Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    E poshtnuat Gjakovën me skenën e dhunshme me dajaqe, gurë e dru!

    Një qortim njerëzor për Mimoza Kusarin

    Nga Express | 09 Janar 2014 19:26

    Lexojeni në vazhdim letrën e Hazyr Dervishit.

    Letër Kryetares së Gjakovës

    Zonjë e nderuar! Për një çast Ju ka rrëmbye euforia e skenës para Kishës ortodokse në Gjakovë! Politikajt nuk guxon t’i rrëmbejë euforia e skenës qoftë ajo edhe shekspiriane.

    Zonjë e nderuar! E dini Ju se skenën Tuaj të mbushur me dajaqe, drunj e gurë e ka parë e gjithë bota!? E dini Ju Zonjë e nderuar se gjysma e botës e ka quajtur Gjakovën “aparthejdi i fundit në Evropë”.

    Gjysma tjetër ka heshtur me indinjatë!

    Zonjë e nderuar,

    Keni pas krejt tjetër mënyrë për ta shprehur dhembjen e nënave gjakovare para mediave botërore! Krejt mënyrë tjetër! Tepër dinjitoze!

    Ju është dhënë rasti ta tregoni veten dhe Gjakovën para botës – nuk e shfrytëzuat! E poshtnuat Gjakovën me skenën e dhunshme me dajaqe, gurë e dru! Sa madhështore do të kishte dalë Gjakova faqe botës sikur Juve zonjë të kishit veprue ndryshe!

    Krejt ndryshe!

    Ju, zonjë e nderuar, është deshtë t’i hapni dyert e autobusit serb dhe të bëni një pyetje biblike: “A ka në këtë autobus ndonjë nënë serbe që i është zhdukur djali apo vajza në Gjakovë?”

    Nëse ndonjë nënë serbe e Gjakovës do të ishte lajmërue se i është zhdukur djali apo vajza në Gjakovë, atëherë Ju, zonjë e nderuar, ka qenë deshtë ta merrni për dore e ta shpieni në kishë para altarit! Mbase ajo nënë ka pasë t’i thotë Zotit diçka!

    Nuk e keni bërë këtë shajni sepse deshtet ta ruani postin! U frikësuat nga militantët!

    Eh! Sikur ta kishit bërë një skenë madhështore për mediat e botës! Për një çast, vetëm për një çast të ishit bërë e guximshme, e mençme! Të kishit mendue se a fiton Gjakova me skenën e dajaqeve e të gurëve apo me skenën e paqjes! E vështirë për Juve, e vështirë për nënat, e vështirë për Gjakovën…! Sa do të kishte fitue Gjakova sikur Ju të kishit veprue ndryshe! Të ishte bërë një protestë e organizuar, me një skenë tjetër, krejtësisht mallëngjyese e me përformansë dhemshurie, duke e krijue një skenë biblike zie para dyerve të Kishës, me gra e vajza veshur në të zeza e me funebër të trisht si për mort! Pa dajaqe, pa gurë, pa dru!

    Zonjë e nderuar! Dajaqet, gurët, drutë, na nxjerrin para botës njerëz të paqytetnuar! E patëm rastin – nuk e shfrytëzuam!

    Zonjë e nderuar! Nëse ndonjë nënë serbe e Gjakovës ka ardhë në kishën ortodokse të Gjakovës për ta bërë një dert me Zotin, për t’ia thënë një fjalë Zotit dhe, Ju e keni pengue, keni bërë mekat – keni bërë gabim.

    Ju zonjë e nderuar mund ta keni pa skenën siriane ku një fëmijë tetë vjeç, i masakruar, përzier lotë e gjak, pak minuta para se të vdesë, tha: “Unë do t’i tregoj Zotit”!

    Akuzë për këtë botë!

    E din ai që ka fëmijë – zonjë e nderuar!

    Si do të ishte për Gjakovën sikur një nënë serbe e Gjakovës që e ka humbur djalin apo vajzën, t’ia ketë mësye Kishës me këtë autobus për t’ia thënë një fjalë Zotit! Si do të ishte që kjo nënë t’i kishte shkëmbye lotë e dy Fjalë Nëne me Nënën gjakovare? Zemra e Nënës me Zemrën e Nënës flasin me gjuhën e Zotit! E, Ju, Zonja kryetare e humbët volinë!

    Më mirë është të falen 99 të fajshëm se të dënohet një i pafajshëm.

    Nuk do të ishte bërë nami edhe po të kishit abdikue nga posti i kryetarit po ta kishin kërkue militantët.

    Zonjë e nderuar! Nelson Mendela është nderue në gjithë botën për paqjen e jo për skenat me dajaqe, gurë e dru!

    Ju, zonjë e nderuar i bëtë nder Serbisë duke mendue se po e dënoni! E dënuat Gjakovën – bile e dënuat rëndë! Amerika e ka dënue Serbinë – jo ne me skena të tilla! Ai që e ka lexue librin e Akademikut serb – Dobrica Qosiqit e sheh se si Amerika e ka dënue Beogradin në kohën e bombardimeve.

    Zonjë! Skena e tillë nuk e ka nderue Gjakovën në sytë e botës – përkundrazi e ka denigrue.

    Zonjë e nderuar! Po Jua them një fjalë në besë: po të kishte veprue zotëri Pal Lekaj siç vepruat Ju atë ditë para Kishës ortodokse në Gjakovë – personalisht do të isha ankue!

    Asgjëkundi tjetër veçse në Vatikan tek Shëjtnia e tij – Papa Françesku i cili e priti vitin e Ri me tre të varfër!

    Para tri javësh isha në Vatikan dhe e pashë altarin ku shpalosen ankesat e njerëzve.

    Zonjë e nderuar! Unë e di shumë mirë se çka do të thotë me ta ndalue të kthehesh në shtëpinë tënde!

    Zonjë e nderuar! Kongresi amerikan denjoi të merret me dhëmbjen time personale kur nuk më lejohej të jetoja në shtëpinë time!

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 12-01-2014 më 18:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •