Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    Arjan Çanit, prezantuesit të njohur televiziv i është pezulluar leja e drejtimit të automjetit për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit.

    Gjithçka ka nisur me një mosrespektim semafori nga Çani, e duke përfunduar më pas në një përplasje mes tij dhe shefit të trafikut rrugor të kryeqytetit, Ervin Dervishi.

    Nga hetimet e kryera deri më tani ka rezultuar se Çani ka kaluar me shpejtësi të madhe semaforin me të kuqe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në krah të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke mos u ndalur dhe duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve tek vijat e bardha.

    Dhe pse i është kërkuar të ndalojë nga shefi i patrullës, Çani ka vazhduar të shijojë shpejtësinë maksimale, duke bërë që në ndjekje të tij të vihen edhe patrullat e rendit.

    Çani është ndjekur për disa minuta me radhë në rrugët e kryeqytetit, pasi ai i ka rënë kryq e tërthor bulevardit, duke sjellë vërdallë policët që i ishin vënë në ndjekje, të cilët kanë mundur ta ndalin diku në afërsi të Pallatit të Kulturës.

    Kaq ka mjaftuar që Çani të nisë të ofendojë policët, e më pas të mos pranojë shkeljen rrugore që kishte bërë. Arian Çani ka kërkuar që të mos ndëshkohet, duke telefonuar edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për të shmangur ndëshkimin e policisë.

    Por as telefonata me ministrin nuk e ka ndihmuar Çanin, që t’ia hedhë kësaj here. E ndërsa rrugorët i kanë bllokuar patentën dhe lejen e qarkullimit, bën të ditur "A1 Report". Por pavarësisht kësaj, Çani vazhdon të qarkullojë me automjetin e tij edhe pse nuk ka patentë dhe leje qarkullimi!

    SHEKULLI

  2. #2

    Për: Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    Ta kapin pa patente dhe ta plasin brenda qe t'i ulet tangerlleku fshatarit nga Gjirokastra. Po gomar mbeti ai njeri edhe ne kete moshe.

  3. #3

    Për: Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    Nuk eshte arrestuar pasi i eshte vene ne ndjekje policia ne mes te bulevardit?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    Eshte i madh fare.

  5. #5
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    Pak i kane bere.Ta kishte bere njeri tjeter do ishte akoma ne biruce tani dhe do i kishin nis procedim penal.Nese e konstatojne here tjeter qe nget makinen gjate periudhes qe eshte pa patente ti hapin ceshtje penale dhe ti sekuestrojne makinen.Policia jone nese kerkon te fitoje besimin dhe respektin e qytetareve duhet ta filloje pikerisht me keta tipa ... te cilet meqenese jane persona publike mendojne se mund te bejne cfare te duan.

    Sa per kete Canin,e tregoi qe eshte kokrra e ordinerit.Sjellje e padenje per nje prezantues televiziv.Eshte komedi kur sheh tipa si ky,qe duan te bejne kshu lloj aventura te fortesh.Ky qoftja ska lidhje fare me njerezit qe mund te sillen ne kete menyre ... duhet te kuptoje qe te besh te fortin rrugeve te Tiranes e te tallesh me tere policine e kryeqytetit nuk eshte njesoj si te tallesh me Ciljeten,Ingridin &co te Zone e Lire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 07-01-2014 më 20:09
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    Thuhet ne artikull qe ai vazhdon te qarkulloje pa patente.

    A ju kontrollua makina per droge/alkol?A u testua per alkol ne gjak?
    Mundet te kete qene ose i pire,ose i droguar?
    Cilido te kete qene rasti droge apo alkol Arian Cani
    duhet te arrestohej dhe mbahej ne para burgim per ti kaluar gjykates.
    Te levizesh me makine ne Tirane me shpejtesi sketerre dhe kalosh neper dritat e kuqe te semaforave
    do te thote te rrezikosh te shkaktosh vdekjen e femijeve,te rinjve,grave , pleqve ,te pa fajshmve.
    Ketij duhet ti hiqet e drejta te preke makine me dore per te pakten 5 vjet dhe duhet ti hyje nje vlersimi
    psikologjik nga policia pasi nuk duket ne rregull nga trute.
    Pervec kesaj duhet te mbahet nen hetim dhe vezhgim te lire
    si i rrezikshem per shoqerine.
    Do kete pare shume ate filmin''Fast and Furios'' ai,lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-01-2014 më 00:23
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    ledio te lutem....merrem patenten ne polici...se jane bravo...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    shume mire ja ka bere karagjozllikut te ketij, ku aty qe hane ,,,,,,,, ky tip, i hedh mbeturinat nen tavolina, afer pishines,njeri i pakulture, paedukate
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Arjan Çanit i hiqet patenta për 6 muaj

    Ky meriton te shkoj ne gjyq, jo vetem ti heqin patenten. Ketu edhe te gjuajne policet me arme nese nuk i bindesh edhe te ndalosh.
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •