Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Basha në Berat: Qeveria Rama shpërfill gjykatat, po ndërton shtetin policor


    FIER/Në ceremoninë e përkujtimit të 23-vjetorit të krijimit të PD së Fierit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha basha me njerezgarantoi se PD-ja do të jetë mbështetëse e fortë e interesave të qytetarëve. “…E ndjejmë se një frymë revolte po ngrihet, revoltë kundër mashtrimeve elektorale, revoltë kundër çmimeve, kundër shtrenjtimit të jetesës, kundër pasigurisë, kundër mungesës së perspektivës. Të mos mendojë njeri se ne, Partia Demokratike e Shqipërisë, opozita shqiptare do të lejojmë që kriza të zërë poshtë vendin e t’iu marrë frymën shqiptarëve pa treguar një për një përgjegjësinë e atyre që e kanë kurdisur me arrogancën e tyre karakteristike këtë krizë. Të mos mendojë njeri se ne, Partia Demokratike do t’i lëmë qytetarët vetëm, pa mbështetje, viktima të çmimeve stratosferike, viktima të papunësisë, viktima të arrogancës qeveritare. Të drejtat njerëzore dhe dinjiteti i qytetarëve shqiptarë janë një interes politik madhor i PD-së që përligj çdo aksion politik në mbrojtje të tyre…”, – tha Basha, i cili përcolli për demokratët e Fierit një panoramë të situatës ekonomike në vend.

    Largimet nga PD?

    Duke kujtuar kontributin e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, kryesuesit të listës së PD-së në këtë qark, kryetari i opozitës, Lulzim Basha mohoi zërat për rrjedhje nga radhët e demokratëve të Fierit drejt LSI-së. “…Demokratët dhe demokratet e Fierit janë një shembull i madh dhe i fortë, i jashtëzakonshëm i qëndresës dhe besnikërisë në atë që kanë besuar dhe besojnë se është alternativa më e mirë, edhe kur kjo alternativë në rrafshin vendor ndodhet në pakicë, pikërisht kjo është e veçanta e degës së Partisë Demokratike të Fierit. Në këtë qytet dhe në këtë qark, kundërshtarët tanë politikë pretendojnë se kanë patur dhe kanë akoma një bastion, por kjo nuk e ka tronditur aspak përgjatë gjithë këtyre viteve lidhjen e demokratëve të Fierit me partinë e tyre, nuk e ka shkurajuar aspak qëndresën dhe ecjen përpara të alternativës së qendrës së djathtë në Fier, që është manifestuar para së gjithash si diçka objektive, që ekziston si e tillë si virtyt dhe jo thjesht si një ide pushteti që bymehet në pushtet dhe zhduket në opozitë…”, – tha Basha.

    Ringritja

    Ashtu si në Kukës, edhe dje në Fier Basha kërkoi të vinte theksin se në procesin e ristrukturimit të PD-së një vend të veçantë do të zërë thirrja për ringritje, bashkim dhe gjithëpërfshirje. “…Ne besojmë në fuqinë e alternativës sonë, ringritja dhe rritja jonë e fuqishme duhet të fillojë pikërisht këtu, në Fier, që nuk ka arsye të perceptohet më si bastion i një të majte arrogante, zhgënjyese dhe të pashpresë. Të jemi bashkë më të bashkuar se kurrë, nga themeluesit e parë, anëtarët e parë të Partisë Demokratike, para të cilëve përkulem sot me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë e deri tek anëtarët më të rinj, demokratet dhe demokratët e rinj fierakë që po vërshojnë në PD në Fier dhe në mbarë Shqipërinë me vrullin dhe optimizmin e kohës së re. Të hapim partinë, të integrojmë në parti të gjitha grupet, shtresat dhe ndjeshmëritë, përfshi ato individuale që duan të kontribuojnë në Partinë Demokratike, që rezonojnë me vlerat e saj popullore dhe intelektuale. Së bashku për të hapur një faqe të re, së bashku për ringritje dhe fitoren e demokracisë së re”, – tha ai.

    N.Perndoj

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-01-2014 më 22:42

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Basha: Fryma e revoltës po ngrihet, PD nuk do t’i lërë qytetarët vetëm

    Basha në Tropojë: Tritol-politika, oferta e së majtës në pushtet

    TROPOJE - Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar sot demokratëve të Tropojës, në 23-vjetorin e krijimit të PD në këtë qytet.

    Në nisje të fjalës së tij, Basha ka theksuar se Tropoja mbetet e lidhur pazgjidhshmërisht dhe përgjithmonë me demokracinë, përmes kontributit historik që dhanë Azem Hajdari, Sali Berisha e qindra e mijëra demokratë të tjerë të kësaj treve, që nga nisja e lëvizjes studentore e deri në ditët e sotme.

    Basha ka theksuar se të vendosur përballë mashtrimeve të së majtës, shqiptarët kanë kthyer sot sërish sytë tek Partia Demokratike, si shpresa e tyre për të ardhmen.

    “Shqiptarët po kthejnë sërish sytë e shpresës dhe pritshmërive nga Partia Demokratike, sepse janë përballur që në këta muaj të parë me zhgënjim, me dëshpërim, për atë çfarë u ofron sot kundërshtari ynë i majtë. Çfarë u ofron? Mashtrime pa fund, të një burri që as nuk skuqet, as nuk zverdhet, edhe kur mashtrimin e ka mbrapa shpatullave të tij në ekran, siç e kishte mbrëmë. Premtoi se legalizim falas s’ka; premtoi ulje çmimesh, rritje çmimesh; premtoi shëndetësi falas, nuk ka; premtoi heqjen e TVSH-së për ushqimet e shportës, asnjë nuk hoqi. Kjo është qeveria e mashtrimeve”

    Kreu i PD ka theksuar se situata e rendit sot në Shqipëri është alarmante dhe “ky përkeqësim - u shpreh zoti Basha - është efekti i drejtpërdrejtë i spastrimit politik që iu bë Policisë së Shtetit”

    “Oferta e tyre është “tritol-politika”. Me “tritol-politikën” kanë konceptuar projektin e tyre për kundërshtarin dhe kundërshtimin, si diçka që frikësohet apo zhduket mes shpërthimit dhe pluhurit. Duke denoncuar “tritol- politikën” e Edi Ramës, si një politikë shkatërrimtare që synon të riciklojë konfliktualitetin më të egër në historinë e pluralizmit, ne demokratët i themi Ramës se do të të izolojmë në kullën tënde të “barutit”.

    Basha ka kërkuar bashkimin e demokratëve nga më i pari deri tek më i riu, që siç tha ai, tu kthejnë shqiptarëve shpresën dhe besimin tek e ardhmja”.

    (BalkanWeb)

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Basha në Tropojë: Tritol-politika, oferta e së majtës në pushtet

    Kur qeveria e Rames te rrezon pallatin pa leje me tritol,
    atehere politika sipas Bashes ate emer merr,politike tritoli dhe c4.
    Kush nuk i parandaloi, keto ndertime? Ju ish pushtetaret demokrate.
    Te pakten aktet e shembjeve te Rames jane te mbeshtetura ne ligj.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: Basha në Tropojë: Tritol-politika, oferta e së majtës në pushtet

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kur qeveria e Rames te rrezon pallatin pa leje me tritol,
    atehere politika sipas Bashes ate emer merr,politike tritoli dhe c4.
    Kush nuk i parandaloi, keto ndertime? Ju ish pushtetaret demokrate.
    Te pakten aktet e shembjeve te Rames jane te mbeshtetura ne ligj.
    Nuk i parandaloi Shpëtim Gjika, kryetari i Bashkisë së Vlorës, i partisë Socialiste, me të cilin Edi (Dështak) Rama bëri një foto para pak ditësh... Duhej shembur ai që jep leje abuzive së pari.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Basha në Tropojë: Tritol-politika, oferta e së majtës në pushtet

    23 vjet PD, Basha në Elbasan: Nuk do të lejojmë një qeveri që mbyt qytetarët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ditën e sotme në qytetin e Elbasanit me rastin e 23-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike.

    Basha ka akuzuar ashpër qeverinë e re se po luan me zjarrin përmes shkurtimeve masive nga puna të njerëzve. Kreu i PD sulmoi programin tatimor të qeverisë Rama, që sipas tij është duke futur duart në xhepat e shqiptarëve.
    Basha ka fajësuar qeverinë për “rritjen marramendëse të kostos së jetesës në vend”, ndërsa ka premtuar se angazhimi i demokratëve do të bëjë që shumë shpejt kjo forcë politike të vijë në pushtet.

    “Ne nuk do të pranojmë një qeveri që mbyt qytetarët. Partia Demokratike i kishte çliruar ata nga taksat, ndërsa kjo qeveri po shtrenjton jetesën dhe rrezikon sipërmarrjen ekonomike”, shtoi Basha.

    Shqip

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Basha shkon në Elbasan me makthe, kalon në rrugën ku vdiq Sokol Olldashi

    http://www.ama-news.al/2014/01/basha...okol-olldashi/

    Lulzim Basha udhetoi dje per Elbasan, me rastin e pervjetorit te PD-se. Kaloi ne te njejten rruge ku edhe u rrezua ish-rivali i tij per partine, Sokol Olldashi. Dhe nuk ka qene ne humor te mire gjate festes ne Elbasan, me nje salle pothuajse te boshatisur dhe pa entuziazem mbeshtetesish. Aq sa ka kerkuar te joshe militantet me gare te paster ne parti dhe hapje ndaj te gjitheve. Por burime nga ky qytet thone se ka qene jo pak i tronditur, shqetesuar dhe deri me makthe e frike, duke u ndjere edhe i pasigurte gjate gjithe takimit, para dhe pas tij….
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit të tij në qytetin e Elbasanit, në kuadër të 23 vjetorit të themelimit të PD, bëri thirrje për një hapje të re në strukturat e kësaj partie.
    Basha tha se PD duhet të përthithë energjinë pozitive të brezit të ri të demokratëve. “Nderojmë kontributin e themeluesve, por tashmë ka ardhur koha që brezit të ri t’i besohet stafeta”, tha ai.

    Lideri i opozitës e vlerësoi Elbasanin si qytetin ku edhe do të nisë reflektimi i thellë drejt një procesi hapjeje, duke përqafuar vlerat dhe konceptet e demokracisë.

    Duke përmendur ato që ai i cilësoi arritje të 8 viteve qeverisjeje, Basha akuzoi qeverinë se nuk po mban asnjë nga premtimet elektorale.

    “Nga Elbasani ju them se PD nuk do të jetë e nënshtruar ndaj presionit politik, se demokratët janë dhe do të jenë për demokraci dhe shtet ligjor”, tha Basha.
    Anonimus

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Basha në Tropojë: Tritol-politika, oferta e së majtës në pushtet

    23-vjetori i PD, Basha në Berat: Qeveria Rama shpërfill gjykatat, po ndërton shtetin policor

    Në kremtimin e përvjetorit të 23-të të themelimit të Partisë Demokratike në Berat, kryetari i opozitës, Lulzim Basha shprehu shqetesimin e demokrateve se Qeveria Rama-Meta po kercenon hapur vlerat e lirise dhe standardet demokratike.

    Sipas zotit Basha kjo eshte Qeveria e vetme ne Europe, qe shperfill vendimet e gjykatave dhe po krijon shtetin policor.

    “E përdorin tashmë për të vjelur gjobat, të ligjshme e të paligjshme anembanë vendit, duke vënë edhe norma, si njëherë e një kohë. Tiranës ia kanë vënë 1000 gjoba në ditë, nuk e di sa e kanë në Berat. Ky është shteti policor dhe jo shteti i së drejtës. Në mënyrë idioteske, ministri ka guximin të sulmojë gjykatat e vendit, pa kuptuar në fakt se terminali i shtetit të drejtësisë është gjykata dhe jo policia”, tha Basha.

    Përveçse e akuzoi Qeverine se duke rritur çmimet dhe duke mos hapur vende te reja pune, po mbjell çdo ditë varfërim dhe mjerim për shqiptarët, zoti Basha vuri ne dukje ate qe e quan paaftesi te Qeverise per te siguruar rendin publik.

    “Policia e Shtetit përdoret për çdo gjë tjetër, përveçse për sigurinë e qytetarëve, sigurinë e jetës së tyre, pronës, fëmijëve të tyre. Efekti zero! Zero për rendin e sigurinë, zero për financat e shtetit, vetëm shfaqje”, tha Basha.

    Më tej Basha ftoi të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen partisë demokratike duke u bërë pjesë e saj në rrugën për të ardhur sërish në pushtet.

    Shqip

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •