Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Dalin në Internet foto të grupit të muxhahedinëve shqiptarë në Siri

    Ky është njësiti i shqiptarëve në Siri?

    Emri:  79096.jpg

Shikime: 324

Madhësia:  103.2 KB
    PRISHTINE - 15 ushtarë vullnetarë shqiptarë në Siri, në krye me komandantin e tyre Lavdrim Muhaxheri, janë shfaqur se bashku në një fotografi e cila tani po bën xhiro në rrjetet sociale.

    Përveç komandantit të tyre, të gjithë të tjetër janë të maskuar. Ata në duar mbajë armë nga më të ndryshmet ndërsa në mes kanë një mitraloz të kalibrit të madh. Disa prej tyre kanë ngritur nga një gisht që do të thotë Allahu është një. shqiptaret ne siri

    Të dhënat e fundit jozyrtare që vijnë nga media të ndryshme, thonë se në luftën e Sirisë ndodhen rreth 750 shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

    Vetëm javën e kaluar u raportua për vrasjen e tre shqiptarëve nga Kosova, dy nga Kaçaniku e një nga Prishtina.

    (er.nu/indeks/BalkanWeb)

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Dalin në Internet foto të grupit të muxhahedinëve shqiptarë në Siri

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ky është njësiti i shqiptarëve në Siri?

    PRISHTINE - 15 ushtarë vullnetarë shqiptarë në Siri
    ..edhe Prishtinë edhe Shqiptarë, sikur shoh kontraditë aty unë !! Nuk thotë Tiranë aty. Ose ta shkruajn : Prishtinë 15 ushtarë vullnetarë Kosovarë tërrci e vërrci pastaj
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dalin në Internet foto të grupit të muxhahedinëve shqiptarë në Siri

    Shqiptari nga Kosova, mesazh gruas para se të vritej në Siri

    PRISHTINE - “Amanet fëmijët, kaq paskam pas ymër, tash po takohem me Allahun”. Ky ishte mesazhi i fundit që mori gruaja e F.S. (42 vjeç) nga Prishtina , i vrarë ditë më parë në Siri. Mesazhi i erdhi bashkëshortes së tij të hënën rreth orës 16:00.

    Konfirmimin për vdekjen e F.S. familjarët thonë se e kanë marrë “përmes lidhjesh”, nga të tjerë që ishin me të në qytetin Alepo të Sirisë ku ai ishte vrarë.

    F.S. ka lënë në Kosovë gruan dhe dy fëmijët e tij, vajzën 9 vjeçe dhe djalin 7 vjeç, të cilët vijojnë shkollën në Prishtinë. Sipas familjarëve, babait, vëllait dhe të afërmve të tjerë, ai kishte qenë edhe më herët në Siri, shkruan gazeta "Zëri".

    Herën e parë kishte qëndruar në Siri katër muaj, ku fillimisht i kishte kryer disa trajnime ushtarake atje, pastaj ishte futur në luftë. Ai pas katër muajsh ishte kthyer në Kosovë. Kishte falur edhe një pjesë të shtëpisë së tij dhe një pjesë toke që të ndërtohej një xhami, për të cilën dëshmojnë shtyllat e betonit pasi ndërtimi u ndalua nga autoritetet.

    (er.nu/BalkanWeb)

  4. #4

    Për: Dalin në Internet foto të grupit të muxhahedinëve shqiptarë në Siri

    He se do ja rrisi Allahu femijet tani. Ndersa e shoqja mund t'i ushqeje femijet me faqe nga kurani 3-5 here ne dite (duke i fut edhe nje got caj nga mbrapa).

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    xfiles (15-01-2014)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •