23 -vjetori i OMONIA-s, Dule: Përgjegjës për minoritetin të gjitha qeveritë, edhe aktualja



23 -vjetori i OMONIA-s, Dule: Përgjegjës për minoritetin të gjitha qeveritë, edhe aktualjaGJIROKASTËR-23 -vjetori i OMONIA-si cili si çdo vit edhe sot u përkujtua në Gjirokastër i përcjellë përmes deklaratave të ndjeshme të liderëve të saj ndër vite dhe kreut të PBDNJ për nënvlerësimin e minoritetit grek në Shqipëri.

Nga fshati Derviçian ku u zhvilluan dhe ceremonitë përkujtimore kreu i PBDNJ-së njëherit nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule bëri të ditur se përgjegjëse për të drejtat e cunguara të minoritetit janë të gjithë qeveritë e Shqipërisë përfshirë dhe atë aktuale duke cituar kështu dhe raportet e KE-së.

“Edhe raportet si të Këshillit të Evropës dhe formulimet dhe konstatimet e Këshillit të Europës adoptohen edhe nga Komisioni i Bashkimit Evropian, në progres raportin e vitit 2013. Të vetmit që nuk shqetësohen për statusin e të drejtave të minoritetit etnik grek dhe të minoriteteve në përgjithësi janë qeveritë shqiptare, si e shkuara ashtu edhe kjo e sotshmja. Jemi një vend problematik për sa i përket respektimit të të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek dhe të minoriteteve në përgjithësi. Dhe problemi kryesor është pikërisht koncepti se ne jemi shembull. Është një koncept reminishencë e regjimit totalitar.”- deklaroi Dule.

I pranishëm në këtë veprimtari konsulli grek në Gjirokastër u shpreh se çdo arritje e minoritetit grek në Shqipëri i dedikohet OMONIA-s dhe përfaqësuesve të saj. “ Ju jeni qytetarët e parë europianë të Shqipërisë dhe garancia e parë për integrimin europian të vendit”- shtoj me tej konsulli Grek.

“Jam përballë jush sot për t’ju thënë se refuzimi i statusit edhe një herë tjetër rëndon edhe mbi minoritetin grek në Shqipëri po aq sa lidhet me mos përmbushjen e detyrimeve për të drejtat e këtij minoriteti”- tha në gjuhën greke gjatë ceremonisë për 23 -vjetorin e OMONIA-s kreu i kësaj të fundit, Vasil Bollano.

(a.n/ News 24/BalkanWeb)


Cudi e madhe mor shok e shoqe . Se kuptoj se cfar kerkojne me shume keta omoniaret e Vangjel Dules dhe dirigjentet e tyre? Cfar kemi ne me shume se minoritaret? Gjithe kohen vec bertasi per te drejtat e minoritetit pa thene asgje se cfar kerkojne dhe cfar u eshte mohuar nga qeverite shqiptare. Po si nuk doli nje qeveri shqiptare ose Evropa qe tju kekroje te njohin minoritetet e huaja ne Greqi dhe pastaj te bilbilonte vanjeli me shoke.
Une ju bej thirrje te mbrojme te drejtat e gjithe minoriteteve ne shtetin grek. E para sa minoritete ka dhe pse fshihen si miu. Cfar jane arvanitasit, te krishteret e camerise, maqedonasit, turqit, romet etj.