Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Arratisja e dytë? Zbulohen 4 sharra në burgun e Drenovës

    Sharrat në burgun e Drenovës, Policia: U futën në qeli me ushqimet

    KORCE - Policia e Korçës ka zbardhur detaje për futjen e katër sharrave që presin hekur në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë. Mësohet se sharrat janë futur në qeli bashkë me ushqimet e paketuara, pas arratisjes së 23 nëntorit.

    Sipas policisë, sharrat ishin futur në qelinë e të burgosurit Dan Hutra, i cili vuan dënimin prej 25 vitesh burg për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2007. Më pas sharrat janë fshehur në një kuti shahu dhe janë dërguar në sektorin e paraburgimit, ku ndodhen të rinjtë që ndihmuan Admir Tafilin në arratisjen e bujshme të nëntorit.

    Sipas policisë, kalimi i kutisë së shahut nga sektori i sigurisë së lartë tek paraburgimi dyshohet të jetë bërë me ndihmë të oficerëve të burgut. Ndërkohë prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Dy ditë më parë forcat e sigurisë zbuluan në burg katër sharra që presin hekur. Nga verifikimet paraprake rezulton se kontrolli i ushtruar në regjimin e brendshëm të të dënuarve në sektorin e sigurisë së lartë dhe sektorin e paraburgimit, është bërë nga grupi i Transferim-Shoqërimeve dhe Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

    Burime brenda burgut të Drenovës pohuan se gjatë një kontrolli në sektorin e paraburgimit, mbrëmjen e së premtes janë gjetur katër sharra që presin hekur. Policia bën të ditur se sharrat u gjetën në një kuti shahu në dhomën ku qëndrojnë 3 personat që akuzohen se kanë ndihmuar Admir Tafilin dhe 6 të dënuarit e tjerë në arratisjen e bujshme të 23 nëntorit, të cilët janë pikërisht Elvis Lami, Olsjan Maçi, Albi Maçini. Gjithashtu, grupi i kontrollit gjeti edhe 2 telefona celularë në qelitë e Durim Lekës dhe Almarin Muçës.

    ARRATISJA E BUJSHME
    Më 23 nëntor 2013, të dënuarit Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj, Artur Gora dhe Eduart Lula u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë Drenovë, pasi kishin mundur të pajiseshin me armë, të cilat i kishin futur në qeli përmes frigoriferëve.

    I pari që ra në prangat e policisë ishte Artur Gora, i cili i mbetur vetëm pas daljes nga qelitë, kishte marrë një taksi dhe ishte larguar në drejtim të shtëpisë së tij në një fshat të Korçës. Të nesërmen e arratisjes, forcat RENEA arritën të arrestonin tre të shumëkërkuarit, Tafili, Marashi dhe Guri, në një magazinë të braktisur në Prrenjas, të cilët nuk bënë rezistencë.

    Tre të dënuarit u tjerë kishin mundur të kapërcenin kufirin dhe të hynin në tokën greke, ku u kapën pas përplasjes me armë me forcat e policisë. I dënuari Gëzim Guri mbeti i plagosur.

    Arratisja e shtatë të dënuarve nga burgu i Drenovës u ka kushtuar lirinë 21 policëve të institucionit të vuajtjes së dënimit në qytetin juglindor. Me urdhër të Prokurorisë së Korçës, 21 policë të burgut, mes të cilëve dhe dy femra, përfunduan prapa hekurave, pasi dyshohen për shpërdorim detyre, për shkak të mosveprimit të tyre për të parandaluar ngjarjen e rëndë.

    Nga hetimet e para pas ngjarjes së rëndë, që dëshmoi për sigurinë e dobët në burg, prokuroria duket se ka siguruar prova, që i ngarkojnë me përgjegjësi efektivët e policisë. Edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse ndonjë nga policët ka bashkëpunuar me të dënuarit, është fakt që brenda në qeli është bërë e mundur të futen armë dhe celularë, çka i komprometon rëndë ata.

    Sipas prokurorisë, futja e sendeve të kundraligjshme ka ndodhur për shkak se policët nuk kanë kryer si duhet detyrën e tyre, ndaj për këtë shkak është urdhëruar dhe arrestimi, të paktën derisa të sqarohet pozicioni i gjithsecilit prej tyre.

    Balkanweb

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Arratisja e dytë? Zbulohen 4 sharra në burgun e Drenovës

    E marr vesh qe sharrat u futen,por si ka mundesi qe nuk eshte degjuar zhurma e sharres,qelite jane pothuajse
    bosh dhe akustika eshte shume e madhe sikur zhurmen me te vogel te besh.Me sa duket rojet kane qene larg qelise.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Arratisja e dytë? Zbulohen 4 sharra në burgun e Drenovës

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    E marr vesh qe sharrat u futen,por si ka mundesi qe nuk eshte degjuar zhurma e sharres,qelite jane pothuajse
    bosh dhe akustika eshte shume e madhe sikur zhurmen me te vogel te besh.Me sa duket rojet kane qene larg qelise.
    mos i ngaterro me sharrat elektrike. ato jane sharra mekanike te vogla qe mund te futen lehtesisht ne qeli.
    burgjet duhet te pajisen me nje aparat qe nuk lejon kalimin e metaleve. ne te kundert duhet te burgosen oficeret ne hyrje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •