Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Bushati heq 53 diplomatë në një ditë.

    TIRANE- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka nxjerrë brenda një dite në listë pritje 53 nëpunës të dikasterit që ai drejton.

    Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur për gazetën se pjesa më e madhe e punonjësve janë vënë dje në dijeni të urdhrit të firmosur nga kreu i Diplomacisë shqiptare. Javët e fundit, në këtë ministri, si në çdo ministri tjetër të kabinetit qeveritar, ka përfunduar edhe struktura e re e këtij institucioni. Ndryshimi i emrave të drejtorive dhe profileve të tyre u ka hapur rrugë lëvizjeve të mëdha me zyrtarët e Diplomacisë. Në buxhetin e vitit 2014 të miratuar në fund të dhjetorit në Parlament, është përcaktuar që Ministria e Jashtme të ketë 187 punonjës, çka do të thotë që rreth 30 për qind e tyre kanë kaluar në listë pritje. Dita e djeshme ka qenë e tensionuar në këtë ministri, ku shumë punonjës kanë shfaqur hapur pakënaqësitë e tyre për urdhrin e ministrit të Jashtëm.

    LËVIZJET
    Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur për gazetën se në listë pritje kanë kaluar edhe zyrtarë me statusin e diplomatit që shërbenin në këtë dikaster ose në misione për 17-20 vjet. Ndërkohë që gjatë muajve të parë të drejtimit të Ministrisë nga Ditmir Bushati, janë marrë në punë punonjës që nuk kanë pasur më parë statusin e diplomatit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur gjithashtu për gazetën se shumica e drejtorëve kanë kaluar në nivel specialisti, ndërkohë që dy drejtorë janë kaluar në listë pritje. Konkretisht, Elvira Isufi, drejtoresha për Europën dhe Adrian Lubonja, drejtori i Bashkimit Europian, nga dita e sotme do të jenë në dispozicion të Ministrisë për një vit.

    EMËRIMET E REJA
    Në faqen e Ministrisë së Jashtme rezulton se është miratuar struktura e re së bashku me organigramën më 15 nëntor 2013, por ajo nuk është publikuar online. Në të njëjtën kohë, në faqen e Departamentit të Administratës Publike rezulton se kjo ministri është e vetmja që nuk ka shpallur vende të lira pune deri më 31 dhjetor. Sipas ministres përgjegjëse për Administratën Publike, Milena Harito, të gjitha publikimet në faqen e DAP-it janë bërë deri në ditën e fundit të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se me kalimin në listë pritje të 53 zyrtarëve me status diplomati, vendet e tyre mbeten bosh. Ligji i nëpunësit civil parashikon që në periudhën nga 1 janari deri më 31 mars DAP-i nuk mund të nisë asnjë procedurë për hapjen e konkurseve të reja. “Asnjë procedurë e re e plotësimit të një vendi të lirë, sipas ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 ‘Statusi i nëpunësit civil’, në fushën e veprimit të këtij ligji, nuk fillon 3 muaj përpara datës së shtrirjes së efekteve të këtij ligji. Çdo procedurë tjetër në proces, nisur përpara shtrirjes së efekteve të këtij ligji, do të përfundohet sipas dispozitave të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 ‘Statusi i nëpunësit civil’”, thuhet në nenin 68 të ligjit të miratuar me konsensus më 30 dhjetor mes PD-së dhe PS-së. Në këto kushte, alternativa e vetme e ministrit Bushati është komandimi në pozicionet kyçe të punonjësve që janë aktualisht në këtë ministri dhe organizimi i konkurseve nga 1 prilli. Pak javë më parë ministri Bushati u përplas në Komisionin e Jashtëm me ish-paraardhësin e tij, Aldo Bumçi, lidhur me largimet nga puna. Sipas deputetit të PD-së, kreu i Diplomacisë shqiptare nuk ka guxuar të largojë nga puna të emëruarit e LSI-së gjatë mandatit të dytë të bashkëqeverisjes me PD-në.

    ADI SHKEMBI
    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-01-2014 më 17:18

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Mire e ka bere ky barbullushi,,,, ci duhen diplomatet,,,,, do te hapet konkursi per zonen e pare operative
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Cfare kane te perbashket 53 diplomatet?
    Te gjithe jane anetare te partise demokratike.
    Komentet e tjera jane te teperta.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    e kan heq dhandrrin e zhozit mo? dipllomat i fort
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    e nje gje me cudit

    meqe u bene njehere drejtora(dhe e dime se si) duhet te vdesin drejtora....edhe keta drejtorat qe iken....kane zene dikur vendin e ca te tjereve.Ceshte kjo pune o drejtor o pellcas.po normale xhanem se sdine te kapin dy shkresa me dore vetem te delegojne"per zbatim sipas ligjit" edhe rroga rroge, edhe orari orar po karera kariere....ect ect ect
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Kjo eshte qeveri minoritaresh me ministra dhe drejtore kryesor minoritar, ku dominon gjeni coban apo vllah. Kjo nuk eshte qeveri shqiptare. Te tjerat jane llafe boshe.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    e kan heq dhandrrin e zhozit mo? dipllomat i fort
    Pse cuditesh? Marredheniet kulturore me Francen kur ishte ai atasheh njohen ngritje sasiore dhe cilesore.
    Tani do ja prese Franca Shqiperise aktivitetet kulturore ne mes.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Po djali i Cekes more, iku apo e hoqen? Diplomat dhe ai

    Ti shikoni si jane katandis ambasadat ju vjen per te vjelle. Diplomate i quajne keta barinjte e deleve
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Sa ju ka zene meraku per diplomatet! Ata duhet te nderrohen shpesh qe te jene produktiv.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur për gazetën se në listë pritje kanë kaluar edhe zyrtarë me statusin e diplomatit që shërbenin në këtë dikaster ose në misione për 17-20 vjet. Ndërkohë që gjatë muajve të parë të drejtimit të Ministrisë nga Ditmir Bushati, janë marrë në punë punonjës që nuk kanë pasur më parë statusin e diplomatit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur gjithashtu për gazetën se shumica e drejtorëve kanë kaluar në nivel specialisti, ndërkohë që dy drejtorë janë kaluar në listë pritje. Konkretisht, Elvira Isufi, drejtoresha për Europën dhe Adrian Lubonja, drejtori i Bashkimit Europian, nga dita e sotme do të jenë në dispozicion të Ministrisë për një vit.
    Kesaj i thone:

    "Babai i shtetit eshte Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencetari!"

    Nuk mund te presesh ndryshe nga ky kallep njerezish. Ne mendjen e tyre, ata kujtojne se Shqiperia ne keto 100 vjet nuk ka qene ndonjehere shtet, shteti filloi me Rilindjen e psikopatit qe kemi sot kryeminister dhe gjithe atyre qe jane aq te trashe sa ta ndjekin budallain nga pas ne cmendurine e tij. Dhe askush nuk duhet te habitet apo cuditet, te njejten gje beri psikopati edhe me gjithe intelektualet e nderuar te Partise Socialiste, i perzuri me shkelma nga PS pasi ata kishin guximin "t'i kthenin fjalen kryetarit". Sic i hodhi intelektualet e PS ne krahet e Berishes dhe PD, ashtu po hedh edhe gjithe inteligjencen e vendit me keto vendime qe po merr.

    Albo

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    I lumte Rames qe i hodhi "intelektualet" (ose sahanlepitesit) e PS ne krahet e Berishes. E mbajten ne pushtet per disa muaj edhe i kushtuan gjithe votuesit "intelektuale" te PD.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Kjo eshte qeveri minoritaresh me ministra dhe drejtore kryesor minoritar, ku dominon gjeni coban apo vllah. Kjo nuk eshte qeveri shqiptare. Te tjerat jane llafe boshe.
    E kane Ilir Meten shqiptar.

  13. #13

    Për: Bushati heq nga puna 53 diplomatë në një ditë.

    Statusi, Poselt: Shqipëria, 3 muaj kohë për të bindur vendet anëtare

    Publikuar më 23.01.2014 | 21:29

    Eurodeputeti Bernd Poselt në një intervistë eksluzive për ABC news ka deklaruar se Shqipëria ka dhe tre muaj kohë për të bindur shtetet anëtare të Bashkimit Europian që të mbështesin dhënien e statusit të vendit kandidat në qershor.

    Samiti europian vendosi në dhjetorin e shkuar që statusi I kandidatit për Shqipërinë të shqyrtohej në qershor. Sipas jush, a u bë kjo për t’i dhënë më shumë kohë se tre muaj qeverisë së re shqiptare, në mënyrë që të bindë të 28 shtetet anëtare për të marrë statusin e kandidatit?

    Kjo është një nga arsyet. Unë jam një nga mbështetësit e zgjerimit , por shumica e qytetarëve europianë dhe politikanëve tanë janë të lodhur nga zgjerimi. Ndaj, nuk është fare e lehtë për ne që të mbështesim zgjerimin ta mbrojmë atë. Megjithatë mendoj, që ka një shans të vërtetë për Shqipërinë në samitin e qershorit. Është një oportunitet për qeverinë e re që ajo të jetë e suksesshme. Që të jemi të sinqertë, suksesi për të cilin flasim në Shqipëri dhe që përgëzojmë në Parlamentin Europian është suksesi i qeverisë së shkuar. Kjo pasi vlerësimi u bë në bazë të punës që është kryer në tetor 2012 deri në tetor 2013. Ndërsa tani, ne duam të shohim progresin në periudhën 2013-2014. Dhe qeveria e re duhet t’i tregojë ato.

    Kemi asistuar dy ditë më parë në hapjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë. U quajt një ditë historike. Ndërkohë që pati një protestë të shqiptarëve kundër pranimit pa kushte të Serbisë në BE nëse ajo s’zgjidh çështjen e të zhdukurve të luftës, nëse ajo s’respekton të drejtat e minoriteteit shqiptare dhe nëse ajo s’njeh pavarësinë e Koosvës. C’mendoni për këtë?

    Kushtet për Serbinë janë shumë të forta. Dhe Serbia ka një rrugë shumë të gjatë negociatash anëtarësimi. Mendoj se do të duhet një dekadë për këto negociata. Kjo sepse çdo kapitull I negociatave duhet të hapet nga të gjitha shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian dhe të mbyllet po ashtu nga të gjitha shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian. Dhe në fund, Parlamenti Europian duhet të ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit me Serbinë. Qëndrimi ynë është shumë i qartë: Pa respektim të të drejtave të njeriut, pa zgjedhjen e çështjes së të zhdukurve të luftës, pa respektimin e të drejtave të minoriteteve është thjesht e pamundur për t’u bërë anëtar I Bashkimit Europian. Ne po shohim me vëmendje se ç’farë ndodh me të drejtat e minoritetit shqiptar në Luginën e Preshevës, sulmet brutale që janë kryer në shkolla dhe dhunën e ushtruar kundër mësuesve dhe nxënësve shqiptarë, që s’bëjnë gjë tjetër veçse japin dhe marrin dije. Kjo nuk është e pranueshme. Ne do jemi shumë të vëmendshëm dhe do të kontrollojmë hap pas hapi nëse Serbia do I përmbushë kushtet për t’i bërë anëtare . Kroacisë që ishte shumë e përgatitur ju deshën 8 vjet për negociatat e anëtarësimit, kështu që Serbisë do t’i duhen dhjetë vjet.

    shekulli

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •