Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat



    Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, për fshehje të ngjarjeve. “Ministri dhe policia fshehën për 3 ditë ngjarjen e rëndë brenda komisariatit”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

    Sipas saj, “Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit kanë arritur të fshehin për tre ditë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Mamurras, ku brenda postës së policisë është plagosur një shtetas”.

    “Sipas të dhënave të sigurta dhe referuar asaj që raporton sot media, protagonistët e ngjarjes kanë shkuar në zyrat e policisë për të gjetur siguri, pas konfliktit që kanë pasur. Por në prani të punonjësve të rendit, njëri nga shtetasit e përfshirë në ngjarje ka qëlluar me armën e tij, duke plagosur rëndë shtetasin me inicialet G.K”, theksoi në fjalën e saj, Vorpsi.

    Sipas PD-së, “duke ndjekur porosinë politike të Ministrit Tahiri, “po nuk doli në media, krimi nuk ndodh”, policia nuk e ka raportuar dhe nuk e ka bërë publike ngjarjen. Partia Demokratike denoncon përdorimin e policisë nga Ministri dhe Kryeministri për zbukurimin e realitetit, ndërkohë që kjo vazhdon të mbetet një mision i pamundur për shkak se ngjarjet janë shumë të rënda për t’u mbajtur të fshehta, dhe janë shumë të shpeshta për t’i mbajtur larg syve të publikut e medias”.

    “Në mënyrë të përsëritur, dhe çdo ditë, po zbardhen krime që policia e Tahirit i mban të fshehta. Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të ushtrojë përgjegjësitë e saj për të siguruar rendin, të bëjë transparencë e të zbatojë ligjin, dhe të qëndrojë larg lojërave politike të Ministrit e Kryeministrit për të transformuar realitetin e rëndë kriminal. Sepse realiteti nuk fshihet dot.

    Përpjekje të tilla vetëm sa e shtojnë edhe më shumë pasigurinë publike, stimulojnë krimin, dhe ulin edhe më shumë rezultatet dhe efektshmërinë e Policisë së Shtetit”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat-Laura Vorpsi-24ore.

    Nje nga genjeshtrat e shumta te joheve te fundit te PeDe-se. Ja cfare thote ministri:

    As per kete do kerkojne falje publikisht?
    PD pretendon se MB dhe Policia e Shtetit ka fshehur nje plagosje ne Mamurras. Genjeshter!
    Jo vetem nuk kemi fshehurJ ngjarjen, por kemi arrestuar autorin dhe ngjarja eshte bere e ditur per mediat. Me poshte detajet e njoftimit te sotem...

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e detyruar të përgënjeshtrojë përsëri deklaratat e subjektit PD, sipas të cilit një plagosje me armë ka ndodhur në mjediset e Postës së Policisë Mamurras më datë 17 janar.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ripërsërit angazhimin dhe përkushtimin për të bërë transparencë, lidhur me punën e saj, shifrat e kriminalitetit dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizaur e korrupsionit.
    Edhe këtë rast ngjarja nuk është fshehur dhe për më tepër nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamuras.

    Konkretisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, që më datë 17 janar është dhënë njoftimi përkatës, i cili i është përcjellë përfaqësuesve të medias.

    Lidhur me këtë ngjarje, më datë 17 janar, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka informuar se:

    Më datën 17.01.2014, rreth orës 01:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    - Elson Bukurosh Kalaveri, 27 vjeç, banues në Thumanë-Krujë,

    Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi më datën 17.01.2014, rreth ores 00.45, në qytetin e Mamurrasit, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin G. K., vjeç 36 banues në Thumanë Krujë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Ushtarak Tiranë.

    Falë ndërhyrjes shumë të shpejtë nga ana e Patrullës së Policisë Mamurras, menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit, së bashku me armën e krimit e llojit Pistolet HS, me nje krëhër me katër fishek të kalibrit 9 mm. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhoj, kalibrit 9 mm.

    Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqesorë Kurbin, për veprën penale të “Vrasjes me dashje “ e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22, dhe 278/2 të Kodit Penal.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat-Laura Vorpsi-24ore.

    Fshehja e ngjarjes dhe dalja e lajmit te plagosjes ne rajon te policise,me vonese
    ka shume mundesi te jete e vertete.
    Ministri Tahiri pergenjeshtron lajmin e Laura Vorpsit.
    Ministri eshte socialist,Ministrii ka policat,njerezit e tij,vartesit e tij.
    Ministri do mbroje policat dhe nuk mund te perkrahe e mbeshtet cfare thote laura Vorpsi.
    Si do thote ai qe policia ka fshehur ngjarjen????
    Deklarata e ministrit eshte jo e besushme dhe len shume per te dyshuar.
    Deklarata e Ministrit nuk mund te merret si dicka e besushme,eshte nje konflikt interesash
    dhe nuk shpreh te verteten
    Ministri deklaron sipas interesave shteterore dhe partiake.E verteta eshte krejt dicka tjeter.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Pse nuk i fut nje plumb vetes ky Tahiri?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Beni 7 11 ke mesur te lexosh akoma? - Njoftimi eshte bere ne daten 17 per mediat nga Drejtoria e Qarkut Lezhe dhe eshte bere arrestimi i atentatorit brenda 15 minutash nga ngjarja, e cila nuk ka ndodhur fare ne komisariat sic ka gjenyer teta Laura.

    Kishte nja 4-5 genjeshtra qe kishte nxjerre per policine ditet e fundit dhe te gjitha i nxori ministri te paverteta pasi njoftimet ishin te gjitha ne media.

    Eshte ironike se Laura qe kerkon "jabanxhinjte" te hyjne me vize ne Tirane harron gjithe shpellaret qe e kishin zaptuar Tiranen ne kohen e Berishes

    Mos e ka nxjerre Berisha tani si pyke ne diell me keto deklarata per ta ndeshkuar lol
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    ore po ky Tahiri e ka pase babain ne burg per trafik ilacesh si farmacist apo e kam degjuar gje gabim???!!!!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Beni 7 11 ke mesur te lexosh akoma? - Njoftimi eshte bere ne daten 17 per mediat nga Drejtoria e Qarkut Lezhe dhe eshte bere arrestimi i atentatorit brenda 15 minutash nga ngjarja, e cila nuk ka ndodhur fare ne komisariat sic ka gjenyer teta Laura.

    Kishte nja 4-5 genjeshtra qe kishte nxjerre per policine ditet e fundit dhe te gjitha i nxori ministri te paverteta pasi njoftimet ishin te gjitha ne media.

    Eshte ironike se Laura qe kerkon "jabanxhinjte" te hyjne me vize ne Tirane harron gjithe shpellaret qe e kishin zaptuar Tiranen ne kohen e Berishes

    Mos e ka nxjerre Berisha tani si pyke ne diell me keto deklarata per ta ndeshkuar lol
    O plako ti je akoma ne autobuz.........
    Plagosja ka ndodhur brenda ne rajon dhe policia dhe Minister genjejne pasi
    incidenti eshte shume embarrasing(turp)
    Laura nuk flet per fshehje arrestimi,por per fshehje te
    nje incidenti si plagosja e te arrestuarit brenda ne rajon.
    Eshte plagosur i arrestuari dhe eshte mbajtur e fshehte plagosja nga policia per 3 dite.
    Media eshte njoftuar vetem per arrestimin,por jo per plagosjen qe ka ndodhur
    me vone pas arrestimit brenda ne polici..
    Policia me sa duket ka dashur ta mbaje te fshehte incidentin e plagosjes.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    O plako ti je akoma ne autobuz.........
    Plagosja ka ndodhur brenda ne rajon dhe policia dhe Minister genjejne pasi
    incidenti eshte shume embarrasing(turp)
    Laura nuk flet per fshehje arrestimi,por per fshehje te
    nje incidenti si plagosja e te arrestuarit brenda ne rajon.
    Eshte plagosur i arrestuari dhe eshte mbajtur e fshehte plagosja nga policia per 3 dite.
    Media eshte njoftuar vetem per arrestimin,por jo per plagosjen qe ka ndodhur
    me vone pas arrestimit brenda ne polici..
    Policia me sa duket ka dashur ta mbaje te fshehte incidentin e plagosjes.
    O ben 7 -11 i vetmi qe eshte ne autobuz je ti.

    Ku e di ti qe ka ndodhur brenda ne rajon kjo plagosje? Atje ishe ti? Apo degjon mashtrimet e Laures

    Ministria kur ka bere njoftimin per media per ngjarjen dhe arrestimin e autorit ka thene edhe se perse eshte arrestuar sepse kjo eshte praktika.

    Arrestohet filan fisteku per kete incident ne kete date dhe kete ore. Shiko arkivat e njoftimeve te ministrise se puneve te brendshme te shikosh se kush llafos kot e kush eshte ne autobuz.

    Pastaj 3 dite tha Laura e mbajten te fshehte ata kur ngjarja ndodhi ne daten 17, dmth i bie ta kene mbajtur te fshehte deri neser???

    Me thuaj kur te zbresesh, dhe leje barin se te ben dem
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Ka patur deshmitare qe e kane pare plagosjen brenda ne rajon si dhe
    plage ne trupin e te arrestuarit.Kur ai eshte arrestuar jashte, nuk ka pasur plage,
    ai qelloi dhe plagosi nje tjeter me pistolete.
    Pasi ai hyri ne rajon eshte qelluar me pistolete dhe i eshte shkaktuar plage.
    Beji nje telefon prokurorise,te beje hetimet,be my guest,.
    Ai nuk ka plagosur veten, pasi arma ju hoq nga policet kur u arrestua jashte.
    Ai eshte goditur me arme nga nje polic brenda ne rajon.....Kjo eshte dhe arsyeja qe Tahiri genjen
    Tahiri nuk don te dale e verteta pasi,nqs Tahiri do pranoje qe nje polic ne rajon ka qelluar me arme te arrestuarin
    atehere kjo do jete turp per policine,turp per Tahirin,polici shkon ne burg dhe kjo do perdoret si material nga opozita.
    Nuk po degjoj as lexoja asgje se ku eshte prokuroria,pse nuk shkon te beje hetime??????
    Nuk shkon se u ka dhene urdher Tahiri te mos
    ngaterrohen me ate pune.Kjo eshte mungese transparence dhe padrejtesi.
    17,18,19 =3 dite
    Arrestimi eshte bere bere midis ores 12 te nates te dates 16.dhe 1 te mengjesit te dates 17....
    Pse duhet ti besoj deklarates se Ministrit????
    Kush beson se cfare thote Tahiri ne kete rast eshte naiv dhe ne autobuz.
    remember.....je akoma ne autobuz ....lol
    I arrestuari ka plage plumbi ne trup....kush e plagosi??????
    Laura Vorpsi ka marre informacion nga police qe kane qene ne ngjarje
    prezent deshmitare dhe kane pare qe i arrestuari eshte qelluar me arme,ose
    ka marre info nga ndonje infermier qe i ka dhene ndihmen e
    pare te plagosurit dhe i ka hequr plumbin nga trupi.
    ====
    Prokuroria mundet te kete shkuar ne heshtje, ka pyetur shefin, ka pare,plage, gjak
    infermier,mjek aty dhe ka ikur ne heshtje,pasi qenka muhabet qe nuk duhet folur fare
    dhe e kane ziposur gojen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-01-2014 më 22:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    O Xinxerfillo,

    Une e lexova ate njoftimin e ministrise se brendshme, por ne asnje vend ne ate komunikate nuk shkruhet qe personi i arrestuar ishte plagosur. Thuhet qe ky plagosi nje person tjeter dhe u kap ne flagrance.

    E plagosi vete veten ky personi i arrestuar apo e plagosen policat e Tahirit?

    Thuaji Tahir fshatarit te nxjerri nje komunikate tjeter per shtyp. Kesaj here ta nxjerri sikur ky i arrestuari, nga frika e policeve, plagosi vetveten.

    E keshtu jemi ne rregull.

    Edhe PD e pergenjeshtrojme.

    Edhe policat qe plagosin me arme zjarri neper komisariate te pandehurit i shpetojme nga akuza e ligjit.

    Edhe na e shajne pastaj ne qeverine e shtetin tone te 23 qershorit si shtet policor!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2014 më 00:09

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Juve andej nga Ameriqia ju ka ngrire truri nga te ftohtit me duket

    Kush tha qe i arrestuari ka plage ore? Cili lajm thote se i arrestuari ka plage me arme zjarri??? As Laura se ka thene qe i arrestuari eshte plagosur!!

    Ku jane keta deshmitaret? Pse ska dhene kush nje interviste??

    Keni filluar shpikni dhe ngjarje tani. E keni lene barin keni filluar me kerpudha qe keni halicunacione dhe flisni percart?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  12. #12
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Eshte ironike se Laura qe kerkon "jabanxhinjte" te hyjne me vize ne Tirane harron gjithe shpellaret qe e kishin zaptuar Tiranen ne kohen e Berishes
    Dmth edhe ti ia mbeshtet deklaraten Vorpsit ne citimin me siper ?!

  13. #13
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Une i ndjek te gjitha lajmet e vendit dhe them me bindje qe nuk kam pare apo degjuar asnje njofttim per kete ngjarje. Reagimi erdhi ne momentin kur PD doli ne shtyp dhe akuzoi per fshehje krimesh.

    Policia zbaton urdhrat e pacipe te ministrit te brendshem Tahiri duke menduar se disa krime te mos dale ne media do shfaqte krenarine e tij te hundes kryelarte per sukses e ulje krimi nen qendrimin e krenarit delirant i dhje.. por krenar. Sajmir Tahiri me paaftesine e tij per te menaxhuar krimin qe duket qarte se ka dale jashte kontrollit arrin deri aty sa te beje taktiken e mosnjoftimit mediatik. Versioni i opozites eshte me i bindshem pasi opozita s'mund te genjeje per dicka qe eshte e dukshme pasi do diskreditonte veten me mjetin e mashtrimit , ne kete rast opozita kritikon per dicka qe eshte e padukshme si fshehja e informacionit,mostranparenca,mosnjoftimi.

    Harrojne se te fshehesh krimin eshte po ashtu krim pasi genjen publikun duke pasqyruar nje tjeter realitet. Por cfar presim nga nje polici qe eshte kthyer ne nje celule partiake ku cunat elektorale te Tahirit u binden urdhrave te tij prej skuthi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 20-01-2014 më 06:10
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Xinxerfill, te rrime shtrember dhe te flasim drejt.
    Po te lexosh te faqja e Shekullit (o Koqos kjo) do te shohesh qe edhe aty thuhet qe ka ndodhur ne oborrin e postes se policise.
    Dhe nqs do ishe skeptik si natyre do arrije ne konkluzion qe PD ka shume njerez te vetet ne polici, dhe ai lajm PD-se i ka vajt nga policet e Mamurrasit (pra them se eshte e vertet ajo qe thuhet edhe te Shekulli ose ajo qe thote PD).
    Nqs policia zyrtare do pranonte qe ky krim ka ndodhur ne oborrin apo ne ambjentet e postes policore, ky do ishte nje skandal i madh, dhe per rrjedhoje te pakten ministri i brendshem ose drejtori i pergjithshem duhet te jepnin doreheqjen (nqs do ishim ne nje vend me etike morale por te ne nuk behet fjale).
    Pra une besoj me teper faktin qe kjo plagosje ka ndodhur ne ambjentet e policise, dhe Policia e qarkut lezhe per mos te dale si "delja e zeze" e policise dhe ti "vishte" kete skandal policise, e fshehu kete lajm me urdher nga larte ose me frike nga poshte.
    Ky eshte mendimi im dhe une jam pak skeptik si natyre (sidomos ndaj deklaratave publike qe ben politika)

    Gjithsesi une mendoj qe ne pergjithesi lajmet negative nuk duhen trumbetuar me aq "zell" pasi prodhojne vetem negativitet ne shoqerine tone te vuajtur dhe te eger.
    Pra per mendimin tim keto lajmet per vrasje e lajmet per krizera ekonomike duhet te shfaqen sa me rralle neper tv dhe gazeta.
    Lajmet e vrasjeve psh mund ti zene lajmet e gjykatave (pra me shume te cohet vemendja te gjykatat se sa te vrasja vet) dhe te ndiqet cdo seance vrasjeje nga tv apo gazetat dhe ta trumbetojne me te madhe pasi keshtu stepet dhe gjyqesori nga "mekati i korrupsionit".
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Po po gesti perpara komisariatit ka ndodhur plagosja, por jo brenda ne rajon dhe nuk eshte fshehur per tre dite sic genjen PeDe-ja.

    Shekulli ta ka botuar te plote te gjithe ngjarjen. Ja ku e keni me poshte:

    Mamurras, plagosja ndodhi në oborrin e postës policore
    Një plagosje në Mamurras, në oborrin e postës së policisë së kësaj qyteze, ka ngritur në akuza të ndërsjella opozitën me Ministrinë e Brendshme.

    Po përtej akuzës së të parës, për fshehje ngjarjeje dhe sqarimit të së dytës, se ngjarja nuk është fshehur, e vërteta qëndron në komunikatën ditore të lëshuar nga Drejtoria e Policisë së Lezhës.

    Komunikata nga zëdhënësi i kësaj drejtorie, Fatos Cera, nisur për mediat mban orën 10.53 minuta të datës 17 janar. Konkretisht është njoftuar se rreth orës 01:00, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elson Bukurosh Kalaveri, 27 vjeç, banues në Thumanë.

    Arrestimi i këtij shtetasi, sipas deklaratës së policisë, është kryer pasi rreth orës 00.45, në qytetin e Mamurrasit, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin G. K.,(Gentian Keçin) 36 vjeç, po banues në Thumanë Krujë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak, Tiranë. Gjithashtu, në deklaratën e Policisë së Lezhës sqarohet:

    “Falë ndërhyrjes shumë të shpejtë nga ana e Patrullës së Policisë, Mamurras, menjëherë mbas ndodhjes së ngjarjes është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit, së bashku me armën e krimit e llojit pistoletë HS, me një krehër me 4 fishekë të kalibrit 9 mm. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë, kalibrit 9 mm”.

    E vërteta e plagosjes

    Pas akuzave të ndërsjella mes Partisë Demokratike dhe Ministrisë së Brendshme, u rikthyem në të vërtetën e atij sherri banal që ka nisur në Rinës, mes dy bashkëfshatarëve dhe ka përfunduar në Mamurras, në afërsi të postës së policisë.

    Elson Kalaveri, 27 vjeçari që tashmë është vënë në pranga dhe do të përballet me një akuzë të rëndë, atë të plagosjes, mbrëmjen e së enjtes ka mbërritur në lokalin e muzikës në afërsi të Rinasit, lokal që është në pronësi të Gentian Keçit. Dy djemtë dhe familjet e tyre njihen me njëra tjetrën pasi janë nga i njëjti fshat; Thumana.

    Sherri ka nisur për shkaqe banale, bën me dije policia e Lezhës në lokal, ndërsa Kalaveri dhe Keçi janë konfliktuar ashpër brenda lokalit. 27 vjeçari ka qenë i armatosur dhe në debatin që ka patur brenda lokalit me bashkëfshatarin e tij e kanë dëgjuar shumë dëshmitarë okularë.

    Në debatin mes dy djemve nga Thumana, Kalaveri, mësohet t`i ketë vënë në dukje Keçit faktin që janë rritur bashkë dhe nuk ka lezet të ngatërrohen për gjëra të tilla. Në atë moment, 27 vjeçari ka dalë nga lokali dhe me dy persona të tjerë, mikesha të tijat, që për shkak etike, nuk iu bëhen publik emrat, ka marrë makinën dhe është nisur në drejtim të Fushë-Krujës.

    Nga pas ka parë të ndiqet nga makina e Keçit. Për të shmangur konfliktin, Kalaveri nuk është ndaluar në Thumanë, por ka vazhduar rrugën në drejtim të Mamurrasit.

    Ndjekja ka vazhduar deri në Mamurras. Atëherë i riu, i shoqëruar me dy mikeshat e tij ka vendosur tu bie në dorë punonjësve të policisë së postës së Mamurrasit, të cilët mësohet se kanë qenë përjashta postës.

    Punonjësit e policisë kanë deklaruar edhe itinerarin e asaj mbrëmjeje derisa në atë moment kanë qenë në oborrin e ndërtesës që shërben për postë policore.

    Konflikti në oborrin e postës

    Mësohet se gjithçka ka ndodhur në pak minuta, ndërsa punonjësit e policisë ende nuk kishin sqaruar se kush po e ndiqte të riun kur ka mbërritur Keçi.

    Edhe pse policia nuk ka bërë me dije nëse Keçi ka qenë i armatosur apo jo, sipas të dhënave momentin që ka zbritur nga mjeti dhe ka nisur të shajë Kalaverin ka patur në duar një çantë.

    Sërish 27-vjeçari, ka kërkuar nga efektivët që ta largojnë që aty se e kishte bashkëfshatar dhe se nuk donte të kishte konflikt me të. Pas fjalëve fyese mes tyre, Keçi mësohet se ka çuar dorën te çanta që kishte me vete.

    Nga frika se do e gjuante me armë, Kalaveri ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me tek plumb. Për fatin e keq të Keçit, plumbi e ka kapur në kokë.

    Atëherë 27-vjeçari është arrestuar ndërsa menjëherë janë munduar t’i japin ndihmën e parë të plagosurit. Punonjësit e policisë kanë vepruar menjëherë, duke nisur në drejtim të spitalit 36-vjeçarin, ndërsa në vendin e ngjarjes më pas kanë mbërritur edhe krerë të policisë së Lezhës.

    Referuar të dhënave bëhet dije se ngjarja është dokumentuar tërësisht dhe se gjithë vëmendja prej më shumë se tri ditësh është përqendruar tek gjendja shëndetësore e 36-vjeçarit Keçi.

    Burimet sqarojnë se në të vërtetë, në fillim sherri në lokal nuk ka filluar mes dy bashkëfshatarëve, por kanë qenë persona të tjerë që janë ankuar për Kalaverin.

    Atëherë sherri ka degjeneruar mes dy djemve nga Thumana. Ngjarja u lokalizua nga policia e Lezhës, por u rihap nga deklaratat e djeshme, duke bërë akuza të ndërsjella, por pa menduar për familjet në konflikt e aq më tepër për jetën e 36- vjeçarit që ende nuk është e sigurt.

    PD: Ngjarja u fsheh 3 ditë

    “Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit kanë arritur të fshehin për tre ditë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Mamurras, ku brenda postës së policisë është plagosur një shtetas.

    Sipas të dhënave të sigurta dhe referuar asaj që raporton sot media, protagonistët e ngjarjes kanë shkuar në zyrat e policisë për të gjetur siguri, pas konfliktit që kanë pasur.

    Por në prani të punonjësve të rendit, njëri nga shtetasit e përfshirë në ngjarje ka qëlluar me armën e tij, duke plagosur rëndë shtetasin me inicialet G.K. Duke ndjekur porosinë politike të Ministrit Tahiri, ‘po nuk doli në media, krimi nuk ndodh’, policia nuk e ka raportuar dhe nuk e ka bërë publike ngjarjen.

    Partia Demokratike denoncon përdorimin e policisë nga Ministri dhe Kryeministri për zbukurimin e realitetit, ndërkohë që kjo vazhdon të mbetet një mision i pamundur për shkak se ngjarjet janë shumë të rënda për t’u mbajtur të fshehta, dhe janë shumë të shpeshta për t’i mbajtur larg syve të publikut e medias.

    Ministria e Brendshme: Plagosja ndodhi në oborr

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e detyruar të përgënjeshtrojë përsëri deklaratat e subjektit PD, sipas të cilit një plagosje me armë ka ndodhur në mjediset e Postës së Policisë Mamurras më datë 17 janar.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ripërsërit angazhimin dhe përkushtimin për të bërë transparencë, lidhur me punën e saj, shifrat e kriminalitetit dhe rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

    Edhe këtë rast ngjarja nuk është fshehur dhe për më tepër nuk ka ndodhur në ambientet e Postës së Policisë në Mamurras. Konkretisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, që më datë 17 janar është dhënë njoftimi përkatës, i cili i është përcjellë përfaqësuesve të medias.
    Pra sic e shikon ngjarja ka ndodhur mesnaten e 17 Janarit dhe eshte komunikuar ne oren 10:53 minuta po te dates 17 Janar tek mediat nga zedhenesi i drejtorise se Policise se Lezhes.

    Per me teper nuk jane plagosur dy veta sic pretendojne keta fyellat me siper qe kane filluar halicunacionet nga i ftohti i madh ne Ameriqi, por vetem njeri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 20-01-2014 më 11:19
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Po po gesti perpara komisariatit ka ndodhur plagosja, por jo brenda ne rajon dhe nuk eshte fshehur per tre dite sic genjen PeDe-ja.

    Shekulli ta ka botuar te plote te gjithe ngjarjen. Ja ku e keni me poshte:



    Pra sic e shikon ngjarja ka ndodhur mesnaten e 17 Janarit dhe eshte komunikuar ne oren 10:53 minuta po te dates 17 Janar tek mediat nga zedhenesi i drejtorise se Policise se Lezhes.

    Per me teper nuk jane plagosur dy veta sic pretendojne keta fyellat me siper qe kane filluar halicunacionet nga i ftohti i madh ne Ameriqi, por vetem njeri.
    E mo pune e madhe se u plagos nje person i arrestuar nga policia ne oborrin e komisariatit dhe ne pranine e vete policeve.

    Skandal e quani ju kete qe te plagoset tjetri ne pranga e ne duart e policise? Skandal do te ishte po ta kishin vrare fare. Po edhe po ta kishin vrare fare, Partia ka menduar edhe kete situate. Sic thote ministri yne perdite para mediave per vrasjet qe behen: "vrasjet u bene per larje hesapesh". Qeveria e ka fajin qe kane hesape pa lare njerezia?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2014 më 13:17

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E mo pune e madhe se u plagos nje person i arrestuar nga policia ne oborrin e komisariatit dhe ne pranine e vete policeve.

    Skandal e quani ju kete qe te plagoset tjetri ne pranga e ne duart e policise? Skandal do te ishte po ta kishin vrare fare. Po edhe po ta kishin vrare fare, Partia ka menduar edhe kete situate. Sic thote ministri yne perdite para mediave per vrasjet qe behen: "vrasjet u bene per larje hesapesh". Qeveria e ka fajin qe kane hesape pa lare njerezia?

    Albo
    Ty tu paskan mbledhur gjithe te keqiat o i shkrete, qorr, shurdh, kokrra budallait.

    Ma thuaj pak te lutem kush dhe kur u arrestua, kush u prangos dhe si ky me pranga ne duar nxori armen dhe plagosi dike? Pastaj me thuaj edhe si ai tjetri qe u plagos ne koke plagosi kete tjetrin me mbrapa sepse sipas teje ishin dy te plagosur...

    E ke te gjithe ngjarjen te shkruar qe nga fillimi deri ne fund. Nese do te luash rolin e budallait e ben vetem per vete sepse kushdo di te lexoje Shqip e shikon cfare ka ndodhur, ku dhe si.

    Po notmalisht ju PeDe-istat keshtu jeni mesuar ti hidhni genjeshtrat me shpresen se do ju ngjit ndonjegje...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  18. #18

    Për: PD: Policia fshehu për 3 ditë plagosjen brenda në komisariat

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    ore po ky Tahiri e ka pase babain ne burg per trafik ilacesh si farmacist apo e kam degjuar gje gabim???!!!!
    Me duket se e kishte nxjerr edhe si arritje te policise
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •