Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Shqipëria në gjendje lufte: Në 23 vjet ka 6259 persona të vrarë

    Shqipëria në gjendje lufte: Në 23 vjet ka 6259 persona të vrarë
    Publikuar: 10.01.2014 - 14:35


    Në 23 vjet Shqipëria ngjan si të ketë qenë në luftë. Janë 6259 persona që janë vrarë nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta në ngjarje nga më të ndryshmet në të gjithë vendin duke treguar se humbja e jetës në Shqipëri bëhet me një lehtësi që nuk gjen model të dytë në botë.

    Në një insert gjatë emisionit “Debati” në Channel One të së enjtes ku u diskutua situate kriminale, gazetari Roland Qafoku solli nga arkivi personal në formë tabele të gjitha vrasjet vit pas viti në 365 ditë për 23 vjet rresht.

    Ato nisin që nga viti 1990, vit kur u rrëzua sistemi komunist e deri në vitin 2013 që sapo lamë pas. Nuk ka rëndësi kush ka qenë në pushtet, të majtët apo të djathët. Nuk ka fare rëndësi kush ka qenë kryeministër Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama. Ajo që është e rëndë të thuhet është statistika me shifra që me një mesatare rezulton të jenë vrarë mbi 272 persona në çdo vit kalendarik.

    Viti me më shumë vrasje është1997 me 1542 persona të vrarë, ndërsa ai me më pak të vrarë është viti 2006 me 87 persona të vrarë. Duhet theksuar se në këtë tabelë nuk janë të përfshirë tragjeditë dhe aksidentet e të gjitha llojeve.

    http://www.zeri.info/artikulli/24532...rsona-te-vrare
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 11-01-2014 më 04:41

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shqipëria në gjendje lufte: Në 23 vjet ka 6259 persona të vrarë

    6259 pjestoje me 23 vjet,i del te jene vrare mesatarisht 272 vete cdo
    vit, domethene afersisht 1 personi vrare cdo dite ne komplet Shqiperine.
    Shqiperia ka qene ne lufte ne imagjinaten e gazetarit, pasi realisht eshte dicka minimale dhe jo lufte.
    Eshte normale te plase arma diku dhe te vritet dikush,sepse u mungon truri dhe llogjika ca idioteve dhe perdorin armen.
    per motive shume te dobeta.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Shqipëria në gjendje lufte: Në 23 vjet ka 6259 persona të vrarë

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    Shqipëria në gjendje lufte: Në 23 vjet ka 6259 persona të vrarë
    Publikuar: 10.01.2014 - 14:35


    Në 23 vjet Shqipëria ngjan si të ketë qenë në luftë. Janë 6259 persona që janë vrarë nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta në ngjarje nga më të ndryshmet në të gjithë vendin duke treguar se humbja e jetës në Shqipëri bëhet me një lehtësi që nuk gjen model të dytë në botë.

    Në një insert gjatë emisionit “Debati” në Channel One të së enjtes ku u diskutua situate kriminale, gazetari Roland Qafoku solli nga arkivi personal në formë tabele të gjitha vrasjet vit pas viti në 365 ditë për 23 vjet rresht.

    Ato nisin që nga viti 1990, vit kur u rrëzua sistemi komunist e deri në vitin 2013 që sapo lamë pas. Nuk ka rëndësi kush ka qenë në pushtet, të majtët apo të djathët. Nuk ka fare rëndësi kush ka qenë kryeministër Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama. Ajo që është e rëndë të thuhet është statistika me shifra që me një mesatare rezulton të jenë vrarë mbi 272 persona në çdo vit kalendarik.

    Viti me më shumë vrasje është1997 me 1542 persona të vrarë, ndërsa ai me më pak të vrarë është viti 2006 me 87 persona të vrarë. Duhet theksuar se në këtë tabelë nuk janë të përfshirë tragjeditë dhe aksidentet e të gjitha llojeve.

    http://www.zeri.info/artikulli/24532...rsona-te-vrare

    Ne Shqiperi vriten mesatarisht rreth 4 person per 100.000 banore ne vit...
    Vrasjet gjate trazirave politike normalisht nuk duhet te llogariten, pasi qe ne vende jodemokratike, ne tranzicion, ne konflikte nderetnike etj. natyrisht se ndodhin konflikte, te cilat ne vende te konsoliduara dhe demokratike nuk ndodhin ne kete forme.
    D.m.th. Ne Shqiperi, varesisht nga statistika e numrit te pergjithshem te banoreve, jane vrare rreth. 2500-3000 persona ne 23 vitet e fundit, jo 6259.

    Sidoqofte, Shqiperia (me 4,0 per 100.000) e ka nje nder kuotat me te larta ne Europe. Edhe pse pak me te ulet se p.sh. SHBA-te me 4.8 ose Ukraina me 5.2, Moldavia me 7.5, Rusia 10.2, Brazili 21.0 ose Hondurasi 91.6 ... Nder vendet e Ballkanit gjithesesi eshte e para.

    https://en.wikipedia.org/wiki/List_o...ate#By_country

    Ne shqiperi ekszitojne te dhena statistikore me te sakta qe nga viti 1995.

    Numri i vrasjeve 1995-2010 (sipas OKB-se)
    1995: 210
    1996: 248
    1997: 1542 (ky vit eshte nje nder arsyet e statistikes se keqe te Shqiperise!)
    1998: 573
    1999: 496
    2000: 275
    2001: 208
    2002: 231
    2003: 144
    2004: 119
    2005: 131
    2006: 87
    2007: 105
    2008: 93
    2009: 85
    2010: 127

    Ne rastin e Serbise p.sh. nuk jane te perfshire fare vrasjet ne Kosove gjate viteve 90-ta, as ato gjate viteve 1995-1999, keshtu qe statistika e Serbise (me rreth 1.2 pro 100.000 apo ngjashem) duket shume me e favorshme. Realisht do te dukej me ndryshe, nese do te llogariteshin edhe vrasjet ne Kosove dhe vrasjet gjate trazirave te ndryshme.
    Ngjashem vlene edhe per Kroacine dhe Maqedonine...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 11-01-2014 më 23:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •