Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Terror me 4 viktima në Korçë, një person ekzekuton dy çifte bashkëshortësh

    Terror me 4 viktima në Korçë, një person ekzekuton dy çifte bashkëshortësh

    (E PERDITESUAR)- Zbulimi i dy kufomave në aksin rrugor Korçë- Voskopojë ka nxjerrë në dritë një masakër të vërtetë në fshatin Gjonobardh të Korçës.

    Një person, i identifikuar si Bashkim Latollari, ka ekzekutuar me armë zjarri katër persona.

    Fillimisht mendohet se ai ka ekzekutuar dajën dhe bashkëshorten e tij, Rexhep dhe Valentina Metollari.

    Më pas ai ka shkuar në banesën e familjes Meçollari dhe ka ekzekutuar bashkëshortët Belimon dhe Daniela.

    Këtë krim ai e ka kryer në sytë të fëmijëve të viktimave, 4 dhe 6 vjeç.

    Pasi e ka kryer krimin e tmerrshëm, ai është dorëzuar tek kryeplaku i fshatit.

    Disa burime jozyrtare thonë se ngjarja ka ardhur për shkaqe xhelozie. Raportohet për një lidhje të mundshme të autorit me viktimën

    Latollari është akuzuar edhe për bashkëpunim në një krim tjetër, sërish bëhet fjalë për vrasje.

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Terror me 4 viktima në Korçë, një person ekzekuton dy çifte bashkëshortësh

    Bashkim Latollari, autori i masakrës së ndodhur në fshatin Gjonomadh të Korçës mbrëmjen e së martës ka rrëfyer përpara policisë shkaqet e krimit të tij.Gjatë dëshmisë së tij, vrasësi i katërfishtë ka thënë se shkak i vendimit të tij ekstrem ishte bërë ndarja me Danielën, njëra prej viktimave me të cilën kishte patur një lidhje intime.

    “Kisha një lidhje me Danielën. E doja, por ajo u nda nga unë, shkak ishin ndërhyrjet e çiftit të të moshuarve. Ata na ndanë pasi i mbushën mendjen Danielës të mos qëndronte më me mua”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e 40-vjeçarit.

    Belimon dhe Daniela Meçollari, 31 dhe 30 vjeç u ekzekutuan me armë në banesën e tyre, pak minuta pas vrasjes së Valentina dhe Rexhep Metollari, ky i fundit ishte edhe daja e viktimës Belimon.Policia raporton se fillimisht dyshohet të jenë qëlluar nga 40-vjeçari Bashkim Latollari, çifti Rexhep dhe Valentina Metollari, të dy viktimat 55-vjeçarë, që duket se janë gjetur vetëm nga autori i krimit.Burimet i thanë Top Channel se autori i ngjarjes së rëndë pasi ka qëlluar ata ka ecur në këmbë gati 100 metra për në banesën e çiftit tjetër, Belimonit dhe Danielës. Edhe ata i ka vrarë me të njëjtën armë, të tipit pushkë 20 automatike.Pas krimit, autori i katër vrasjeve është nisur drejt qendrës së fshatit, ku dhe ka qënduar në një banesë, thotë policia. Për arrestimin e tij, mësohet se policia ka negociuar nëpërmjet kryeplakut, duke sjellë kështu edhe vetëdorëzimin e tij pa pasoja të tjera.




    _____________________________________

    Kane ikur njerezit per lesh...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •