Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria dështon të marrë borxh nga bankat, nuk ka paguar rrogat e dhjetorit

    Administrata. Bllokohet Thesari, pezullohen pagat

    Thesari nuk ka kaluar rrogat e dhjetorit. Ministria: Problem me listëpagesat. Qeveria dështon të marrë borxh me bono.

    Pagat, reagon Ministria: Problem listëpagesat, e zgjidhim brenda dy ditëve.

    Deficiti, qeveria dështon të marrë borxh nga bankat
    .

    Administrata edhe këtë vit do të duhet të presë për të marrë rrogën e fundit të dhjetorit. Deri dje asnjë pagesë nuk është bërë nga Thesari për shkak të zërave të padetajuara si rezultat i mungesës së informacionit nga institucionet. Kjo në fakt nuk përbën habi. Pothuajse çdo vit ka pasur precedentë të vonesave në pagesa me argumente të ndryshme që duket se nuk kanë munguar edhe këtë vit. Nga Ministria e Financave bëjnë me dije se gjithë “ngërçi” ka qenë i lidhur me bërjen gati të listpagesave. Nga ana e drejtorive të institucioneve ka pasur vonesa për shkak të ditëve të pushimit dhe fundjavës të cilat kanë penguar dorëzimin. Gjithsesi Financat konfirmojnë se dy ditët e ardhshme pritet që të zgjidhet edhe kjo situatë. Lidhur me pagesat qeveria ndërkohë ka dalë në ankande për të siguruar edhe paratë.

    Ankandet
    Qeveria ka dalë në treg për të marrë 40 milionë dollarë përmes ankandeve të zhvilluara nga Banka e Shqipërisë, ku instrumenti i përdorur ka qenë ai i obligacioneve 3-vjeçare. Në fakt, surpriza me të cilën është ndeshur qeveria ka qenë ajo e një interesi minimal për të marrë pjesë nga ana e bankave, të cilat kanë preferuar të financojnë një borxh prej pak më shumë se 12 milionë dollarësh. Problemi në këtë pjesë lidhet me interesat e huas.

    (Artikullin e plote e lexoni sot ne botimin e shtypur te gazetes Panorama)

    NERTILA MAHO

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-01-2014 më 12:47

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria dështon të marrë borxh nga bankat, nuk ka paguan rrogat e dhjetorit

    Treguesit mbahen “të fshehtë”

    Arritjet në mbledhjen e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat japin idenë se Ministria e Financave do të ishte e para që do të publikonte treguesit “triumfues”, por në fakt dy muajt e fundit të 2013-s mbahen “sekret”. Në faqen e Financave nuk janë publikuar as të dhënat e nëntorit dhe as të dhënat e dhjetorit, sikurse ka qenë për procedurë çdo datë 20 të muajit pasardhës. Një mister i tillë nuk lejon që të shihen apo krahasohen treguesit, dhe po kështu të shihet mënyra se si kanë ecur shpenzimet dhe të ardhurat në arkën e shtetit. Gjithsesi, për publikimin e dhjetorit Financat kanë ende kohë.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •