Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Rama me përfaqësues të biznesit: S’ka më tallava me financat

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të gjatë me përfaqësues të biznesit sot për të dëgjuar problemet e tyre por RAMA ,,I PREREdhe për tu bërë të qartë, siç tha shefi i qeverisë, se “koha e tallavasë ka marrë fund”. Me tallava kreu i qeverisë sqaroi se kupton sjelljen e disa bizneseve por dhe të qeverisë ndaj financave. Ndërkohë vetë takimin e sotëm ku përfaqësuesit e bizneseve ngritën problem dhe bënë pyetje kreu i qeverisë e sheh si arritje të qeverisë duke e përkufizuar me fjalinë “biznesit i ka ardhur goja se ska më gjoba”.

    “Shumica nuk ju njohin, njohin këngëtarët, aktorët, biznesmenët nuk i njohin, nuk e dinë që ato bilancet i bëni ju jo UFO-t. Ne duhet të jemi të gjithë së bashku, të bindur që koha e tallavasë me financat ka mbaruar, e tallavasë nga ana e qeverisë,e tallavasë nga ana e biznesit. Do punojmë muaj pas muaji e vit pas viti, që koha të vijë, të jetë koha e bashkëjetesës sonë, kështu që ne për veten tonë jemi të vendosur dhe përditë bëjmë atë që dimë dhe atë që mundemi që ti ikim sa më larg tallavasë. Jemi të bindur se tek ne do gjeni partnerin e dëshiruar prej vitesh, por mos harroni se ne përfaqsojmë shtetin që të mos lejojmë tallavanë me bilancet dhe ato historitë që ne i dimë mirë”, theksoi kreu i qeverisë.

    Më tej në përgjigje të problemeve që ngriti kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, kryeministri tha se “koha kur heshtnit ju mbaroi, me heshtje nuk e pranuat folët për ta kundërshtuar, sipërmarrjes i ka ardhur goja se deri dje jo që kush guxonte të nxirrte kokën në një ekran të fliste e kishte mbrapa gjobën të madhe, por realisht nuk kishte asnjë hapësirë të komunikonte me qeverinë, të shkuarën e kemi të pandashme në formën e minave që gjejmë rrugës dhe këto të kontratave përkatëse ishin disa mina që i plasin në dorë në janar të atyre që ishin përgatitur të bënin shërbimet, duam s’duam është mirë që të kemi parasysh pengesat e panumërta që na janë vënë dhe që hap pas hapi i ndeshim për shkak të vendimmarrjes së gabuar.”

    Problemet që u ngritën në takim ishin informaliteti, çështja e sigurimeve në biznesin fason, çmimi i naftës, koncensionet, etj.

    Që në nisje Rama tha se qeveria ka vullnet për të bashkëpunuar dhe ka gjetur një mënyrë konkrete për ta bërë këtë duke prezantuar një portal online enkas për sipërmarrjen, në të cilin sipërmarrja do të njoftohet për çdo nisme të qeverisë përpara se të kalojnë në këshillin kombëtar.

    Anulimi i koncensioneve

    Kryeministri Rama në takimin e sotëm me biznesin tha se disa koncensione janë anulluar për shkak të praktikave korruptive që janë përdorur për ti dhënë ato. Një nga problemet e ngritura ishte ajo e pullave fiskale. “Koncesione kemi anulluar jo pak por kemi qenë dhe jemi vendosmërisht kundër kthimit të kësaj praktike në një praktikë korruptive arbitrare për të privilegjuar disa në kurriz të të tjerëve dhe për të cenuar rëndë konkurrencën. Së shpejti do të avancojmë me disa koncesione ajo e pullave fiskale problem shumë i madh, se nuk ka garantuar asnjë lloj ndryshimi cilësor të këtij shërbimi, nuk ka sjellë asnjë lloj investimi të konsiderueshëm dhe përmirësimi teknologjik dhe i merr arkës së biznesit një sasi parash tërësisht të paarasyeshme rëndon biznesin dhe buxhetin e shtetit dhe nuk sjell përmirësim në asnjë aspekt, është një situatë e papranueshme. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është pothuajse në fund të dhe do japim zgjidhjen tonë që do e dërgojmë në parlament, për një qëllim, për të shpëtuar biznesin dhe për të lehtësuar arkën”.

    Biznesit fason i premtoi rishikimin e taksimit. Sipas Ramës në pranverën e këtij viti do të hartohet një paketë ku do të bëhen disa ndryshime në paketën fiskale për këtë kategori biznesi.

    Si kryeministër, Rama garantoi se qeveria do të dialogojë vazhdimisht me biznesin dhe do ndërtojë ura lidhëse me qëllim zgjidhjen e cdo problemi që shqetëson aktualisht biznesmenët.

    “Ju siguroj që dialogu dhe hapësira e ndërveprimit do të jetë pjesë e procesit tonë qeverisës jo ngaqë ne jemi bujarë apo jemi më të mirë se të tjerët, por se ne konsiderojmë dialogun dhe ndërveprimin instrument të patjetërsueshëm të procesit qeverisës. Ne përfaqësojmë vullnetin e publikut për të mbrojtur interesin kombëtar dhe publik ju përfaqësoni vullnetin tuaj për grupet që përbëjnë kompanitë tuaja për të përfaqësuar interesin, por ndërthurja e opinioneve ndërveprimi mes nesh bën që përmes mbrojtjes së këtyre dy interesave interesi të jetë i dyanshëm”.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama me përfaqësues të biznesit: S’ka më tallava me financat

    Ka ndonje qe di turqisht qe te me perktheje ne shqip se cfare do te thote "tallava"?

    Rilindasi yne perdor fjale te medha, qe ne njerezit e thjeshte nuk i kuptojme.

    Shpresoj ta kene kuptuar biznesment ne salle.
    Albo

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama me përfaqësues të biznesit: S’ka më tallava me financat

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ka ndonje qe di turqisht qe te me perktheje ne shqip se cfare do te thote "tallava"?

    Rilindasi yne perdor fjale te medha, qe ne njerezit e thjeshte nuk i kuptojme.

    Shpresoj ta kene kuptuar biznesment ne salle.
    Albo
    Rama thote .........koha e tallavase ka marre fund
    Kjo me fjale te tjera do te thote "party is over"
    (keni bere qejf sa keni bere tashti qejfi mbaroi) lol
    Me kete Rama do te thote
    qe Shteti ka qene shume doreleshuar me harxhimet. financat.
    Tallava eshte term qe s'ka lidhje fare me ekonomine biznesin apo financen.
    Tallava eshte nje gjini muzikore me origjine nga Bullgaria
    qe perdoret edhe ne zona te tjera te ballkanit.
    Rama flet shume keq ne fjalime,s'di te flase dhe ceshte me e keqja
    ska asnje lloj njohurie per ekonomine dhe biznesin.
    Per cfare ta degjosh/lexosh....per injorancen????
    Eshte qesharake.Piktori mban fjalim per
    ekonomine,jep edhe keshilla dhe sygjerime lol
    ====
    Meqe u permend tallavaja.Muzika e tallavase eshte komplet muzike crap,muzike mizerje,
    muzike gabelesh ne steroide e amplifikuar me amplifikatore, kitare dhe perkusion(xhez)
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-01-2014 më 23:03
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •