Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    A kanë politikanët tanë dashnore?

    http://time.ikub.al/c93f9eef8a/6df22...dashnore-.aspx
    Pothuajse është sekret publik, që të paktë janë ata zyrtarë të lartë qeveritarë, a partiakë, që në moshë të shtyrë, nuk po i shërojnë komplekset e rinisë dhe nuk po abuzojnë me fuqinë e tyre financiare dhe politike.

    Të gjithë tashmë e dinë me emra e mbiemra se cilët janë ata politikanë që rreth vetës i grumbullojnë për arsye krejtësisht jopolitike modelet e ndryshme, të cilat jo vetëm që nuk kuptojnë asgjë prej këtij zanati, por ka disa syresh që as nuk e dinë se çfarë pozite mbanë shefi, të cilit me kontratën që e kanë i japin këshilla.

    Dihet botërisht se filan ministri e ka filan dashnoreje, që e merr kudo pas vetës. Dihet se ka konflikte në mes të politikanëve të martuar për shkak të dashnorëve. Dihen shumë sende, por nuk fliten përtej kafehaneve.

    E në anën tjetër vazhdojnë padrejtësisë në secilin rrafsh, duke pasur si motiv se ka femra që janë më të barabarta se sa disa femra tjera. Për botën këto tema tashmë nuk janë fare tabu. Madje, deri vonë mediat europiane janë rezervuar bukur shumë që të raportonin për jetën private të politikanëve, por tashmë edhe kjo është thyer.

    Shikojeni sagën me ish-Kryeministrin italian Silvio Berlusconi dhe mënyrën se si mediat e rrënuan – me plot meritë – këtë politikan dekadent.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjendja e politikanëve është edhe më e pafavorshme se sa në kontinentin e vjetër. Dihet që Presidenti Bill Clinton është pjekur për së gjalli. Dihet që guvernatori i New York’ut, Eliot Spitzer, ka dhënë dorëheqje sepse ka paguar për seks. Kandidati demokrat për Kryetar të SHBA-ve, John Edwards, u ndëshkua rëndë publikisht se e kishte një marrëdhënie jashtëmartesore, në kohën kur gruaja e tij e ligjshme po vuante nga kanceri. E gjatë është lista…

    E tek ne çfarë ndodhë? Këtu jo vetëm që nuk raportohet për raste të tilla, por konsiderohet naivisht edhe më tutje si diçka tepër jomorale nëse mediat raportojnë për politikanët që kanë sjellje jomorale. Tash çështja është, a mund të konsiderohet jomorale raportimi për një vepër jomorale? Express nuk e konsideron një gjë të tillë. Përkundrazi e konsideron shkelje të etikës së gazetarëve nëse mediat dijnë por nuk raportojnë për raste të tilla. Mirëpo për t’iu shmangur përgjegjësive ligjore, Express e ka të pamundur të mbrojë interesin publik duke raportuar vetëm në baza të spekulimeve. Prandaj, në këtë drejtim Express ka nevojë për ndihmën e lexuesve, për të na ndihmuar me fotografi, video apo fakte të tjera të politikanëve që – duke qenë të martuar – abuzojnë me pushtetin e tyre, qoftë edhe seksualisht.

    Express nuk ka ambicie që me shkrime ta ndal përfundimisht një shthurje të tillë të politikanëve, por së paku do të provojë që ta frenojë një gjë të tillë. Do të provojë – që më ndihmën e juaj të dashur lexues – t’i bëjë vendet e punës më konkurruese. T’i mundësojë secilës femër, pa marrë parasysh pamjen a centimetrat – të ndihet e barabartë për të aplikuar nëpër konkurse. Prandaj, të gjithë ju që keni foto, video, mesazhe telefonik në mes të personave publik të martuar dhe femrave të ndryshme, Express do të jetë në gjendje që t’i botoj, duke ruajtur konfidencialtetin e dërguesit dhe duke kursyer prej publikimit të emrave apo fytyrave të femrave që janë të përfshira në këto afera. Në ketë drejtim Express, si persona publikë i konsideron të gjithë ata persona që kanë pozita politike dhe të gjitha ata persona jopolitik që mbajnë pozita të larta udhëheqëse në sferën shtetërore. Poseduesit e fakteve të tilla për të cilët folëm më lartë, mund t’i nisin të njëjtat në ketë adresë info@gazetaexpress.com Në këtë mënyrë mund të nisim së bashku një epokë të re në caktimin e disa standardeve të reja morale dhe ligjore në shoqërinë tonë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    po kush e ka fajin???? politikani apo dashnorja????? po kush garanton qe x apo y gazete nuk do te abuzoje me imazhet apo videot per presion??? mediat ne fund te fundit jane te politikaneve dhe meqe permende Berlusconin ky me kete lloj rruge u bente shantazh futbollisteve dhe VIP-ave te vet pasi gjoja u jepte me pare shifra maramendese. nuk dua te them emrat e emisioneve si dhe VIP-ave...Nese njerezit dashurohen le t'a zgjidhin grate e tyre apo njerez te aferm, sepse i ndershmi lind dhe mbetet i tille...e vetmja rruge eshte tek votimi.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Nje shoqeri e drejte dhe ligjore do te duhej t'i shkarkonte ata politikane qe kane dashnore duke abuzuar me poziten publike. Ai person qe nuk eshte i vertete ndaj familjes dhe gruas nuk do te mund te jete i vertete as per popullin. Shoqeria jone qe bazohet ne ateizem nuk do te mund kurre t'i kuptoje keto gjera.

    Kush e ka fajin? Po t'i pyesesh ateistet dhe myslimanet ne Kosove fajtore do t'i lene te krishteret. Fajtore eshte 'vrasja' e Perendise nga keta persona, keta madje edhe mburren me kete, keta jane bere zotera vet.

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Pyetja duhet te jete sa kane lol, nuk mund te them te gjithe por me cfare degjojme/lexojme shumica kan.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nje shoqeri e drejte dhe ligjore do te duhej t'i shkarkonte ata politikane qe kane dashnore duke abuzuar me poziten publike. Ai person qe nuk eshte i vertete ndaj familjes dhe gruas nuk do te mund te jete i vertete as per popullin. Shoqeria jone qe bazohet ne ateizem nuk do te mund kurre t'i kuptoje keto gjera.

    Kush e ka fajin? Po t'i pyesesh ateistet dhe myslimanet ne Kosove fajtore do t'i lene te krishteret. Fajtore eshte 'vrasja' e Perendise nga keta persona, keta madje edhe mburren me kete, keta jane bere zotera vet.

    Kete kam thene edhe une me kohe, por shumica e popullsise jan moderrnizuar edhe nuk iu intereson jeta personale/morale e politikanve qe na udheheqin. Ai/ajo qe udheheq nese nuk menaxhon dot jeten e vet personale/morale KURRE nuk mund te udheheqi popullin.
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    ..ka edhe nga ata politikane qe kane dashnore, por qe ne pune jane shume te pergatitur dhe zgjidhin edhe pune. Problemi eshte se kjo eshte dicka personale, jashte pune. Madje jashte ka edhe politikane pede (apo lesbo), por qe punen e kane bere shume mire. Nuk eshte se do rrime e t'ju mbajme qiririn, problemi eshte se a zgjidhin gje???? Ne fund te fundit privatesia eshte privatesi, mbase edhe bejne sikur shkojne me dashnore dhe ne fakt ndodh e kunderta, mund te jete ndonje loje, mund te jete ndonje frocio, mund te beje spektakel apo gjera te tilla...

    p.s. nga ana teorike duhej te ishte ndryshe, por jetojme ne nje realitet qe duhet te kenaqemi me zgjidhjen e problemeve....
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #7
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    ..ka edhe nga ata politikane qe kane dashnore, por qe ne pune jane shume te pergatitur dhe zgjidhin edhe pune. Problemi eshte se kjo eshte dicka personale, jashte pune. Madje jashte ka edhe politikane pede (apo lesbo), por qe punen e kane bere shume mire. Nuk eshte se do rrime e t'ju mbajme qiririn, problemi eshte se a zgjidhin gje???? Ne fund te fundit privatesia eshte privatesi, mbase edhe bejne sikur shkojne me dashnore dhe ne fakt ndodh e kunderta, mund te jete ndonje loje, mund te jete ndonje frocio, mund te beje spektakel apo gjera te tilla...

    p.s. nga ana teorike duhej te ishte ndryshe, por jetojme ne nje realitet qe duhet te kenaqemi me zgjidhjen e problemeve....
    Ndoshta disa gjera jane te verteta me cfare ke shkruajtur me siper, por shumica e tyre kane abuzuar me leket e takse paguesve, pra ata mund te jen shume te zot ne punen e vet, por nese abuzon/gabon atehere nuk ia vlen te udheheqesh.
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Ndoshta disa gjera jane te verteta me cfare ke shkruajtur me siper, por shumica e tyre kane abuzuar me leket e takse paguesve, pra ata mund te jen shume te zot ne punen e vet, por nese abuzon/gabon atehere nuk ia vlen te udheheqesh.
    epo politikanet nuk jane shenjtore se po te ishin s'do ishim katandisur keshtu...ka edhe nga ata pa dashnore dhe qe te rrjepin njesoj....problemi eshte se nuk ka kuptim nese ka apo jo. nje politikan fare mire mund te shkoje edhe me prosti jashte shtetit, por kjo s'eshte zgjidhje pasi jane aftesite e kryerjes se punes...nese nje politikan shume inteligjent ka fituar punen me djersen e ballit dhe me aftesite e tij intelektuale eshte pergjegjesia e tij nese shkon me te tjera. e dyta nese takoni nje politikan ne rruge t'i pyetjen e pare nuk do ta besh per moralin , por dicka intelektuale, ndonje zgjidhje pune etj. dhe ky politikan nuk te thote ty se me ke shkon apo jo, pra dicka private. kane hedhur edhe ne gracke politikane me pagese ne "natyre" e jo me leftaqi, por qe nje i pafte ka perfituar per t'a eleminuar intelektualisht. ky perben ne fakt nje problem se ai qe e zevendeson eshte nje idiot e i paafte...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Pyetja duhet te jete sa kane lol, nuk mund te them te gjithe por me cfare
    degjojme/lexojme
    shumica kan.
    tipike shqiptare..vetem per thashetheme..hame buke ne shtepi tone dhe qajme hallet e miletit..

    ne shqiperi po nuk e pate bishtin ta vene dhe po e pate ta heqin..mjafton te te shohin me nenen tende apo motren tende duke ecur diku dhe menjehere e merr vesh tere mahalla se ja filani e kishte gjete nje dashnore..e kemi qejf kete muhabetin e dashnoreve ne ..


    shikoje kush e ka shkruar artikullin dhe pastaj komentoje..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    pse i keni dhene kaq rendesi....tani dashnore mund te kete kush do.....me lek pa lek, me pushtet pa pushtet(eshte sh personale).....thjesht pushtetaret pergojohen se jane dikushi per momentin
    "Më e mira është armike e së mirës"

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    pse i keni dhene kaq rendesi....tani dashnore mund te kete kush do.....me lek pa lek, me pushtet pa pushtet(eshte sh personale).....thjesht pushtetaret pergojohen se jane dikushi per momentin
    He pra prude,

    Ato qe bejne moral me shume, bojne nomin ne krahun tjeter.

    Dashnoret Jane pjese e trekendshit burre-grua-dashnor/e, I te gjithe kohrave.

    Kisingeri I ka thone Mao Ce Dunit, qe pushteti eshte afrodiziaku me I madh.

    Kshu qe edhe te mos dun pushtetaret, i ngjiten femrat per perfitime.

    P.s

    Thoshte nji ish drejtori im, kur ka zon edhe NIkoja dashnore, ska per te ngel asnji mashkull pa dashnore.

    P.s.s

    NIkoja eshte nji ish zyrtar I larte I ceveris meksi, qe kur I binte nji ish kolege Deres se hotelit te ktij ai e mbyllet 2 here me celes,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #12
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Dy dur kane edhe ato, gjynaf....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nje shoqeri e drejte dhe ligjore do te duhej t'i shkarkonte ata politikane qe kane dashnore duke abuzuar me poziten publike. Ai person qe nuk eshte i vertete ndaj familjes dhe gruas nuk do te mund te jete i vertete as per popullin. Shoqeria jone qe bazohet ne ateizem nuk do te mund kurre t'i kuptoje keto gjera.

    Kush e ka fajin? Po t'i pyesesh ateistet dhe myslimanet ne Kosove fajtore do t'i lene te krishteret. Fajtore eshte 'vrasja' e Perendise nga keta persona, keta madje edhe mburren me kete, keta jane bere zotera vet.
    E fillove mire kete postim por ne fund e menderose ..pse ti mendon qe ateistet/agnostiket nuk kane moral ?
    Ne fakt njerezit me te ndershem e me te moralshem nga ata qe njoh jane agnostik ,ateist apo deist dhe me te pamoralshmit e me jo te ndershem jane ata qe mbajne veten per fetar ..bile sa me fetar aq me i lig .
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Dy dur kane edhe ato, gjynaf....
    Skru, ner

    Sa bionde Jane Bo deri tani?

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #15
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Skru, ner

    Sa bionde Jane Bo deri tani?

    Bashke me qivurine lame edhe dashnoret...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Bashke me qivurine lame edhe dashnoret...
    Po qivuria osht e lgbt-s mer,...lol

    Dun dashnor jo dashnore

    Gjynof, I paske lon that bjondet.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Ke ka zene meraku?!
    Feelings change - memories don't.

  18. #18
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Artikulli eshte komplet stupid.
    "Gazetari" ka probleme me te arsyetuarit
    dhe rrjedhen e mendimit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  19. #19
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    Shume titull 'joshes' per te qene sondazh......pastaj ne si popull vdesim te votojm

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: A kanë politikanët tanë dashnore?

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •