Daçiç në Graçanicë. Rexhepi: Vizita për çështje private

Emri:  79087.jpg

Shikime: 513

Madhësia:  31.0 KB

GRACANICE-Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, viziton Graçanicën.

Për këtë vizite të zyrtarit të lartë serb po kujdesen Policia e Kosovës, pjesëtarët e të cilës shihen në çdo pesë metra nëpër rrugë.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, u shpreh se kryeministri serb Ivica Daçic, po viziton Kosovën për çështje private, dhe festën e Vitit të ri Serb.

Ai tha se, Daçic vizitën po e kryen me lejen e organeve shtetërore të Kosovës.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçic cdo të qëndrojë sot në Graqanicë, ku do të marrë pjesë në premierën e filmit ”Montevideo”, por është paralajmëruar edhe një konferencë shtypi.

(d.b/BalkanWeb)