ligjin më të kritikuar të Bush për shkeljen e të drejtave të njeriut.


    Saimir Tahiri si George W. Bush. I ndodhur mes presionit të kriminalitetit dhe premtimit për të rikthyer rendin, ministri i Brendshëm hedh vështrimin larg dhe frymëzimin e gjen te ish-presidenti amerikan. Një Patriot Act, ligji më i debatueshëm i teksanit të Shtëpisë së Bardhë.
    Patriot Act cilësohet nga shumëkush si simboli negativ i presidencës së George Ë. Bush. I miratuar si ligj federal pas atentateve të 11 shtatorit 2001 në New York, thelbi i Patriot Act mund të përkufizohet në: më pak liri për më shumë siguri!
    Pavarësisht kritikave të ashpra në të cilat ligji ka hasur gjatë të gjithë ekzistencës së tij, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara e mbrojti atë me forcë. Amerikës së trembur nga atentatet terroriste, i tha se ligji ishte i nevojshëm. Të gjithë duhet të bënin një akt patriotik, një sakrificë në emër të kombit!
    Por organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut e kanë cilësuar ligjin e republikanit Bush si një shkelje flagrante të tyre, duke filluar nga privatësia. Ndërsa të drejtat e qytetarit reduktohe, fuqia në duart e Shtetit rritet. FBI, CIA dhe NSA kanë dorë të lirë për të përgjuar këdo, pa marrë aprovimin e gjykatës.
    Ekspertët pohojnë se frut i Patriot Act është edhe programi PRISM, falë të cilit NSA ka përgjuar komunikimet e miliona qytetarëve në botë, përfshi liderë ndërkombëtarë.
    Si për ironi, Shqipëria do të kopjojë ligjin amerikan pikërisht tani që vetë presidenti Obama, përballë abuzimeve të publikuara në media, vendosi reduktimin e fuqisë së tij. Ministri Tahiri garantoi se ligji do të jetë brenda kuadrit penal shqiptar. Që do të respektojë edhe të drejtat e njeriut, ia sygjeroi gazetari.
    Mister mbetet përse një qeveri e majtë kërkon të kopjojë ligjin më të kritikuar të një qeverie të djathtë, qoftë ajo amerikane!

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: “Patriot Act” edhe në Shqipëri. Siguria dhe rendi, Tahiri kopjon ligjin amerikan

    njeriu perver nuk e kupton qe pushteti te jep fuqi ti sherbesh popullit, per te miren e tij jo t`ia veshtiresosh jeten atij me ligje pa kuptim.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: “Patriot Act” edhe në Shqipëri. Siguria dhe rendi, Tahiri kopjon ligjin amerikan

    kam marr vesh se kann fillu mu shit tangat e kuqe me shume se bluhet
    ky saimir tahiri te japi doreheqjen se sbon ta bej Monopol dhe punen e tangave

    spo leni gja robt pa germu si grate e keqija
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: “Patriot Act” edhe në Shqipëri. Siguria dhe rendi, Tahiri kopjon ligjin amerikan

    Lajmi me beri per te qeshur.

    Fshatari i bere minister, Tahiri, nuk merr vesh nga ligjet, dhe ca me pak nga ligjet e Amerikes. Ai merr vesh vetem per nje gje:

    - Kryeminister, ku ti ndersej 6000 policet e mi sot?

    a) Lojrava te fatit

    b) Ndertimeve pa leje

    c) Qytetareve qe vjedhin energji elektrike

    d) Qytetareve qe ngasin makina

    Ligji per fshatarin dhe gjithe qeverine, jane fjalet qe dalin nga goja e kryebudallait qe kemi sot kryeminister.

    Dhe kete e kane mesuar shqiptaret per 100 ditet e tyre ne pushtet, e kane mesuar edhe gjithe partneret e huaj qe jane shqetesuar per amulline kushtetuese qe kjo qeveri ka krijuar.

    Nuk ua keni nxirre jeten qytetareve shqiptare ne 100 dite sa duhet, vazhdoni se e keni mire.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •