Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Punëtorët shqiptarë në Afrikë, Shahaj: Më mashtruan dhe dhunuan që të mbyllja gojën

    Punëtorët shqiptarë në Afrikë, Shahaj: Më mashtruan dhe dhunuan që të mbyllja gojën

    TIRANË- Punëtorët shqiptarë të Afrikës janë në fokus të emisionit “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në "News 24". Për herë të parë në një media dy prej ish-punëtorëve që kanë punuar në Guinenë Ekuatoriale flasin. Ata janë prekur nga malarja dhe kanë vendosur të mos kthehen më në vendin e punës.Të ftuar në studio ishin edhe Irida Qosja shefe në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero si dhe Enkelejda Dikolli Velo entomologe në ISHP.

    Ish-punëtori Laver Shahaj, i cili ka punuar në Guinenë Ekuatoriale në vitin 2012 tregon se firma që u premtoi punën ua mbante të fshehtë vendin ku do të shkonin, i mashtroi për pagën dhe për kushtet e punës madje edhe u dhunuan për të heshtur.

    “Kam hyrë në firmën që bëhet fjalë duke dëgjuar me njëri-tjetrin për një kompani që nxjerr punonjës jashtë Shqipërisë. Gjendja na ka detyruar që të shkojmë atje. Përtej të tjerave kemi pasur shumë premtime të mira nga personi që kishte firmën. Kemi shkuar nëpërmjet një personi tjetër dhe kemi biseduar për një profil pune dhe nënshkruam një kontratë”,- rrëfen punëtori.

    Ish- punëtori Shahaj deklaron se nuk ju dha asnjë informacion se ku do të shkonin. Vendi i punës ndryshohej ditë pas dite dhe nuk u thuhej që do shkonin të punonin në Guinenë Ekuatoriale. “Nga momenti i njoftimit deri në ikje kaluan 3 muaj kohë. Gjëja e parë që na u kërkua ishte nxirrni pasaportat për 15 ditë. Dhe pastaj prisnim të iknim. Gati tre muaj premtime. Filluan dyshimet sepse fillimisht u fol për në Katar. Pesë ditë para se i thashë personit sipërmarrës merri punëtorët dhe thuaji ku do shkojmë se unë nuk mund ti gënjej më”.

    “Në momentin e fundit u kam thënë gjithë punëtorëve, sepse unë isha si personi përgjegjës që mblodha punëtorët për tu nisur, që duhet të lexojnë të gjithë kontratën. Dhe na u premtua 1 milionë e 100 mijë lekë rrogë mujore. E lexuam kontratën dhe aty shkruhen 25 mijë lekë të reja në muaj. Këta njerëz mohojnë ekzistencën e shtetit. Vazhdoi një moment gati dy orë që n,e të firmosnim kontratën. Nuk kishim nga t’ia mbanim, shikonim njëri-tjetrin në sy. Thamë hajde të shkojmë njëherë. Se na u tha që ktheheshim kur të donim sepse biletat ishin vajtje ardhje”,- rrëfen më tej ai.

    Më tej punëtori Shahaj tregon se në kompjuter i janë treguar foto të kushteve ku pretendohej se do jetonin. Sipas tij kushtet që ju treguan ishin shumë të mira aq sa ai hedh mendimin se ato mund të ishin të ndonjë hoteli. “Na treguan fotot të dhomave ku do jetonim. E them që duhet të ishin të ndonjë hoteli sepse kushtet që pamë ne nuk kishin asnjë ngjashmëri me ato foto. Ne shikonim ditë për ditë që sëmureshin punëtorë dhe iknin. Nuk u mor asnjë punëtor me ambulancë. Binin në shesh. U thoshim ju lutem merreni këtë se është sëmurë nuk mund të punoj duke e parë. Ne nuk kishim dushe tamam për 15 punëtorë. I lanim rrobat me dorë”.

    Rrëfimi i ish-punëtorit rëndohet më tej kur ai deklaron se është dhunuar fizikisht nga përfaqësues të firmës që i rekrutoi në Afrikë për punë në mënyrë që të mos hapte gojën për kushtet ku po jetonte dhe punonte. Ai rrëfen se me të mbërritur në Guinenë Ekuatoriale i është marrë pasaporta nga sipërmarrësi dhe nuk kishte mundësi të kthehej në Shqipëri.
    “Nuk kishte asnjë lloj ndjeshmërie nga personi që na kishte nën përgjegjësi. Është e pa pranueshme. Unë kam goditje në kërci nga personi që ishte atje. Duhet të mbyllja gojën unë. E para ju qepa për ilaçe për gjithë punëtorët. Pastaj i kërkova të më kthenin pasaportën të cilën ma morën në momentin që mbërritëm në Guinenë Ekuatoriale”.

    Artur Brazhda një tjetër ish-punëtor në Guinenë Ekuatoriale tregon gjithashtu se kishte vështirësi të mëdha në punë. Nuk kishte siguri teknike dhe askush nuk mbante përgjegjësi për shëndetin e punëtorëve. “ Halli më detyroi të largohesha. Na thanë punë në vendet Arabe por nuk na u tha se ku konkretisht. Atje pashë tmerr me sy. Nuk kishte asnjë lloj sigurimi teknik. Kabllot elektrik i kishin në ujë dhe nëpër këmbë. Edhe një palë çizme kur kërkova nuk mi dhanë. Askush nuk jepte shpjegim për asnjë gjë. Punoja gjithë kohës në presion psikologjik”.

    Brazhda tregon edhe momentin kur ka kuptuar që është prekur nga sëmundja e Malarjes. Edhe në një moment të tillë ai tregon se askush nga kompania nuk ka marrë përsipër ta çojë te mjeku. “Ne ishim çdo ditë të sëmurë, të këputur, të zverdhur në fytyrë. E kuptova që u sëmura sepse kisha rënie të imunitetit të trupit. Këputje gjunjësh. Dhimbje koke, temperatura shkoi në 41 gradë. Për vetën time kërkoja ndihmë te sipërmarrësit që jam sëmurë dhe më ço te mjeku se nuk di të merrem vesh. Nuk interesohej askush. Ishim në dorë të zotit”.

    Një tjetër problem që u ngrit në studio nga persona që kanë pasur familjarë të punësuar në Afrikë ishte çështja e kompanive që i rekrutojnë. Sipas tyre shpesh herë këto kompani janë fantazmë dhe nuk figurojnë askund.

    Ish-punëtori Laver Shahaj thekson se çështja është nën hetim nga Krimet e Rënda. “Nuk duam të dëgjojmë për viktima të tjerë. Kam qenë rënë. Kam ngritur zërin që kur jam kthyer çështja është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kam besim. Njerëzit kanë frikë. Unë nuk kam çfarë frikë të kem më, unë vdiqa dhe u ngjalla”.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Punëtorët shqiptarë në Afrikë, Shahaj: Më mashtruan dhe dhunuan që të mbyllja go

    Ekskluzive/ shqiptarët në Afrikë: Kushtet skandal, mushkonja kudo- VIDEO

    TIRANE - Disa ditë pas vdekjes së 41-vjeçarit, Ridvan Kate nga sëmundja e malaries, fakte të reja dalin në dritë mbi jetesën e vështirë që bëjnë shqiptarët në Guinenë Ekuatoriale.

    Ekskluzivisht për News24 dhe Balkanweb në video të filmuara nëpërmjet celularëve nga vetë punëtorët shqiptarë në vendin afrikan, tregohet rruga që përshkojnë çdo ditë, projektin për të cilin ata janë duke punuar. Shihet qartë dhe një hotel si dhe kushtet e këqija me të cilat përballen shqiptarët.

    Në një prej videove tregohet mungesa e theksuar e higjienës, e cila komentohet dhe nga vetë personi që ka filmuar videon, ku midis pamjeve të papastërtisë së tualeteve tregon dhe sasinë e madhe të mushkonjave të malaries, të cilat gjenden në masë të madhe në çdo cep.

    Shumica e atyre që kanë shkuar në Afrikë nuk janë rikthyer më për të punuar sërish, madje nuk mungojnë dhe rastet kur kontrata është lënë në mes nga punonjësit. Ndërkohë në Shqipëri kompania është denoncuar jo pak herë për dhunë dhe mashtrim.

    Personat që kanë punuar në Afrikë kërkojnë që shteti shqiptar të kryejë hetim për këtë kompani dhe kushtet në të cilat punojnë shqiptarët në Guinenë Ekuatoriale. Punonjësit që kanë dorëzuar videon janë shprehur se janë duke u organizuar për të denoncuar me më shuam fakte këtë kompani. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë një prej ish-punonjësve ka denoncuar kompaninë në “News 24”.



    Balkanweb

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •