Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Liria Ekonomike 2014: Shqipëria e përmison renditjen me të dhënat e taksës së sheshtë

    Indeksi i përvitshëm për lirinë ekonomike e renditi mesatarisht mirë Shqipërinë për vitin 2014, në vendin e 54 në Economic-Freedom-2014 renditjen globale dhe ndër 25 vendet më të lira për ekonominë në Europë. Vlerësimet bëhen nga gazeta “The Wall Street Journal” dhe Fondacioni “Heritage”. Por realisht, a qëndrojnë këtë vlerësime për këtë vit?

    Ndryshojnë rregullat

    Vlerësimet që renditin Shqipërinë në këto nivele nuk qëndrojnë më. Ndryshimet në paketën fiskale të këtij viti dhe rritja e borxhit publik kanë krijuar një realitet të ri që kur u bënë vlerësimet më herët, në vitin 2013, për liritë ekonomike që do të ketë biznesi në vitin 2014. Rast tipik mbetet taksa e sheshtë. Sipas raportit të “Heritage”, Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe ka zbatuar taksën e sheshtë. Por në fund të dhjetorit rregullat kanë ndryshuar. Taksa e sheshtë nuk është më e tillë, duke shkuar në nivelin 15 për qind, nga 10 % që ishte. Disa taksa të tjera janë rritur. Gjithashtu, borxhi publik në fund të vitit 2014 pritet të arrijë në rreth 75%, nga 62 për qind që rezultoi në fillim të 2013-ës. Të gjitha këto zhvillime kanë ndodhur para se “The Wall Street Journal” të mblidhte informacionin. Por mbetet që të gjitha efektet të përfshihen në vlerësimin e lirive ekonomike në vitin 2015. Raporti u komentua edhe nga deputeti demokrat, Florion Mima. Ai e akuzoi qeverinë se e ka fshehur këtë raport pikërisht për shkak të përmirësimit të këtij treguesi, që është meritë e qeverisjes së mëparshme. Mima tha se gjetjet objektive dhe pa mllefe politike të këtij raporti prestigjioz përdoren dhe analizohen gjerësisht nga institucionet financiare botërore, por çuditërisht jo nga qeveria shqiptare, e cila është përpjekur ta mbajë larg syve dhe veshëve të publikut. Mima tha se me qeverinë e sotme, Shqipëria është një vend në krizë, një vend ku 91% e shqiptarëve nuk paguajnë energjinë elektrike, një vend pa liri ekonomike, një vend pa institucione demokratike, një vend me një milion të papunë, që madje as zyra pune nuk ka.

    Progresi

    Haritage e vlerësoi Shqipërinë me 66.9 pikë në vlerësimin prej 100 pikësh. Rezultati i përgjithshëm është rritur me 1.7 pikë, me përmirësime të dukshme në lirinë e investimit dhe lirinë e tregtisë. Shqipëria renditet e 25-ta ndër 43 vende të rajonit të Europës, dhe rezultati i saj i përgjithshëm është mbi mesataren botërore, thuhet në raport. Në historinë 20-vjeçare të Indeksit, Shqipëria ka përparuar në rezultatin e saj të lirisë ekonomike me rreth 17 pikë. Janë shënuar rritje në nëntë nga 10 të kategoritë e lirive ekonomike, duke bërë që Shqipëria të ngrihet gradualisht në kategorinë “Mesatarisht e lirë”. Reforma të rëndësishme strukturore kanë përfshirë liberalizimin e tregtisë, privatizimin, zbatimin e normave konkurruese tatimore për banesë, si dhe modernizimin e mjedisit rregullator. Së bashku me mirëmbajtjen efektive të inflacionit të ulët është arritur një stabilitet më i madh monetar. Sipas raportit, gjyqësori mbetet subjekt i ndërhyrjeve politike dhe reforma më të thella institucionale për të çrrënjosur korrupsionin dhe të vazhdueshme për të rritur pavarësinë e gjyqësorit, janë kritike për të siguruar liri më të madhe ekonomike në Shqipëri. Rritja e deficitit fiskal në vitet e fundit ka rritur borxhin publik në mbi 60 për qind të PBB-së, afati ligjor i përcaktuar në vitin 2008.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Liria Ekonomike 2014: Shqipëria e përmison renditjen me të dhënat e taksës së sh

    Te huajt vleresojne suksesin e takses se sheshte ne Shqiperi dhe lirine ekonomike te krijuar prej saj, dhe cfare ben kryeministri yne rilindas sa vjen ne pushtet? Ai e heq taksen e sheshte dhe e zevendeson me "taksa progresive" duke e kthyer keshtu Shqiperine ne nje nga vendet e rajonit me taksat me te larta per qytetaret e vete dhe per biznesin privat te vendit apo te huaj.

    Por nuk e ka fajin Rama, se aq di dhe aq ben. Fajin e kane shqiptaret qe i dhane voten.

    Jepi kryeminister, shkaterro gjithcka qe krijoi Berisha ne keto 8 vjet! Vitin tjeter ishallah bismilah jemi ne fund te listes se lirise ekonomike vetem per inat te Berishes.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-01-2014 më 12:56

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Liria Ekonomike 2014: Shqipëria e përmison renditjen me të dhënat e taksës së sh

    Mima: Raporti i “Heritage Foudation”, vlerëson reformat e PD

    TIRANË Shqipëria, sipas Indeksit të Lirive Ekonomike të “Heritage Foundation”, të publikuar së fundmi, renditet në vendin e 54-t në botë. Duke iu referuar kësaj renditje dhe raportit në fjalë, deputeti i PD-së, Florion Mima deklaroi se Shqipëria e përmirësoi totalin e përgjithshëm me 1,7 pikë duke shënuar përmirësimet e ndjeshme në lirinë e investimeve dhe lirinë e të bërit tregti. “Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm 9 nga 10 liritë ekonomike dhe reformat e saj të shquara përfshijnë liberalizimin e tregtisë, privatizimin, prezantimin dhe zbatimin e një takse të sheshtë kompetitive, përmirësimin e mjedisit rregullator, inflacion të ulët si edhe stabilitet monetar…Gjetjet objektive dhe pa mllefe politike të këtij raporti prestigjioz, përdoren dhe analizohen gjerësisht nga institucionet financiare botërore, por çuditërisht jo nga qeveria shqiptare e cila është përpjekur ta mbajë larg syve dhe veshëve të publikut një raport që i bën nder Shqipërisë, por që, në të njëjtën kohë, njeh meritën e padiskutueshme të qeverisë së mëparshme të demokratëve në të gjitha këto arritje kolosale”, – tha Mima.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •