Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Kot te te pyes si u pezulluan kredite per 3.5 milion Shqiptare? E kupton qe behet fjale per kredi te buta te cilat ndohmohen nga buxheti i shtetit dhe jo kredite qe kushdo merr nga banka? E kupton qe nga fillimi i projektit jane dhene rreth 6000 kredi te tilla per te varferit dhe ska lidhje fare me 99% te Shqiptareve? E kupton se kush eshte budallai ne kete mes?
    Te gjithe shqiptaret mund te aplikojne ne ate program, prane bashkive e komunave te tyre, pavaresisht se kush kualifikohet per te marre keto kredi me interes te bute. Dhe numri i atyre qe marrin kredi nuk eshte i njejte me numrin e atyre qe aplikojne per kredi. Numri i atyre qe aplikojne per kredi eshte 100 here me i larte i atyre qe arrijne te marrin nje kredi.

    Por edhe sikur vetem 6000 familje te varfera ne gjithe vendin te prekeshin nga ky pezullim i programit, keto jane 6000 familjet me te varfera ne gjithe vendin. Jane shtresa me e varfer e shoqerise qe nuk eshte ne gjendje qe te perballoje koston e blerjes se nje shtepie ne tregun privat apo te kualifikohet per nje kredi nga bankat private.

    Sic te thashe me lart, vazhdoni sic e keni nisur se po e shtoni perdite dashurine ne popull me vendimet tuaja.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Lexo ketu mor autoparlant i ish-eve
    TIRANE- Në vazhdën e kronikave investiguese “Fiks Fare” transmetoi një investigim ku dy zyrtarë të lartë të ish-qeverisë, të deklaruar si të pastrehë, arrijnë të marrin kredi të butë (lehtësuese) për të blerë një shtëpi në Gjirin e Lalzit në Durrës. Burrë e grua marrin kredi të butë për të njëjtin objekt, ndërkohë në realitet, objekti në fjale është një shtëpi pushimi në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.

    Kamerat e “Fiks Fare” kanë dokumentuar gjithçka me anë të pamjeve filmike duke demaskuar haptazi manipulimin e bërë me dokumente ku tregoi me fakte sesi ish-këshilltari për çështjet ligjore i ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago dhe ish-zv.ministrja e Drejtësisë ne qeverinë Berisha, Brikena Kasmi, kanë përfituar të dy nga një kredi lehtësuese prej 5 milionë lekësh secili për të njëjtin apartament me sipërfaqe 107.24 m2 në zonën A të vilave në Vilën nr.9, në Gjirin e Lalzit në Durrës.

    Në dokumentet që janë dorëzuar pranë bankës që dha kredinë, vëren se të dy personat janë bërë dorëzanës për njëri-tjetrin për kredinë që ka marrë secili e kanë blerë të njëjtin apartament. Kasmi, në deklaratën noteriale, që është futur në dosjen e saj të kredisë, thotë se është e martuar dhe ka dy fëmijë. Në dosjen e kredisë të të dy këtyre ish-zyrtarëve, përveçse janë dorëzanë për njëri tjetrin, dorëzanës të njëjtë në të dyja dosjet janë prindërit e ish-zv.ministres.

    Marrja e kredisë nga dy bashkëjetuesit për të njëjtin shtëpi është marrë në po të njëjtën bankë pa as edhe një lloj problemi, apo hije dyshimi dhe kontratat me bankën janë nënshkruar nga të dy ish-zyrtarët brenda së njëjtës ditë, 20 gusht 2010.

    Kështu, nga të pastrehë, çifti i zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit me të drejta të plota. Në Vendimin e KM nr. 600 të datës 12.09.2007 është parashikuar trajtimi i zyrtarëve të shtetit me kredi me kushte lehtësuese nga shteti për blerje banese apo sipërfaqe banimi shtesë, në vendin e ushtrimit të detyrës.

    Ndërsa pika 21/3 e udhëzimit të MPPT dhe MF nr. 6257/2008, i ndryshuar, sqaron qartë se banka akordon kredinë që subjektin që ka përfituar sipas VKM-së së mësipërme vetëm për blerje banesë në qytetin ku këta zyrtarë ushtrojnë veprimtarinë për të cilën kanë përfituar të drejtën e subvencionimit. Asnjë prej dy ish-zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë Berisha nuk e ka pasur qendrën e punës në Gjirin e Lalzit ku kanë përfituar shtëpinë e pushimit në bllokun e vilave. -

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Lexo ketu mor autoparlant i ish-eve
    Ne Shqiperi ka shume njerez qe merren me krime, droge, vrasje, vjedhje, burgjet e Shqiperise e botes jane mbushur plote me shqiptare.

    A ben qe ti fusim te gjithe shqiptaret kudo ku jane ne bote ne burg per 1 vit?

    Po te shkonim me mendjen tuaj dhe te qeverise qe votuat, te gjithe shqiptaret do te ishin ne burg sot.

    Qeveria mund te ndryshoje rregullat, mund te ngreje padi ne prokurori per ata qe kane bere shkelje, por nuk ka te drejte te pezulloje totalisht gjithe programin, se me vendime te tilla digjet i drejti dhe mashtruesi, hallexhiu dhe ai qe e ka shtepi te dyte.

    Ne rastin ne fjale, fakti qe moren nje kredi nga banka nuk do te thote se moren "shtepi falas". Ata prape kane per te shlyer kredine bankes private kokerr me kokerr leku. Dhe po nuk bene pagesat mujore ne kohe, banka u merr apartamentin dhe i flak ne rruge.

    Mesoi keto gjera qe te meson Albo ne forum, se nuk t'i meson rilindasi ne Tirane.

    Albo

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Albo c'ne kaq simpati per kriminelet ?! E habitshme dhe e frikshme!. Dhe anen e kriminelit do mbash vetem te sulmosh ps-ne. S'duhet te kete tolerime kur vjen puna te thyerja e ligjeve. Do marresh ate qe meriton. ndryshe do rrime ne vend numero. Shqiptaret po e tregojne mungesen e kultures, civilizimit jashte. Akoma kujtojne se fiton argumetin, debatin, ai qe uleret, kercenon me shume. Ai qe luan rolin e Kapos. Kur tregojne dhe trimeri dhe ne sy te policit eshte vertet per te ardh keq. Ky lloj te menduari e te vepruari duhet te ndryshoj ndryshe, kafshe primitive do ngelim ne syte e botes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 10-01-2014 më 17:41
    Feelings change - memories don't.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    N

    Ne rastin ne fjale, fakti qe moren nje kredi nga banka nuk do te thote se moren "shtepi falas". Ata prape kane per te shlyer kredine bankes private kokerr me kokerr leku. Dhe po nuk bene pagesat mujore ne kohe, banka u merr apartamentin dhe i flak ne rruge.
    Albo
    O Albo nuk eshte problemi do ti paguajne bankes kredine kokerr me kokerr apo jo,keta do t'i paguajne bankes vetem 50 mil kur te kene paguar dhe kestin e fundit.Problemi eshte fakti se fitimin e bankes prej 9 mil e paguan bashkia,pra shteti.Kjo eshte vjedhje e ligjeruar duke perfituar nga pushteti.
    Sa per faktin se keshtu duke bllokuar kredite e buta humbasin dhe familjet vertet ne nevoje rri i qete se keto familje te humbura kane qene dhe te humbura do ngelen nese vazhdon ky film.
    Nga te gjitha kerkesat per kredi vetem 4-5% te miratuara kane shkuar vertet per familjet e varfera ndersa me 95% eshte abuzuar.
    MOS I NDY TEMAT no name

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin

    Mund te thuash te njejten gje per cdo politike e program social te shtetit shqiptar. Ka vjedhje e korrupsion sa te duash ne mjekesi, ne pensione, ne cdo ministri, ne dogana.

    Vetem nje budalla del e thote nuk do kete me mjekesi, nuk do te kete me pensione, nuk do te kete me para ne buxhet per X ministri vitin qe vjen apo do te mbyllim doganat per 1 vit.

    Nese qeveria do ti nderpresi keto program fare, le ta beje kete gje. Por ideja se "duhet pezulluar per nje vit qe te nxjerrim nje program te ri qe do kete me pak abuzime" eshte qesharake. Ne nje vend si Shqiperia problemi nuk jane "programet", jane njerezit dhe mentaliteti i tyre.

    Programi nuk duhej pezulluar por qeveria le te bente verifikimet per te gjitha kredite e dhena dhe le ti prishte kontratat dhe te kerkonte demshperblim nga perfituesit qe nuk e meritonin.

    Kjo eshte zgjidhje dhe jo keto vendime arbitrare e pa pike llogjike.

    Albo

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Albo c'ne kaq simpati per kriminelet ?! E habitshme dhe e frikshme!. Dhe anen e kriminelit do mbash vetem te sulmosh ps-ne. S'duhet te kete tolerime kur vjen puna te thyerja e ligjeve. Do marresh ate qe meriton. ndryshe do rrime ne vend numero. Shqiptaret po e tregojne mungesen e kultures, civilizimit jashte. Akoma kujtojne se fiton argumetin, debatin, ai qe uleret, kercenon me shume. Ai qe luan rolin e Kapos. Kur tregojne dhe trimeri dhe ne sy te policit eshte vertet per te ardh keq. Ky lloj te menduari e te vepruari duhet te ndryshoj ndryshe, kafshe primitive do ngelim ne syte e botes.
    Albo mban anen e qytetarit te lire, nuk mban anen e shtetit, pa marre parasysh fare kush e drejton ate shtet. Ti nuk e ke idene se cdo te thote qytetar i lire dhe ne mendjen tende "shteti i forte prodhon qytetare te mire", kurse ne mendjen e Albos, qytetaret e zote krijojne "shtet te forte", e jo anasjelltas.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Fatkeqesisht po tregon te kunderten. Je aq bias ne gjykim sa dhe nje femije kopshti do e vinte re.
    Feelings change - memories don't.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mund te thuash te njejten gje per cdo politike e program social te shtetit shqiptar. Ka vjedhje e korrupsion sa te duash ne mjekesi, ne pensione, ne cdo ministri, ne dogana.

    Vetem nje budalla del e thote nuk do kete me mjekesi, nuk do te kete me pensione, nuk do te kete me para ne buxhet per X ministri vitin qe vjen apo do te mbyllim doganat per 1 vit.

    Nese qeveria do ti nderpresi keto program fare, le ta beje kete gje. Por ideja se "duhet pezulluar per nje vit qe te nxjerrim nje program te ri qe do kete me pak abuzime" eshte qesharake. Ne nje vend si Shqiperia problemi nuk jane "programet", jane njerezit dhe mentaliteti i tyre.

    Programi nuk duhej pezulluar por qeveria le te bente verifikimet per te gjitha kredite e dhena dhe le ti prishte kontratat dhe te kerkonte demshperblim nga perfituesit qe nuk e meritonin.

    Kjo eshte zgjidhje dhe jo keto vendime arbitrare e pa pike llogjike.

    Albo
    Po e pergjitheson Albo.Nuk mund te besh paralelizma te tilla.Une nuk jam pro bllokimit te kredive jam pro bllokimit te tyre per t'i dhene mundesi hetuesise te hetoje dhe te coje para drejtesise legenat qe kane abuzuar.

    Po ta ve veten ne vend te ndonje ''politikani'' do shprehesha qe rama po i bllokon per nje vit,zhvillon zgjedhjet lokale i ''fiton'' ato dhe zhbllokon kredite e buta ne menyre qe t'i kete ne dore dhe te shperbleje mbeshtetesit e tij-
    Cfare djallezie qe mendoj.Megjithate nuk e di pse por dua te jem optimist per kete gje.
    MOS I NDY TEMAT no name

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Duhet hapur nje teme me vete per mesimet qe na jep Albo ne forum

    Sa vuan i shkreti nga deliri i medheshtise, çoç i duket vetja

    Mos te ka dhene dhe ty ndonje "kredi" te bute Berisha ore?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Po e pergjitheson Albo.Nuk mund te besh paralelizma te tilla.Une nuk jam pro bllokimit te kredive jam pro bllokimit te tyre per t'i dhene mundesi hetuesise te hetoje dhe te coje para drejtesise legenat qe kane abuzuar.

    Po ta ve veten ne vend te ndonje ''politikani'' do shprehesha qe rama po i bllokon per nje vit,zhvillon zgjedhjet lokale i ''fiton'' ato dhe zhbllokon kredite e buta ne menyre qe t'i kete ne dore dhe te shperbleje mbeshtetesit e tij-
    Cfare djallezie qe mendoj.Megjithate nuk e di pse por dua te jem optimist per kete gje.
    Arsyen perse Rama po "pezullon" per nje vit programin, qe eshte e padegjuar per nje qeveri ne bote te beje nje gje te tille, e gjen ne lajmin me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...at-e-dhjetorit

    Bankat private ne vend refuzojne te marrin pjese ne ankandin e bonove te thesarit te shtetit shqiptar, nje deshmi se ata nuk aprovojne dhe nuk kane fare besim ne qeverine e re Rama dhe politikat qe kjo qeveri po merr ndaj biznesit dhe ekonomise se vendit. Dhe kur bankat private nuk blejne bonot e thesarit te shtetit, qe jane investimet me riskun me te vogel, kujton se do pranojne te bashkepunojne me qeverine per tu dhene kredi qytetareve e te perzgjedhurve te qeverise se re?! Sigurisht qe jo.

    Parate per kete program i leshojne bankat private dhe jo qeveria, qeveria vetem paguan nje pjese te interesit per ata qytetare qe nuk marrin dot kredi vete nga banka private per te blere shtepi.

    Rama nuk del dot para simpatizanteve te tij t'iu thote te verteten qe ky program mori fund e nuk kthehet me pasi bankat private te vendit nuk kane besim ne qeverine e re. Ai u thote "do ta pezullojme per 1 vit", me shpresen se pas nje viti, shqiptaret e kane harruar qe na ishte njehere nje program i tille.

    Sa per hetimet e prokurorise, ato as nuk jane te nevojshme pasi keto kredi jane bere mes qytetarit-shtetit-bankes private. Dhe nese burokrati i administrates se Rames arrin te verifikoje shkelje ne pergatitjen e dokumentacionit, qe nga ai moment kontrata behet e pavlefshme, shteti njofton banken, banka e nxjerr qytetarin ne rruge e i merr shtepine, shteti e padit qytetarin ne Gjykate per ti paguar shtetit shumen fillestare qe shteti i dha. Vetem pasi i ben te gjitha keto, shteti e banka mund ta raportojne qytetarin ne Prokurori per shkeljen e ligjit qe prokuroria te hetoje e ndeshkoje.

    Albo

  12. #32
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Akoma nuk pajtoheni me idene se: Korruspsioni,mashtrimi,vjedhja, etj etj kane qene,jane dhe do jene akoma jo vetem ne Shqiperi por edhe ne shtetet me te medha te botes ?! Ata qofshin nese genjejne veten per te kunderten.

    Sa here qe dalin abuzime,korrupsion,mashtrime etj nga qeveria e mepareshme,hidhen perpjete duke thene: Ja ku po dalin ne shesh ato qe KENI bere kur qeveriset ju (jo me kot e shkruajta me kapitale KENI sepse "psiokoanalistat" e forumit i fusin te gjithe ne nje thes a thua se kemi qeverisur edhe ne me ta ) Amaaaaa,kur qeveria aktuale vazhdon me gabime te njejta apo here here edhe me te renda,mbrojta eshte direkt ne maje te "llapes" HE SE KSHU KANE BERE DHE ATA. Tani doni "rilindje" apo "rivdekje" ?

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Bode dhe Noka, kredi të “pastrehësh” për shtëpitë luksoze

    Ish-ministrat e qeverisë “Berisha” nuk janë kursyer për të përdorur çdo rrugë për të shtuar pasuritë e tyre. Madje duke e deklaruar veten edhe si të pastrehë për të fituar nga kreditë e buta të Entit Kombëtar të Banesave.

    Deklaratat zyrtare të pasurisë të bëra në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive faktojnë përfitimet e tyre abuziv. Mes emrave përfitues janë ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, por dhe ish-presidenti Bamir Topi.

    Ministrat “e pastrehë”

    Deklaratat e pasurisë të bëra në ILDKP për vitin 2011 faktojnë se ish-ministrat e qeverisë “Berisha” kanë marrë kredi të buta nga Enti Kombëtar i Banesave duke shkelur krejtësisht kriteret ligjore për përfituesit.

    Sipas këtyre deklaratave, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, duke nisur nga viti 2009 kur ishte deputet i Partisë Demokratike, ka marrë një kredi nga Enti i Banesave me një kohëzgjatje prej 25 vjet dhe me vlerën 5 000 000 lekë, ndërkohë që është deklaruar dhe pronar i një apartamenti 83.7 m në Tiranë me vlerë 5 000 000 lekë, i një vendparkimi 60 m me vlerë 1 000 000 lekë dhe i një veture tip “Mitsubishi” me vlerë 7000 euro.

    Në listë shtohet dhe ish-ministri i Financave, Ritvan Bode i cili krahas deklarimit të një llogari rrjedhëse me gjendje 611 990 lekë, një depozite në emër të E. Bodes, me gjendje 1 716 540 lekë ka deklaruar se ka një kredi për apartament, marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, gjendja 1 520 000 lekë, një kredi në euro, marrë në vitin 2007, me gjendje 20 109 euro, ndërsa ka përfunduar riparimin e shtëpisë, pronë e rikthyer në fshatin Rakickë në Korçë, me vlerë 5 000 000 lekë.

    Tek “të pastrehët” e pasur hyn dhe ish-Presidenti Bamir Topi. Në deklaratën e tij të pasurisë thuhej se kishte për të shlyer kredi për shtëpi banimi të marrë nga Enti Kombëtar i Banesave me vlerë 57 600 lekë. Në listën e përfituesve të kredive janë dhe 7 deputetë.

    Gazeta “Shekulli” publikoi dy ditë më parë emrat e 7 deputetëve që janë privilegjuar duke marrë kredi të buta strehimi. Rezulton se gjatë 8 viteve, 2005-2013, nga kjo mundësi kanë përfituar 6 deputetë të Partisë Demokratike që kanë përfituar nga statusi i tyre si deputet.

    Sipas dokumentit që disponohet, thuhet se deputetët janë trajtuar me kredi strehimi ‘bazuar në vendimin nr 600, datë 12.9.2010, të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë”.

    Të shtatë kanë fituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë: Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër); Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër), Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë), Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë);

    Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër); Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër), Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë). Ndërkohë që nga kreditë e buta të firmosura nga kreybashiaku Lulzim Basha ka përfituar nëna e Agim Llupos, i dënuar për të paktën një vrasje në 21 Janar po dhe babai i Esmeralda Mulajt, këshilltarja e tij e shtypit.

    Verifikimet

    Shkeljet e konstatuara në këtë proces kanë detyruar drejtuesit e rinj që të vendosin pezullimi i dhënies së kredive të buta. Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave në një intervistë për “Shekullin”, ka sqaruar më herët se çdo person që ka përfituar një kredi të butë mbi dokumentacione të rreme do të penalizohet.

    Masat nisin nga heqja e financimit të kredisë te pagesa e të gjithë penaliteteve, deri te masa për kalimin e kredisë me kontratë tregtare. Në proces verifikimi janë 3500 dosje në shkallë vendi, për të cilat Enti Kombëtar i Banesave ka nisur verifikimin e të gjithë dokumentacionit që përmban dosja.

    “Në qoftë se do të verifikohet që janë marrë kredi, për të cilat këto familje nuk duhet të ishin klasifikuar, në qoftë se familja do të ketë aftësinë për t'i përballuar interesat e tregut do të kalojë me interesat e tregut. Nëse ka dorëzuar dokumente false, nëse ka falsifikuar për nivelin e të ardhurave, nëse ka pasur banesë më të madhe se sa ka qenë normat e strehimi, atëherë kredia do të kalojë me interesat e tregut.

    "Auditi i brendshëm nga Ministria ka bërë një verifikim fillestar të disa prej dosjeve dhe ka verifikuar shkelje në nivele të ndryshme. Kemi parë të arsyeshme, që duke qenë se është një projekt, i cili është nisur me qëllimin e mirë për të mbështetur familjet në nevojë, duhet që ne të sigurohemi që këto fonde që dalin nga buxheti i shtetit shkojnë vërtetë dhe adresojnë vërtetë nevojën për strehim, për të gjitha bashkitë e vendit që kanë qenë pjesë e programit të kreditimit të lehtësuar, janë njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të miratimit të listave dhe dërgimit të tyre pranë bankës që zbaton programin”, - ka deklaruar Doris Andoni.

    Zyrtarët e “pastrehë”

    Në bazë të deklaratës së pasurisë për vitit 2010 të dorëzuar pranë ILDKP-së, rezultonte se ish-kreu i shtetit Bamir Topi kishte një detyrim për shlyerje kredie për një banesë të tërhequr nga Enti Kombëtar i Banesave.

    Në deklaratën e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, listohej një kredi e marrë që në vitin 2009 nga Enti Kombëtar i Banesave me një kohëzgjatje prej 25 vjet dhe me vlerën 5 000 000 lekë.

    Ish-ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar se ka një kredi për apartament, marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, me vlerë 1 520 000 lekë; një kredi në euro, marrë në vitin 2007, me gjendje 20 109 euro ndërsa ka përfunduar riparimin e shtëpisë, pronë e rikthyer Rakickë- Korçë me vlerë 5 000 000 lekë.

    Ligji për strehimin, kredi për të mbeturit e pastrehë

    Ligji për strehimin i miratuar që në vitin 2004 përcakton më së miri se cilat janë kategoritë përfituese për kredi të buta. Sipas tij mund të përfitojnë kredi ato familje që nuk kanë një pronësi apo kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore.

    “Përfitojnë nga programet sociale të strehimit 1. Familjet, që klasifikohen për t'u trajtuar me programe sociale të strehimit, miratohen me vendim të këshillit bashkiak, sipas kritereve të mëposhtme:

    a) nuk kanë në pronësi një banesë;

    b) zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje;

    c) kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore”, thuhet në pikën 1 të nenin 4 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004. Në të sqarohet më tej se administrimi i kërkesave për programet sociale të strehimit dhe caktimi i përparësive bëhen nga organet e qeverisjes vendore. Ndërkohë që dokumentacioni që duhet të paraqesë familja për t'u strehuar në banesa sociale me qira dhe afatet e procedurat përkatëse përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Kompetencë e Këshillit të ministrave janë dhe caktimi i normave të strehimit. Sa u përket kritereve për përzgjedhjen e përfituesve neni 5 i po të njëjtit ligj sqaron se: “trajtohen me përparësi individët ose familjet që plotësojnë kushtet e nenit 4 pika 1 dhe që kanë këto specifika: familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr. 7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore";

    b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;

    c) familjet një prindërore, që kanë në ngarkim fëmijë; ç) të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t'u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror;

    d) individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare;

    dh) familjet me shumë fëmijë; e) çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç;

    ë) familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi; f) individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç”.

    Braçe: Hetim dhe sekuestrim të pasurive

    Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, i kërkon drejtësisë të ndëshkojë zyrtarët që kanë përfituar kredi të buta në mënyrë të paligjshme. “As që më intereson publikimi i lajmit për zyrtarët e Berishës që kanë marrë kredi strehimi dhe kanë blerë vila në “Bllokun e ri të Lalëzit”!! (edhe pse e falënderoj Fiks Fare). Dua hetim dhe ndëshkim! Për zyrtarët e ministrisë së Ndërtimit që kanë dhënë kredinë, zyrtarët e Berishës që kanë përfituar kredinë”, - shkruan Braçe në FB.

    Sipas tij, që raste të tilla mos përsëriten duhet dhe sekuestrimi i pasurisë së përfituar nga mashtrimi. “Dua edhe më shumë se kaq. Sekuestrim i pasurisë së marrë përmes kësaj skeme mashtruese dhe detyrimin për të kthyer kredinë menjëherë!!

    Mund të duken të palogjikshme, por duhet goditur rëndë, shumë rëndë që të mos ndodhë më!!”, - shton ai. Ligjvënësi socialist pohon më tej se: “Dua një hetim për të gjitha pasuritë (burimin e tyre) e berishëve të sistemuara bukur e qartë, një për një, ministër, zëvendësministër, drejtorë etj., në bllokun e Lalëzit!”.

    ---------------

    A e kuptoni deri ku ka shkuar babezia e ketyre vampireve. Deri atje ku kane zhvatur fondet per ata qe jetojne ne mjerim per perfitimet e tyre.

    "Pronari" i doganave dhe tatimeve, Ridvan Bode ka marre kredi si i pastrehe. Nga ana tjeter edhe "bosi" i qarkullimit te droges neper Shqiperi ka marre kredi si i pastrehe. KULMI i c'njerezimit.

    A kupton o Albo qe ato kredi jane vetem abuzim i paster e shume pak mund ti kene shkuar ndonje qytetari vertet ne nevoje?

    Veshtire ta kuptosh ti e di... E ke kompleks te kuptuarin...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  14. #34
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    shyqyr qe nuk mungon brari i rilindjes ketu ne forum.
    kush i ndërtoj vilat ke gjiri i llazarit xinxo?

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Xinxerfilli;
    Ish-ministri i Financave, Ritvan Bode ka deklaruar se ka një kredi për apartament, marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, me vlerë 1 520 000 lekë; një kredi në euro, marrë në vitin 2007, me gjendje 20 109 euro ndërsa ka përfunduar riparimin e shtëpisë, pronë e rikthyer Rakickë- Korçë me vlerë 5 000 000 lekë
    .

    Fshati Rakicke i gjithi nuk kushton 5 000 000 leke ndersa ky paska nje pasuri te patundshme ne kete fshat me vleren 50 milion.
    Boooooooooo!!!!!
    MOS I NDY TEMAT no name

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    shyqyr qe nuk mungon brari i rilindjes ketu ne forum.
    kush i ndërtoj vilat ke gjiri i llazarit xinxo?
    E ke gabim drago, xinxerfilli eshte kontrofigura e Albos te cilin ai kaq shume e kritikon.
    MOS I NDY TEMAT no name

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Te qash apo te qeshesh qe deputet tane te ulen aq poshte sa te zhvasin dhe ate pak ndihme qe u ofrohet te pastreheve. Njerez te babezitur pa dinjitet!
    Feelings change - memories don't.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    shyqyr qe nuk mungon brari i rilindjes ketu ne forum.
    kush i ndërtoj vilat ke gjiri i llazarit xinxo?
    O dragui, une ta feshtes me fakte jo me peralla me mbret.

    Ke cica lalzit kane ndertu vila te gjithe duke perfshiur edhe Meten. Po meta di nxori leket nga buxheti shtetit i vodhi me stil.

    Keta PeDe-istat vjedhin edhe hapur edhe fshehurazi lol
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •