Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Pogradec, shpërthim granate në shtëpinë e kreut të PD-së

    Në shtëpinë e kreut të Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Lipo, ka pasur një shpërthim granate natën e së dielës, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të banesës private të Luan Lipos, në lagjen numër 5 të qytetit, në një kohë kur e gjithë familja ka qënë brenda, por fatmirësisht shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Luan Lipo u shpreh sot për “News 24″ mbi ngjarjen duke u shprehur se nuk ka pasur konflikt me asnjë person. Lipo e ka cilësuar ngjarjen krejtësisht për motive politike dhe kërkon nga policia të zbardhet e vërteta.

    Ndërkohë sipas policisë bëhet e ditur se një granatë ofensive ishte vendosur poshtë derës së jashtme të banesës private 3-katëshe të Lipos. Deri tani policia ka shoqëruar në komisariat 20 persona, të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

    “Rreth orës 23.35, në lagjen numër 5 të qytetit është dëgjuar një shpërthim, ku dhe ka plasur një granatë dore, dhe ka dëmtuar lehtë derën e jashtme të banesës së shtetasit L.L. Nga ky shpërthim nuk ka dëme në njerëz apo dëmtime të tjera materiale. Ndërkohë u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje”,- thuhet në njoftimin e policisë.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pogradec, shpërthim granate në shtëpinë e kreut të PD-së

    PD: Qeveria po nxit klimën e dhunës ndaj opozitës

    Partia Demokratike ka reaguar pas shpërthimit në banesën e kreut të PD-së së Pogradecit duke e cilësuar këtë një akt kriminal të nxitur nga klima e dhunës që prodhon qeveria.

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi tha sot se: “Partia Demokratike dënon aktin kriminal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Lipo dhe i kërkon policisë dhe drejtësisë të veprojnë me shpejtësi për të zbardhur ngjarjen e kapur autorët. Partia Demokratike e konsideron shpërthimin e granatës në derën e shtëpisë së kryetarit të PD-së së Pogradecit, ku e gjithë familja e tij ishte prezent, si shenjë të pasigurisë së madhe publike, të rritjes së kriminalitetit në vend, dhe të lehtësisë me të cilën goditen përfaqësuesit e opozitës”.

    Më tej në deklaratën e saj PD-ja fajëson qeverinë për klimën e krijuar dhe agresivitetin e saj ndaj opozitës. “ Qëkur ka ardhur në pushtet, kjo qeveri ka krijuar dhe nxitur një klimë agresiviteti ndaj opozitës. Kërcënime në parlament, dhe dhunë shtetërore e kriminale ka pasur vazhdimisht në këto muaj ndaj demokratëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga skenari i kërcënimit të kundërshtarit poltik, pasi ky është një skenar me pasoja të rënda për vendin”.

    Ndërkohë PD i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të reagojnë shpejt dhe me forcë, për të vënë para përgjegjësisë autorët e ketij akti kriminal ndaj kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Pogradec, dhe familjes se tij.

    MAPO

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Pogradec, shpërthim granate në shtëpinë e kreut të PD-së

    perfundimi dihet,,,,-autoret ne shtepite e veta,,, grupi hetimor ne drejtim te,,,,paditur
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Pogradec, shpërthim granate në shtëpinë e kreut të PD-së

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    PD: Qeveria po nxit klimën e dhunës ndaj opozitës

    Partia Demokratike ka reaguar pas shpërthimit në banesën e kreut të PD-së së Pogradecit duke e cilësuar këtë një akt kriminal të nxitur nga klima e dhunës që prodhon qeveria.

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi tha sot se: “Partia Demokratike dënon aktin kriminal ndaj kryetarit të Partisë Demokratike në Pogradec, Luan Lipo dhe i kërkon policisë dhe drejtësisë të veprojnë me shpejtësi për të zbardhur ngjarjen e kapur autorët. Partia Demokratike e konsideron shpërthimin e granatës në derën e shtëpisë së kryetarit të PD-së së Pogradecit, ku e gjithë familja e tij ishte prezent, si shenjë të pasigurisë së madhe publike, të rritjes së kriminalitetit në vend, dhe të lehtësisë me të cilën goditen përfaqësuesit e opozitës”.

    Më tej në deklaratën e saj PD-ja fajëson qeverinë për klimën e krijuar dhe agresivitetin e saj ndaj opozitës. “ Qëkur ka ardhur në pushtet, kjo qeveri ka krijuar dhe nxitur një klimë agresiviteti ndaj opozitës. Kërcënime në parlament, dhe dhunë shtetërore e kriminale ka pasur vazhdimisht në këto muaj ndaj demokratëve, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga skenari i kërcënimit të kundërshtarit poltik, pasi ky është një skenar me pasoja të rënda për vendin”.

    Ndërkohë PD i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të reagojnë shpejt dhe me forcë, për të vënë para përgjegjësisë autorët e ketij akti kriminal ndaj kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Pogradec, dhe familjes se tij.

    MAPO
    Laura Vorpsi nuk duhet te mjaftohet vetem me nje fjalim.
    Duhet te nderhyje qe te dergohet grup ekspertesh nga Tirana dhe nisin hetimet
    te kapin informacion nga deshmitaret,ofrojne shperblime disa mije euro deri sa te kapen autoret.
    Nqs autori i kapur pranon qe ka qene nje plan dhe eshte instruktuar nga partia socialiste,
    atehere duhet bere dokument nga hetusia dhe te firmoset nga autori i krimit dhe
    ti kerkohet prokurorise te beje material akt akuze per gjykaten kunder partise socialiste
    dhe te kerkohet demshperblim financiar 300 miije euro ku te perfshihen pagesa per prokuroret,
    pagesa per koston e operacioneve ne gjykate dhe nje pjese parash te shkojne ne fondin e partise demokratike si demshperblim.
    Laura duhet ti shkoje deri ne fund kesaj pune.Kur partise socialiste ti vritet xhepi dhe te humbe para 300mije nga gjyqi atehere
    nuk do bejne me akte te tilla stupid duke terrorizuar te pafajshem.Nqs ky krim ka lidhje direkte me partine socialiste
    eshte hartuar plan nga anatar te ps dhe jane derguar njerez me granade,atehere
    partia socialiste duhet te paguaje ne deme dhe duhet ti kerkoje te falur publikisht ne TV,Luan Lipos.
    Akti eshte terrorist dhe autori duhet te denohet JO me pak se 25 vjet.25 te jete minimumi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 07-01-2014 më 23:47
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •