Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Pengmarrja 2.5 mln euro, dy shqiptarë në rrëmbimin e biznesmenit grek

    Emri:  Karamolegos-300x148.jpg

Shikime: 310

Madhësia:  16.0 KB
    Në rrëmbimin e bujshëm të biznesmenit grek, Manolis Karamolegos, janë përfshirë edhe dy shqiptarë. Pengmarrja ndodhi në Athinë mbrëmjen e së hënës dhe përfundoi 24 orë më vonë, me një fund të lumtur për biznesmenin 55-vjeçar, pronar i një rrjeti dyqanesh buke. Gazetat “Ekathimerini” dhe “Ta Nea” raportojnë në faqet e tyre online se pengmarrësit kishin kërkuar 2.5 milionë euro në këmbim të jetës së Manolis Karamolegos, por ky i fundit është treguar më i zgjuar se të gjithë. Sipas mediave greke, biznesmeni ka mundur të bindë njërin prej rrëmbyesve me kombësi moldave, që të dorëzohej bashkë me të në polici. Në këtë mënyrë, plani i pengmarrjes ka dalë zbuluar, duke çuar në pranga tre prej pengmarrësve dhe shpallur në kërkim dy të tjerë. Gazetat greke shkruajnë se pengmarrësit ishin 5: një grek, dy shqiptarë, një moldav dhe një tjetër person nga Evropa Lindore. Rrëmbimi i Karamolegos ka ndodhur në shtëpinë e tij, në Athinën veriore. Makina e biznesmenit është ndaluar nga tre burra, të cilët e kishin bllokuar më parë atë me makinë dhe motor. Nën forcën e armëve, ata e detyruan biznesmenin e njohur, pronar i “Karamolegos Bakery”, të futej në bagazhin e një ‘Mercedes’-i. Rrëmbyesit e kanë mbajtur peng atë, ndërsa më pas telefonuan në shtëpinë e tij ku kërkuan 2.5 milionë euro në këmbim të lirisë. Sipas njoftimeve, Karamolegos, kur e gjeti veten vetëm me një nga rrëmbyesit e tij, arriti të bindë atë për ta liruar, duke ia argumentuar kërkesën se policia po përgjonte telefonat e tyre dhe shpejt do t’i arrestonte. Të dy shkuan në stacionin e policisë, ku rrëmbyesi me kombësi moldave u dorëzua. Mediat greke raportojnë se biznesmeni i njohur është bërë shënjestër e lehtë për pengmarrësit, pasi kompania që ai drejtonte sapo kishte firmosur një kredi prej 2.5 milionë eurosh. Lajmi ka bërë jehonë në Greqi, ndërsa për njëfarë kohe mediat raportuan të dhëna kontradiktore për kombësitë e rrëmbyesve. Megjithatë, mbrëmë u bë me dije se njëri prej shqiptarëve të implikuar në pengmarrje është arrestuar dhe i dyti është shpallur në kërkim. Mediet greke bëjnë me dije se biznesmeni i njohur u la i lirë të martën dhe është i sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Manolis Karamolegos, 55 vjeç, pronar i “Karamolegos Bakery”, u dërgua në stacionin e policisë në Atikën lindore, pas një operacioni të suksesshëm të policisë. Pengmarrjet e biznesmenëve janë një fenomen i zakonshëm në Greqi, ndërsa shqiptarët konsiderohen nga mediat greke si autorë të shumë krimeve. Vetëm pak ditë më parë një shqiptar u arrestua në Selanik, i akuzuar për vrasjen e një pensionisti grek.

    MAPO

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Pengmarrja 2.5 mln euro, dy shqiptarë në rrëmbimin e biznesmenit grek

    lajm genjeshter dizinformues...,sic e kane zakon mediat greke sapo ndodh dicka,e para qe shkruajne eshte se e bene shqiptaret,sic bene dhe kete here,jane kapur 2 moldav kerkohet dhe kapoja i tyre nje grek,mbase dhe ndonje bashkepunues tjeter,kete e tha policia ne deklaraten zyrtare te saj,kjo eshte loja e piste e mediave greke ndaj shqiptareve,por me e keqja eshte se kemi dhe keta mediat tona qepa asnje pike pergjegjesie dhe pa i vertetuar lajmet ritransmetojne brockulla te tilla,mediat tona skandaloze tip mapo na i bene dhee 2 shqiptaret,kurse mediat greke ne fillim te lajmit ishin te ''sigurta'' per nje shqiptare te kapur..
    tragjike

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •