TIRANE – “Edhe pse numri i shqiptarëve të rekrutuar në radhët e militantëve islamikë në Siri nuk është i madh, sërish mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.” Kështu shkruan portali informativ “BalkanInsight”, që i referohet deklaratave të një prej ekspertëve të sigurisë në Shqipëri.

Sipas këtij portali, që ka vëzhguar faqet e Facebook-ut, dëshmohet se islamikët janë duke përdorur internetin, për të lekturuar luftëtarë për organizatën ISIS, e cila ka lidhje me Al Qaeda-n. Kjo faqe Facebook-u, e quajtur Krenaria Islame, e cila ka më shumë se 2500 ndjekës, ka postuar fotografi dhe propagandë në emër të emër të shqiptarëve , të cilët raportohen se luftojnë në Siri, nëpërmjet ogranizatës ISIS.

“Nëse të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje do të identifikoheshin si terroristë, me një numër të tillë do të përbënin një ushtri të vogël, e për pasojë do të nxisnin një problem të madh”- deklaroi për “BalkanInsight”, eksperti i sigurisë Arjan Dyrmishi.

Sipas tij, një numër kaq i madh mbështetësish do të përbënin një shqetësim, edhe nëse këta njerëz do të identifikoheshin si mbështetës të islamit politik. Në faqen e rrjetit social Facebook, Krenaria islame shfaqen video të Xhihadit të përkthyera në shqip, përgëzime për shqiptarët të cilët kanë luftuar dhe vdekur në Siri dhe video ku sulmohet demokracia, si e papranueshme për islamin.

E njëjta faqe fton myslimanët shqiptarë që t’i bashkohen organizatës, ndërkohë që thuren lavde për ish-liderin e Al Qaeda-s, Osama Bin Laden. Sipas ekspertit të sigurisë, veteranët të cilët kthehen nga konflikti në Siri janë një kërcënim, sepse në çdo moment mund të kryejnë sulme si ato në Londër apo Paris.

Organizata ISIS, për një Irak dhe Siri Islame u themelua në vitet e para të luftës në Irak, duke i premtuar aleancë Al Qaeda-s në vitin 2004 dhe duke u njohur ndryshe si Al Qaeda e Irakut.

(er.nu/news24/BalkanWeb)