Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Albanofobia dhe Eurofobia- dy Paradokse që gjenerojnë Anti-integrim

    Fjalët Albanofobë dhe Eurofobë të përmëndura përkatësisht nga Berisha në Mars 2013 dhe Rama në tetor 2013 por dhe në një periudhë 2012-201,3 për të sqaruar disi me kujdes pengesat e pathëna dhe të papritura të integrimit për popullatën shqiptare, kanë një domethënie jo vetëm politike por përbëjnë në fakt thelbin e vonimit të intgrimit të Shqipërisë në BE, kanë dhe kuptimin historik –atë të ndarjes së trevave shqiptare në disa pjesë dhe mos-lënien nga ana e Europiaëve të atëhershëm të një Shqipërie me territor të madh dhe popullsi disa herë më të madhe se kjo e sotmja, duke zbatuar largimin masiv të banorëve në periudha të caktuara kohore, si dhe për pasojë duke lënë një shtet të pastabilizuar shqiptar.
    i
    Në historinë e Shqipërisë janë vënë re shumë shpesh paradokse në dukje të habitshme si për të huajt ashtu dhe për vendalinjtë, paradokse të cilat në fund të fundit egzistonin dhe egzistojnë edhe sot me sa duket për të ekuilibruar të kundërtat brënda territorit të shqiptarëve si dhe brënda shoqërisë shqiptare që nga momenti kur kur kjo shoqëri e dyzuar në besim fetar krijoi një popullsi të re nga fundi i viteve 1600 që u quajtën shqiptarë.
    Dihet historikisht se popullata e vjetër e Arbërit dhe e Epirit pati një fat tragjik pas pushtimit turk të 1478, dhe pësoi dy metamofoza:
    Së pari, popullata Arbërit dhe e Epirit iku në itali dhe për shkak të numrit të madh rreth 300.000 banorë të asaj kohe (që në atë kohë ishin shumë) mezi u asimiluan madje edhe në ditët e sotme e ka ruajtur pjesë pjesë gjuhën (Nasho Jorgaqi `Larg dhe Afer` 1987). Më pak disa mijra ,u shpërngulën në Greqi kryesisht epirotë në More, dhe në Lindje në Rumani,Rumeli.dhe Ukrainë- thjesht për të mos pranuar sundimin osman dhe për të ruajtur fenë e krishterë.
    Së dyti popullata e mbetur pësoi dy deformime:
    Deformimi i parë: kjo popullatë e mbetur ose i u afrua qendrave të krishtera sllave dhe bizantine të cilat kishin marrë një ferman nga sulltani për tu mbrojtur nga luftrat dhe plackitjet, apo qëndrave katolike nën mbrojtjen e Venedikut e më vonë të perandorisë austrohungareze me qëllim që të ruanin pronat dhe fenë (sigurisht të gjitha duke dhënë haracinpërkatës ose ne ushtarë ose në para). Kjo shkaktoi asimilimin ekësaj populate të krishterë që refuzonte të islamizohej, duke pranuar gjuhën sllave sërbo-kroatishte apo dhe bullgarishte, dhe në disa troje edhe ate bizantino-greke, por duke kontribuar edhe me shënjtorë me origjinë arberore-epirote, si shënjtorja Angjelina Araniti e cila ka një Manastir në Krushedoll, Serbi, në të cilën ruhen eshtrat e Angjelina Aranitit.
    Deformimi i dytë është se pjesa e popullatës së mbetur e cila u struk maleve dhe pyejeve të dënur të asaj kohe për të ruajtur identitetin dhe fenë, u cvendos dhe pati shumë migrime brënda vëndit nga veriu në juga apo dhe nga jugu në veri; u konvertua në fenë islame gradualisht për shkak të mbijetesës (taksa më të pakta, ruajtja e pronës, marrja e ofiqeve, etj).
    Së treti, popullatat e ardhura nga Anadolli, Persia, Abhazia, kurde, turq,e me vone egjiptianë (disa mijra të ardhura gjatë periudhës së viteve 1500-1600), por të dërguara nga Osmanllinjtë me qëllimin e shpërbërjes së popullatës kryengritëse arbëro-epirote në këto toka etj, kryesisht bujq e zejtare me fe islame, u vendosën me urdhër nga Sulltani në fushat te trevave shqiptare bosh pa njerëz, kryesisht Fushë-Kosovë, fush-Shkodër, Shqipëri të mesme, Shqipëri të jugut, Fushë Korcë, dhe në qytetet e boshatisura të Arbërisë dhe Epirit.
    Të ardhurit u martuan me vendasit , brezat pasardhës flisnin gjuhë arbërisht, dhe luajtën rolin kryesor në deformimin e identitetit të vjetër por dhe në lindjen e një popullate të re që fliste të njëjtën gjuhë por që ishin me fe islame dhe mbështeste Perandorinë turke.
    Së katërti, Klasa e pasur e arberve dhe e epirotëve që ndenji në trevat e Arbërisë dhe Epirit dhe më saktë shërbyesit e ish princërve të krisherë që ikën apo u vranë, u konvertuan menjeherë në silam dhe morën tokat e lëna nga ish-zotërinjtë e vjetër dhe ubënë zotërinjtë e rinj me fe islame. Kjo klasë e pasur u fut dhe mori pjesë aktivisht në qeverisjen e trevave arberore dhe plotësoi planin e Perandorisë turke për të mposhtur këtë komb kryeneç dhe të pabindur, me këto tre direktiva:
    Kthimin me dhunë në islam, korruptimin e klasës së pasur me ofiqe dhe prona, dhe vendosjen e disa mijra kolonëve në tokat dhe qytetet e zbrazura të Arbërisë dhe Epirit; dihet që Sulltan Mehmeti që pushtoi Konstandinopojën përmëndet se ka thënë për Arnautët se … nuk do të lë gur mbi gur në Arbëri dhe Epir….. Fakti që u sheshuan të gjitha kështjellat dhe të gjithë qytetarët e asaj kohe ose ikën (shkodranët me garanci), ose u vranë, ose emigruan.
    Qytetet e rindërtuara në shek XVII-XVIII ishin krejtësisht jashtë kalave në fushadhe të gjitha me popullatë myslimane apo të përzjerë me të ardhurit por që flisnin shqip dhe turqisht
    Këto veçori dhe deformime në popullatën shqiptare që ruajti gjuhën por humbi pavarësinë dhe funksionin shtet-formues (Fe+ Atdhe), dhe u përzje me një popullatë të ardhur e cila u asimilua nga vendalinjtë dhe brezat pasardhës folën shqip- pas rreth 10-15 brezash (1-2 shekuj) arriti të formojë një popullatë e re që u quajtën shqiptarë për shkak se arbërit e krishterë që nuk u konvertuan por qëndruan në trojet e tyre nën mbrojtjen e Kishave sllave dhe byzantine e më pak venedikase (sepse popullata kryesore ishte ortodokse)- i quajtën këta njerëz arbërisht folës si shqep-tarë ose shkep-tarë kursë arbërisht-folësite ilamizuar i quajtën arbërit që qëndruan në tokat e re por nën sllavat dhe kishat bizantinë si shkie (për shkak të fjalës shizmë-ose skizmatikë- të ndarë të shqyer të shkepur: ``E vërteta e Ndarjes së Madhe Fetare nga Arbër në Shqiptarë``-shkrimi i botuar në gazeta SOT- 14/08/2013).
    Një variant tjetër është se popullata e re u quajt si shkiptarë për shkak se mbanin shqyta dhe ishin nën shërbim ushtarak gjithë kohës; për pasojë u quajtën shqytarë. Më i saktë është variant i parë shkie- shkepur (për arbërit dhe epirotët e sllavizuar) dhe shkeptarë (për arbërit dhe popullatën arbërisht-folëse të islamizuar).
    Kjo shkaktoi gjatë gjithë kohës problem në trevat shqiptare dhe luftra të pareshtura brënda vëndit midis popullatës së asimiluar dhe asaj të islamizuar. Kjo urrejtje e tmerrshme për shkak të besimit dhe të pronave vazhdoi deri në ditët e sotme. Acarimi më i madh ndodhi pas zbatimit të Traktatit të Shën Stefanit më 1878 kur i u dha e drejta të krishterëve të mbetur në Ballkan për të krijuar shtete.
    Arbëreshët e Jugut ndihmuan formimin e një shteti të përzjerë Greko-shqiptar dhe gradualisht u asimiluan pasi shitën identitetin e tyre për ofiqe dhe prona në Greqi. Vetëm një pjesë e krishterë kryesisht shqiptarë të malësive së veriut (katolikë) dhe të Jugut (ortodoksë) si dhe popullata trime vllehe e krishterë ortodokse , qëndruan se bashku me shqiptarët e islamizuar dhe zbritën nëpër qytetet e rikrijuara nën Perandorinë turke dhe mbajtën emrin shqiptarë kurse gjuhëfolësit shqip që ndenjën me sllavët u quajtën shkie ose shkep- shkja;sidoqoftë, këta sot janë të asimiluar në sllavë të krishterë por janë në tokat e tyre .
    Dihet që rilindja kombëtare u dominua kryesisht nga inteligjenca e të tre feve kryesore të cilët e kuptuan që u duhej një shtetme shqiptarë dhe shqip folës por që ky shtet nuk u pëlqye asnjëherë nga Franca, Rusia, Anglia, më pak italia dhe Germania. Kurse shtetet fqinje sllave dhe greke ishin më shumë armiqësore sepse jo vetëm që kishin marrë territore por edhe kishin një farë të drejte për këto territore, sepse pjesa e asimiluar me origjinë arbërore dhe epirote i kërkonte këto territore sikur të ishin territoret e tyre por të rrëmbyera nga turqit dhe popullata e pasur islame por që fliste shqip. Këto paradokse rilindasit u munduan me anë të ringritjes së ndërgjegjes kombëtarre, me anë të krijimit të alfabetit shqip me shkronja latine, me anë të kryengritjeve, dhe me anë të simpatisë së Austro-hungarisë, arritën të krijojnë një shtet shqiptar të cunguar por me tre fe, me një klasë të pasur islame dhe administratë pro-turke, me shumice populate analfabete pa identitet dhe e islamizuar por që pranonte krijimin e një shteti cfarëdo lloji qoftë.
    ii
    Antipatia europiane cungoi Shqipërinë për shkak se kishte frikë krijimin e një shteti të madh shqiptar por që do të ishte shtet mysliman i madh në Ballkan. Këtë nuk e deshën fqinjët e për pasojë edhe ata që përkrahnin fqinjët tanë. Kështu krahas ndarjes fetare dhe dyzimit social në dy tradita shqiptarët ecnin në drejtime të kundërta sipas fesë që përkrahnin.
    Europa e asaj kohe pas vitit 1878 dhe me kalimin e viteve zbatoi dhe u pulqeu Traktati i Shën Stefanit në të cilën u bënë lëshime ndaj Rusisë ndaj popullatave tëkrishtera në Ballkan të pushtuara nga turqit të cilën e sanksionuan në Kongresin e Berlinit më 1 qershor-4 qershor 1878. Trojet shqiptare u ndanë sipas kërkesave dhe orekseve të sllavëve. Cuditërisht grekët nuk kishin patur pretendime territorial ndaj trojeve shqiptare deri në Kongresin e Berlinit. Pas Kongresit , ashtu si shqiptarët ortodoksë të sllavizuar kërkuan tokat shqiptare (sipas tyre ishin tokat e shqiptarëve ortodoksë të sllavizuar pra shkijeve-gjë që u pëlqye edhe nga sllavët e vërtetë), edhe arvanitasit e Greqise kërkuan Epirin si të tyren duke patur përkrahjen e shtetit ku ata ishin drejtues dhe po asimiloheshin (me pretendimin se Epiri është tokë e krishterë e banuar prej kohesh nga të krishterët arvanitas dhe grekë). Të gjitha kërkesat kishin një argument të fortë: tokat ishin të banuara nga turq dhe ato duhej tu ktheheshin të krishterëve pavarëësisht se ata flisnin tasmë serbisht, maqedonçe apo greqisht. Kjo mbetet një e vërtetë e hidhur. Argumenti `turk` u përdor edhe për shqiptarët e islamizuar dhe sigurisht u përdor me kast për të rrëmbyar tokat e për të bërë shtete slave të mëdha dhe një shtet grek të madh.
    Kjo u miratua nga Europianët dhe Rusia dhe kështu tokat shqiptare u copëtuan me pretekstin se ishin zaptuar nga popullatë turke (?!) , dhe së dyti Europa dhe Rusia nuk dëshëronin të realizonin kërkesat e shqiptarëve të drejtuar në fillim nga Abdyl Frashëri dhe Ekipi intelektual i Stambollit për një Shqipëri të madhe, me pretekstin se nuk deshin një shtet tjetër mysliman në Ballkan.
    Kërkesat ranë në vesh të shurdhër, por kur panë se në këtë popullatë të mbetur kishte të krishterë katolikë dhe Ortodokse Italia, Austro-Hungaria, dhe pjesërisht Rusia vetë (Kujtoni himarjotët që i dërguan letër Careshës), pranuan të realizonin një shtet të vogël të copëtuar, një shtet me tre Fe, një shtet me popullatë malësore dhe fusharake injorante por me një klasë të pasur pro-turke imyslimane dhe me intelektualë ortodoksë aktive, dhe më pak katolikë port ë përkrahur fuqimisht nga Vatikani.
    Lindi Albanofobia frika ndaj shqiptarëve që në fakt sipas tyre, ata (shqiptarët) ishin myslimane turq apo shqiptarë të islamizuar, e cila u kultivua artificialisht tek vëndet fqinjë Serbi-Kroaci-Maqedoni-Bullgari, Greqi, albanofobi u transmetua në Europën perëndimore tek vëndet që përkrahnin këto fqinjë shqiptarë. Shqipëria mbeti pa miq të fortë, dhe me një (ish) mik të kapitulluar (Turqia osmane).
    iii
    Kjo Albanofobi ka qëndruar konstante për shum arësye objektive dhe subjektive:
    -objektive sepse shqiptarët ishin në mes të shteteve ortodokse të ndihmuara nga Rusia, Franca, Anglia Germania dhe Austro-Hungaria,dhe italia.
    - subjektive sepse përfaqësuesit e shqiptarëve të asaj kohe e deri në pas luftës së dytë botërore shihëshin me sy të keq si `turq` apo bejlerë të një vëndi egzotik që vijnë për të kërkuar para, dhe hipokritë: kujtoni Esat Pashë Toptanin, Ahmet Zogun, dhe plot bejlerë të tjerë që bënë Pazar në kurriz të Shqipërisë.
    Sot Albanofobia vazhdon dhe jo në formën direkte të refuzimit në një formë të kamufluar të shprehur nëpër filma, në debate mediatike të mbajtjes larg të shqiptarëve nga Europa. Frka ndaj shqiptarëve është e pa bazë dhe e pa argumentuar megjithse ka element të cilat zmadhohen si mungesa e një culture europianë të shumicës së popullatës shqiptare e cila është në fakt me origjinë fshatare- por harrojnë dëshirën e madhe të shqiptarëve për të mësuar dhe për tu kultuarua si dhe hapat e mëdha që janë bërë pas rënies së komunizmit për tu afruar me çdo kusht me BE dhe SHBA e madje jemi një nga vëndet që kanë përqindjen më të madhe të amerikofilëve rreth 90% e shqiptarëve.
    Krahas albanofobisë fqinje e cila shprehet në frikën ndaj islamikëve, albanofobia europiane shprehet në formën artistike të shprehur në për filma si p.sh., në filmat ku bandidët sigurisht janë shqiptarë ashtu si në filmin `Taken` …`une jam Marko nga Tropoja`… me aktor kryesor Liam Neeson apo në disa filma të viteve të fundit 2010-2013 ku shqiptarët paraqiten si gangstera. Sigurisht informacioni negative për shqiptarët vjen edhe nga grupet kriminale shqiptare në vëndet e huaj si dhe në shqipëri ku mbizotëron `nami i Lazaratit`. Sipas një artikulli të publikuar në qershor 2011 me autor pa Emër (Shadow) edhe në Librin e famshëm Harry Potter ka një sentecë në të cilën maskarai djallëzor Lord Voldemort fluturon për në tokën e quajtur Shqipëri (Albania)I cili paskësh qënë një vënd i mbuluar me ferra dhe krijesa të këija dhe djallëzore….. dhe Albanofobia apo Anti-Albanizmi vihet në vëndet fqinje Greqi, Serbi, Maqedoni, Mali i Zi , në të cilat ka minoritete shqiptare dhe emigrant shqiptarë. Pra përshtypja europiane perëndimore është jo e mirë dhe është rrjedhojë e dy problemeve të bartura:
    -armiqësia me fqinjët që kanë patur pretendime tokash dhe sot që nuk i marrin dot, ata (fqinjët), vazhdojnë me paraqitjen e shqiptarëve në vëndet europiano-perëndimore si: njerëz negative, djallëzore,hajdutë, impulsive, arrogante, të dhunshëm,
    -dhe islamikë radikalistë, duke dhënë shëmbull të përfshirjes së shqiptarëve në të gjitha luftrat e pranverës arabë këto 3 vitet e fundit në bashkëpunim me Al Kaedën, Vehabistët, dhe luftëtarët syni që luftojnë në Siri kundër Bashar Al Asad-it.
    Me këto dy argument Shqipëria e ka të vështirë të hyje në BE me gjithë dëshirën e saj. Pavarësisht se nuk thuhet, në se argument i parë ndoshta qëndron, por mund të anashkalohet nga BE, argument i dytë që është në fakt një lidhje e vjetër që nga ish perandoria osmane merret më seriozisht nga PE dhe BE. Kjo vihet re ashtu si e kam konstatuar në artikullin e fundit `` Krijimi i Lidhjeve intelektuale me përkatësi fetare – një mundësi për të shmangur ekstremizmin fetar``tek gazeta Sot, dt.26/12/2013.
    Albano fobia e Sllavëve shërben për të justifikuar frikërat e tyre se mos krijohet një shtet i madh islamik shqiptar apo Shqipëria Etnike e pa praueshme për ta. Ky term u përdor gjërësishtgjatë luftës së Kosovës dhe Në Maqedoni në luftën e 2001 që përfundoi me marëveshjen e Ohrit. Termi Shqipëri etnike gjithashtu nuk është krijuar nga shqiptarët-sipas Prof. Shaban Sinanit por nga nazi fashistët gjatë luftës së dytë botërore kur Shqipëria Kosova, dhe të gjitha trojet shqiptare cuditërisht formuan një Shqipëri natyrale për 3 vjet 1941-1943( http://www.cafebabel.co.uk/society/a...-villains.html).
    Albanofobia e grekeve është në fakt një albanofobi e qarqeve ekstremiste që egzistojnë në Greqi por që qeveria greke praktikisht e ka luftuar dhe kohët e fundit disa nga ekstremistët albanofobë i ka future në burk madje dhe dy deputetë. Gjithmone Albanofobia greke është e ngjyrosur me elementin fetar islamik ashtu si dhe alabanofobia e sllavëve të Ballkanit dhe e gjithë çeshjta qëndron tek frika e formimit të një Shqipërie Etnike të Madhe dhe islamike. Kjo frikë është e njëjtë dhe e pa ndryshuar që para 101 vitesh kur u formua shteti i cunguar shqiptar. Albanofobia e sotme me ngjyrim islamik, është kryesisht ballkanike (e fqinjëve të shqiptarëve), por 3 vitet e fundit është induktuar edhe në BE, për shkak të qindra aktivistëve ekstremistë shqiptarë kosovare, nga Maqedona, madje dhe shqiptarë të Shqipërisë, janë përfshirë në luftrat fetare në vëndet arabe por edhe në disa shtete të mëdha si SHBA dhe Gjermani. Kjo ka krijuar një frike dhe Albano-fobi.
    iv
    Eurofobia në fakt përbën një term që përdoret në Europën perëndimore, SHBA, Angli, dhe Kanada, për të shprehur frikën dhe antipatinë ndaj Bashkimit Europian
    Eurofobia quhet ndryshe frika ndaj europianëve apo Racizmi anti- të bardhëve. Pikpamjet amerikane mund të përmblidhen nëpërmjet vërejtjes së znj. Susan Sontag se…``raca e bardhë është Kanceri i civilizimeve``. Eurofobët, shumë prej të cilëve janë të bardhë mendojnë që njerëzit e bardhë janë me të meta, mëkate, dhe djallëzorë,por për shkak të abdikimit të tyre (për shkak të imigrimit) nuk do të kenë ndonjë humbje të rëndë. Lëvizjet Eurofobike janë më të forta në komunitetet zezake, Kombet islamike, madje ata shkojnë aq larg sa i quajnë të bardhët fjalë për fjalë-djaj (http://ëëë.thesocialcontract.com/art...icle_765.shtml).
    Eurofobët më të mëdhenj janë anglezët për shkak të euroskepticizmit të tyre nga frika se futja në BE do të shkaktonte humbjen e monedhës së famëshme britanike pound (sterlina), dhe do të egzistonte mundësia e rritjes së emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar si dhe efekte te tjera negative të cilat ata mundohen ti shmangin (http://ëëë.e-ir.info/tag/europhobia).
    A ka në Shqipëri eurofobë dhe përse mund të ketë këto vite të pas diktaturës?
    Mendoj se Eurofobët më të mëdhenj në Shqipëri mund të jenë radikalizmi islamik brënda por më tepër jashtë Shqipërisë.
    Ndonëse Eurofobia e radikalizmit islamik brënda në Shqipëri dhe në Kosovë e tek shqiptarët e Maqedonisë është thjesht për shkaqe fetare, pjesa tjetër e popullatës myslimane e kërkon Europën sepse nëpërmjet saj mund të punësohet, mund të respektohen të drejtatdhe liritë e njeriut dhe të fesë të cilat në vëndet jashtë BE shkelen, sidomos nga fqinjët qoftë edhe heshturazi duke e vdënuar këtë popullatë si dje ashtu edhe sot (por sot heshturazi), si një popullatë të dorës së dytë.
    Megjithatë , dhe për çudinë e ndonjë lexuesi, mund të jenë Eurofobë, vetë politikanët shqiptarë dhe ndonjë grup politikanësh të diasproës e të gjitha krahëve, të cilët ashtu sikurse edhe politikanët shqiptarë vazhdojnë me hipokrizinë e e politikanëve të së kaluarës historike të shtetit shqiptar të cilët ndonëse ditën uluriznin dhe brohorisnin për Europën dhe vëndet europiane, natën numuronin paratë e fituara nga kompromiset e pista në emër të shtetit shqiptar. Po kështu edhe sot egziston një grup i madh politikanësh shqiptarë të rangut të lartë por edhe të mesëm apo të ulët të cilët janë pasuruar sistematikisht gjatë kohës ë tyre të drejtimit por që nuk u pëlqen integrimi në BE, ndonëse me fjalë e kërkojnë atë.
    Përse nuk u pëlqen disa grupeve të politikanëve shqiptarë integrimi në BE?
    Së pari nuk u pëlqen sepse ka një grup politikanësh të cilët janë edhe biznesmenë të mëdhenj apo të mesëm dhe u pëlqen kjo mënyrë anarkike e të drejtuarit të shtetit shqiptar për këto 22 vite, sepse në këtë mënyrë kanë shmangur: taksat, kanë bërë evasion fiscal, kanë shkelur ligjet dhe i kanë shpëtuar me këtë rast edhe burgut.
    Së dyti sepse këta grupe politikano-biznesmenësh shqiptarë nga të gjitha spektrat e politikës të ardhur kryesisht nëpërmjet të qënurit drejtues në të kaluarën diktatoriale së bashku me njerëzit e tyre apo klani, patën mundësinë të qëndrojnë në krye të politikës shqiptare, administratës shqiptare, institucioneve jo-qeveritare ku përfituan nga projektet, tek pushteti i tretë (drejtësia), apo dhe në krye të pushtetit të katërt (media). Këtyre individëve që drejtonin timonin e shtetit shqiptar me ndonjë përjashtim të pakët i u krijua mundësia të mos u hyjë `gjëmb në këmbë` kur ata shkelnin ligjin, duke pasuruar dhe duke patur mundësi të pasurojnë të gjithë klanin dhe klanet përkatëse.
    Së treti këta grupe drejtuese të të gjtha spektrave të politikës nëpërmjet rotacionit politik të zgjedhjeve arritën të shmangin ligjet duke mos fajësuar asnjë palë , paçka se faktet ishin, duke u lënë mundësinë grupit tjetër të bëjë të njëjtën gjë që kishin bërë edhe ata. Në këtë mënyrë u krijua një apologji e heshtur ndaj shkeljes së ligjeve nga të dy anët e drejtuesve të politikës, që merrnin herë pas here drejtimin, e për pasojë ata u pasuruan, mbetën në pushtet ose vetë ata ose klani i tyre, dhe nuk u dënuan apo nuk kanë pësuar gjë, duke shpërdoruar pasurinë shtetërore gjatë këtyre viteve.
    Së katërti,arritja në këtë gjëndje ku korrupsioni galopant, prishja e hierarkisë profesionale, prishja e drejtimit teknokratik dhe meritokratik për këto 22 vite, është vepër e qëllimtë e politikës shqiptare e cila dhe sot megjithë dëshirën e mire - `ditën me diell`, shtiret sikur përpiqet për të rregulluar dhe përmbushur standartet e Europës, kurse `natën` ashtu si dhe Penelopa, i prish rregullat në heshtje apo duke vënë njerëz jo kompetentë në drejtim.
    Këto janë arësyet se përse egziston Eurofobia në Shqipëri, një Eurofobi me përmbajtje korruptive, sepse po erdhi Europa këtu po u integrua Shqipëria në BE, nuk ka me fitime të pandershme, shkelje ligjesh, zgjedhje të dhunuara dhe të padrejta, deputetë të pamerituar.
    Pra Eurofobia në Shqipëri është e klasës sunduese.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Albanofobia dhe Eurofobia- dy Paradokse që gjenerojnë Anti-integrim

    Shkrim I mire

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •