Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Kryeministri Edi Rama pranoi dje se ka marrë një letër nga Presidentit i SHBA-ve, Barak Obama, pas refuzimit të qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar për shkatërrimin e armëve kimike siriane.

    I ftuar në emisionin “Opinion”, me gazetarin Blendi Fevziu në TV Klan, Rama tha se qeveria është duke përgatitur disa reforma, siç është ajo e pensioneve.

    Kreu i qeverisë i cilësoi miqësore marrëdhëniet e tij me Ben Blushin, ndërsa u shpreh i hapur të bashkëpunojë me PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

    A keni dështuar ju dhe a keni krijuar një problem me SHBA për armët kimike siriane?
    Jo.

    Përse nuk vutë në dijeni asnjë nga institucionet e rëndësishme të vendit, Presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe të tjerë?
    E kam vënë në dijeni kryetarin e Kuvendit, që në momentet e para të negociatave për këtë çështje.

    Si shpjegohet që kryetari i Parlamentit doli kundër në ato momente?
    Kryetari i Parlamentit nuk ka dalë kundër, por ka shprehur qëndrimin tim, që unë shprehja në bisedime me palën tjetër.

    Vetë kryetari i Kuvendit ka thënë që nuk kishte detaje rreth bisedimeve?
    Kryetari i Kuvendit ka qenë i informuar dhe kur flasim për detajet teknike, ishin pjesë e diskutimeve teknike.

    Ishte një refuzim që erdhi nga protesta e qytetarëve apo një dështim në rakordimin me SHBA-të?
    Nuk ka pasur asnjë ekuivok në atë që kam thënë. Vetmia e Shqipërisë në këtë operacion e bënte të pamundur Shqipërinë që të mbante këtë barrë. Dhe kjo ishte pika ku ne ishim në sintoni me protestuesit. Në pika të tjera ne nuk ishim në sintoni me protestuesit. Nëse kjo pikë do të ishte kapërcyer, vendimi do të ishte ndryshe.

    Pavarësisht protestave?!
    Sepse do të kishim tjetër rrugë dhe të tjera argumente për të shpjeguar dhe pa asnjë dyshim njerëzit do të kishin dy pamje dhe jo një pamje dhe do kishin kuptuar se nuk bëhej fjalë për një sulm të Asadit në Shqipëri.

    A është e vërtetë që në sirtarët e tavolinës suaj gjendet e papublikuar një letër e Presidentit Barak Obama?
    Unë nuk publikoj letra dhe foto për të bërë propagandë. Unë kam marrë një letër nga Presidenti i SHBA dhe nuk e kam parë të arsyeshme ta publikoj në ato momente kur letra do të lexohej si një përpjekje për t’i dhënë publikut një mesazh që publiku nuk e dëshironte.

    Ku konsiston letra?
    Letra është shumë normale, por unë nuk doja që në atë tollovi antiamerikanizmi, që u shfaq me forcën brutale të një opozite tërësisht të çakërdisur, të përfshihej letra e Presidentit të SHBA-ve.

    Është rasti i parë kur KE propozon statusin dhe nuk e marrim atë. Ku i shihni problemet tuaja në këtë histori?
    Qeveria ka vlerësimet më të larta dhe fakti që shtyrja nuk u bë nga dhjetori në dhjetor i takon punës së qeverisë.

    Si ka mundësi që Kryeministri i një vendi si ju poston në Facebook fotot e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve me portretin e Enver Hoxhës. Mendoni ndryshe sot për Enver Hoxhën?
    Jemi ndryshe, sepse një pjese i ka mbetur në mendje Enver Hoxha dhe është pajtuar me enverizmin. Enverizmi nuk është fotoja e Enver Hoxhës, por enverizmi është mes nesh në anën tjetër, jo në anën tonë. Merruni me Enverin e gjallë, se ai tjetri ka vdekur. Fotoja e Enver Hoxhës nuk është vënë nga ne si dekor. Homazhet në Varrezat e Dëshmorëve janë të lira dhe nuk bëhen me polici që pengonte të hynin komunistët në varreza. Ne Partinë Komuniste e kemi parti legale dhe jo ilegale. Nëse dikush, me të cilin unë nuk ndaj të njëjtën pikëpamje, ngre foton e diktatorit, nuk është faji im.

    Por ju e publikuat në Facebook?!
    Po ju përsëris se ne nuk largojmë me polici njerëzit që duan të bëjnë homazhe. Në albumin e homazheve janë botuar të gjitha fotot.

    Ka një ide që me rastin e 70-vjetorit të çlirimit mund të ngrihet busti i Enver Hoxhës?
    Ngritja e busteve dhe shtatoreve si kërpudha në qytetet tona ka marrë fund në këtë vend pas 23 qershorit. Një komision për cilësinë e këtyre busteve do të ishte mirë të bëhej. Ne, 70-vjetorin e çlirimit do ta festojmë pa buste dhe do të jetë një festim krejt ndryshe nga ato që kemi parë deri tani.

    Ju keni ngritur një sistem për blerjen e votave siç ishin zgjedhjet e Korçës, nuk duhet të kishit kërkuar ndjesë publike?
    Ne i kemi fituar ato zgjedhje me një shumicë si asnjëherë më parë. Për këtë çështje, qoftë unë, qoftë kryetari i Kuvendit dhe të tjerët kemi kërkuar hetim. Ne besojmë plotësisht te qëndrimi që kanë shprehur ata që janë para Prokurorisë, një grup të rinjsh që kishin marrë përsipër të sillnin studentët nga jashtë Korçës dhe nuk është blerje vote, por rimbursim i biletës së udhëtimit të tyre, pjesë e një donacioni tërësisht transparent.

    Në marrëveshjen që keni bërë me FMN, a parashikohet të rritet mosha e pensioneve vit pas viti, që do të thotë se në fund të mandatit tuaj katërvjeçar burrat do dalin në pension në moshën 67-vjeçare dhe gratë 65 vjeçe?
    Nuk ka asgjë të tillë. Të gjitha çfarë thuhen janë spekulime. Ne kemi një situatë me pensionet që është tërësisht e papranueshme. E akumuluar vit pas viti nga qeveri dhe qeveritarë që s’kanë dashur të dinë se çfarë vinte pas tyre. Ndërkohë që ne nuk kemi ardhur në qeveri që të përsërisim këtë zakon. Sot sistemi ynë i pensioneve është i papërballueshëm. Në Europë raporti i kontribuuesve dhe përfituesve është 6-8 kontribuues me 1 përfitues. Në Shqipëri ky raport është 1.1 kontribuues me 1 përfitues. Janë 640 mijë të punësuar që kanë mbajtur me pensione 561 mijë pensionistë në 2013-n. Kjo nuk shkon dot më tutje. Dificiti i kësaj skeme shkon në 40 për qind.

    Si rregullohet kjo?
    Ne do të ndryshojmë raportin mes kontribuuesve dhe përfituesve. Rritja e moshës së pensioneve është njëri opsion dhe nuk është opsioni i preferuar nga ne. Opsioni tjetër është heqja e tavanit, garantimi i një pensioni bazë mbi nivelin e varfërisë, ku të mos ketë pensionistë të varfër për bukën e gojës në fshat dhe në qytet. Dhe tjetra është liberalizimi i pensioneve, që do të thotë që ju që keni një rrogë goxha të arsyeshme mund të kontribuoni më shumë për pensionin dhe në fund të keni një pension më të lartë se të tjerët. E fundit që dua të them është se reforma e pensioneve, në çfarëdo forme që të jetë, do të afektojë ata që janë sot 40 vjeç e poshtë dhe jo ata që janë sot 60 vjeç e më shumë. Në të dyja opsionet, reforma do të shtrihet në kohë dhe do të jetë reformë për të shpëtuar vendin e gjeneratave të ardhshme.

    Keni folur për reformë administrative, kjo reformë do të bëhet në Parlament apo e iniciuar nga qeveria? A do t’i njihni të drejtën e vetos të opozitës?
    Kjo reformë do të bëhet patjetër, është vonuar pafundësisht ndër vite dhe i ka shkaktuar vendit një kosto shumë të larë. Shqipëria sot ka nivelin më të ulët dhe tërësisht të papranueshëm të administrimit të të ardhurave të veta dhe të cilësisë së shërbimit në të dy nivelet. Në nivelin vendor Shqipëria ka një numër të papranueshëm të njësive vendore, ku 100 prej tyre nuk prodhojnë asnjë të ardhur. Kjo shumicë e cilësuar për të cilën shqiptarët e votuan që të mos lënë dhe hapësira për alibi për të thënë nesër se këtë nuk e bëmë se nuk i kishim votat, ka detyrimin karshi popullit dhe gjeneratave të ardhshme për ta bërë këtë reformë. Dëshira jonë është për ta bërë këtë reformë bashkë me opozitën. Për këtë arsye qeveria është e përgatitur për këtë reformë, por qeveria nuk do të marrë flamurin e kësaj reforme. Parlamenti ka këtë detyrim, shumica parlamentare do ta marrë këtë detyrim dhe do të ftojnë opozitën në një komision bipartizan dhe me të drejtën e vetos, por e drejta e vetos nuk do të jetë një arsye për të mos e kryer këtë reformë.

    Dua t’ju kujtoj se jeni me mandat të paligjshëm në krye të PS. Mandati juaj ka mbaruar në tetor 2013…
    Në partitë politike që bazohen në parimin “Një anëtar, një votë”, kur kryetari i partisë bëhet Kryeministër, kur fitohen zgjedhjet, nuk ka më zgjedhje për kryetarin e partisë pas mbarimit të mandatit, por ka konfirmim të mandatit të tij.
    Automatikisht?
    Konfirmim përmes një metode që shkon përmes Kongresit, apo forumeve të tjera.

    Cila do të jetë perspektiva në PS për një përfshirje në qeverisje të figurave të tilla si Blushi apo Majko?
    S’ka nevojë për pyetje të tilla. Partia Socialiste e ka qeverinë e vet. 100 ditët kanë provuar se Partia Socialiste e ka qeverinë e vet të suksesshme dhe sinqerisht dhe realisht ajo që shihet në media është një pjesë shumë e vogël e punës së qeverisë. Pjesa më e madhe e punës sonë është e padukshme mediatikisht, sepse janë kantiere dhe reforma që do të hapen njëri pas tjetrit. Ne kemi gati kantierin e reformës për arsimin, atë në shëndetësi, territor, për legalizimet ku do të ndërhyjmë me ligj në Parlament. Këto kantiere do të prodhojnë ligje dhe projekte.

    Si janë marrëdhëniet tuaja me Ben Blushin?
    Nuk besoj se ka ndonjë gjë specifike, marrëdhëniet e mia janë më se normale, jemi miq.

    A është kjo një qeveri Rama-Meta? Ka një vendimmarrje që merret në konsultim mes jush?
    Ky është një koalicion, që ka një forcë dhe dy parti. Unë nuk ndiej asnjë lloj problemi, përkundrazi, kur thuhet se ky është një koalicion me dy bashkëkryetarë, por janë dy liderë të këtij koalicioni. Ka një konsultim paraprak. Qeveria është një skuadër ku të gjithë ministrat koordinohen shumë mirë me mua, me Parlamentin. Kjo është kombëtarja e qendrës së majtë. Ndeshjen e 23 qershorit e fituam me rezultat të thellë.

    A i keni premtuar zotit Meta postin e Presidentit?
    Nuk funksionon kështu koalicioni ynë.

    A do të ftohet PDIU t’i bashkohet koalicioni qeverisës në 2014?
    A ka bisedime për këtë?
    Ne jemi të hapur që të bashkohen me ne në Parlament dhe të votojnë reformat tona jo vetëm partitë e vogla, por dhe Partia Demokratike. Ne e mirëpresim bashkëpunimin e të gjitha forcave.

    Ftesë në qeverisje pyeta, jo thjesht votim të ligjeve në Parlament?
    Ky nuk është plani ynë, por ne jemi të hapur.

    Panorama

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Më pëlqeu shumë në përgjigjet që dha mbërëme në emisionin "Opinion" dhe shpresoj që t'i mbajë premtimet e dhëna. Nuk besoj që do të bëjë gabimet që bëri paraardhësi i tijë ! Nuk mund ta mbylli karrjerën e tijë me turp në 4 vite, edhe pse e ka shumë të vështirë pasi qeveria e shkuar ka lënë një mal me probleme. I uroj suksese në punën e vështirë që ka mar përsipër !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Më pëlqeu shumë në përgjigjet që dha mbërëme në emisionin "Opinion" dhe shpresoj që t'i mbajë premtimet e dhëna. Nuk besoj që do të bëjë gabimet që bëri paraardhësi i tijë ! Nuk mund ta mbylli karrjerën e tijë me turp në 4 vite, edhe pse e ka shumë të vështirë pasi qeveria e shkuar ka lënë një mal me probleme. I uroj suksese në punën e vështirë që ka mar përsipër !

    vetem nje dolli me fund alla gjirokastritce na mungon pas ketij komenti ...

    ahhh sa pergatitet njeriu me deshiren e mire ...
    What goes around---comes around

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Lojrat e fatit i regulluam.
    Ndertimet pa leje i rregulluam.
    Armet kimike te Sirise i rregulluam.
    Qarkullimin e makinave e rregulluam duke vene gjoba.
    Taksat i rritem per gjithe shqiptaret.
    Cmimet ne treg i rritem per te gjitha prodhimet me taksat e reja.

    Tani na kane ngelur vetem:

    - Legalizimet falas.
    - Reforma e pensioneve.

    Meqe beme nje pune te shkelqyer me ato problemet e tjera, shqiptare te jeni te qete qe qeveria do t'i japi zgjidhje edhe problemit te pensioneve. Do t'iu nxjerri ne pension 65, 67 vjec.

    U zgjidh edhe reforma e pensioneve!

    Kush e ka rradhen tani?

    Mjekesi falas per te gjithe shqiptaret!

    Qeveria do t'i mbaje te gjitha premtimet e saja ne 4 muaj e jo ne 4 vjet!

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    “Gjykojeni vetë, normal apo i sëmurë?”

    Shoqëruar me një foto ku shfaqet në zyrë duke lexuar një libër, ish-kryeministri Sali Berisha komenton disa nga deklaratat e pasardhësit të tij Edi Rama duke ngritur pyetjen: “Gjykojeni vetë, normal apo i sëmurë?”

    Nuk është hera e parë që Berisha komenton mbi kundërshtarin e tij politik duke e cilësuar të sëmurë psiqik dhe pse herë pas herë ka marrë të njëjtën kundërakuzë nga Rama.

    Berisha shkruan sot në FB: “Edvin Kristaq Rama në statusin e Facebook-ut të tij me datë 9 dhjetor shkruan: “Të ndëshkohet ministri i mbrojtjes Arben Imami”. Edi Rama me datë 9 janar në Opinion,TV Klan deklaron: “Statusin për Imamin në FB tim nuk e kam shkruajtur unë” ( me siguri e kishte dhënë Facebook me qira!) Edi Rama me datë 9 janar në Opinion: “Rritja e prodhimit të energjisë shoqërohet me rritjen e çmimit të energjisë” Edi Rama mbrëmë në Opinion: ” Në 100 ditët e para qeveria Rama – Meta nuk ka patur asnjë dështim!” Këtij i thonë…vlerësojeni vetë! Sb”

    MAPO

  6. #6
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Albo

    Cili është mesazhi që do të përcjellë ky shkrim i postuar në fb ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    “Gjykojeni vetë, normal apo i sëmurë?”

    Shoqëruar me një foto ku shfaqet në zyrë duke lexuar një libër, ish-kryeministri Sali Berisha komenton disa nga deklaratat e pasardhësit të tij Edi Rama duke ngritur pyetjen: “Gjykojeni vetë, normal apo i sëmurë?”

    Nuk është hera e parë që Berisha komenton mbi kundërshtarin e tij politik duke e cilësuar të sëmurë psiqik dhe pse herë pas herë ka marrë të njëjtën kundërakuzë nga Rama.

    Berisha shkruan sot në FB: “Edvin Kristaq Rama në statusin e Facebook-ut të tij me datë 9 dhjetor shkruan: “Të ndëshkohet ministri i mbrojtjes Arben Imami”. Edi Rama me datë 9 janar në Opinion,TV Klan deklaron: “Statusin për Imamin në FB tim nuk e kam shkruajtur unë” ( me siguri e kishte dhënë Facebook me qira!) Edi Rama me datë 9 janar në Opinion: “Rritja e prodhimit të energjisë shoqërohet me rritjen e çmimit të energjisë” Edi Rama mbrëmë në Opinion: ” Në 100 ditët e para qeveria Rama – Meta nuk ka patur asnjë dështim!” Këtij i thonë…vlerësojeni vetë! Sb”

    MAPO
    Rama thote “Rritja e prodhimit të energjisë shoqërohet me rritjen e çmimit të energjisë” Deklarate shume qesharake,pa llogjike.
    Do rrisim cmimin se na u rrit prodhimi???????
    Rritja e cmimit lidhet gjithmone me rritjen e kostos(shpenzimeve) te operacioneve per te prodhuar dicka,rritjen e kostos se transporteve, rriten e cmimeve te materialeve te blera per te prodhuar dicka,rritjet e rrogave te punonjesve qe cojne ne rritjen e shpenzimeve,rritjet e cmimeve te karburantit,rritja e taksave,rritja e inflacionit etj
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Albo

    Cili është mesazhi që do të përcjellë ky shkrim i postuar në fb ?
    Ta perkthen Albo se mbase nuk kupton shqip.

    Kur Berisha ishte kryeminister dhe Berisha e sulmonte kundershtarin e tij politik, Edi Ramen se ishte "njeri me probleme mendore" dhe "i semure psiqik", njerezit e ambasadave ne Tirane u raportonin kancelarive te tyre se kryeministri Berisha po kercenon kundershtarin e po i ben shantazh pasi i duket vetja i plotfuqishem. Asnjeri nga ata njerezit e ambasadave nuk e mori seriozisht akuzen e Berishes, edhe pse ai vete e kish shume seriozisht.

    Sot qe Edi Rama eshte bere kryeminister, dhe kabllot nga Tirana u nisen perdite kancelarive per "bemat" e "gafat" e Rames kryeminister, ambasadoret dhe kancelarite e huaja po thone: "Ai Berisha nuk ia fuste aq kot sa kujtuam ne por paska patur te drejte." I derguari i Departamentit te Shtetit ne viziten e tij te fundit ne Tirane, takoi gjithe kreret e shtetit, kryeministrin nuk e takoi fare.

    Dhe bota e huaj qesh me budalleqet e Rames sa here qe ky hap gojen para mediave e para shqiptareve, dhe shqiptaret kercasin dhembet se politikat e vendimet e tij do te rrendojne mbi kurrizin e tyre.

    Kurse Rama me lart po te thote:

    - Po je nen 40 vjec sot e jeton ne Shqiperi, do paguash gjithe jeten taksa te larta shtetit per sigurime shoqerore, e do dalesh ne pension ne moshen 67 vjec po je burre e 65 vjec po je grua. Po vdiqe para kesaj moshe, mos u merzit se pensionin tend do ta haje shteti. Dhe mos me beni mua kryeministrin me faj, beni me faj FMN qe nuk me jepte mua kredi po te mos beja kete "reformen e pensioneve".

    Berisha qeverisi 8 vjet pa FMN, Rama nuk qeveris dot pa FMN.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-01-2014 më 00:23

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Per pensionet Rama s'ka asnje faj dhe e gjeti problemin te trasheguar nga qeveria e Saliut.
    Ne fakt faji per pensionet i bie popullit.
    Raporti 1.1 me 1,domethene per cdo pensionist paguan nje i punesuar eshte raport shume
    shume i ngushte dhe i rrezikshem.Pse ndodh kjo?Kjo ndodh per shkak te hemoragjise se larte te
    emigracionit.Shume femije ne moshe pune nga familjet shqiptare kane ikur ne emigracion
    dhe keto femije kane ikur me pelqimin dhe aprovimin e ketyre pensionisteve qe vuajne sot.
    Kjo ka ulur numrin e banoreve ne moshe pune ne Shqiperi.
    Kjo ka cuar ne ate raport 1 punonjes me1 pensionist ne Shqiperi.
    Keto pensioniste e vendosen qeverine e Saliut dhe te Rames sot ne nje pozite shume te keqe dhe kritike
    per te suportuar rritjet e pensioneve.Zgjidhjet e problemeve ekonomike ne shume
    raste shoqerohen me dhimbje dhe sakrifica per te korrigjuar
    deficitet buxhetore,rregulluar bilancin dhe ulur inflacionin,Kjo eshte e verteta.
    problemi ipensioneve eshte i trasheguar nga administrata e saliut dhe ato duhet te kishin zhvilluar nje strategji ekonomike
    te zgjuar,per te suportuar pensionet dhe ulur inflacionin.Qeveria e Sales i ra shkurt beri ca rritje pensionesh,nga presioni publik dhe opozita dhe kaq
    dhe kjo pati me shume efekt negativ ekonomik se sa pozitiv pasi amplifikoi problemet ekonomike.
    Kjo u reflektua ne rritjen e borxhit ,rritjen e inflacionit dhe perkeqsimin e tregusve te tjere ekonomike.
    Ja cfare ndodh kur shteti drejtohet nga doktore dhe piktore.....qe nuk kane asnje clue per ti dhene drejtim ekonomise.They fakt-ap things dhe pastaj
    ja vene fajin kundershtarit per problemet e tyre.
    Kush e ka rradhen per te ardhur ne pushtet nga zgjedhjet e ardhshme?,ndonje poet,apo ndonje arkeolog i tipit Neritan Ceka? lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-01-2014 më 00:53
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Per pensionet Rama s'ka asnje faj dhe e gjeti problemin te trasheguar nga qeveria e Saliut.
    Ne fakt faji per pensionet i bie popullit.
    Raporti 1.1 me 1,domethene per cdo pensionist paguan nje i punesuar eshte raport shume
    shume i ngushte dhe i rrezikshem.Pse ndodh kjo?Kjo ndodh per shkak te hemoragjise se larte te
    emigracionit.Shume femije ne moshe pune nga familjet shqiptare kane ikur ne emigracion
    dhe keto femije kane ikur me pelqimin dhe aprovimin e ketyre pensionisteve qe vuajne sot.
    Kjo ka ulur numrin e banoreve ne moshe pune ne Shqiperi.
    Kjo ka cuar ne ate raport 1 punonjes me1 pensionist ne Shqiperi.
    Keto pensioniste e vendosen qeverine e Saliut dhe te Rames sot ne nje pozite shume te keqe dhe kritike
    per te suportuar rritjet e pensioneve.Zgjidhjet e problemeve ekonomike ne shume
    raste shoqerohen me dhimbje dhe sakrifica per te korrigjuar
    deficitet buxhetore,rregulluar bilancin dhe ulur inflacionin,Kjo eshte e verteta.
    problemi ipensioneve eshte i trasheguar nga administrata e saliut dhe ato duhet te kishin zhvilluar nje strategji ekonomike
    te zgjuar,per te suportuar pensionet dhe ulur inflacionin.Qeveria e Sales i ra shkurt beri ca rritje pensionesh,nga presioni publik dhe opozita dhe kaq
    dhe kjo pati me shume efekt negativ ekonomik se sa pozitiv pasi amplifikoi problemet ekonomike.
    Kjo u reflektua ne rritjen e borxhit ,rritjen e inflacionit dhe perkeqsimin e tregusve te tjere ekonomike.
    Ja cfare ndodh kur shteti drejtohet nga doktore dhe piktore.....qe nuk kane asnje clue per ti dhene drejtim ekonomise.They fakt-ap things dhe pastaj
    ja vene fajin kundershtarit per problemet e tyre.
    Kush e ka rradhen per te ardhur ne pushtet nga zgjedhjet e ardhshme?,ndonje poet,apo ndonje arkeolog i tipit Neritan Ceka? lol

    cfar logjike... ti leme te vdesin fare keta pleqte nga uria ? si thoni?
    po kush eshte ai prind qe pelqen faktin e te ikurit te femijes ne emigracion ?

    Qeveritareve tane do t'u pelqente arsyetimi yt, e madje do te justifikoheshin ne te njejten menyre.. edhe po ne te njejten menyre do te bejne sikur gjithcka shkon keshtu se keshtu e gjeten.. edhe "hajt mo se mbajn shqiptaret.. " ..
    What goes around---comes around

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Qeveria nis reformën; Pension minimal për të papunët? Ja rreziqet e skemës së re

    Blerina Hoxha

    pensioniste-pleqU mbushën plot dy vite me debate për një reformë të re pensionesh, e cila duket se është në prag. Qeveria ka si objektiv ta miratojë deri në muajin korrik, sakaq opsionet e para kanë dalë për diskutim. E rëndësishme është se do të ketë një pension minimal edhe për ata që nuk paguajnë sigurime dhe rritja e moshës nuk është një nga synimet e reformës. Por efektet e skemës treshtyllëshe që pritet të adoptojë Shqipëria, janë aplikuar gjatë kësaj dekade edhe nga vende të tjera të rajonit, të cilat tani janë në mes të reformës dhe po gjenden në vështirësi.

    Rreziqet

    Aplikimi i pensionit minimal me të njëjtin nivel si për qytetin dhe për fshatin, pavarësisht nëse ke paguar apo jo sigurim, pritet të nxisë në një masë të madhe informalitetin, thonë ekspertët. Sot në fshat ka 270 mijë kontribues në skemën e pensioneve me synim pasjen e një pensioni minimal në pleqëri. Por me të marrë lajmin se ky pension do të sigurohet pa paguar sigurime, ata do të demotivohen të paguajnë. Në këtë mënyrë, rreziku për financimin e skemës gjatë periudhës së tranzicionit të reformës pritet të rritet. Një problem tjetër themelor i reformës së pensioneve ka të bëjë me shpenzimet e tranzicionit të reformës, të cilat janë të lidhura me mbulimin e shpenzimeve si rrjedhojë e aplikimit të shtyllës së dytë të pensioneve. Aktualisht shqiptarët paguajnë 21.6 % të pagës sigurime shoqërore. Por kjo shkallë-shkallë planifikohet të zvogëlohet me aplikimin e shtyllës së dytë. Në shtyllën e dytë, më së shumti paguajnë kontribute të gjitha ata të cilët janë më të rinj se 40 vjeç, si dhe ata që paracaktohen vetë, kur gjenden në mes moshës 40- dhe 50- vjeçare. Kroacia filloi të aplikojë një reformë të tillë në vitet 2000 dhe aktualisht është në vështirësi të financojë skemën.

    Si do të jenë pensionet pas 20 vitesh

    40 vjeçarët e sotshëm, pavarësisht nëse do të paguajnë ose jo kontribut sigurimesh, do të përfitojnë një pension minimal kur të mbushin moshën për pension. Këtë pension e siguron buxheti i shtetit. Shtylla e dytë parashikon sigurim me detyrim si një bashkëpunim shtet privat. Kontributet dorëzohen në Fondet e Pensioneve dhe alokohen në tregun financiar për pensionet e ardhshme. Shtylla e tretë parashikon sistemin vullnetar. Kontributet mblidhen drejtpërdrejt nga Fondi i Pensioneve, duke iu referuar marrëveshjeve vullnetare të nënshkruara me punëtorët. Sipas ministrit të Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, kjo reformë do të prekë 40-vjeçarët e sotshëm dhe jo ata që sot janë afër moshës së pensionit. Gjithashtu, qeveria nuk po sheh imediate rritjen e moshës së pensionit, pasi Shqipëria ka popullsi të re në moshë dhe rritja e moshës do të demotivonte të rinjtë për tregun e punës. Shtylla e parë dhe e dytë janë në kontrollin e qeverisë, ndërsa e treta është në dëshirën e secilit për të pasur një pension të lartë në pleqëri. Ajo që mbetet disi e pasqaruar është se do të krijohet shtylla e dytë, fondet e së cilës do të administrohen nga një privat. Si një opsion po shikohet heqja e kufirit maksimal për llogaritjen e masës së kontributeve, ashtu siç u aplikua edhe për sigurimet shëndetësore. Aktualisht shqiptarët paguajnë 21.6 % të pagës sigurime shoqërore, por me tavanin e pagesës prej 75 mijë lekë, pavarësisht sa e kanë rrogën. Me skemën e re, sigurimet mund të jenë të përshkallëzuara dhe pensioni do të përllogaritet me një formulë që bazohet në masën e kontributeve të derdhura. Pensioni minimal sot është 12 mijë lekë, ndërsa maksimali 24 mijë lekë. Skema e re synon rishpërndarje të pagesës së pleqërisë. Deficiti i skemës aktuale ka shkuar në 42 miliardë lekë. Skema e re është ende në fazë propozimi, ndaj nuk ka shifra të sakta për masën e kontributeve.

    Disa nga risitë

    -Preken ata që sot janë 40 vjeç

    -Do të përfitohet pensioni minimal, pavarësisht kontributit

    -Nuk do të ndryshojë mosha

    -Do të hiqet kufiri i sigurimit për pagat 75 mijë lekë

    -Shteti do të bashkëpunojë me fondet private për sigurimin e detyrueshëm

    -Mundësohet sigurimi vullnetar në skemat private

    Shqiptarët sot paguajnë dy herë për pensionin

    Shqiptarët që punojnë sot paguajnë dy herë për pensionet. Njëherë nëpërmjet kontributeve dhe njëherë nëpërmjet taksave. Pasi paratë e grumbulluara nga kontributet nuk mjaftojnë për të paguar pensionet dhe pjesën tjetër të fondit mbi 45 për qind, buxheti i merr nga taksat e përgjithshme. Kështu më shumë se 400 milionë dollarë nga taksat shkojnë për të financuar skemën e pensioneve, para të cilat do të mund të investoheshin në arsim, infrastrukturë dhe shëndetësi. Kështu siç paraqitet, skema është deficitare dhe duhet ndryshuar. Ishte parashikuar që politikat e rritjes së shpejtë të përfitimeve në fshat të koordinoheshin dhe harmonizoheshin me rritjen dhe barazimin gradual edhe të kontributit të fermerëve me atë të të vetëpunësuarve në sektorin jobujqësor. Pikërisht këtu është krijuar hendeku, pasi pensioni i fshatit është barazuar me atë të qytetit, ndërkohë që kontributi që është sa 1/3-ta e atij të qytetit, e bën këtë skemë me mjaft kërkesa për mbulim me financime buxhetore të formës kontributive apo subvencionuese. Një ndër tiparet kryesore sociale dhe ekonomike të tranzicionit në vendet e Evropës Lindore kanë qenë krizat në sistemin e pensioneve. Këto kriza kanë sjellë vështirësi ekonomike, politike dhe sociale. Krizat e tilla janë reflektuar me mungesën e fondeve për të paguar pensionet. Përvojat e disa vendeve në tranzicion që kishin të bënin me rritjen e të ardhurave përmes rritjes së taksave dhe deficitit buxhetor, u treguan si alternativa shumë të rrezikshme dhe ndikuan keq në deficitin buxhetor dhe në borxhin kombëtar. Ky është rasti tipik i Shqipërisë.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Rama: Reformë për pensionet, preken ata nën moshën 40 vjeç

    Berisha per 8 vjet sberi asi borxh ky per 4 muaj sdihet sa borxhe ka APO jo mer ALBO
    (po te mbeshtes mendimin APO dhe kjo eshte arsye per perjashtim)
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •