Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    OSBE: Jo politizimit te reformes territoriale

    Ambasadori Liponen e cileson projektligjin per reformen territoriale, si nje ligj kyc per vendin. Ministri Blushi: "Ndarja e re administrative e Shqiperise, do te ndikoje ne permiresimin e sherbimeve publike per njerezit"

    Shefi i Prezences se Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Evrope (OSBE) ne Tirane, Ambasadori Osmo Liponen e ka cilesuar dje, projektligjin per reformen territoriale, si nje ligj kyc per vendin tone. Ne kete menyre, sipas Liponenit, per realizimin e kesaj reforme te rendesishme per Shqiperine, duhet qe te gjitha forcat politike te jene ne nje mendje. "Ligji per reformen territoriale eshte nje ligj kyc per Shqiperine dhe duhet te kete konsensusin e te gjitha forcave politike. Me teper se nje ceshtje e politikes, kjo reforme eshte nje ceshtje per popullsine shqiptare", ka deklaruar dje, Ambasadori Liponen. Por, nderkaq, duket se ne te njejten mendje me Kreun e OSBE-se, ka qene edhe vete Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi. I cili e ka konsuderuar si shume konstruktiv biseden me Lipponen per reformen territoriale. Duke theksuar se "eshte nje bisede qe e kemi filluar me ambasadorin e OSBE-se dhe aktoret lokale gati nje vit me pare, kur qeveria pati mendimin per momentin dhe tashme eshte shume e pershtatshme per ta rimarre kete argument". Ky i fundit ka bere dje thirrje qe ligji per reformen territoriale, te mos shihet kurrsesi politikisht, pasi sipas Ministrit Blushi, ndarja e re administrative e Shqiperise, "do te ndikoje ne permiresimin e sherbimeve publike per njerezit dhe nuk eshte bere per te perfituar politikisht". "Gati gjysma e komunave te Shqiperise kane humbur me shume se gjysmen e popullsise se tyre ne 12 vitet e fundit. Sistemi qe kemi, nuk i pergjigjet, po ashtu, nevojes qe autoritetet vendore ne Shqiperi te jene me te forta, me te konsoliduara, te kete personel administrativ me te kualifikuar nga ky qe ka sot edhe pse per fat te keq ka statistika aspak optimiste", u shpreh dje per median, Ministri Blushi. Nderkohe, projektligji per reformen territoriale, i cili ka kohe qe diskutohet, tashme e ka kaluar proven e pare ne qeveri. Ai synon bashkimin e disa njesive administrative per te perqendruar dhe permiresuar sherbimet e popullates.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Bllokohet ne parlament plani per ndarjen administrative

    "Metistet" bllokojne ligjin e ndarjes territoriale ne Kuvend

    Deputete socialiste kane kundershtuar ligjin e prezantuar nga qeveria per "ndarjen e re administrative-territoriale te vendit". Muci dhe Dedja bashkohen me opoziten per ekspertize nga OSBE. Ministri Blushi reagon: "Absurde"

    Projektligji per "ndarjen e re administrative-territoriale te vendit", ka ngecur se diskutuari ne Komisionin parlamentar te Ligjeve dhe Ceshtjeve Kushtetuese. Shkak per kete, u be votimi kunder vazhdimit dhe pro propozimit te opozites, se dy deputeteve socialiste, Mustafa Muci dhe Taulant Dedja. Opozita kerkoi qe p/ligji, i prezantuar nga qeveria dhe qe mbrohej ne mbledhjen e djeshme nga ministri i i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, te kalonte nje here ne filtrin e ekspertizes seperfaqesise se OSBE-se ne Tirane dhe te Keshillit te Europes. Nje gje qe ministri Blushi e kundershtoi, duke theksuar se vete OSBE dhe institucionet e tjera europiane kane kerkuar nje reforme te tille administrative. Pas shume diskutimesh ne komision, eshte hedhur ne votim vijimi i diskutimit ose jo. Votimi ka rezultuar i barabarte, 6-6 pasi Muci dhe Dedja kane votuar pro propozimit te opozites, duke bashkuar votat me to. Ky veprim ka shkaktuar reagimin negativ te ministrit Blushi, i cili ka cilesuar votimin e dy kolegeve te tij socilist si "absurd" . "Kam pershtypjen qe problemin me te madh per te kaluar ligjin e kemi ne nje 'fraksion' te Partise Socialiste, i cili vazhdon te votoje ne menyre absurde", ka deklaruar Blushi pas perfundimit te mbledhjes.

    Kriteret kryesore te parashikuara ne draftin e qeverise per ndarjen e re territoriale te Shqiperise, percaktojne bashkimin e njesive vendore, kur ato kane me pak se shtate mije banore dhe nuk arrijne te mbulojne shpenzimet financiare deri ne masen 40 perqind. Deputetet e opozites kerkuan qe per projektligjin te shprehen dhe ekspertet e OSBE-se. Ndersa, ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Blushi, u shpreh se OSBE ka kembengulur ne domosdoshmerine e nje reforme territoriale te shpejte, qe pajton interesat komunitare me ato politike.

    Ben Blushi, Minister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit:

    "Vendimi nuk ishte nje gje e papritur, ishte refleks i nje hezitimi, tradicional tashme te Komisionit te Ligjeve, te pakten. Une kam qene vazhdimisht i interesuar te gjej mirkuptim me opoziten. Sot u gjet, do te thosha nje pretekst, me shume se nje argument, per ta shtyre ligjin. Votimi doli i barabarte, 6 me 6 ne komision, gje qe e le ceshtjen aty ku u nis, gjysma e te keqes do te thosha. Kam pershtypjen qe problemin me te madh per te kaluar ligjin e kemi ne nje "fraksion" te Partise Socialiste, i cili vazhdon te votoje ne menyre absurde. Shtyrja e p/ligjit nuk sjell ndonje gje, megjithese besoj kemi humbur mjaftueshmerisht kohe per t'ju kthyer reformes territoriale".

    Fatos Beja, Zv/kryetar i Komisionit te Ligjeve:

    "Gjeja eshte fare e thjeshte, cfare kerkojme ne? Ne nuk jemi kunder rindarjes administrative. Kemi qene kunder deri ne tetor, deri per zgjedhjet lokale. Jemi teresisht dakord qe te fillojme kete proces. Kerkojme vetem qe opozita te jete pjese e procesit. Duke pasur parasysh se tek gjysma e komunave dhe bashkive te Shqiperise eshte mazhoranca parlamentare, ne gjysmen eshte pak a shume opozita, eshte e kuptueshme qe ketu interesat jane pothuajse te perbashketa. Ne kerkojme thjeshte nje ekspertize nga institucionet nderkombetare, nga OSBE dhe Keshilli Europes. Kerkojme transparence, perfshirje te opozites. Ne nuk nuk kemi qene pjese e ketyre kritereve qe bie qeveria".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Shqipëria, kjo federatë fshatarësh?!



    Reforma e ndarjes administrative, e cila prej kohësh kish zënë pluhur në planet e qeverisë në ikje, sot po del nga sirtarët e maxhorancës së re parlamentare, me shpresën ta fusë Shqipërinë në binarët e vet normalë të zhvillimit territorial. Por, a do jetë vallë e zonja maxhoranca e re ta çojë para reformën me forcën e kartonëve? Koha do ta tregojë dhe do të ndajë realisht përpjekjet me premtimet…

    Nga Ben Andoni, JAVA




    Nëse teoria e njohur kineze “Fshati e rrethon qytetin” do të kishte nevojë për një shpjegim praktik, asaj do t’i mjaftonte situata e tmerrshme urbane e kryeqytetit të Shqipërisë. Komunat që e rrethojnë Tiranën (thjesht janë lagje), veçse i kanë zhvatur pafund territor kryeqytetit ndërsa i kanë dhuruar kaos. Respektivisht komunat e Dajtit, Farkës, Kasharit janë shkaktare të kësaj asfiksie të paimagjinueshme të kryeqytetit, që e jetojmë të gjithë. Njësoj në Durrës, Elbasan, Shkodër e gjetiu, kjo ndarje territoriale tani është kthyer në makth për buxhetin e shtetit dhe në parajsë për përfituesit. Reforma e munguar e ndarjes territoriale, në fakt, gati po merrte udhë në fillimvitet 2000, kur ndaloi papritur. Një kapriço politike bëri që gjërat të ktheheshin nga fillimi dhe gjithë ajo punë titanike bërë nga një grup ekspertësh të zinte pluhur dhe të harrohej krejt nga qeveria në ikje. Për fat të keq, procesi i nisur nga PS-ja në vitet 2000 dhe vazhduar në të gjithë hallkat deri në parlamentin shqiptar, madje edhe me asistencën e duhur ndërkombëtare, nuk u finalizua. Stina e mirë e dy Big-ëve politikë do të ngrinte sërish, ndërsa Partia Socialiste do të linte pushtetin për tetë vjet. Si imperativ, dhe jo më kot, ajo ka riardhur në ditët tona me nevojën e braktisjes së këtij parcelizimi aq të madh të vendit. “Në kushtet e ndarjes së sotme administrativo-territoriale, kur njësitë vendore janë të vogla, mundësitë për të rekrutuar një staf me aftësi profesionale për të administruar me efektivitet njësinë, mbeten të vogla. Nga ana tjeter, polarizimi ekonomik e financiar si rezultat i zhvillimit të diferencuar të njësive të ndryshme administrativo-territoriale dhe lëvizjet demografike, janë shoqëruar edhe me diferencime të mëtejshme të nivelit arsimor të popullsisë së njësisë”, thotë Blendi Çuçi, ekspert i PS-së dhe një nga njerëzit, i cili e ka ideuar dhe skicuar këtë reformë që nga fillimi. Në fakt, është e dukshme situata e vështirë e njësive vendore, ku shumica prej tyre janë barrë për buxhetin dhe pengesë për zhvillimin dhe tashmë me mandatin e ri të maxhorancës (me kartonin e +80 votave) është më shumë se e nevojshme një ndarje e re. Reforma, e cila duhet të përfshijë shumë aktorë duhet të synojë shkrirjen e njësive që s’janë të zonjat të realizojnë funksionet e tyre dhe më shumë akoma i rëndojnë buxhetit. E thonë shumë dhe në fushatë Rama e artikuloi shpesh.

    Situata e sotme

    Por a është aq e lehtë? Shqipëria numëron sot në hartën e saj administrative plot 12 qarqe, 65 bashki, 309 komuna dhe gati 3020 fshatra. S’mund të quhet më decentralizim, pasi ky është një thërrmim i vërtetë i territorit për frymë popullsie. Si paradoks, me censusin e ri jemi thjesht 2.8 milion banorë, ndërsa jemi mbushur me subjekte administratash lokale, të cilat presin fondet e vogla që kryetarët e tyre s’ua gjejnë kurrë si duhet vendin, apo që se çajnë kokën fare për mjedisin, zhvillimin e komunës etj. E sa më të largëta e të thella janë gjeografikisht njësitë territoriale aq më parazite duken. Sensi i sotëm i reformës, e cila pritet të nisë menjëherë në shtator, ideon një përmbledhje më të madhe të njësive territoriale, ku njësitë më të mëdha do të funksionojnë si të pavarura dhe të futen direkt për thithje fondesh me Brukselin. Në studimin e vetëm të mirë që u bë në vitet 2002-2003 llogaritej se 34% e njësive vendore nën 5.000 banorë kishin mbi 40% të administratës me nivel arsimor të lartë. Ndërsa 74% e njësive vendore me 10.000-20.000 banorët e tyre kishin mbi 40 % të administratës me arsim të lartë. Por, s’mbaronte këtu. Të mjaftoje të shikoje administratat, rrogat, taksat, shkollat dhe më shumë e të kuptoje se këto ndarje thjesht shërbenin si institucione ku prodhoheshin individë që katapultohen në politikë ose në furnizues të votave politike, sesa duheshin për zhvillim.“Nga ana tjetër, kryetarët e njësive vendore kanë pasur sjellje të dyzuar sepse një reformë territoriale mund të çojë në humbje të “pushtetit” aktual për disa dhe rritje për disa të tjerë. Për më tepër, fuqizimi potencial i disa njësive të mëdha vendore dhe rajoneve mund të perceptohet si një “kërcënim” nga klasa politike që do të dëshironte të kishte një marrëdhënie sa më të varur të njësive vendore ndaj nivelit qendror”, shprehet Dritan Shutina, drejtori i Co-Plan. Por historia s’mbaronte këtu sepse rreth 67% të njësive vendore deri në 2000 banorë ruanin mbi 50% shpenzime administrative.



    Kuadri ligjor

    Para viteve ’90 ndarja administrativo-territoriale ishte kompetence e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kurse pas vitit 1992, në bazë të një ligji që mban datë 10.06.1992, ndarja administrativo-territoriale ishte kompetencë e Këshillit të Ministrave, me përjashtim të krijimit të fshatrave apo bashkimit të tyre, e cila bëhej me vendim të këshillit të rrethit. Kurse nga periudha 1992-2000, procedura për paraqitjen e projektvendimeve në ndarjen administrative-tokësore nuk parashikonte norma e rregulla të qarta. Propozimi vinte nga një këshill, një deputet, një kryetar apo kërkohej mendim nga këshilli vendor përkatës e nga prefekti, por pa përbërë kusht.

    Por çështja s’mbaronte këtu, transmetoheshin nga poshtë –lart vetëm ato propozime që konsideroheshin si të pranueshme.

    Në zbatim të Kushtetutës, në vitin 2000, u miratuan tre ligje që kishin të bënin me ndarjen administrativo-territoriale. Njëri kishte të bënte “Me organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”; tjetra “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Falë këtij ligji u miratua ndarja administrativo-territoriale dhe u krijuan 12 qarqet (Berat, Durrës, Dibër, Elbasan, Kukës, Lezhë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë e Tiranë). U ligjëruan 65 bashki në përbërje të të cilave janë sot 64 qytete dhe 180 fshatra. (33 bashki janë qytet+fshatra) dhe 309 komuna me 10 qytete dhe 2829 fshatra (10 komuna kanë në përbërje të tyre qytete), si edhe ligji “Për organizimin dhe funksionimin e bashkisë së Tiranës”. Pastaj mbi bazën e kushtetutës dhe ligjit nr.8652, dt.31.07.2000, u përcaktuan Mënyra e organizimit dhe funksionimit të organeve të qeverisjes vendore.



    E ardhmja

    Reforma territoriale, sot, është jo vetëm domosdoshmëri por edhe kursim mirëfilli parash, ashtu si edhe fitim i tyre. Ende reforma, që do dojë kohë që të rivitalizohet, kërkon shfryrjen e kësaj strukture dhe një mirëkuptim të të gjithë aktorëve politikë në mënyrën sesi mund të lehtësosh këtë fryrje. Specialistët mendojnë se bashkimi në qendrat e mëdha do ndikojë më shumë në urbanizimin e shoqërisë shqiptare dhe do heqin disi atë ndarje të frikshme gati fisnore që po kthehet në fshatrat tona. Më shumë akoma, krijimi i njësive të mëdha do të thotë që njësitë e pushtetit vendor në nuklat e tyre më të larta, do të komunikojnë direkt si institucione me organizmat ndërkombëtare dhe nuk do jenë të centralizuara me Qendrën, që do të thotë do krijohet një mentalitet tjetër me qendra kulturore, sportive, tregtare dhe pse jo: qytetet do të konkurrojnë me njëra-tjetrën në aspektin e metropoleve. Tani topi është në dorë të politikës dhe në rastin tonë të së Majtës, që në fillim të viteve ‘200 ishte gati drejt finalizimit të këtij projekti të madh. A do mundet të konkludojë tani? Kjo mbetet për tu parë.

    “Le të themi se politika ka pasur një interes të lëkundur. Vetë politika është shprehur vazhdimisht për reformë, dhe po ajo nuk ka marrë deri më sot vendim. Vazhdimisht është komentuar se një ndarje e re territoriale do të ndikonte balancat politike, por zgjedhjet qendrore të vitit 2009, ato lokale të 2011-ës dhe zgjedhjet e fundit parlamentare (2013) janë tregues të “mjegullsisë së bastioneve politike” dhe orientimin e zgjedhësve nga oferta konkrete dhe jo nga ngjyra e forcës politike. Rrjedhimisht, klasa politike mund të jetë më bashkëpunuese në marrjen e vendimeve konsensuale në këtë drejtim”, shprehet Shutina. Kurse Çuçi, që e ka kaluar në çdo segment këtë strukturë mendon se: kjo shumicë ka marrë mandatin që ta shtyjë përpara dhe ta përfundojë këtë reformë kaq të rëndësishme për Shqipërinë.




    As edhe një parti se ka bërë të vetën deri në fund këtë luftë. Arsyeja dihet: Modeli i sotëm i strukturës administrative duket se i shkon më shumë kryetarëve të politikës dhe jo nevojave reale të vendit. Sapo mbarojnë zgjedhjet, harta e njësive administrative qëndron aty ku është me një grup administratash që vetëm harxhojnë dhe abuzojnë, duke i dhënë Shqipërisë imazhin e një fshati gjigand. Por, me sa duket, fshati u duhet sërish shqiptarëve të politikës, që të mbajnë të rrethuar realisht qytetin dhe të përjetësojnë një grup që profesion kanë vegjetimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 29-08-2013 më 06:52 Arsyeja: ndryshim

  4. #4

    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Eshte nje nga pikat e programit te PS, te cilen e mbeshtes dhe uroj qe ti jipet drejtim ne nje kohe shume te shpejte. Eshte e paperballueshme per nje shtet si Shqiperia, qe te funksionoje me nje numer kolosal bashkish dhe komunash, rrethesh, qarqesh, prefekturash.

    Nje mbivendosje e kote dhe e panevojshme strukturash te pushtetit lokal, te cilat kane sherbyer vetem per te kenaqur deshirat e militanteve (nga te dy palet). Kjo edhe mund te justifikohej ne vitet '90, nga mungesa e mjeteve dhe rrugeve te komunikimit dhe te infrastruktures, por jo ne kohen e sotme.

    Shqiperise i duhet nje mdoel i ri administrativ.

    Si mendoni?

  5. #5

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Lëvizje surprizë e Ramës, gati ndarja e re territoriale

    Zvogëlimi i numrit të komunave dhe bashkive. Si ndikon reduktimi i njësive vendore në zgjedhjet e ardhshme

    Publikuar më 27.08.2013

    Luis Tanushi

    -Brenda katër viteve të ardhshëm vendi pritet që t’i nënshtrohet një ndarjeje të re territoriale të vendit. Pasi ka fituar 83 mandate në Kuvendin e ri, e majta i ka mundësitë të arrijë të miratojë ndryshimet në ndarjen administrative, që kërkojnë shumicë të cilësuar. Do të mjaftonte vetëm një deputet nga partitë e djathta, dhe e majta do të arrinte të plotësonte kuorumin e nevojshëm prej 84 deputetësh. Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, u shpreh dje se për një menaxhim më të mirë të territorit, nevojitet edhe një ndarje e re administrative . “Planet e ashtuquajtura rregulluese që janë ndërtuar brenda përbrenda qyteteve, aty ku janë ndërtuar, kanë rezultuar krejtësisht të padobishme në funksion të përmbajtjes së këtyre flukseve që kanë ardhur nga jashtë qytetit dhe që janë stabilizuar rreth e rrotull qytetit. Kjo ka rezultuar fatale qoftë për ndërtimet pa leje, qoftë përsa i përket planeve ose mosplaneve të komunave kufitare. Është një sfidë jo e jona, por besoj është një sfidë e gjithë klasës politike sot, e gjithë përfaqësuesve të popullit shqiptar në parlament, për t’i dhënë më në fund jetë reformës territoriale, e cila duhet të çojë në shkurtimin drastik të numrit të njësive vendore në funksion të situatës krejtësisht të re që kemi në vend, pavarësisht politikës, pavarësisht qeverisë”, u shpreh Rama.

    Por, ndarja e re administrative, vështirë se do të pranohet pa kushte nga e djathta, edhe pse nuk ka fuqi bllokuese. Ndarja administrative përcakton edhe të ashtuquajturin numër tek apo çift të tyre, i cili i ka sjellë humbje deputetësh së majtës, veçanërisht në jug ku mund të merrte më shumë deputetë. Numri i lartë i njësive vendore, veçanërisht për zgjedhjet e përgjithshme, rrit edhe mundësinë e blerjes apo të ndikimit familjar në rezultatin e zgjedhjeve. Ekzistenca e listave zgjedhore të fryra, si pasojë e mbajtjes së një regjistri të fryrë të gjendjes civile, kryesisht në zonat rurale, është në themel të një manipulimi tjetër që përcakton numrin e deputetëve të çdo qarku dhe të njësive vendore. Shqipëria sot qeveriset në nivel vendor nga bashkitë, të cilat menaxhojnë përgjithësisht zonat urbane dhe nga komunat, të cilat menaxhojnë zonat rurale. Një hallkë ndërmjetëse mes tyre dhe qeverisë janë prefekturat, të cilat në praktikë kanë shumë pak pushtet real. Ndarja e vendit në këtë mënyrë u krye fillimisht në vitin 1992, kur shqetësimet kryesore lidheshin me integritetin territorial të vendit. Për këtë arsye, njësitë e qeverisjes vendore u bënë shumë të vogla. Vendi u nda në mbi 300 komuna dhe 65 bashki. Përveç ndarjes në njësi shumë të vogla, kjo mënyrë e menaxhimit të territorit kishte pak ose aspak lidhje me zhvillimet ekonomike. Fshatrat, të cilat teorikisht duhet ta ndajnë fatin me qytetin/qytetet, ku shesin më së shumti prodhimet e veta ushqimore, qenë njësi administrative më vete. Qytetet e mëdha, të cilat duhej të zgjeroheshin për shkak të urbanizimit dhe rritjes së popullsisë, praktikisht nuk kishin territor ku të zgjeroheshin.


    shekulli

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.
    Shqiperise i duhet nje mdoel i ri administrativ.

    Si mendoni?
    peshku thone qe qelbet nga koka keshtu qe modeli i ri administrativ duhet te fillohet qe nga koka..e keqja eshte se asnjeres parti politike nuk i pelqen ndryshimi i ketij administrimi..ti more pushtetin lokal por harrove qe ai eshte maja e ajsbergut ne problemet administrative..nese do te shkurtosh numrin e komunave dhe bashkive ne vend automatikisht do te shkurtosh edhe numrim mjaft te larte te te punesuarve ne keto komuna dhe bashki..qe dmth te shkurtosh numrin e militanteve te nje partie ne administraten publike..qe dmth te shkurtosh nje thes me vota qe kjo parti merr nga keto militante..e kujt partie i intereson te ule numrin e atyre qe potencialisht do votonin per te..shqiptaret jane servile dhe sahanlepiresa dhe ja japin voten vetem atij qe ju jep nje kocke per ta lepire..dhe kete gje e dine ekspertet e partive politike dhe ne vend qe te shkurtojne komunat dhe bashkite dhe rrjedhimisht edhe numrin e te punesuarve ne administraten publike gjejne menyra nga me te ndryshmet si e si ta rrisin kete administrate..ja cka beri majmuni i ri qe do udheheqe shqiperine per nje mandat tjeter..nga 15 ministri qe kishte saliu beri 20 ministri thjeshte dhe vetem per te kenaqur militantet e tij me poste ministrore , me 3-5 zevendesministra per cdo ministri e ku po e di sa drejtori te reja do krijoje ne shkallet me poshte..dhe grumbullon te pakenaqurit e krahut te tij ..shpiku edhe nje model te ri qe ministri duhet te lere mandatin e deputetit me qellim qe te kenaqe edhe nja 20 te tjere me mandate deputeti duke e fryre administraten si tullumbace..prite kur te shpike ndonje gje tjeter qe te ju jape nje kocke ngjeles apo gjinushit apo paskalit..jo se ju dhimbsen fort jo por i duhen te gjithe keta pas 4 vitesh kur te kete zgjedhje..dhe parulla eshte e qarte..fiton postin po sigurove votat..

    perse duhet te reformohet pushteti lokal kur duhej te reformohej presidenca , parlamenti e qeveria...a po e sheh qe me hilete e tyre kan pjelle nje president qe luajne me te si macja me miun dhe e perdorin si lecke per te fshire kepucet..pse nuk e bene qe ne fillim qe presidenti te zgjidhej direkt nga populli dhe ti jepnin kopetenca me te medha qe te ndihej autoriteti i tij..sepse nuk ju intereson partive politike nje president i forte..ndryshe nuk do e perdornin me keq se lecken..

    perse duhet te reformohet pushteti lokal kur ke nje parlamet komplet gjurulldi hesapi..ku ke nje parlament ne te cilin gjejne vend edhe horra e mafioze..cka i duhet nje shqiperie sa nje by.the vend nje parlamet me 140 deputete..sa nga keta deputete jane aktive dhe sa ngrohin karrigen dhe marrin rrogen krejt kot..ne cdo parlament qe ka ardhe ne shqiperi po them keshtu me hater se veq 30-40 jane koka..te tjeret jan thjeshte by.the mbi te cilat mbeshteten keto koka..a nuk e bejne dot punen e parlamentit 40 deputete..sigurisht qe e bejne ..bile edhe me pak ne numer e bejne..e bejne edhe me cilesore..provoje te besh nje parlament ku te mos kete me shume se sa 40 deputete dhe do shohes qe do flaken jashte tipat e nard ndokes apo tom doshit apo skender gjinushat e paskal milot..te jesh i sigurte qe ky numur deputetesh do ulte ne maksimum vjedhjen e votes ne baze por edhe trafikimin e votes ne parlament ku kaq islami nga i kuq nuk do kishte me mundesi te behej blu apo nard ndoka nuk do kishte me mundesi te nderronte karrige sa here te frynte era..por te gjithave partive politike nuk ju intereson reformimi i parlamentit pasi ju duhen keta deputete pasi sa me shume deputete te kene aq me shume zhurme do bejne..gjumin e bejne per vete ama parate i marrin ne kurrizin tone..

    pse duhet te reformohet pushteti lokal kur ke nje pushtet qendror te fryre me keq se nje tullumbace..reformo nje here qeverine dhe pastaj bjer ne baze..por as kjo nuk i pelqen partive politike pasi sa me shume ministra te kene aq me shume grumbullues votash do jene..partive politike ju interesojne votat e jo mireqenja popullore..keshtu do jete shqiperia sot e mot..thjeshte do jete dosa me 100 cica ku 1000 derrkuce do turren kush te thithe me pare ne te..

    keshtu i dashur patriot eshte puna e modelit te ri administrativ..edhe nese do kete guximin te nderhyje ne pushtetin lokal do bashkoje ato komuna dhe bashki ku qartesisht humbet vete dhe do lere ashtu siq jane ne mos do beje komuna dhe bashki te reja aty ku fiton vete..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 19-09-2013 më 04:22
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Ne shqipni ka komuna me nga 170 votus. Ku kryetari i komunes shkon atje ni her ne vit

    Kjo asht qesharake

    Edhe ndarja e deputetve asht ba krejt kot psh

    Qarku i kuksit ka 80 mij banor dhe 5 deputet
    Qarku i dibres ka 140 mij banor dhe 6 deputet pra 60 mij banor ma shum e veq ni deputet ma teper
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    shqiperia duhet te ndahet ne 4 vllajete.
    vilajeti i pare tirana me ne krye vezir edi *** rama, ku perfshin durrsin elbasin krujen.
    vilajeti i dyte vlora,me vezir gramos *** ruci, ku futet edhe tepelena, gjirokastra, fieri
    vilajeti i trete skrapari me sulltan ilir *** meta ku ben pjese korca, berati, permeti
    vilajeti i katert veriu, me vezir ilir *** beqja

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Eshte nje nga pikat e programit te PS, te cilen e mbeshtes dhe uroj qe ti jipet drejtim ne nje kohe shume te shpejte. Eshte e paperballueshme per nje shtet si Shqiperia, qe te funksionoje me nje numer kolosal bashkish dhe komunash, rrethesh, qarqesh, prefekturash.

    Nje mbivendosje e kote dhe e panevojshme strukturash te pushtetit lokal, te cilat kane sherbyer vetem per te kenaqur deshirat e militanteve (nga te dy palet). Kjo edhe mund te justifikohej ne vitet '90, nga mungesa e mjeteve dhe rrugeve te komunikimit dhe te infrastruktures, por jo ne kohen e sotme.

    Shqiperise i duhet nje mdoel i ri administrativ.

    Si mendoni?
    Shume organizma shteterore jane te teperta.
    Ministria e Integrimit psh,eshte komplet kot.
    Me bashkite duhet te kete numer te arsyshem
    punonjesish ku te parashikohet qe te merren me pune produktive
    dhe jo te shtyjne oren ne pune pa bere asgje.
    Numri i larte ne punonjes zyrash ne bashki dhe administrate lokale
    do shkaktoje rritjen e deficitit buxhetor dhe rritje te inflacionit.
    Kjo do shoqerohet me rritje te taksave per qytetaret
    dhe rritje te cmimeve te produkteve dhe serviseve.
    Nje situate te ngjashme me Shqiperine ka pasur Nju Xhersi,ku
    numri i larte i punonjesve ne bashki dhe shtet,jo vetem qe coi
    ne burokraci por shkaktoi shume rritje te medha te shpenzimeve.
    Buxheti shkoi deficit 34 bilion dollare.

    Nqs ne bashki futen punonjes me shumice,shpiken vende pune dhe detyra
    funksione shteterore kjo do coje ne deficit buxhetor dhe do jete nje minus
    I madh ne ekonomi dhe ne krye te 4 vjeteve socialistet nuk do marrin vote
    per administrim te keq lokal dhe rritje te deficitit buxhetor.

    Caktimi I punonjesve dhe numri I punonjesve eshte shume delikat si problem,duhet menduar mire dhe
    te mos vihen ne pune punonjes me shume se sa kerkohet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    Eshte nje nga pikat e programit te PS, te cilen e mbeshtes dhe uroj qe ti jipet drejtim ne nje kohe shume te shpejte. Eshte e paperballueshme per nje shtet si Shqiperia, qe te funksionoje me nje numer kolosal bashkish dhe komunash, rrethesh, qarqesh, prefekturash.

    Nje mbivendosje e kote dhe e panevojshme strukturash te pushtetit lokal, te cilat kane sherbyer vetem per te kenaqur deshirat e militanteve (nga te dy palet). Kjo edhe mund te justifikohej ne vitet '90, nga mungesa e mjeteve dhe rrugeve te komunikimit dhe te infrastruktures, por jo ne kohen e sotme.

    Shqiperise i duhet nje mdoel i ri administrativ.

    Si mendoni?
    "ndarja e re administrative'" ashte nje nga KERKESAT e vazhdushme te shovinizmit Grek
    ,,,,,,,,,dhe ka per qellim bashkimin e komunave me kombesi Greke

    Pa OMONIA = bashkim,,,,, nuk mund te kete autonomi

  11. #11
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    bashkite duhet te ngelen ne numer aq sa kane qene.Nuk mund te besh shkurtime ne numer per bashkite.
    1 bashki per cdo qytet duhet.
    Per fshatra mbi 500 banore duhet te kete komune,administrate fshati me 4 persona maksimumi
    Per fshatra nen 500 banore duhet te kete vetem nje zyre me kryeplakun dhe nje sekretare
    qe te marre telefonatat dhe dokumentoje problemet nga telefonatat.
    Kryeplaku percjell problemet me tel ne bashkine me te afert.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Ndarje e re administrative ne Shqiperi.

    gjithe kryeplaket merren me droge.... hajde ndarje hajde. kot e kemi ofenduar Baba Qemon e shkrete.....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Zbardhet drafti i qeverisë/ Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Fejzi Braush

    Qeveria ka përfunduar projektligjin, me anë të të cilit synon të bëjë të mundur realizimin e reformës territoriale. imagesBëhet fjalë për draftin ligjor që parashikon të gjithë metodologjinë, kriteret, strukturat dhe afatet brenda të cilave do të realizohet kjo reformë. Drafti i hartuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, iu është paraqitur tashmë në mënyrë paraprake edhe grupeve të interesit dhe shumë shpejt do të shkojë në parlament. Ai përmban vetëm 12 nene dhe që në fillim përcakton se ajo që kërkohet të arrihet është një reformë territorialo-administrative me dy nivele, rrethi dhe qarku. Procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga rrethet, si njësi bazë e qeverisjes vendore ku bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore. Por brenda kësaj njësie, pra brenda rrethit do të ketë dhe njësi të tjera vendore, por për ekzistencën apo krijimin e të cilave ky draft përcakton disa kritere strikte, siç është popullsia, vazhdimësia territoriale, tradita dhe distanca. Më konkretisht, njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve nëse njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vete, distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj, njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territorial, duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh, mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës dhe ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të gjithë territoreve përbërëse. Sa i përket këtyre njësive të reja që do të krijohen, në projektligj parashikohet që për zonat me densitet të lartë, numri i popullsisë duhet të jetë minimalisht 30 mijë, për zonat me densitet mesatar, 20 mijë dhe ato me densitet të ulët, 10 mijë banorë. Këto tri nivele u korrespondojnë pak a shumë zonave fushore të Ultësirës Perëndimore, zonave kodrinore dhe malore. Përjashtohen nga ky rregull njësitë aktuale, të cilat në shumicë banohen nga minoritetet. Ndërkohë që veç rrethit do të ketë dhe një nivel të dytë ndarjeje, që do jenë qarqet, për të cilat në projektligj nuk përcaktohet asnjë kriter apo parim që do të udhëheqë këtë ndarje. Burime zyrtare thonë se parashikohet që propozimi në etapat e mëpasme do të jetë për një ndarje të re territoriale që ka në total 70 njësi administrative.

    Gjithsesi, për të realizuar gjithë këtë reformë, projektligji i paraqitur parashikon një bashkëveprim të qeverisë 13-09-13-07-54-20medium_bledi-cucinëpërmjet ministrit për Pushtetin Vendor, Parlamentit dhe njësive të qeverisjes vendore. Më konkretisht, ministri do të jetë ai që do të drejtojë gjithë këtë proces, duke bashkëvepruar me Parlamentin dhe me njësitë vendore.

    Komisioni parlamentar

    Parlamenti nga ana e tij do të ngrejë një komision të posaçëm parlamentar, që do të punojë për grumbullimin e propozimeve dhe për hartimin e projektligjit të ri për ndarjen territoriale-administrative. Ky komision parashikohet që të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një përfaqësues i mazhorancës dhe një i opozitës. Nga ana tjetër, për të hartuar propozimet për çdo njësi që do të krijohet do të ngrihen 12 komitete rajonale në 12 qarqe, të cilat do të drejtohen nga prefekti dhe do të kenë përbërje të baraspeshuar politike. Bazuar në propozimet e ardhura nga 12 komitetet rajonale ose prefektët dhe pasi shqyrton përputhshmërinë e propozimeve me kriteret dhe afatet e këtij ligji, ministri i Shtetit i paraqet për shqyrtim komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-territoriale propozimet për hartën e re administrativo-territoriale për nivelin e parë të qeverisjes vendore. Ministri i Shtetit, bazuar në konsultimet me të gjitha grupet e interesit dhe grupin e punës dhe pas konsultimit me komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-territoriale, harton propozimin për ndarjen e re administrativo-territoriale të nivelit të dytë të qeverisjes vendore.

    Afatet, harta e re territoriale për zgjedhjet vendore

    Projektligji dhe harta e re e ndarjes territorialo-administrative e Shqipërisë do të jetë gati në mes të shtatorit, me qëllim që Kuvendi ta miratojë atë në mbledhjet e para të sesionit të ri, në mënyrë që ajo t’i shërbejë zgjedhjeve të ardhshme vendore të vitit 2015. Këtë të paktën parashikon projektligji i hartuar nga ministri Blendi Çuçi dhe që shumë shpejt do të vijë në Kuvend, me anë të të cilit përcaktohet metodologjia dhe kriteret mbi të cilat do të realizohet reforma. Kështu, projektligji parashikon që brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, prefektët krijojnë komitetet rajonale. Brenda datës 10 prill 2014, komitetet rajonale miratojnë dhe dërgojnë pranë ministrit të Shtetit propozimet e hartës së re të ndarjes administrativo-territoriale për çdo qark. Nëse nga komitetet nuk respektohet afati i mësipërm, prefektët, brenda datës 15 prill 2014, miratojnë dhe dërgojnë pranë ministrit të Shtetit propozimet për çdo qark të hartës së re të ndarjes administrativo-territoriale. Ministri i Shtetit, bazuar në propozimet si më sipër për njësitë vendore të nivelit të parë dhe pas shqyrtimit të përputhshmërisë ligjore të tyre, i paraqet të gjitha propozimet, përfshirë hartën e re të ndarjes administrativo-territoriale, në komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-territoriale brenda datës 30 prill 2014. Komisioni i posaçëm shqyrton propozimet dhe i miraton ato në parim deri në datën 20 maj 2014. Propozimet e miratuara nga komisioni i posaçëm konsultohen me komunitetet e zonave përkatëse deri më datë 30 korrik 2014. Pas konsultimeve, ministri i Shtetit përgatit projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” me propozimin për hartën e re të ndarjes administrativo-territoriale dhe ia dërgon për miratim Këshillit të Ministrave brenda datës 15 shtator 2014. Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale përfshin edhe propozimin për njësitë vendore të nivelit të dytë.

    Projektligji

    Neni 1

    Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kritereve dhe metodologjisë për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë, si dhe instrumentet dhe afatet kohore që nevojiten për realizimin e këtij qëllimi.

    Neni 2

    “Numër i konsiderueshëm banorësh” – nënkupton një popullsi mesatarisht mbi 30.000 banorë në zonat me densitet të lartë popullsie, mbi 20.000 banorë në zonat me densitet të mesëm popullsisë dhe mbi 10.000 banorë në zonat me densitet të ulët popullsie, sipas përcaktimeve të densitetit të popullsisë të INSTAT.

    Neni 3

    Procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga ”rrethet”, si njësi bazë e qeverisjes vendore.

    Bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore.

    Njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve nëse plotësohen kriteret e mëposhtme:

    Njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vete;

    Distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj;

    Njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territoriale;

    Duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh, mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës.

    Neni 4

    Brenda 15 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, për mbikëqyrjen e procesit të ndarjes administrativo-territoriale,Kuvendi krijon një Komision të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, me bashkëkryesim të përfaqësuesit të mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

    Neni 5

    Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore koordinon punën e të gjithë institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor si dhe merr masat dhe nxjerr udhëzimet e nevojshme metodologjike për realizimin e procesit.

    Neni 6

    Në 12 Qarqet e vendit, me urdhër të Prefektit të Qarkut, krijohen Komitetet Rajonale të Reformës Administrativo-Territoriale. Komitetet Rajonale kanë përbërjen si më poshtë:

    Neni 10

    Ministri i Shtetit, bazuar në konsultimet me të gjithë grupet e interesit dhe grupin e punës dhe pas konsultimit me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, harton propozimin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Qarqeve si nivel i dytë i qeverisjes vendore dhe ia paraqet qeverisë për miratim, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj. Ndarja në qarqe miratohet nga Parlamenti, me propozim të qeverisë.

    Njësia vendore e nivelit të dytë duhet të garantojë hartimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore rajonale, harmonizimin e politikave kombëtare në nivel rajonal dhe kohezionin social.

    MAPO

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Ndarja e re territoriale, ndërhyrje deri dhe në Kushtetutë

    Në 2 dekadat e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri, por deri më tani lufta politike e ka bërë të pamundur një reformë të plotë territoriale-administrative. Tashmë që kjo reformë është futur në axhendën e qeverisë, ekspertë dhe urbanistë kërkojnë që kjo reformë të përfshijë edhe decentralizimin.

    Ish-kryeministri Ylli Bufi, i cili po punon së bashku me eksperte për një projekt alternativ të reformës administrative territoriale, deklaron se duhet të ndryshojë modeli i qeverisjes, nëse kërkojmë që pushteti vendor të jetë funksional. Sipas tij, përtej Kushtetutës, nevojitet edhe ndryshimi i 12 ligjeve në mënyrë që njësite vendore të ofrojnë shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetaret.

    Edhe sipas urbanistit Dritan Shutina, ndarja e njësive duhet bërë në varësi të kompetencave që duam t’ju japim drejtuesve vendorë. Shutina vlerëson punën e qeverisë për hartimin e një drafti, i cili e nis punën duke u bazuar tek 36 rrethet dhe përcakton 3 ndarje, zona me dendësi popullsie të lartë mesatarisht mbi 30 mijë banorë, të mesme mbi 20 mijë dhe të ulët mbi 10 mijë banorë, raporton Vizion Plus.

    Ylli Bufi, i cili ka qënë bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale në vitin 2004, pranon se interesat politike janë shumë të forta në këtë proces, pasi ndarja e re do të ndikojë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Qeveria tashme ka përcaktuar kriteret mbi të cilat do të bëhet harta e re e ndarjes territoriale dhe ky draft pritet të mbërrijë në Parlament në fillim të sesionit kur do të ngrihet edhe komisioni i posaçëm.

    TEMA

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Ndarja e re administrative, Basha: Nuk lëvizim nga parimi i konsensusit

    TIRANE – “Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk lëvizin nga parimi i konsensusit, përsa i përket reformës së re administrativo-territoriale.” Kështu deklaroi kryetari i opozitës Lulzim Basha, pas një takimi me aleatët e PD-së.

    “Reforma kërkon si minimum të domosdoshëm konsensusin. Ta implementojmë parimin e votës me konsensus në aulën e Kuvendit. Çdo qëndrim tjetër që nuk merr në konsideratë domosdoshmërinë e konsensusit do të konsiderohet e papranueshme nga ana jonë.”- u shpreh Basha.

    Sipas Bashës, “asnjë qeveri nuk mund të diktojë apo imponojë qëndrimin e saj në një reformë kaq të rëndësishme”.

    I pyetur për hapat që do të ndërmarrë opozita, në rast se mazhoranca e miraton e vetme këtë reformë, shefi i opozitës tha: “Hapat arbitrarë në drejtim të imponimit me fuqinë e kartonëve, që shkelmon çdo parim të një demokracie funksionale, do të jetë këmbana e fundit për këtë sjellje arrogant , antiligjore të kësaj mazhorance dhe do të detyrojnë një reagim të fuqishëm të opozitës në çdo hapësirë. Uroj që të mos ta shikojë këtë si një provë muskujsh, për të cilën nuk angazhohemi, por jemi gati nëse na thërrasin në një shesh beteje, por ta shikojnë si një mundësi të artë për të rikthyer besimin që ata vetë anë goditur me aktin për nëpunësin civil dhe për të rivendosur konsensusin si vlerë, që është kërkesë themelore e BE-së dhe qytetarëve shqiptarë.”

    Basha komentoi edhe homazhet e zhvilluara sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në përkujtim të viktimave të 21 janarit, duke thënë se pasojat e asaj dite “nuk mund të ndahen kurrë nga shkaku, shkaktarët dhe organizatorët, që sot përdhosën kujtimin e viktimave të 21 janarit”.

    PROJEKTLIGJI
    Maxhoranca e re propozon një numër më të vogël njësish administrative. Qeveria ka tashmë gati projektligjin për caktimin e "kritereve dhe metodologjinë që do të ndiqet për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë". Bazuar në disa rekomandime, qeveria i propozon Kuvendit një projektligj, i cili cakton kriteret që duhet të mbahen parasysh për hartimin e ndarjes së re administrative, e cila do të bëhet në konsultim edhe me drejtues të qeverisjes vendore. Në relacionin që shoqëron projektligjin thuhet se, "Shoqata e Komunave të Shqipërisë në prill të vitit 2013, ka miratuar një qëndrim zyrtar të sajin ku rekomandon nevojën për të rishikuar ndarjen ekzistuese administrativo-territoriale të vendit dhe propozon që ndarja e re administrativo-territoriale të ketë 160 komuna, nga 308 që janë aktualisht".

    Ndërkohë "një auditim specifik është kryer edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi nevojën për rishikimin e ndarjes administrativo-territoriale. Pas studimit dhe gjetjeve të konfirmuara në analiza krahasimore se njësitë e mëdha vendore performojnë më mirë se njësitë e vogla, duke rritur eficiencën e fondeve publike, rekomandohet ndërmarrja e reformës administrativo-territoriale. KLSH sugjeron që bashkitë të riorganizohen me një minimum popullsisë prej 15.000 banorësh, ndërsa komunat duhet të kenë një minimum popullsie prej 10.000 banorësh".

    Grupi i punës që ka përgatitur këtë projektligj ka marrë në konsideratë eksperienca të ngjashme në vende të cilat kanë zhvilluar në vitet e fundit reformën administrativo-territoriale, si psh. Suedia, Danimarka, Letonia, Lituania, Polonia, Gjeorgjia, Irlanda dhe Armenia.

    (er.nu/BalkanWeb)

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Meta: Reforma administrative dhe territoriale është domosdoshmëri

    TIRANË Në mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Ilir Meta deklaroi se reforma administrative Meta lsie territoriale është domosdoshmëri në këtë fillim viti. Për kryetarin e LSI-së dhe njëkohësisht kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, ky është viti i reformave të rëndësishme. “Ky është një vit që unë do të dëshiroja ta cilësoja si një vit i reformave të rëndësishme, të mëdha dhe të pashmangshme. Ka ardhur koha që të ndahemi një herë e mirë me fenomenin e tranzicionit “tërhiq e mos këput”. Reforma administrative e territoriale është një domosdoshmëri. Në rast se vendi sot ka një prapambetje të theksuar sa i takon standardeve në një drejtim të caktuar kjo është pikërisht lidhur me situatën me të cilën ndeshemi sa i takon ndarjes administrative dhe territoriale të vendit. Është po ajo ndarje e cila ka qenë që nga viti 1992 në zgjedhjet lokale të saj kohe dhe të mos harrojmë se edhe ndarja e vitit 1992 ishte një konvertim demografik i ndarjes, që ishte përpara me këshillat popullore të kooperativave dhe të ndërmarrjes bujqësore. Prandaj është domosdoshmëri që të ecim në këtë rrugë, sepse kjo është vendimtare për të prodhuar një pushtet vendor, që merr përgjegjësi, që ka kapacitet për planifikim strategjik të politikave zhvillimore…”, – tha ai. Për pasojë, Meta nënvizoi se është koha që mazhoranca dhe opozita të punojnë së bashku në këtë drejtim. “…Përshëndes edhe një herë iniciativën më të fundit për një komision parlamentar konsensual me dy bashkëkryetarë, me një nga mazhoranca e një nga opozita, me numrat të barabartë të anëtarëve që të fillojë punën menjëherë në këtë drejtim. Dhe kjo gjë duhet bërë patjetër sa më shpejt brenda këtij sesioni në mënyrë që të kenë mundësi të gjithë qytetarët, të gjitha forcat politike të projektojnë fushatën e ardhshme për zgjedhjet vendore”, shtoi ai. Meta foli edhe për domosdoshmërinë për reformë në drejtësi, ndërsa u ndal edhe tek debati i ditës që lidhet me vendosjen e gjobave ndaj qytetarëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. “Siguria rrugore është një problem shumë i madh, është një problem tronditës për shoqërinë tonë. Janë bërë investime të jashtëzakonshme në rrugë dhe në infrastrukturë por në fund të fare në sinjalistikë dhe në shumë elementë të tjerë të sigurisë rrugore ka një prapambetje të jashtëzakonshme. Natyrisht që nuk kërkohet ndonjë investim shumë i madh por kërkohet përgjegjshmëri dhe kujdes shumë i madh për të ecur drejt një ndryshimi shumë të shpejtë të sigurisë në rrugë dhe të mbrojtjes së jetës së qytetarëve tanë. Ndaj edhe opozita përpara se të bëja kritika edhe për gjobat edhe për probleme të tjera duhet të bëjë edhe një autokritikë për sa i takon këtyre problemeve të cilat janë probleme të trashëguara”, tha ai. Lidhur me ecurinë e këtij viti, Meta u shpreh optimist se aleanca në pushtet do të ofrojë mundësi të reja për ristrukturimin e ekonomisë, ndërsa kërkoi një sjellje të re ndaj biznesit.

    MAPO

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Ruçiu presim deri të enjten për reformën.
    Basha:Po u bë reforma pa ne, derdhemi ne sheshe
    Celibashi: Ndërkohë, ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, deklaroi dje lidhur me reformën territoriale se “nëse pa arsye të justifikuara opozita nuk bëhet pjesë e këtij procesi, nuk ka asnjë arsye përse kjo shumicë qeverisëse të mos vazhdojë në rrugën e reformave”.
    http://www.ama-news.al/2014/04/rucij...otesta-masive/

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Foto/propozimi i ri per ndarjen territoriale: Formohet rajoni i Arberit, i Kaoneve dhe i Muzakajve.

    Në kohën që po diskutohet për ndarjen e re territoriale, portali ShtetiWeb vjen me një propozim pas diskutimeve të bëra në 11 qarqet e vendit.

    Sipas këtij propozimi, vendi ndahet në gjashtë rajone: rajoni i Shkodrës, rajoni i Arbrit, rajoni Elbasan- Korçë, rajoni i Muzakajve, rajoni i Kaonëve dhe Tirana.

    Në total do jenë 89 bashki dhe nuk do ketë komuna e qarqe.

    Në rajonin e Shkodrës do përfshihen qarku i Shkodrës, i Lezhës (pa Kurbinin) dhe i Kukësit. Popullsia do jetë 617 mijë banorë dhe do ketë 16 bashki.

    Në rajonin e Arbrit do ketë 987 mijë banorë dhe do përfshihen qarku i Dibrës, i Tiranës (një pjesë), qarku i Durrësit dhe rrethi i Kurbinit. Rajoni do ketë 20 bashki.

    Rajoni Elbasan- Korçë, ose ELKO, do ketë 803 mijë banorë dhe do përfshijë qarkun e Elbasanit dhe të Korçës. Rajoni do ketë 18 bashki.

    Rajoni i Muzakajve do ketë 738 mijë banorë dhe përfshin qarkun e Fierit dhe të Beratit. Rajoni do ketë 18 bashki.

    Rajoni i Kaonëve do ketë 510 mijë banorë dhe përfshin qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës. Rajoni do ketë 16 bashki.

    Më pas do jetë Tirana me 518 mijë banorë.

    http://www.gazetatema.net/web/2014/03/08/foto-propozimi-i-ri-per-ndarjen-territoriale-formohet-rajoni-i-arbrit-i-kaoneve-dhe-i-muzakajve/

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Reforma territoriale, nxirrni “kartat” e Mehdi Frashërit nga sirtari!

    Edhe pse po i afrohen shekullit që atëhëre, themelet e reformës administrative shqiptare ngelen ato që ka hedhur që në vitin 1931............. http://gazetadita.al/reforma-territo...t-nga-sirtari/

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Co-Plan propozon ndarjen e Shqipërisë me 4 ose 6 rajone

    Linku: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...-ose-6-rajone/

    Prezantohen dy projektet e reja për në nivelin e dytë të qeverisjes vendore. Rishikim i rolit të prefektit

    Herion Mesi
    Ndarja administrativeQeveria vijon konsultimet e saj me grupet e interesit për realizimin e reformës së re administrativo-territoriale, ku për ndarjen e re në nivelin e dytë të qeverisjes vendore studioja “Co-Plan” propozoi dy ndarje administrative të Shqipërisë, me katër ose me 6 rajone.

    Hartat e reja Emri:  timthumb.jpg

Shikime: 7751

Madhësia:  65.4 KB

    Co-Plan-i prezantoi në tryezën e organizuar dje nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi së bashku me Programin e Zhvillimit Rajonal (RDP) dhe Institutin për Zhvillimin e Habitatit, dy harta të reja administrative të territorit të Shqipërisë. Në hartën e parë, drejtori i studios, urbanisti Dritan Shutina propozoi një ndarje me 4 rajone të mëdha të vendit në: Rajonin e Veriut ku Qarkut aktual të Shkodrës i bashkohet Lezha, Kukësi dhe Peshkopia; Rajoni Qendror- ku Qarkut të Tiranës i bashkohet Durrësi dhe Elbasani; Rajoni Lindje-Perëndim- ku Qarkut të Korçës i bashkohet Berati, Lushnja dhe Fieri; dhe Rajoni i Jugut në të cilin përfshihet e gjithë pjesa jugore e vendit. Ndërsa në hartën e dytë, Shutina theksoi se ndarja është ideuar duke iu referuar baseneve ujore të vendit dhe kjo hartë përcakton një ndarje prej 6 qarqesh, sipas zonave që lagen nga lumenjtë më të mëdhenj të vendit. “Kështu do të kemi Rajonin e Drinit, Rajonin Mat-Drin, Rajoni Shkumbin-Erzen, Rajoni i Devollit, Rajoni i Semanit dhe Rajoni i Vjosës”, theksoi drejtori i Co-Planit. Sipas tij, rajoni është parë si nivel i dytë i qeverisjes politikbërës dhe zbatues, i cili merr kompetenca që tashmë i takojnë pushtetit qendror. “Harta zgjedhore në këtë ndarje nuk kanë luajtur rol thelbësor. Nuk respektohet ndarje e qarte politike, janë partitë që përcaktojnë pushtetin”, sqaroi Shutina.

    Realizimi

    PREZANTIM REFORMA 4.pptx

    Për realizimin e një platforme të tillë urbanisti Shutina shkon deri te propozimi rishikimi i rolit të prefektit. Ai u shpreh i mendimit se kjo ndarje duhet të realizohet nëpërmjet bazës ligjore, institucionale, burime njerëzore, burime financiare, politike dhe statistikore që do të garantonin dhe vazhdimësinë e implikimit të kësaj reforme. “Të rishikohet Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, decentralizimi dhe ligji organik për pushtetin vendor; legjislacioni sektorial. Ose kjo të organizohet brenda përkufizimeve kushtetuese aktuale dhe rishikim i strategjisë së decentralizimit dhe legjislacionit sektorial. Gjithashtu, duhen krijuar institucione të reja dhe duhet bërë një reformim i ekzistueseve (agjencitë), ku të bëhet dhe një rishikim i institucionit të prefektit. Dhe kjo kërkon asete në burime njerëzore me kapacitete të reja dhe ripozicionime. Gjithashtu duhet të rikonceptohet mënyra e administrimit fiskal dhe financiar të këtyre institucioneve. Kjo është një shans për politikën vendore dhe atë qendrore për demokratizimin e qeverisjes”, u shpreh urbanisti Dritan Shutina. Duke vijuar më tej, Shutina theksoi se ndarja e rajoneve duhet të bëhet në formë horizontale dhe të shmanget ndarja e rajoneve në mënyrë vertikale. “Përveç zonës së ultësirës, pjesa tjetër e Shqipërisë që përfshin zonat malore është shumë më e pazhvilluar se zona e ultësirës, gjë që do të krijonte dhe një ndarje të padrejtë të rajoneve të reja, pikërisht për shkak të divergjencave ekonomike që krijohen nga ndarja e rajoneve në mënyrë vertikale”, u shpreh ai. Në përfundim, drejtori ekzekutiv i Co-Plan-it bëri apel për të mos e shtyrë me tej këtë proces dhe për të marrë menjëherë disa vendime. “Është detyrimi jonë që të realizojmë vendimmarrje që të na pozicionojnë në mënyrë strategjike për sfidat që do të kemi në të ardhmen. Ka ardhur momenti që ta bëjmë këtë reformë tani”, tha Shutina. Ndërsa, të pranishmit në tryezën e djeshme, përfaqësuesit e qeverisë, Parlamentit, kryetarët e këshillave të qarqeve, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, diskutuan për nevojën e rishpërndarjes së përgjegjësive dhe funksioneve midis niveleve të qeverisjes vendore. Diskutimi u përqendrua te roli që ka aktualisht qarku dhe nevoja për rishikimin e tij në kuadër të hartimit të strategjisë së decentralizimit dhe organizimit të Reformës Administrativo-Territoriale. Gjithashtu, u parashtruan përgjegjësitë dhe funksionet të cilat mund apo do të duhet të marrin përsipër qarqet dhe si mund të ndikojnë ato në organizimin territorial në këtë nivel.

    Diskutimet

    Albana Dhimitri - “Roli dhe funksionimi i qarkut dështoi, pasi u përball me bashkitë, ku ndryshimet e përkatësisë politike mes drejtuesve krijoi dhe mosrakordimin e këtyre dy niveleve të pushtetit vendor”

    Besnik Aliaj - “Jam i idesë që qeveria ta realizojë këtë ndarje për katër vjet në mënyrë që t’i jepet koha e mjaftueshme për konsolidimin e këtyre rajoneve, të cilat sipas meje duhet të jenë 6 dhe jo 4”

    Kreu i Qarkut të Korçës - “Qarqet u lanë ashtu siç u krijuan në fillim dhe asgjë s’u arrit me atë ndarje që u bë në 2000-in. Qarku është kot atje zotërinj prandaj, çështja e qarkut duhet të zgjidhet me votë nga populli”

    Përzgjedhja - Ekspertët në panel mbështetën projektin e Co Plan, ndërsa më i volitshëm për rajonalizim sipas tyre ishte projekti me 6 rajone, pasi qytetarët duan ta kenë pranë fizikisht shërbimin dhe kontaktet me vendorët.

    Linku: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/0...-ose-6-rajone/

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •