Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Nje në dhjete fëmijë në Angli dhe Uells, i takojnë fesë Islame.

    Nje në dhjete fëmijë në Angli dhe Uells, i takojnë fesë Islame.

    Sipas statistikave për regjistrimin e popullatës në listat shtetërore në Angli dhe Uells, që u paraqitën të premten e që ilustrojnë rritjen e numrit të minoriteteve, tregojnë se mesatarisht një në 10 foshnje i përkasin fesë islame, shkruan Yahoo News.

    317,952 fëmijë nën moshën 5 vjeçare, apo 9,1 %, janë regjistruar si myslimanë në listat regjistruese te vitit 2011 – shprehen nga Zyra për Statistika Kombëtare (ONS).

    Si masë e ndryshimeve demografike-religjioze që janë bërë në Angli dhe Uells, konstatohet se dhe 1 në 200 persona të moshës nën 85 vjeç, janë mysliman.

    Këto numra tregojnë, rritje të popullatës islame në këto treva për 80% në krahasim, me regjistrimet e vitit 2001, që shënonin 176,264 myslimanë, nën moshën 5 vjeçare.

    “Ky sigurisht që është një numër befasues” – shprehet për revistën “TIMES” profesori universitar i demografisë, David Coleman.

    Imigrimeve të shumta nga Pakistani, Bangladesh, dhe India i është shtuar edhe një numër i ri i imigracioneve nga shtetet e Afrikës, dhe Lindjes së Mesme.

    Normat e lindjes nga myslimanët me origjinë nga Pakistani, Bangladeshi mbeten mjaft të larta, edhe pse matur me dekadat më herët shënojnë rënie.

    Pothuajse aspak nuk ka nivele të personave myslimanë që largohen nga feja e tyre.

    Myslimanët kanë profilin më të ri të popullatës në krahasim me religjionet tjera kryesore. Pothuajse gjysma e popullatës myslimane ( 48%), janë nën moshën 25 vjeçare (1.3 milion).

    http://news.yahoo.com/one-10-babies-...154908573.html

    Përktheu: Rexhep Avdiu
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Nje në dhjete fëmijë në Angli dhe Uells, i takojnë fesë Islame.

    mund te jete e vertet ngase migracioni nga bota muslimane eshte shum I madhe ne drejtim te vedneve perendimore, perse po lan vednin e shkojne te jetojne ne qafiristan ju pergjigjuni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •