Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Beogradin

    Mërkiç: Çfarë do bisedojmë me kryeministrin e parë shqiptar që viziton Beogradin që pas '46-s

    Publikuar më 15.01.2014 | 13:20

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Beogradin dhe me shumë mundësi vizita ka gjasa të zhvillohet në muajin shkurt si pjesë e një turi rajonal.

    Data e mundshme e vizitës nuk është specifikuar ende, duke pasur parasysh se në dy javët e kaluara Beogradi ka qenë i preokupuar me çështje më të rëndësishme, si negociatat me Prishtinën apo hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.

    Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Beograd, pas vizitës së Enver Hoxhës në vitin 1946.

    “Aktualisht po fiksojmë datën e kësaj vizite. Ne e mirëpresim iniciativën (e Ramës) për të ardhur në Serbi. Jemi të përgatitur për t’u takuar me të dhe për biseduar lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve në rajon”, është shprehur ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiç në një prononcim për gazetën “Politika”.

    Bisedimet me kryeministrin shqiptar do të fokusohen në marrëdhëniet bilaterale, pasi të dy vendet janë të interesuara për të bashkëpunuar në fushën e agrikulturës, turizmit, transportit dhe edukimit, ka bërë të ditur ministri serb.

    “Gjithashtu ne do të theksojmë faktin se, minoriteti serb që jeton në Shqipëri, ende nuk ka statusin e duhur. E kam ngritur këtë çështje kur vizitova Tiranën vitin e kaluar. Duhet të specifikojë format e përshtatshme të trajtimit të serbëve atje, pasi minoriteti shqiptar në Serbi gëzon të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane”, ka theksuar Mërkiç.

    I pyetur për shqetësimet lidhur me takimin e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren, ai ka deklaruar se, Beogradi nuk do t’i mësojë askujt çfarë të bëjë dhe çfarë të mos bëjë, por theksoi se limitet janë të njohura.

    Duke shtuar se, çdo sjellje që tejkalon kufijtë e fqinjësisë së mirë nuk është pranueshme, Mërkiç ka nënvizuar se, aktualisht qëllimi nuk është të fokusohen tek dallimet që njihen nga të gjithë tashmë, por bisedimet do të mbahen për të adresuar çështjet që shqetësojnë të dy palët.

    “Nuk do të hezitojmë në asnjë moment për të thënë gjithçka që mendojmë dhe se si i shohim gjerat, sepse kjo është rruga e vetme për të ndërtuar miqësi”, ka përfunduar Mërkiç.

    /Shekulli Online/F.S./

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Beogradin

    varet c`fare quan merkici minoritet shqiptar ne serbi. ndoshta e ka fjalen per shqiptaret e kosoves.
    se per te tjerat dihet: fazllici do ia rregulloje disa kontrata edi rames.

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Beogradin

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    varet c`fare quan merkici minoritet shqiptar ne serbi. ndoshta e ka fjalen per shqiptaret e kosoves.
    se per te tjerat dihet:
    fazllici do ia rregulloje disa kontrata edi rames
    .
    sikur ishte miku i sali berishes ki fazllici mo..apo edhe rama e ka mik..ndoshta e ke pase mendjen te goran bregovici dhe e ngaterrove duke e bere fazllic..se gormanin e ka me mik derisa i dhe edhe celesin e tiranes..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Bern,Switzerland
    Postime
    33

    Për: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë Beogradin

    Po Gjithmonë ka pasë tradhtarë të kombit.. Edi Rama së pari herë ishte në Kosovë.
    Tash mendojë që po bëjka ndojë biznesë, me Serbinë, se shumica i quajn serbët Partneritet.
    Por tani besojë që dot hapin një zyrë si ajo e ndërlidhjës, martesore mes Shqiperisë dhe Serbisë kjo osht mer vertet një tmerrë,por veq njerzit e pa aftë takohen edhe familjarizohën me një popull i cili mundojë ta shkarrojë emrin Shqiptar.
    AlbaSoul Network

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •