Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Ministri i Shëndetësisë padi mjekëve për 21 janarin 2011

    Dosja e “21 janarit”, e mbyllur në Apel, por Beqja kërkon ndëshkimin e mjekëve

    (Perditesuar) Gjyqi për vrasjet e 21 janarit u mbyll në Apel me dënime minimale, por qeveria ka gjetur një mënyrë për të hapur debatin mbi këto ngjarje. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja “paditi” dje dy mjekë, të cilët pak orë pas demonstratës së përgjakshme deklaruan për mediat se vrasjet ishin kryer nga një distancë e vogël. Përmes një letre, ministri Beqja i kërkon Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë të nisë procedimin dhe gjykimin ndaj dy mjekëve të Spitalit Qendror Universitar të Traumës në Tiranë, përkatësisht Sami Koçekut dhe Alfred Gegës, lidhur me deklaratat e tyre mbi viktimat dhe të plagosurit e protestës së 21 janarit para Kryeministrisë, 3 vite më parë. Ai kërkon gjithashtu që dy mjekëve t’u hiqet për një periudhë 3-vjeçare edhe leja e ushtrimit të profesionit. Në letër thuhet se mjekët në fjalë janë gjetur në shkelje të plotë dhe të rëndë me Kodin e etikës mjekësore, pasi jepnin intervista për televizione dhe media të tjera duke deformuar realitetin dhe dezinformuar publikun mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nikaj. Por si u përfshinë dy mjekët e traumës në debatin për vrasjet e 21 janarit? Fill pas ngjarjeve, ku Partia Demokratike pretendoi se protestuesit ishin qëlluar me njëri-tjetrin, mediat pyetën mjekun Sami Koçeku. “Distanca nga janë qëlluar viktimat është shumë e afërt. Shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë”. Një deklaratë të ngjashme kishte dhënë dhe mjeku Alfred Gega. Në letrën-ankesë të Beqjas thuhet se me qëllim të qartë politik, mjekët deformuan realitetin. Mjekët Koçeku dhe Gega do t’i nënshtrohen një verifikimi nga Urdhri i Mjekut për shkelje të Kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore. Beqja kërkon heqjen e licencës për ta për një periudhë 3-vjeçare, si dhe detyrim për rikualifikim profesional për studime plotësuese. Protesta e 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë përpara Kryeministrisë, ka qenë një kartë e fortë e Partisë Socialiste gjatë kohës kur ishte në opozitë. Kryeministri Rama u ka premtuar drejtësi familjarëve të 21 janarit, duke e cilësuar gjykimin për këtë ngjarje të rëndë ‘një farsë’. Por tashmë që është në qeveri, Partia Socialiste gjendet në pamundësi për rihapjen e këtij procesi, i mbyllur në Apel kundër Ndrea Prendit dhe Agim Llupos, vetëm me kohën e paraburgimit.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ministri i Shëndetësisë padi mjekëve për 21 janarin 2011

    Nuk paskemi te bejme vetem me nje kryeminister psikopat por kemi nje qeveri te tere psikopatesh.

    Eshte e padegjuar per nje shtet apo nje qeveri, apo nje minister shendetesie, qe te ngreje padi ne Prokurori e te "ndeshkoje" mjeke duke u hequr licensen, vetem se keta paskan bere deklarata ne media bazuar ne ekzaminimin e demtimeve te personave qe u derguan ne urgjence.

    Dhe e bukura eshte se qeveria, qe i ngjan me shume nje spitali psikiatrik ku nje minister eshte me i bukur se tjetri, nuk e kupton qe qendrime te tilla jane anakronike dhe demaskojne hapur per syte e shqiptareve dhe botes semundjen e tyre.

    Shtojini listes se te pakenaqurve me qeverine e re edhe mjeket e vendit.

    Kushdo qe eshte mjek ne ate vend dhe lexon nje lajm te tille, mesazhi eshte i qarte: qeveria e rilindjes do t'iu ngreje padi ne Prokurori, do t'iu beje shantazh ne media, do t'iu heqi licensen, nese ju guxoni te shprehni mendimin tuaj profesional ne media dhe ky mendim bie ndesh me interesat politike te qeverise.

    Lart e me lart qeveri e Rilindjes, lart e me lart!

    Albo

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ministri i Shëndetësisë padi mjekëve për 21 janarin 2011

    Nga artikulli del qe shkaku i heqjes se licences se dy mjekeve eshte te genjyerit.
    Sipas ministrit mjeket kane genyer.Genjeshtra e mjekut ne publik,
    media eshte shkelje flagrante e etikes profesionale dhe sipas ministrit genjeshtra eshte bere per motive politike.
    Nqs eshte e vertete qe mjeket kane genjyer atehere,heqja e licences dhe suspensioni per 3 vjet duket e drejte.
    Nqs mjeku genjen si mund ti besosh me jete njerezish,ai mund te genjeje perseri dhe perseri dhe behet rrezik per ambjentin ku punon
    Ja perse Ministri i ka pushuar 3 vjet nga puna dhe hequr licensen.Mjeku duhet te jete i ndershem ne pune.Nqs mjeku fillon genjen majtas e djathtas
    atehere pasojat do jene te renda per pacientin infermieret,etj.Atehere nuk ka llogjike dhe eshte me rrezik te mbash rrotull aty ne pune nje mjek genjeshtar.
    Pse nuk intervistojne mjek qe ka ekspertize ne kriminalistike dhe balistike ,qe njeh mire se si shkon plumbi,shenjat qe len baruti i djegur,trajektorja e levizjes dhe ky mjek ka laboratorin e vet ne polici.Mjeket e emergjencave kane eksperience perplaget,por jo ate ekspertize qe ka mjeku qe perdoret nga policia dhe prokuroria per hetime ne krime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 17-01-2014 më 22:41
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Talking Për: Ministri i Shëndetësisë padi mjekëve për 21 janarin 2011

    Ore ky Albo cka qe cirret, per mjeket mashtrues, per kriminelet, per hajdutet? Po sa me shume pakenaqesi te kete populli aw me shume shanse ka per ti rihipur fronit Dr. Berisha more

    Keta dy mjeket mashtruan opinionin publik pas urdherave te marre nga i marri Sali qe cirrej si Albo "grusht shteti" "cadra pistolete" "stilolapsa pistolete". I vetmi psikopat ne politike ishte po ky qe na i thote Albo doktor...

    E keni ne shpirt mashtrimin dhe dezinformimin ju PeDe-istat. I mbron shoket mashtrues ti se keni kauzen e perbashket PeDe-iste te mashtrimit te opinionit.

    Edhe po thua qe eshte psikopat Rama avash me gojen o i uruar se mos te pret ndonjehere ne aeroport edhe te tredhin, se aq mbushin sipas teje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 18-01-2014 më 06:24
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •