Turqi, dyshohej se dërgonin shqiptarë në Siri, arrestohen 25 persona- VIDEO

URQI-Shqiptarët që rekrutohen në Siri nga një organizatë humanitare në Turqi. Ky ishte motivacioni që policia turke të arrestonte 25 persona.

Në vitin 2013 një agjenci e lajmeve gjysmë-shtetërore e Iranit , agjencioni “FARA” raportoi se organizata turke IHH po dërgonte shqiptarët në luftë në Siri. Kjo organizatë kurrë nuk e komentoi këtë lajm.

Por, sot, Prokuroria e shtetit e Turqisë kontrolloi zyrat e kësaj organizate në një aksion që është quajtur aksion kundër “Al Kaedës”.

“Policia turke arrestoi 25 vetë në një kontroll në degën e Fondacionit Humanitare (IHH). Kjo ka ndodhur në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër “Al-Kaeda-s”. Policët e antiterrorit kanë kontrolluar zyrën kryesore të IHH dhe depo të saj. Bastisje është pjesë e operacioneve të njëkohshme kundër “Al-Kaida’së” në gjashtë provincat, duke përfshirë Stamboll, Van, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri”, shkruan gazeta Hyrijet.



Balkanweb