“Letra e panjohur e Enver Hoxhės pėr mbledhjen e Mukjes”

Argumentet e para pėr prishjen e Marrėveshjes sė Mukjes.

“Ėshtė nė avantazhin tonė tė jemi miq me jugosllavėt dhe grekėt, duhet tė ecim para me problemin e vėllazėrisė me ta”

Komunistėt jo vetėm prishėn nė mėnyrė tė njėanshme Marrėveshjen e Mukjes me Ballin Kombėtar, por filluan edhe luftėn ndaj tij. Me vendimin e marrė nė shtator tė vitit 1943, ata hodhėn poshtė paktin e nėnshkruar njė muaj mė parė, ku Balli dhe Lėvizja Nacionalēlirimtare pėrfshiheshin nė njė front tė vetėm kundėr pushtuesit.

Ndonėse vendi sapo u pushtua nga gjermanėt, krerėt e komunistėve shpėrfillėn marrėveshjen, duke menduar se pushteti pas luftės do tė ishte i tyre, ndaj vendosėn tė shpallin luftė tė hapur ndaj Ballit Kombėtar pėr ta eliminuar si rival. Nė arkivin britanik ruhet njė letėr prej 7 faqesh e shkruar nga Enver Hoxha, nė shtator tė vitit 1943, e cila u dėrgohet nė fshehtėsi tė plotė komunistėve lokalė nė Shqipėri. Kjo letėr u gjet nga njė prej oficerėve anglezė nė Shqipėri dhe pasi u pėrkthye, ajo u nis nė Londėr nė datėn 3 nėntor 1943. Nė kėtė letėr sekrete, Hoxha jep shpjegimet pėr prishjen e Marrėveshjes sė Mukjes si dhe udhėzime tė gjėra nė lidhje me organizimin e komunistėve.

Ai shprehet se lufta do tė mbarojė shpejt ndaj dhe komunistėt do tė jenė nė pushtet. Enver Hoxha u kėrkon komunistėve dhe ushtrisė qė tė nisin njė luftė tė hapur me Ballin Kombėtar dhe nacionalistėt, ndėrsa kėrkon takt me nacionalistėt qė ishin brenda lėvizjes nacionalēlirimtare. Nė kėtė letėr tė gjatė, Hoxha kėrkon njė luftė tė egėr me Ballin Kombėtar pėr ta eliminuar si rival pėr pushtet. Nga ana tjetėr, ai u kėrkon komunistėve nė bazė qė tė propagandojnė nė popull se fajin pėr luftėn e shpallur e ka Balli Kombėtar. Sakaq, nė letėr kreu i komunistėve shqiptarė shprehet se orientimi i Tiranės pas luftės do tė jetė pa asnjė dyshim Lindja, Bashkimi Sovjetik.

ERALD KAPRI

LETRA E PLOTĖ E ENVER HOXHĖS:

Drejtuar komiteteve rajonale tė Partisė Komuniste Shqiptare, Tė dashur shokė, Ju jeni nė dijeni tė faktit se situata tashmė ėshtė nė favor tė koalicionit antifashist. Faktori kryesor nė kėtė pikė kthese ka qenė strategjia e madhe e hartuar nga gjenialiteti i Stalinit dhe e zbatuar nga ushtria heroike e kuqe. Gjermania nuk ka mė vitalitetin dhe fuqinė pėr tė vazhduar mė tej nė kėtė front tė gjerė dhe po vrapon drejt greminės sė katastrofės. Nga ana tjetėr, hapja e njė fronti tjetėr nga aleatėt do tė pėrshpejtojė humbjen e nazistėve. Ju e dini mirė se kontributi angloamerikan nė kėtė luftė ka qenė deri tani jo i rėndėsishėm, nėse e krahasojmė me Bashkimin Sovjetik. Nė konferencėn e Moskės, rusėt me siguri do tė kenė kėrkuar qė anglo-amerikanėt tė bėjnė mė shumė pėr t’i dhėnė fund luftės sa mė shpejt. Hitleri e ka kuptuar se ushtarakisht e ka humbur luftėn dhe vetėm njė kompromis mund ta shpėtojė atė. Kėshtu qė ai tani po bėn ēdo pėrpjekje pėr tė organizuar njė reaksion ndėrkombėtar, njė taktikė qė ai e pėrdori njė herė pėr tė fituar luftėn, ndėrsa tani po e pėrdor pėr tė shpėtuar lėkurėn e vet.

Duke dashur qė tė bindė reaksionin anglo-amerikan se ai ėshtė njė aleat i dobishėm, vijon tė qėndrojė nė krye nė mėnyrė dėshpėruese. Gjithsesi, populli anglo-amerikan duhet tė ndalojė elementet reaksionare nė vendet e tyre, kėshtu qė kjo manovėr e Hitlerit tė dėshtojė, kur mė tepėr ofensiva ruse po fiton nė ēdo front dhe po konsolidon frontin popullor. Duke ditur qė ky reaksion nuk mund tė fitojė gjithēka, duke ndihmuar Hitlerin, ata po pėrdorin edhe njė tjetėr manovėr, e cila po pėrgatit terrenin pėr njė lėvizje tjetėr pėr tė kundėrshtuar ushtrinė e kuqe, si dhe lėvizjet nacionalēlirimtare kudo nė Europė. Pėr mė tej shihni pak Mihailoviēin nė Jugosllavi, Ballin Kombėtar kėtu te ne, i cili ndihmohet nga kėto elemente reaksionare, apo nga sjella e vendeve si Rumania, Hungaria dhe Finlanda. Cila ėshtė sjellja e Britanisė sė Madhe dhe Amerikės ndaj manovrave tė reaksionit? Sė pari, ne duhet tė nėnvizojmė se Britania dhe Amerika nuk tentuan kurrė tė shtypin reaksionin nė Europė, por vetėm ta shkėpusin nga Hitleri. Ata ende e njohin dhe e ndihmojnė Mihailoviēin. Ne mund ta shikojmė nga problemi i Sikorskit, por edhe nga mėnyra se si misioni britanik sillet nė Shqipėri, sepse kėto dy qeveri po fuqizojnė lėvizjet reaksionare kundėr lėvizjeve nacionalēlirimtare. Kjo duhet tė ketė qenė njė nga pikat kryesore tė bisedimeve nė konferencėn e Moskės. Nė Itali, lėvizja reaksionare e drejtuar nga Badoglio, me ndihmėn e aleatėve po tenton tė godasė fort Partinė Komuniste, sepse ata kanė frikė nga pushteti i popullit. Gjithsesi, pavarėsisht kėtyre tentativave, lėvizja nacionalēlirimtare po zė rrėnjė nė Europė.

Gjermanėt po tentojnė tė mobilizojnė kėto reaksione nėn flamurin e nacionalizmit, por ne duhet ta luftojmė me kėmbėngulje. Nė Ballkan, Hitleri po ekspozon tė gjitha problemet raciale kundėr lėvizjes nacionalēlirimtare, si dhe kundėr njė zbarkimi tė mundshėm tė aleatėve nė gadishull. Pėr mė tej, nė Shqipėri ēėshtja e Kosovės ėshtė pėrdorur si pikė zjarri dhe lėvizja reaksionare ėshtė mobilizuar nė njė front antikomunist dhe antinacionalēlirimtar, duke ekspozuar antagonizmin territorial mes Shqipėrisė dhe fqinjėve tė saj. Qasja pėr t’i dhėnė fund luftės dhe fuqizimi i ushtrisė nacionalēlirimtare ka simpatizuar njerėzit me ne dhe nė tė njėjtėn kohė reaksioni po mobilizon tė gjitha forcat pėr tė mbajtur situatėn nė favor tė tij.

Nė njė letrėn tonėn tė mėparshme nė lidhje me Ballin Kombėtar, e bėmė tė qartė sjelljen qė duhet tė kemi ndaj tyre. Ata tashmė po bėjnė gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė mobilizuar ēdo forcė tė mundshme kundėr nesh dhe tė shtypin popullin. Reaksioni e ka kuptuar tashmė se Balli Kombėtar i vetėm nuk mund tė shpėtojė situatėn, kėshtu qė disa figura janė futur nė lojė, tė cilėt janė tė nderuar dhe me influencė nė popull, siē ėshtė Mehdi Frasheri, Zogu etj. kėshtu qė mė shumė forca po mobilizohen pėrreth kėtyre figurave. Problem qė ka dashur mė shumė vėmendje nė popull ėshtė ai i Zogut. Shumė aktivitete janė ndėrmarrė sė fundmi nga partia zogiste me udhėheqjen e Fiqri Dines. Kėta reaksionarė po bėjnė pėrpjekje pėr tė pėrgatitur terrenin pėr tė kthyer regjimin e mėparshėm. Gjermanėt i kanė mirėpritur kėto zhvillime dhe krijuan kėshillin e Regjencės, e madje duke kthyer ligjet e Zogut dhe duke kthyer pasuritė e konfiskuara. Reaksioni po luan tė njėjtėn lojė, duke pėrdorur figurėn e Zogut kundėr lėvizjes sonė.

Ata tė gjithė fajėsojnė lėvizjen nacionalēlirimtare dhe Partinė Komuniste pėr kaosin dhe mungesėn e rendit nė vend. Pushtuesi po pėrpiqet qė tė kėnaqė njerėzit duke u dhėnė njė pavarėsi nė letėr dhe duke kontrolluar ēdo aktivitet tė kėtij shteti tė “pavarur”. Reaksioni kurrė s’ka ndier frikė nga lėvizja jonė sa aktualisht, kėshtu qė ata po pėrpiqen qė tė forcohen nė mėnyrė qė tė vijnė nė pushtet, pasi Gjermania tė humbasė luftėn. Njė tjetėr manovėr e reaksionit ėshtė ajo qė ata e quajnė “Bashkimi”. Tė gjitha partive u kėrkohet tė bashkohen pavarėsisht sė kaluarės. Sigurisht qė ky “bashkim” po luhet me idenė pėr tė shkėputur njerėzit nga lėvizja nacionalēlirimtare, si dhe tė sulmojnė mė pas Partinė Komuniste tė ekspozuar dhe tė pambrojtur.

Po cila duhet tė jetė sjellja jonė ndaj kėtyre dinakėrive? Shikimi ynė duhet tė jetė gjithnjė nga Moska dhe duhet tė gjykojmė nga shikimi qė do t’i bėjmė luftės sė fortė tė Bashkimit Sovjetik. Tė gjitha vendimet qė do tė merren nė Konferencėn e Moskės dhe po ashtu edhe politikėn sovjetike duhet tė mbėshteten nga ne si tė pagabueshme, apo tė kundėrshtueshme, e madje ne duhet tė lidhim aksionet tona me ato tė sovjetikėve, sepse vetėm nė kėtė linjė nuk do mund tė bėjmė dot gabime. Ne duhet tė popullarizojmė sovjetikėt dhe luftėn e tyre gjigante nė shkallė tė madhe dhe duhet tė rrėnjosim te njerėzit dashurinė dhe respektin pėr Bashkimin Sovjetik, Ushtrinė e Kuqe dhe Stalinin dhe duhet tė qartėsojmė se vetėm Bashkimi Sovjetik do tė mbrojė njerėzit e vegjėl kundėr ēdo vale reaksioni apo shtypjeje, nė mėnyrė qė Bashkimi Sovjetik tė shihet nga populli si aleati mė i sinqertė. Ne nuk duhet tė kemi frikė se duke popullarizuar Bashkimin Sovjetik po rrėshqasim drejt ekstremit tė majtė dhe duhet tė jemi tė vėmendshėm tė shmangim ēdo rezultat qė nuk ėshtė nė favorin tonė. Duhet tė popullarizojmė edhe luftėn nacionalēlirimtare tė popujve europianė, veēanėrisht tė Jugosllavisė dhe Greqisė. Egėrsisht duhet tė denoncojmė ēdo element reaksionar qė kėrkon tė na shtyjė nė luftė me fqinjėt. Ne duhet tė ecim para me problemin e vėllazėrisė me popullin jugosllav dhe grek pa pasur asnjė frikė.

Ne tė bindim njerėzit tanė se ėshtė nė avantazhin tonė tė jemi miq me jugosllavėt dhe grekėt. Duhet tė bindim popullin tonė se ne jemi nė mbrojtje tė tij kundėr ēdo elementi reaksionar apo imperializmit. Duhet tė bindin popullin se lėvizja nacionalēlirimtare nė Jugosllavi dhe nė Greqi nuk e kėrcėnon pavarėsinė tonė, por pėrkundrazi e mbron dhe e ndihmon atė. Nė konferencėn tonė tė dytė tė lėvizjes nacionalēlirimtare pėrcaktuam politikėn ndaj Ballit Kombėtar; ne duhet ta luftojmė kudo. Nuk ka asnjė bashkim me ta, por vetėm luftė, edhe me elementė tė tjerė reaksionarė. Ēdo bashkim pa frontin tonė duhet tė vihet nė dyshim dhe nuk mund tė pranohet dhe ēdokush qė kėrkon tė bashkėpunojė me ne duhet tė bėhet pjesė e lėvizjes sonė dhe mė pas ne mund tė bashkėpunojmė. Gjithsesi, edhe ata tė cilėt janė udhėhequr nė rrugė tė gabuar dhe nuk e kuptojnė lėvizjen tonė, duhet tė trajnohen pėr tė kuptuar principet tona e mė pas tė pranohen. Ne nuk duhet t’i ulim vlerat e tyre dhe qėllimet e mira qė kanė dhe duhet t’i bėjmė tė besojnė se vetėm nėpėrmjet lėvizjes sonė, vendi mund tė ēlirohet. Nėse ndonjėri ngelet jashtė lėvizjes sonė, atėherė ai lehtėsisht mund tė miqėsohet me lėvizjet reaksionare. Ata tė cilėt janė duke pritur njė “moment mė tė pėrshtatshėm” mund tė na bėjnė qė tė humbasin kohėn, kėshtu qė ata ose tė asimilohen nėn gradat tona, ose tė luftohen, pasi njė sjellje e tillė ndihmon armikun.

Nė mėnyrė qė tė arrijmė kėto rezultate, ne duhet t’u shpjegojmė njerėzve natyrėn dhe linjėn e aksioneve tona; ne duhet qė tė popullarizojmė pėrtej ēdo parashikimi partinė tonė heroike dhe sakrificat qė po ndėrmarrim pėr tė ēliruar vendin. Ne duhet tė nėnvizojmė heroizmin e tė rinjve shqiptarė, moralin e lartė dhe dėshirėn pėr tė luftuar. Lėvizja Nacionalēlirimtare, ushtria dhe kėshilli i saj duhet t’u shpjegohet njerėzve, tė fusim sa mė shumė njerėz qė tė mundemi nė lėvizjen tonė, por atė pjesė tė ndershme, e cila do qė tė luftojė pushtuesin. Ēdo parti apo grup jashtė lėvizjes sonė duhet tė luftohet pa asnjė mėshirė. Njerėzve duhet t’ua bėjmė tė qartė qė tė besojnė se reaksioni ėshtė njė vegėl nė dorė tė armikut dhe lufta jonė ndaj tij nuk ėshtė njė luftė ideologjie; dhe se ne e luftojmė sepse ėshtė i kontrolluar nga armiku, dhe sė dyti, kėrkon tė kthejė nė Shqipėri regjimin e para 1939, i cili ishte kundėr popullit; se fushata e reaksionit pėr bashkim ėshtė demagogji, se bashkimi ėshtė i mundur vetėm me frontin nacionalēlirimtar, se reaksioni ėshtė pėrgjegjės i plotė pėr terrorin dhe luftėn civile, se lėvizja nacionalēlirimtare ka sjellė rregull dhe disiplinė nė zonat e ēliruara kudo qė reaksionarėt kanė vjedhur dhe plaēkitur. Sjellja jonė ndaj Zogut dhe zogistėve duhet tė jetė e qartė dhe e vendosur.

Pavarėsisht se Abaz Kupi ėshtė pjesė e lėvizjes nacionalēlirimtare, ka thashetheme se ai ka krijuar njė parti tjetėr, ku zogistėt kanė mbledhur tė gjithė bajraktarėt e Veriut dhe parazitė tė regjimit zogist. Pėrgjigja jonė ndaj tyre ėshtė kjo: nėse ata do tė bashkohen me ne, duhet tė pranojnė politikėn tonė, siē ėshtė pa e modifikuar, regjimi i kaluar duhet tė konsiderohet njė kapitull i mbyllur, njerėzit do tė zgjedhin regjimin e tyre pas luftės dhe zogistėt duhet tė nisin menjėherė luftėn kundėr reaksionit dhe armikut. Bisedimi me ta ėshtė i pavlerė, pėrderisa ėshtė evidente se ata kėrkojnė tė na luftojnė. Prandaj ne duhet t’i denoncojmė ata pa mėshirė dhe nuk duhet tė hezitojmė tė bėjmė luftė tė hapur me ta kudo qė ata tentojnė tė pengojnė aksionet dhe punėt tona.

Jemi nė pritje tė direktivave nė lidhje me Zogun dhe Abaz Kupin dhe ndėrkohė mos i pėrmendni nėpėr traktet tona, por gjithsesi ne duhet tė bėjmė mė tė mirėn qė populli ta urrejė Zogun dhe partinė zogiste dhe tė pėrgatisim terrenin pėr humbjen e tij. Nė luftėn tonė kundėr reaksionit dhe pushtuesit ne duhet tė bėjmė mė tė mirėn pėr tė pasur popullin nė krahun tonė, pėrndryshe ata do tė qėndrojnė neutralė dhe armiku do tė pėrfitojė. Pėr mė tej lufta jonė duhet tė bėhet lufta e popullit. Paralelisht me luftėn e armėve, ne duhet tė vijojmė luftėn e propagandės kundėr politikės gjermane nė Shqipėri, por edhe ndaj njerėzve qė ata mbrojnė, siē ėshtė regjenca dhe qeveria. Njerėzit duhet tė mbahen vazhdimisht nė luftė kundėr pushtuesit, ndryshe lufta jonė do tė humbasė momentin.

KĖSHILLI NACIONALĒLIRIMTAR
Nga koha nė kohė, direktivat, letrat, shpėrndarjet e mesazheve dhe urdhrat u janė dėrguar juve duke ju shpjeguar rėndėsinė e madhe tė Kėshillit Nacionalēlirimtar dhe mėnyrėn se si duhet tė funksionojė. Gjithsesi, ėshtė vėzhguar se rezultatet nuk janė aq tė kėnaqshme saē pritej. Nė disa vende, kėshillat as qė ekzistojnė, ose edhe nėse ekzistojnė janė tė dobėt dhe aspak efektivė. Nė tė tilla vende, reaksioni rritet nėn hundėn tonė. Duhet me patjetėr tė kuptohet se Kėshilli Nacionalēlirimtar ėshtė shtylla kurrizore e sė ardhmes sė demokracisė shqiptare, e prandaj shokėt tanė mė tė mirė duhet tė vendosen nė krye tė kėtyre kėshillave dhe aktivitete mė tė zellshme duhet tė ndėrmerren nė mėnyrė qė t’u japė atyre status dhe vlerė. Nėpėrmjet kėtyre kėshillave populli bėhet i ndėrgjegjshėm pėr luftėn tonė dhe afrohet mė shumė me pėrpjekjet tona. Kėshillat duhet tė ngrihen nė tė gjitha fshatrat, komunat, qytezat, dhe prefekturat dhe tė jenė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me Kėshillin Qendror Nacionalēlirimtar. Ndaj kėshillat duhet tė popullarizojnė luftėn tonė dhe duhet tė kontrollojnė idetė politike tė njerėzve duke u sjellė si organizatė e bashkuar me tė gjithė. Kėshillat tė ngrenė edhe seksione tė tjera, tė cilat duhet tė merren me faza tė tjera tė gjuhės se njerėzve. Kėshillat duhet tė nisin njė fushatė pėr t’u ardhur nė ndihmė njerėzve pėr dimrin qė po afron. Njė vėmendje e veēantė duhet pėr paratė. Fondi duhet menaxhohet nga kėshillat, tė cilėt ua kalojnė stafit tė ushtrisė, ndėrsa kontributet pėr partinė tė shkojnė nė arkėn e partisė. Llogaria tė mbahet e qartė dhe nė rregull, sepse ēdo paparashikim i vogėl shkakton probleme. Ēdo direktivė e jona duhet tė mėsohet e pėrtypet mirė nga ju dhe shokėt tanė e mė pas tė pėrhapet nė popull. Literatura e dėrguar nga ne, siē ėshtė gazeta “Bashkimi”, duhet tė shpėrndahet sa mė gjerė nė popullatė.

UDHĖZIME PĖR USHTRINĖ NACIONALĒLIRIMTARE
Problemi kryesor i luftės nacionalēlirimtare ka tė bėjė me fuqizimin e Ushtrisė, njė problem qė shkon krah pėrkrah me organizimin e partisė. Tė gjitha batalionet nė zonat tuaja duhet tė jenė nė ofensivė ndaj armikut, si brenda, ashtu edhe jashtė. Duhet tė mobilizoni tė gjithė njerėzit qė luftojnė mė mirė nga popullata e tė jenė sa mė pak tė korruptueshėm; tė mirė, tė ndershėm dhe zgjidhni komandantė tė zotė. Kemi zhvilluar njėfarė burokracie nė ushtri, e cila duhet tė implementohet sa mė shpejt, ndryshe nuk do kemi rezultate nė luftė. Nė disa zona ushtria ka humbur vrullin e mėparshėm dhe ėshtė detyra e tė gjithė anėtarėve tė partisė tė shkundin nga vendi ushtrinė dhe standardet e saj tė vjetra dhe tė tregoni se jeni liderė me vlerė dhe eficientė. Celula partie duhet tė formohen nė batalione dhe nėpėrmjet konferencave apo trajnimeve, ushtarėt tė trajnohen qė tė jenė nė guidėn e anėtarėve tė partisė. Kohėt e fundit kjo nuk ėshtė bėrė si duhet dhe tė gjithė ju, pėrgjegjėsit, duhet tė mblidhni veten dhe tė ecni pėrpara. Mobilizimi i masave, e nė veēanti i fshatarėsisė, duhet tė jetė prioritet dhe tė bėhet sistematikisht. Nė qytete mobilizimi duhet tė zėrė vend nga shtresa e ulėt e popullsisė, dhe njė pjesė e tyre tė ēohen nė ushtri dhe njė pjesė tė qėndrojnė anėtarė partie. Ata qė do shkojnė nė ushtri duhet tė marrin udhėzime dhe urdhra tė qartė se si tė sillen nė ushtri dhe si tė shpėrndajnė udhėzimet e partisė. Konferencat dhe takimet tė bėhen sa mė shpesh qė tė mundeni, ku tė nėnvizoni rėndėsinė e luftės nacionalēlirimtare, mobilizimin e masave, disiplinėn dhe solidaritetin e partisė, si dhe organizimin mė tej tė lėvizjes sonė. Ndonjėherė, kur Shtabi ka kėrkuar personel, komitetet kanė ēuar njerėz qė mė shumė i kanė pasur si pengesa nė brigada dhe jo tė zotė. Kėto komitete duhet tė kuptojnė se brigada ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e ushtrisė dhe duhet tė ēojnė njeriun mė tė mirė. Ushtrisė sonė i duhen mė shumė komisarėt politikė dhe komandantė tė trajnuar qė i kuptojnė mirė detyrat e tyre, ndaj dhe mos mbani komandantėt e zonės nė qytete, por i ēoni nė ushtri. Po ju sjell ndėrmend se ushtria duhet tė jetė e mirėkontrolluar nga partia, sepse sė fundmi kemi vėnė re nė disa batalione njė mungesė influence tė partisė. Kjo duhet tė korrigjohet menjėherė dhe shtrini sa mė shumė kontrollin e partisė nė ushtri.

UDHĖZIME PĖR MISIONIN BRITANIK
Nė mjaft zona ka misione ushtarake britanike qė duan tė fusin hundėt nė punėt e brendshme tė partisė. Ata po mundohen tė mėsojnė se cila ėshtė forca jonė dhe e organizatave tona dhe pretendojnė tė bėhen miq me popullin shqiptar, nė mėnyrė qė ta pėrdorin kėtė prestigj pėr manipulimin e tyre pas luftės. Ata si anglezė qė janė, u intereson kryesisht lufta ndaj gjermanėve, kėshtu qė po pėrpiqen tė bindin fort Ballin Kombėtar tė luftojė gjermanėt nė mėnyrė qė pas luftės tė na lėnė njė rival ndaj pushtetit tonė. Ata do tė ndihmojnė lėvizjen tonė, sepse ajo ėshtė e vetmja qė po lufton gjermanėt, ndaj dhe sjellja e qėndrimi ynė ndaj tyre duhet tė jetė korrekt dhe i vendosur. Ata nuk duhet tė pėrzihen me punėt e brendshme dhe nuk duhet tė lejohen tė veprojnė si gjyqtarė nė marrėdhėniet tona me reaksionarėt. Nėse e duan luftėn tonė dakord, nėse nuk e duan le tė ikin. Nėse ndonjė nga oficerėt e tyre pėrzihet nė punėt tona, ata duhet tė raportohen ose tė ēohen te shtabi ynė e mė pas drejt e te misioni anglez. Nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė lejohen ata tė fusin hundėt nė punėt tona. Nė pėrfundim, ne duam tė nėnvizojmė edhe njė herė qė tė gjitha korrespondencat tona tė mbahen nė sekret tė plotė dhe asnjė direktivė tė mos bjerė nė dorė tė armikut. Tė gjitha botimet tona tė lexohen mirė, tė shpjegohen e tė shpėrndahen. Celulat tona duhet t’u binden urdhrave tė Komiteti Qendror dhe tė zbatojnė ēdo direktivė.
Tė fala
Pėr Komitetin Qendror tė Partisė Komuniste Shqiptare
Shpati
(Vula e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Shqiptare me yllin e kuq, draprin dhe ēekanin)

Panorama