Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Viti i Ri vjen me taksa të reja: Rritet çmimi i naftës, cigareve, ilaçeve

    Taksat e reja. Nis rritja e çmimeve të naftës dhe cigareve

    TIRANE- Duhanpirësit e kanë nisur këtë vit me një surprizë aspak të këndshme në dyqane, ku çdo paketë ka kushtuar 20 lekë më shumë në rastin më të mirë, apo dhe 50 lekë në rastet më ekstreme.

    Por jo më mirë ka qenë “vizita” te pikat e karburantit për ata që kanë në përdorim një makinë. Nga dje, pjesa më e madhe e pikave të tregtimit kanë aplikuar një rritje që fillonte nga 7 lekë në 20 lekë, një rritje e pritshme kjo si efekt i taksës së karbonit.

    DUHANI
    Ndryshimi i çmimit të paketave të duhanit ishte i pritshëm, dhe një rritje prej 20 lekësh është normale në kushtet kur çmimet do t’i nënshtrohen akcizës së rritur, e cila u miratua si pjesë e paketës fiskale. Nga një vëzhgim në Tiranë në dyqane apo kioska, çmimet ishin të ndryshme, por të gjitha të rritura. Ajo që vihet re është që paketat me çmime të lira kanë pasur rritjen më modeste, që varion nga 20-30 lekë, ndërkohë që për ato që deri dje kushtonin 250 lekë, çmimi varionte deri në 300 lekë. Një ndryshim tjetër çmimi vihet re edhe sipas zonave të tregtimit. E njëjta paketë nuk kushton njëlloj në dy zona të ndryshme. Rritja e çmimit u ka shërbyer tregtarëve që përveç asaj që deklaroi qeveria si një nismë për të dekurajuar duhanpirjen, të ketë edhe një përfitim ekstra që nuk shkon në buxhet. Në këtë pikë gjithmonë hyn në lojë pingpongu i fajit. Tregtarët e shumicës fajësojnë pakicën, kurse ata të pakicës tregtarët e shumicës. Më banale në mënyrën se si aplikohen rritjet e çmimeve duket se është mentaliteti i “rrumbullakosjes” së çmimit që të japin në ndonjë rast tregtarët kur i pyet se pse rritja ishte 30 dhe jo 20 lekë.

    KARBURANTET
    Karburantet kanë pasur ndryshim të çmimit menjëherë pas hyrjes në fuqi të taksës së rritur të karbonit. Në një pjesë të mirë të karburanteve rritja ishte më e vogël se pritshmëria, dhe kjo fillonte nga 5-7 lekë, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe pika me rritje deri në 20 lekë. Rritja e pritshme si efekt i aplikimit të normës së re të taksës së karbonit është plus 12 lekë për çdo litër naftë dhe benzinë, dhe deri në fund të muajit janar pritet që kjo rritje të zbatohet plotësisht në treg. Fakti që një pjesë e pikave të karburantit nuk e kanë aplikuar akoma rritjen lidhet direkt me naftën dhe benzinën që ishte ende gjendje dhe është importuar në dhjetor. Si efekt i saj nuk ka paguar taksën e karbonit me vlerën e re. Taksa e karbonit mblidhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe për importuesit pagesa bëhet në momentin e zhdoganimit, ndërkohë që për karburantin e prodhuar në vend pagesa e kësaj takse bëhet në degët doganore të rrethit përkatës.

    Rritja e çmimeve
    Karburantet

    • Rritja e pritshme 12 lekë/litri
    • Rritja e aplikuar për naftën 5-20 lekë
    • Rritja e aplikuar për benzinën 7-20 lekë

    Akciza për duhanin
    • Rritja e pritshme për paketë 20 lekë
    • Rritja e aplikuar për paketë 20-50 lekë

    NERTILA MAHO

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Viti i Ri vjen me taksa të reja: Rritet çmimi i naftës dhe cigareve

    Çmimet u paraprijnë taksave, rritjet sapo kanë filluar

    Blerina Hoxha

    Rritjet e çmimeve në produktet e cigareve dhe karburanteve me 10 – 50 lekë, për efekt të rritjes së treg webtaksave vetëm sa kanë nisur, ndërkohë që nivele të reja të çmimeve janë lajmëruar në ditët në vijim. Në këtë rritje që ka nisur qysh në ditët e fundit të dhjetorit 2013, tregtarët po spekulojnë pastër. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se grosistët e karburanteve operojnë me tre muaj rezerva, kështu që efekti i rritjes së taksës nuk mund të shtrihet në ditën e parë që ligji hyn në fuqi. E njëjta logjikë vlen edhe për cigaret. Sipas burimeve të gazetës MAPO në dogana, mëshohet se gjatë muajit dhjetor janë zhdoganuar sasi të mëdha nafte dhe cigaresh në mënyrë që të krijoheshin rezerva. Këto rezerva që kanë paguar akcizë më të ulët nisën të shiteshin qysh më 1 janar me çmime të larta, duke dyfishuar fitimet për kompanitë që i tregtojnë. Çmimi për një paketë cigaresh është rritur nga 20 deri në 50 lekë. Ndërsa një litër karburant është shtrenjtuar nga 5 deri në 10 lekë për litër. Por rritjet, sipas tregtarëve, do të vijojnë edhe në ditët në vijim në varësi të rezervave. Një litër karburant pritet të shkojë në nivelet 200 lekë të reja për litër. Ajo që bie në sy është se rritja e çmimeve për efekt të rritjes së taksave nuk është përçuar uniformë në të gjithë vendin dhe me të njëjtat vlera. Edhe në këtë rast organet fiskale janë gjendur të papërgatitura. Ekspertët patën lajmëruar qeverinë që të merrte masa për të parandaluar një spekulim me çmimet për shkak të taksave. Shqetësim për këtë çështje ka shprehur edhe deputeti i PS, kryetar i komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili reagoi në facebook për çmimin e lartë të cigareve dhe e konsideroi një spekulim në të cilin po humbasin qytetarët dhe buxheti i shtetit. Çmimet e naftës në vendin tonë historikisht janë dominuar nga spekulimet më shumë sesa nga politika e taksave ose tregu ndërkombëtar. Kur qeveritë kanë ndërhyrë për të rritur taksimin e naftës, efekti i taksës në treg është përcjellë dyfish. Kështu ndodhi edhe në vitin 2011, ku qeveria rriti me pesë lekë akcizën, vetëm në pak ditë çmimi i naftës shkoi nga 157 lekë për litër në 168 dhe 170 lekë për litër. Nisur nga këto precedente, Tatimet dhe Doganat duhet të ushtronin një kontroll më të rreptë në tregje ndaj spekulantëve, duke marrë në konsideratë edhe premtimet e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili në prag të miratimit të paketës fiskale tha se rritja e taksave nuk do të përkthehet në rritje çmimesh. Rritja jo vetëm që ka nisur, por siç kanë lajmëruar tregtarët, pritet të vijojë. Debatet nga ekspertët dhe grupet e interesit që kanë shoqëruar projekt-paketën fiskale kanë lajmëruar një rritje të çmimeve të naftës. Por tregu kaq do, edhe pa hyrë në fuqi paketa e re fiskale, çmimet kanë nisur të rriten. Ndryshe nga shumë vende të tjera, ku çmimet e naftës përcaktohen në bursa dhe nga entet rregullatore, në Shqipëri i përcakton tregu i lirë. Në Maqedoni ka Ent Rregullator për përcaktimin e tavaneve të çmimeve. Mirëpo sjelljen e çmimeve në vendin tonë ekspertët e shpjegojnë si karakteristikë të tregjeve në zhvillim, ku më shumë se ofertë-kërkesa çmimet kontrollohen nga mekanizma të tjerë, si monopolet dhe spekulimet. Tregu i karburanteve paraqitet një rast tipik. Pikërisht në këto momente ku për shkak të krizës çmimi i një fuçie naftë në bursa ka rënë në 100 USD, në vendin tonë një litër naftë shitet njësoj, sikur çmimi i fuçisë të jetë në nivelet 160 USD.

    MAPO

  3. #3

    Për: Viti i Ri vjen me taksa të reja: Rritet çmimi i naftës dhe cigareve

    Eshte vetem fillimi. Furtuna e vertete e çmimeve pritet qe te fryje ne ditet dhe muajt ne vijim.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Viti i Ri vjen me taksa të reja: Rritet çmimi i naftës dhe cigareve

    Kreu i 'Hidrokarbureve': Paketa fiskale rriti çmimin e karburantit, të luftojmë ta ulim

    TIRANË-Rritja e cmimit të karburantit vjen si pasojë e paketës së re fiskale që futi në zbatim qeveria. Por janë të gjitha mundësitë që çmimi të ulet, për këtë duhet studiuar mirë tregu dhe gjithë cfarë përfshihet me fjalën karburant. Kështu bëri të ditur sot Luigj Aliaj, kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve, në rubrikën ‘Opinion’ në TvNews24 ku diskutoi me gazetarët Ola Bruko dhe Edvin Parruca mbi çmimin e rritur të naftës dhe benzinës në vend.

    “Taksa në hidrokarbure do të pasqyrohet dhe në çmimin e naftës dhe benzinës. Pas 1 Janarit do të rritet. Konkretisht, nëse bursat do ruanin këto nivele dhe kursi i këmbimit të valutës gjithashtu çmimi vetëm nga taksa e re do të rrotullohet nga 1 905 2005 lekë të vjetra. Qeveria e ka mbyllur paketën fiskale tashmë dhe rritja ndodhi. Por kemi dhe bursat dhe mund të ketë destabilizim tregjesh dhe pastaj nis një tjetër histori që nuk duam ta urojmë”, shprehet Aliaj për News24.

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Viti i Ri vjen me taksa të reja: Rritet çmimi i naftës dhe cigareve

    Muaji dhjetor, më i shtrenjtë në ushqime, pije dhe cigare

    INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit

    Muaji dhjetor i vitit që lamë pas shënoi rritje më të lartë të çmimeve krahasuar dhe me një vit më parë për grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,2% pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,5%. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Komunikimi” me 2,9% pasuar nga grupi “Shëndeti” me 1,5% dhe “Transporti” me 1,2%. Por rritja vjetore në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,4 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e zarzavateve janë rritur me 23,2% dhe çmimet e frutave me 13,2%. Krahasuar me një vit më parë, çmimi i duhanit u rrit me 8,0%, ndërsa çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar gjithashtu me 0,4 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e materialeve për mirëmbajtjen e shtëpisë u rritën me 2,6% dhe çmimi i ujit të pijshëm me 1,8%. Ulje në çmime si pasojë e uljes së kërkesës konsumatore ka pasur grupi “Veshje dhe këpucë” i cili ka ndikuar – 0,2 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Brenda këtij grupi, çmimet e veshjeve u ulën me 3,9% dhe çmimet e këpucëve me 2,1%. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2013, arriti 116,2%. Në muajin dhjetor 2013, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1.9%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,4%.

    Shqip

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Viti i Ri vjen me taksa të reja: Rritet çmimi i naftës dhe cigareve

    Rritet çmimi i barnave- F OTOLAJM

    TIRANE-Rritje çmimesh dhe tek barnat mjekësore. Nuk mjaftoi që çmimi i karburantit u rrit me 10 lekë për shkak të paketës fiskale të re që hyri në fuqi, por rritja ka prekur dhe barnat mjekësore.

    Ja një foto ku ilaci kundër tensionit i emërtuar ‘Lisidigal’ në muajin dhjetor kushtonte 808 lekë me TVSH dhe në muajin janar ky ilaç blihet me 952 lekë të reja. Përkundër premtimit që çmimi i barnave do të ulet, po ndodh e kundërta. Realisht ulja pritet të ndodhë në muajin prill pasi do të ulet taksa për barnat, por me rritjen që po ndodh aktualisht, në muajin e shumëpritshëm prill i bie që të ulet çmimi dhe të shkojë realisht sa ai që ka qenë në muajin dhjetor.

    Ata që po e pësojnë aktualisht nga kjo rritje abuzive e çmimeve të barnave janë pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Shpresojmë që qeveria të bëjë ‘skonto’ reale me ilaçet në muajin prill.

    Emri:  79024_1.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  93.1 KB

    Balkanweb

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Viti i Ri vjen me taksa të reja: Rritet çmimi i naftës dhe cigareve

    Shume mire e kane bere qe kane rrit cmimin e cigareve. Nuk eshte se eshte jetike. Eshte gje qefi ( kshu nder po ju bejne, live healthy )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Viti i Ri vjen me taksa të reja: Rritet çmimi i naftës dhe cigareve

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Rritet çmimi i barnave- F OTOLAJM

    TIRANE-Rritje çmimesh dhe tek barnat mjekësore. Nuk mjaftoi që çmimi i karburantit u rrit me 10 lekë për shkak të paketës fiskale të re që hyri në fuqi, por rritja ka prekur dhe barnat mjekësore.

    Ja një foto ku ilaci kundër tensionit i emërtuar ‘Lisidigal’ në muajin dhjetor kushtonte 808 lekë me TVSH dhe në muajin janar ky ilaç blihet me 952 lekë të reja. Përkundër premtimit që çmimi i barnave do të ulet, po ndodh e kundërta. Realisht ulja pritet të ndodhë në muajin prill pasi do të ulet taksa për barnat, por me rritjen që po ndodh aktualisht, në muajin e shumëpritshëm prill i bie që të ulet çmimi dhe të shkojë realisht sa ai që ka qenë në muajin dhjetor.

    Ata që po e pësojnë aktualisht nga kjo rritje abuzive e çmimeve të barnave janë pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Shpresojmë që qeveria të bëjë ‘skonto’ reale me ilaçet në muajin prill.

    Emri:  79024_1.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  93.1 KB

    Balkanweb
    Ilacet duhet te mbulohen pothuajse te gjitha nga agjensite e inshurancave.
    pensioniste apo jo pensioniste eshte hap i zgjuar te regjistrohesh dhe paguash nje plan
    inshurance shendetsore qe te mbulon 60-70 perqind te cmimeve te ilaceve
    mbase me shume dhe cmimet e vizitave dhe procedurave mjekesore.
    Te blesh ilace pa inshurance eshte cmenduri dhe budallek.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •