Ish-kreu i komitetit tė shpėtimit tė Vlorės: Dėnimi i Berishės tė fillojė me 97-n
Intervistoi Xhevdet Shehu
Postuar mė: 12 Janar, 2014 tek Lajme Flash
Njė nga krerėt e Komitetit tė Shpėtimit Publik tė Vlorės nė vitin 1997, Luftar Petoshati, solli dje nė redaksinė e gazetės DITA njė denoncim tė datės 31 gusht 1997, tė bėrė nga ai Komitet ndaj Sali Berishės. Ish-Presidenti bėhet pėrgjegjės pėr tragjedinė e vlorės tė atij viti, pėr vrasjen dhe plagosjen e mė shumė se 1100 qytetarėve vlonjate, ku jepen edhe emra qytetarėsh tė ekzekutuar nga policia dhe SHIK-u i Berishės, duke filluar me Artur Rustemin e tė tjerė. Nė intervistėn qė dha me kėtė rast, Petoshati argumenton pse kallėzimi penal kundėr Sali Berishės duhet tė fillojė me vitin 1997..
Zoti Petoshati, pse kėrkoni ta publikoni me kaq vonesė denoncimin qė kini bėrė qė nė vitin 1997 ndaj Sali Berishės?
Nuk ėshtė e vėrtetė se ne po e publikojmė me vonesė kėtė denoncim. Ne kėtė e kemi bėrė qė nė vitin 1997. Ishte muaji gusht i 97-s, kur ne si Komitet i Shpėtimit Publik tė Vlorės, i kėrkuam Prokurorit tė Pėrgjithshėm qė tė vepronte duke vėnė para pėrgjegjėsisė penale personin pėrgjegjės pėr tragjedinė e tmerrshme tė vitit 1997, shtetasin Sali Berisha. Ne nuk e kemi mbajtur sekret kėtė denoncim. Pėrgjegjėsia bie mbi ata qė nuk vepruan pėr ti thėnė ndal kėtė njeriu qė mbjell vetėm vdekje dhe zi mbi kėtė vend. Duke mos e ndėshkuar, ata i dhanė shansin Sali Berishės tė vinte prapė nė pushtet nė vitin 2005 dhe tė bėnte gjėma tė tjera mbi kėtė vend e mbi kėtė popull.
Pse kėmbėngulni tek 97-a?
Unė jam vlonjate dhe atė qė pėsoi nė vitin 1997 Vlora, nuk e ka pėsuar as nė dy luftrat botėrore. U vranė mijėra njerėz tė pafajshėm, Vlora u vesh me tė zeza si kurrė ndonjėherė vetėm pse ashtu donte Sali Berisha. Nė denoncimin tonė ne argumentojmė dhe faktojmė se pėr tragjedinė qė i ndodhi Vlorės nė vitin 1997, personi numėr njė pėrgjegjės ėshtė vetėm Sali Berisha. Unė jam dakord qė ky person tė gjykohet edhe pėr 21 janarin, edhe pėr Gėrdecin, edhe pėr korrupsionin e hatashėm qė ka bėrė. Po para sė gjithash, Sali Berisha duhet tė dėnohet pėr 97-n. Sepse 97-a ėshtė njolla mė e zezė nė historinė tonė si komb tė paktėn nė 100 vjetėt e fundit. Atė qė sna e ka bėrė as serbi, as greku, na i ka bėrė Sali Berisha.
Mirėpo, nė kushtet aktuale, kjo do tė tingėllojė si hakmarrje politike, pasi Berisha tani nuk ėshtė as kryetar i PD-sė, as Kryeministėr Ai ėshtė thjesht njė deputet, apo jo?
U gėnjen mendja. Sali Berisha ėshtė ujk i vjetėr. Ai drejton jo vetėm PD-nė, po tė gjitha bandat nė Shqipėri. Pse e vrisni mendjen se kush i hedh shtyllat e elektrikut nė erė. Ua them unė: Sali Berisha me banditėt e tij. Mos i bini anės e anės, jo mos na tėrheq veshin Amerika dhe Europa. Futeni atė brenda qė tė biem rehat tė gjithė. Unė them se edhe Europa dhe Amerika do jenė mė mirė pa Sali Berishėn, domethėnė duke e dėnuar Sali Berishėn. Diplomacia nuk hyn nė punė kėtu. Pa dėnuar Sali Berishėn, nuk ka pėr tė gjetur paqe dhe qetėsi ky vend. Futeni brenda Sali Berishėn dhe vendi do tė bjerė nė paqe. Ore, e dini apo jo se ēi ka bėrė Vlorės dhe Shqipėrisė ky njeri? Mos e bėni popullin budalla. Juve tė gazetės DITA u lumtė, se ia kini nxjerrė bojėn Sali Berishės, por unė i bėj thirrje qeverisė dhe Edi Ramės tė veprojė urgjentisht. Sepse Sali Berisha vazhdon tė jetė rreziku kryesor pėr kėtė vend.
Zoti Petoshati, shteti vepron me rregulla, me ligje. Qeveria nuk arreston njeri. Ėshtė Prokuroria dhe gjykata qė duhet tė veprojnė. Kėtė deshėt tė thoshnit?
Po, edhe nė 97-n kur Berisha e shkatėrroi shtetin, ne Prokurorit tė Pėrgjithshėm iu drejtuam. Pse nuk veproi, e di ai. Edhe4 tani shtetit i drejtohemi. I drejtohemi Prokurorit tė Pėrgjithshėm, gjykatave, pse jo dhe qeverisė. Qeveria ka nė duar shumė fakte pėr keqbėrjet e kėtij njeriu, le ti ēojė nė Prokurori dhe le tė vendosė drejtėsia pėr tė. Pse nuk i mjaftojnė qeverisė sė Ramės gjithė ato dosje me korrupsion, nuk i mjafton Gėrdeci dhe 21 janari? Dėnimi i Sali Berishės ėshtė gur prove pėr kėtė qeveri. Por ne vlonjatėt kėmbėngulim qė procedimi dhe gjykimi i Sali Berishės tė fillojė me 97-n. Nuk ka pėr tė gjetur qetėsi as Vlora dhe as Shqipėria pa u gjykuar dhe pa u dėnuar Sali Berisha. Ai ėshtė burimi i fatkeqėsive tė kėtij vendi, tė paktėn nė 20 vitet e fundit
Mos po e teproni me kėtė gjykim?
Aspak. Natyrisht Sali Berisha nuk i ka bėrė i vetėm ato gjėma qė ka bėrė. Ka pasur ministra, policė, gardistė, Shik-as qė veproni sipas urdhrave tė tij. Po le tė fillojė me tė. Ai do ti nxjerrė vetė se mė kė ka bashkėpunuar dhe kush janė bashkėfajtorėt me tė. Me kėtė rast kam dhe njė kėrkesė pėr Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta: Tė mos e lėrė tė flasė vend e pa vend Berishėn se na hapi barkun. Pse duhet privilegjuar ai e tė flasė sa herė tė dojė? A e kuptoni se sa irritohet populli kur e sheh Sali Berishėn tė flasė sa herė tė doje dhe si tė dojė? Jo more jo, ai duhet gjykuar e dėnuar si kriminel.
* * *
REPUBLIKA E SHQIPERISE
KRYESIA E KOMITETIT TE SHPETIMIT PUBLIK
Nr. 1 Prot.
Vlorė me 31 / 08 / 1997
Lėnda: Kallėzim pėr ndjekje penale nė ngarkim
tė shtetasit Sali Berisha e tė tjerė.
PROKURORIT TE PERGJITHSHEM
Z. Arben Rakipi
TIRANE
Pėr dijeni:
KRYETARIT TE KUVENDIT POPULLOR
Z. Skėnder Gjinushi
PRESIDENTITTE REPUBLIKE5
Z. Rexhep Meidani
KRYEMINISTRIT
Z. Fatos Nano
Zoti PROKUROR I PERGJITHSHEM!
Nė emėr tė drejtėsisė sė vėrtetė, nė emėr tė gjakut tė derdhur nga tė gjithė tė vrarėt e tė plagosurit nė qytetin e Vlorės, nė emėr tė sakrificave e tė vuajtjeve tė pashembullta tė popullit trim e heroik tė kėtij qyteti, nė emėr tė torturave dhe dhunės fizike dhe psikike qė pėsoi ky popull, nė emėr shqetėsimit qytetar pėr tė gjitha shkatėrrimet, djegiet, humbjet e pronės e pasurisė sė pėrbashkėt dhe asaj private pėr periudhėn janar qershor 1997, bazuar edhe nė nenin 281 tė Kodit te procedurės penale, bėjmė kėtė kallėzim penal pėr fillimin e ndjekjes penale nga organi juaj ndaj shtetasit Sali Berisha, ish-president i vendit dhe bashkėpunėtorėve tė tij si pėrgjegjės dhe shkaktar kryesor pėr sa mė sipėr nė qytetin e Vlorės nė veēanti dhe nė tė gjithė Shqipėrinė nė pėrgjithėsi. I kallėzuari nga ana jonė, me dashje direkt dhe indirekte pėr mendimin tonė, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka konsumuar plotėsisht nė bashkėpunim me Bashkim Gazideden, Agim Shehur, Sokol Mulosmanin etj, veprėn penale tė gjenocidit, krimeve kundėr njerėzimit, shpėrdorimit tė detyrės etj, vepra penale kėto tė parashikuara nga nenet 73, 74, 248 dhe 25 tė Kodit Penal.
Mė konkretisht:
- Mė datėn 10 shkurt 1997 personat e mėsipėrm, tė udhėhequr nga qėllimi politik pėr tė mbajtur pushtetin me ēdo kusht, hodhėn kundėr popullit paqėsor tė Vlorės mbi 3. 000 forca tė policisė dhe nga konfrontimi i tyre me kėtė popull u vranė nga policia qytetarėt e pafajshėm vlonjatė Artur Rustemi, Estref Llanaj dhe Maliq Banushi, konfrontim ky qė pėrfundoi me shkatėrrimin plotėsisht tė policisė tė ardhur nga Tirana dhe asaj tė Vlorės.
- Nė datėn 28 shkurt 1997 forcat e SHIK-ut tė dėrguara nga personat e mėsipėrm nė Vlorė nė lagjen 10 Korriku, qėlluan me armė zjarri mbi popullin e protestave paqėsore duke vrarė tre qytetarė tė tjerė tė quajtur Fatmir Tozaj, Shkėlqim Bogdani dhe Artur Zotaj. Si rezultat i kėtyre vrasjeve populli i Vlorės pėr tu vetėmbrojtur, mori nga depot e armatimit tė reparteve ushtarake tė Divizionit tė Vlorės armatim, teknikė dhe municione, gjė qė solli shkatėrrimin plotėsisht nė njerėz dhe mjete tė kėtyre reparteve. Atė qe nuk e arritėn dot me forcat e policisė dhe tė SHIK-ut, personat e mėsipėrm menduan qė ta realizonin duke aktivizuar banda kriminelėsh nė radhėt e tė cilėve ata aktivizuan edhe elementė tė dėnuar pėr krime nga mė tė rėndat, tė cilėt i nxorėn nga burgu dhe i sulėn pėr tė mbajtur tė rrethuar Vlorėn nė njė gjendje tmerri dhe pasigurie, nė mėshirė tė fatit, gjė qė bėri qė populli i Vlorės pėr rreth 6 muaj tė mbyllej nė shtėpi me armė nė dorė, duke kaluar njė gjendje stresi tė pazakontė. Janė kėto banda tė cilat kryen nė qetėsi te plotė vrasje, grabitje, marrje peng, vjedhje etj., gjatė kohės sė mėsipėrme dhe shteti fantazme i Sali Berishės jo vetėm qė i organizoi por edhe nxiste nė mėnyrė tė paskrupullt aktivitetin e tyre kriminal.
U vranė e u plagosėn mbi 1. 100 vetė vlonjatė tė pafajshėm ndėr tė cilėt pėrmendim policėt vlonjatė Spiro Toshi, Gėzim Shabani, Besim Manoti dhe Viron Rrapi, qytetarėt Kozma Mata, Veledin Tofiku, Sinan Lika, Petrit Lilaj, Hajri Tahiri, Arben Osmani e qindra tė tjerė.
Dhuna, terrori fizik dhe ai psiqik i Berishės dhe bashkėpunėtorėve tė tij detyroi qindra qytetarė vlonjatė qė tė emigronin nė Itali me det, emigrim ky qė nė datėn 28 mars 1997, shėnoi nė historinė e kėtij qyteti dhe tė gjithė Shqipėrisė tragjedinė e Otrantos, njė nga tragjeditė mė tė mėdha, me 104 viktima, burra, gra e fėmijė tragjedi kjo qė tronditi jo vetėm qytetin tonė. Sali Berisha me firmat piramidale qė krijoi ėshtė hajduti mė i madh i pasurisė sė shqiptarėve gjatė gjithė ekzistencės sė kėtij populli, i gjakut dhe i djersės sė tyre.
Zoti Prokuror i Pėrgjithshėm!
Veprat penale qė pėrmendėm mė lart janė evidente dhe nuk ka qytetar vlonjat por edhe shqiptar, qė tė mos i ketė ndjerė ose pėsuar nė njė mėnyrė ose njė tjetėr. Pėr to ekziston njė mal me prova tė pakontestueshme si nė Vlorė, ashtu edhe nė Tiranė, Sarandė, Gjirokastėr, Pėrmet, Tepelenė, Berat, Lushnje etj, etj, nė policitė dhe prokuroritė e kėtyre qyteteve. Vėnia para pėrgjegjėsisė penale e Sali Berishės dhe bandės sė tij, ėshtė krahas tė tjerave, edhe njė detyrim moral e jo vetėm njė detyrim ligjor. Por po konstatojmė se kjo gjė po vonohet. Ne nuk duam nė asnjė mėnyrė qė tė ndikojmė nė pavarėsinė tuaj ligjore, ashtu siē nuk duam qė ju tė influencoheni nga politika nė kėtė pavarėsi tuajėn si organ qė ja u jep ligji. Pasojat e kėsaj veprimtarie kriminale janė kolektive dhe, nga ana juaj edhe kryesisht nga ju, mund tė veprohet. Tashmė ėshtė bėrė e qartė se e keqja e madhe e kėtij vendi ėshtė Sali Berisha dhe banda e tij. Ne duhet tė shkulim nga rrėnjėt kėtė tė keqe pasi nuk kemi kohė pėr tė humbur pėr tė ndėrtuar njė shoqėri me tė vėrtetė demokratike, civile dhe perėndimore, shoqėri kjo qė po pengohet edhe aktualisht nga veprimet e tė kallėzuarit prej nesh.
PER KRYESINE E KOMITETIT
TĖ SHPETIMIT PUBLIK TĖ VLORĖS
KRYETARI
Albert Shyti FirmosurD.V
Nėn/kryetari
Luftar Petoshati firmaD.V.
Nėn/kryetari
Azem Lamaj firmaD.V.
Materiali ėshtė i shoqėruar me vulėn e kėtij organi nė origjinal. Nė vijim ėshtė prononcimi i anėtarėve tė Komitetit personalisht me firmat e tyre.
dita
Krijoni Kontakt