Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Ministri Çuçi
    solli në vëmendje të gjitha takimet e kryera nga shtatori me përfaqësues të ministrive, pushtetit vendor, shoqerisë civile si dhe ekspertëve, për krijijmin e bashkive që vetëqeverisen në bazë të modelit të decentralizimit. “Një analizë e detajuar e funksionimit e qeverisjes vendore në Shqipëri e përmbledhur në 300 faqe, produkt i një grupi ekspertësh vendor dhe ndërkombëtarë. Pas analizës janë përcaktuar një grup kriteresh, thellësisht teknike, dhe jo politike. Nisen nga krijimi i kushteve për të krijuar bashki që do të jenë në gjendje që të vetëqeverisen në bazë të modelit të decentralizimit. Nga shtatori kemi diskutuar me mbi 1880 persona, 400 kanë qenë pjesë të ministrive, 800 të pushtetit vendor, 300 të shoqërisë civile dhe biznesit, 200 të organizatve ndërkobmëtare, mbi 50 ekspertë teknikë, mbi 50 përfaqësues të medias”.
    PERBERJA E KOMISIONIT VETEM ME ANETARET E MAZHORANCES Emri:  reormaaaa.jpg

Shikime: 4167

Madhësia:  13.7 KB

    Bashkim Fino – Kryetar
    ArmandO Subashi – Sekretar
    Blendi Klosi - Anëtar
    Petrit Vasili - Anëtar
    Musa Ulqini - Anëtar
    Andrea Marto - Anëtar
    Sivla Caka - Anëtare
    Blerina Gjylameta - Anëtare
    Namik Kopliku -Anëtar - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/-el....rrxvopPh.dpuf

    Bashkim Fino:
    Nga data 19 maj- 20 korrik do të ketë një diskutim me të gjithë organet e pushtetit vendor. Do të diskutohet me kryetarët e komunave, këshillave. “Më pas kjo hartë pas dy muajsh diskutimi do të vijë në Komision dhe më pas do të marrim vendimin përfundimtar për t’ia paraqitur Kuvendit”.
    http://respublica.al/artikuj/2014/04...en-pa-opoziten

    Reforma territoriale/ Basha paralajmëron protesta: Rivizatimi i hartës për të deformuar zgjedhjet

    Emri:  1907296_716604071724110_3308022918479635623_n (1).jpg

Shikime: 4082

Madhësia:  30.9 KB

    Lulzim Basha:
    Komisionit parlamentar në të cilin na ftojnë të bëhemi pjesë i kanë dhënë vetëm një detyrë të bëjë hartën e re të ndarjes administrative. Shumica Rama-Meta as nuk dëgjon, as nuk shikon, por vazhdon me propagandimin e rëndësisë jetike të ndryshimit të hartës. Gjithë ky nxitim padisin para opinionit publik ashiqare padurimin e tyre për të shfrytëzuar reformën për të bërë një hartë të re elektorale, në funksion të deformimit të zgjedhjeve vendore.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Al.. : 28-04-2014 më 07:40

  2. #22
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Reforma territoriale, harta e re e Shqipërisë me 42 bashki

    Nga Fejzi Braushi {29/04/2014}

    Shqipëria e 2015-ës nuk do të ketë njësi të qeverisjes vendore me më pak se 30 mijë banorë. Përcaktohen pesë kriteret për ndarjen e re administrative

    Mazhoranca ka nisur e vetme punën për ndarjen e re territoriale dhe administrative të Shqipërisë. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, dje është konstituuar komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën territorialo-administrative, ku për shkak se opozita nuk ka pranuar të bëhet pjesë, të majtët falë edhe ndryshimit të vendimit të ngritjes së këtij komisioni kanë marrë tashmë shumicën e nevojshme për zhvillimin normal të mbledhjeve. Por përveç konstituimit, komisioni dje ka nisur menjëherë nga puna, duke miratuar si planin e punës, ashtu edhe kriteret bazë mbi të cilat do të realizohet ndarja e re territoriale. Sa i përket planit, parashikohet që brenda 15 marsit të ketë një produkt të hartës së re territoriale, ndërkohë që brenda 31 korrikut pritet që të miratohet në seancë plenare.

    Numri i popullsisë

    Shqipëria e 2015-ës nuk do të ketë njësi të qeverisjes vendore me më pak se 30 mijë banorë. Ky është një nga 5 kriteret kyçe që ka përcaktuar grupi i ekspertëve vendas dhe të huaj, të angazhuara nga qeveria shqiptare dhe që janë bërë publike dje nga ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi. Në fakt, ministria që drejton Çuçi parashikon tri fasha për numrin minimal të popullsisë që duhet të ketë një njësi e qeverisjes vendore, 30, 20 dhe 10 mijë banorë, duke marrë parasysh dendësinë e popullsisë për km2. Por ishin deputetët Armando Subashi dhe Blendi Klosi ata që kundërshtuan këtë kriter të paraqitur nga Çuçi, duke kërkuar që qeveria t’i ikte sa më parë numrit minimal 10 mijë. Në fakt Çuçi sqaroi se ky numër ishte vendosur si kufizim, por kjo nuk do të thoshte që do të kishte njësi vendore me këtë numër. Ndaj më vonë, në një material të shpërndarë për mediat, Ministria e Pushtetit Vendor përcaktonte se ndarja e re territoriale do të bëhej duke u nisur nga parimi i zonës funksionale, që është e organizuar rreth një qendre urbane me një numër të konsiderueshëm popullsie, që sipas ministrisë “nënkupton një popullsi mesatarisht mbi 30 000 banorë”.

    Kriteret e tjera

    Veç këtij kriteri, komisioni miratoi dje edhe 4 kritere të tjera të propozuara nga Çuçi. Më konkretisht, komisioni pranoi propozimin e ministrisë se procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga “rrethet”, si njësi bazë e qeverisjes vendore, ku bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore. Gjithashtu, njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve, nëse plotësohen kriteret e mëposhtme: njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vete, distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj, njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territoriale, ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të gjithë territoreve përbërëse. Ndërkohë që për njësitë vendore me shumicën e popullsisë përbërëse nga minoritetet etnike, kriteret e mësipërme nuk aplikohen në rast se kjo cenon parimet e konventave ndërkombëtare. Pra nga përcaktimet që bëjnë kriteret e mësipërme, njësia e re e qeverisjes vendore do të jetë një bashki ose komunë (emri nuk është përcaktuar ende) qendër e së cilës do të jetë njësia aktuale më e madhe në krahasim me njësitë e tjera dhe që ka mundësi për ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve publike që duhet të ofrojë një njësi vendore.

    Harta e re

    Nisur nga kufizimi i numrit të popullsisë, por edhe kriteret e tjera që përmban studimi i realizuar nga ekspertët, duket se qeveria mbështet një hartë të re territorialo-administrative me jo më shumë se 42 njësi të qeverisjes vendore, të cilat korrespondojnë me territorin e 36 rretheve, por të korrektuara me disa qendra të reja urbane që janë fuqizuar pas ndryshimeve të viteve 1990. Në fakt, ky është një nga rekomandimet që kanë dhënë disa ekspertë suedezë të kontratuar nga Shoqata e Komunave të Shqipërisë, të cilët pasi kanë kryer një studim mbi reformën territoriale në Shqipëri, kanë hartuar një raport që është marrë në konsideratë nga qeveria, duke e bërë atë pjesë të dosjes së reformës territoriale, e cila dje i është vënë në dispozicion edhe komisionit të Reformës territoriale. “Ky opsion është konsideruar si më i përshtatshmi për grupin e ekspertëve dhe i mundshëm për t’u aplikuar”, – thuhet në materialin e Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe që i është vënë në dispozicion dje komisionit parlamentar. Pjesë e këtij materiali është edhe një propozim tjetër i disa ekspertëve zviceranë, të cilët pasi kanë marrë në analizë disa qarqe të tanishme, i kanë propozuar qeverisë një hartë me afro 80 njësi të qeverisjes vendore.

    Tabelë- kriteret

    Kriteret për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore

    Niveli bazë: Bashkitë dhe Komunat

    1. Procesi i ndarjes administrativo-territoriale do të fillojë nga ”rrethet”, si njësi bazë e qeverisjes vendore, sipas përcaktimit të ligjit Nr. 8653 dt.31.07.2000 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

    2. Bashkia qendër rrethi do të jetë qendra e re e njësisë bazë të qeverisjes vendore.

    3. Njësi të reja bazë të qeverisjes vendore mund të krijohen brenda kufijve të rrethit, ose nga territore të dy ose më shumë rretheve, nëse plotësohen kriteret e mëposhtme:

    a. Njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vete;

    b. Distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj. “Numër i konsiderueshëm banorësh” –nënkupton një popullsi mesatarisht mbi

    30.000 banorë.

    c. Njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territoriale;

    d. Duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh, mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës

    e. Ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të gjithë territoreve përbërës;

    4. Për njësitë vendore me shumicën e popullsisë përbërëse nga minoritetet etnike, kriteret e mësipërme nuk aplikohen në rast se kjo cenon parimet e konventave ndërkombëtare.

    "Mapo"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Territorialja,


    Shqipëria të përbëhet vetëm nga 36 bashki

    TIRANE- Kryetarët e Bashkive më të mëdha të vendit propozuan që ndarja administrative e Shqipërisë të bëhet duke ngritur 36 bashki në të gjithë vendin ku të përfshihen edhe komunat. Konkretisht sipas tyre, në Shqipëri të mos ekzistojnë më shumë se 36 njësi vendore ku bashkia të shtrihet sa ka qenë rrethi para viteve 90. Këto propozime të krerëve të bashkive kryesore u bënë gjatë Komisionit për Reformën Administrative.

    Seanca e djeshme e Komisionit kishte për dëgjesë kryetarët e bashkive të mëdha si Vangjush Dako i Durrësit, Qazim Sejdini i Elbasanit, Artan Shkëmbi i Pogradecit, Baftiar Zeqo i Fierit, Viktor Tusha i Lezhës dhe Flamur Bime i Gjirokastrës. Të gjithë këto kryetar bashkish ishin në një mendje që njësitë vendore të ishin 36 dhe brenda qarkut të vendosen rrethet e dikurshme të cilat do të jenë e vetmja njësi administrative. Konkretisht kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini theksoi se brenda qarkut të Elbasanit të krijohen 4 bashki të mëdha të cilat do të kenë nën administrim të gjitha komunat përreth tyre. Sipas tij, qarku duhet të ketë Bashkitë e Elbasanit, Gramshit, Peqinit dhe Librazhdit. Sipas tij, duke u bërë këto ndryshime, do të ketë mundësi që Bashkia të ketë nën administrim zona ku mund t’i jepet prioritet zhvillimeve industriale, bujqësore etj.

    Krahas propozimeve për ndarjen administrative, krerët e bashkive më të mëdha bënë të ditur dje edhe kërkesat ekonomike. Konkretisht kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, theksoi se Bashkitë e mëdha që mund të krijohen në të ardhmen duhet që të kenë të ardhura edhe nga Tatimet. Konkretisht sipas tij, 4% e tatimit mbi të ardhurat dhe 4% e tatimit mbi fitimin duhet t’i shkojnë për qeverisjen vendore në mënyrë që edhe ata të gjenerojnë më shumë para. Ai mori shembull konkret portin e Durrësit, i cili nuk paguan asnjë taks në bashki, ndonëse zë një hapësirë të madhe në shtrirjen territoriale brenda bashkisë.

    “Kemi bërë takim me shoqërinë civile, me administratorë të çdo njësie dhe na thanë se ka ardhur koha për reformën territoriale, që do të rrisë shërbimet ndaj qytetarëve. Në këtë moment, ka komuna dhe bashki që lënë për të dëshiruar në këtë pikë dhe të tjerë që i kryejnë ato. Kontrolli i territorit tonë bëhet i domosdoshëm për një perspektivë 15-vjeçare. Çdo njësi ka bërë një plan rregullimi që nuk është i integruar në rang qarku dhe kështu nuk funksionon. Për shembull, në zonën industriale përreth autostradës kemi një zhvillim të paqëndrueshëm. Ne duhet të bëjmë të mundur të realizojmë zhvillimin e qëndrueshëm dhe çdo bashki duhet të ketë hapësirat për decentralizimin fiskal, që është domosdoshmëri dhe mundësi zhvillimi. Ne nuk duhet të presim vetëm grante nga Qeveria për të zhvilluar zonat.

    Gjykoj se qarku i Durrësit duhet të ketë dy bashki, Durrësin dhe Krujën. Ne kërkojmë 4% të tatimit mbi fitimin dhe 4% mbi tatimin mbi të ardhurat. Kjo ndarje administrative do të sjell edhe një menaxhim më të mirë të mbetjeve duke ndërtuar një pikë grumbullimi të baraslarguar nga zonat e shërbimit”,- tha Dako.

    Në mbledhjen e djeshme ishte i ftuar edhe Lulzim Basha i cili nuk ishte paraqitur në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale pasi opozita nga ana e saj vijon që të mos plotësojë vendet e saja në komision. Veç Bashës dje ishte i ftuar edhe Shpëtim Gjika ku edhe ky nuk u paraqit në komision - See more at: http://www.shqiptarja.com/Politike/2....ZosmxUNV.dpuf
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga Al.. : 30-04-2014 më 03:17

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-04-2014
    Vendndodhja
    Su: Europe
    Postime
    143

    Për: Zbardhet drafti i qeverisë: Ja harta e re territoriale e Shqipërisë

    Territorialja,prezantohen 5 projektet. : Ja si do jetë harta e re për bashkitë



    TIRANE- Projekti i parë i propozuar nga qeveria përbëhej nga 30 njësi vendore. Ajo ishte një kopje e ish-ndarjes së Shqipërisë në kohën e komunizmit me disa ndryshime të vogla ku i jepej prioritet Dropullit, Pustecit si zona minoritare. Projekti i dytë përbëhej nga 39 njësi administrative, ku edhe këtu fragmentizimi bazohej në zonat minoritare. Por këto dy projekte bashkonin Tiranën me Kamzën, Paskuqanin, Farkën, Kasharit, zona të cilat më parë kanë qenë njësi më vete. Por projekti i cili ka më shumë prioritet dhe që shihet si më kryesore nga ana e qeverisë ishte ai me 47 njësi të qeverisjes vendore.

    Konkretisht Kamza, Paskuqani dhe Bathorja bashkohen në një njësi të vetme. Zonat minoritare respektohen ku Pusteci, Dropulli, Livadhjaja dhe Himara dalin njësi më vete. Krahas kësaj, me këtë ndarje është bërë krijimi i Himarës së madhe, kërkesë kjo e bërë nga pala greke pasi e konsideron si zonë minoritare. Zona veriore në këtë projekt ndan qarkun e Shkodrës në tri njësi vendore, Malinë e Madhe, Shkodrën dhe Vaun e Dejës të cilat përfshinë të gjithë fshatrat që kanë përreth. Kruja bashkohet me Fushë Krujën, ndërsa në Durrës krijohen një bashki e madhe, Shijaku i cili ka në brendësi të tij fshatrat përreth. Dy projektet e tjera përbëhen nga 57 njësi administrative si edhe 63 njësi administrative.

    Si do të funksionojnë
    Komisioni do të miratojë vetëm një projekt ku sipas të gjitha gjasave do të jetë ai me 47 njësi të qeverisjes vendore. Këto njësi të qeverisjes vendore do të përbëjnë totalin e bashkive ose komunave të vendit. Pra në të gjithë vendin do të ketë vetë 47 të zgjedhur nga populli të cilët do të qeverisin me mandate 4 vjeçare. Këto kryetarë të njësive vendore do të punësojnë administrator, të cilët do të kenë zyrat e tyre në vendet ku më parë kanë qenë komunat. Konkretisht duke iu referuar Tiranës, e cila do të marrë në brendësi të saj Farkën dhe komuna të tjera do të ketë vetëm kryetar bashkie.

    Ky kryetar bashkie do të punësojë një administrator, i cili do të drejtojë punën në ish-komunë e Farkës e cila do të jetë funksionale për banorët e zonës. Kjo gjë bëhet për të shmangur rrugën që do të duhet të bënin banorët e Farkës deri në Tiranë për të marrë qoftë edhe një certifikatë. Pra këto zyra shërbimi që do të drejtohen nga një administrator të komanduar nga kryetari i bashkisë dhe nuk do të zgjidhet më nga banorët e zonës pasi ata do të vijnë për kryetarin e njësis së qeverisjes vendore dhe të këshillit vendor.

    HIMARA SHKEPUTET PER HERE TE PARE NGA VLORA, SARANDA PERGJYSMOHET
    Ndarja e re administrative e Shqipërisë i ka dhënë një rëndësi të veçantë komunave minoritare. Konkretisht zonat minoritare në jug të vendit që karakterizohen si krahina me minoritet grek, janë bërë njësi vendore më vete që do të kenë kryetarin e tyre, i cili sipas të gjitha gjasave do të zgjidhet nga ajo anë. Por ajo që ka më shumë rëndësi përsa i përket kësaj fushe është fakti se përveç zonave klasike minoritare, tani më është shtuar edhe Himara e cila është bërë njësi e qeverisjes vendore më vete nga Vlora. Krahas kësaj, Himarës i janë shtuar komunat e Lukovës, Palasës, Dhërmiut, Vunoit etj duke krijuar Himarën e kërkuar me ngulm nga pala greke, por që nuk ishte realizuar asnjëherë më parë. Zonat e tjera minoritare të krijuara është Dropulli i cili përfshinë në të Dorpullin e Poshtëm dhe Dropullin e Sipërm si edhe Pogonin, tri komuna këto me minoritet grek. Tek zona e minoritetit është futur edhe Livadhjaja, zonë e krijuar për herë të parë. Sipas kësja ndarjen, Sarandës i hiqet komuna Aliko, Livadhaj dhe Finiq, të cilat bashkohen së bashku me Mesopotamin dhe krijojnë njësinë e qeverisjes vendore minoritare të Livadhjaes. Saranda në këtë rast bëhet një qytet i cili shtrihet vetëm në vijën bregdetare, pasi pjesa e tjetër në brendësi të territorit do të jetë pjesë e njësisë tjetër të qeverisjes vendore. Këto kritere për ndarjen e re administrative të Shqipërisë janë zbatuar për shkak të konventave ndërkombëtare përsa i përket zonave minoritare. Veç njësive minoritare greke, harta e re përcakton edhe krijimin Pustecit e cila do të jetë sërish njësi e qeverisjes vendore më vete, pavarësisht se është një njësi e cila nuk plotëson kriterin e përcaktuar për pasjen e 30 mijë banorëve për njësi - See more at: http://www.shqiptarja.com/Politike/2....cJRyRi8M.dpuf

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •