http://gazetadita.al/shtate-gjera-qe...e-mbi-vdekjen/

Pavarësisht se vdekja konsiderohet si e vetmja gjë e pashmangshme, ne dimë shumë pak për të (në mos asgjë). Rreth konceptit të “vdekjes” qarkullojnë mitet dhe besimet e rreme që, siç shpjegon e përditshmja amerikane “Huffington Post” shkojnë paralel me probleme shumë më pragmatike, si për shembull, me faktin se ka gjithnjë e më pak hapësirë nëpër varreza.

1.Nuk është e vërtetë se pas vdekjes thonjtë dhe flokët vazhdojnë të rriten. Është një efekt i prodhuar nga lëkura, e cila duke humbur tonalitetin i bën të duken pjesët e trupit në keratinë më të gjata. Nga ana tjetër, është e vërtetë se pas vdekjes, trupi mund të urinojë apo defekojë për shkak të humbjes së kontrollit të muskujve të zorrëve dhe fshikëzës.

2.Ka një shpjegim shkencor për ndjesinë e cila në momentin e vdekjes të krijon përshtypjen “se e gjithë jeta të rrjedh në një çast para syve”. Kjo ndjesi shkaktohet nga reduktimi i oksigjenit në tru, që sjell ndryshime drastike në aftësitë konjitive (njohëse).

3.Është e vërtetë se jemi më afër jetës së përjetshme sot se kurrë më parë. Ka shumë projekte, pak a shumë të realizueshëm, ku emrat më të njohur të shkencës tentojnë të ndalojnë procesin e plakjes. Një nga këto projekte quhet “Calico” dhe financohet nga gjiganti “Google”.

4. Mund të kemi një perceptim shumë të mjegullt të asaj se çfarë nënkupton vdekje: Kur një person mund të konsiderohet realisht i “vdekur”? Sipas disa ekspertëve, procesi i vdekjes është tërësia e një sërë fazash fiziologjike: njeriu nuk vdes në një moment konçiz.

5.Nuk po gjendet më hapësirë e mjaftueshme nëpër varreza dhe djegia e trupave të pajetë është jo vetëm një zgjidhje e këtij problemi, por edhe shumë më ekonomike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 42% e kufomave çohen në kremator.

6. Kësisoj të gjallët thithim në ajër “të vdekurit”: me rritjen e numrit të djegieve të kufomave, rritet edhe përqindja e hirit të tyre që shpërndahet në ajër. Por, ekspertët sigurojnë se kjo nuk është në asnjë mënyrë e dëmshme për shëndetin.

7.Një njeri mund të deklarohet ligjërisht i vdekur edhe kur është klinikisht i gjallë.

Kuriozitet: Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, 2.513.171 amerikanë vdiqën në vitin 2011. Nga kjo u përllogarit se rreth 286 amerikanë vdesin çdo orë dhe rreth 6.885 çdo ditë. Kombet e Bashkuara vlerësuan se 58.093.000 njerëz vdiqën në të gjithë botën gjatë 2011-s. gjë që nënkupton 159.159 të vdekur në një ditë dhe 6.631 në një orë./D.Gjuzi