Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë: Akt terrorist me mesazh “Nafta” dhe “Taksa"

    Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë, MB: Akt terrorist me mesazh “Nafta” dhe “Taksat”

    Emri:  Foto-demtimi-300x199.jpg

Shikime: 868

Madhësia:  20.8 KB
    KURBIN- Një shtyllë e tensionit të lartë e linjës së interkonjeksionit Tiranë- Podgoricë është hedhur në erë me eksploziv në Kurbin. Policia e ka cilësuar aktin si tërrorist.
    “Në datë 31.12.2013, rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Nderlalaj, në Milot, rrethi Kurbin, është dëmtuar me eksploziv shtylla e linjes së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Nga shpërthimi me lëndë eksplozive është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartesinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaje shtylle, në lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës.”- thuhet në njoftimin e policisë.
    Policia thekson se ka mbërritur mënjeherë në vendin e ngjarjes duke bërë ç’aktivizimin e eksplozivit të pashpërthyer.
    Në njërën nga këmbët e shtyllës policia shpjegon se ka gjetur dy kartona, njëri me mbishkrimin NAFTA dhe tjetri me mbishkrimin TAKSAT, të cilat ishin të ngjitura me ngjjitese natriban në shtyllë. Shtylla objekt sulmi ndodhet në një faqe mali në afërsi të rrugës së vjetër Milot-Burrel pranë urës me harqe. Sipas policisë ky është akti i parë terrorist në Shqipëri, që shoqërohet me mesazhe të qarta të lëna në vendngjarje nga autorët e vetë akti. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e dinamikës së këtij akti terrorist si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të saj.

    Panorama

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë: Akt terrorist me mesazh “Nafta” dhe “T

    Kush perdor tritol ne ate zone?
    Miniere ,cila miniere?
    Firme ndertimi/rruga/ura?.
    Kush perdor dinamit tritol ne peshkim ne ate zone?
    Repart ushtarak,ku dhe a
    perdor reparti material te tille?
    Firma gjeologjike/miniera nafte a perdorin tritol.
    Ku e marrin tritolin keto firma.
    Cilat magazina japin tritol?
    Sa jane dhene dhe kujt,per cfare eshte dhene?
    Duhet pare inventari i te gjitha fimave qe perdorin tritol per qellime pune.
    pse eshte venepako 6.4 kg dhe jo me shume,jo mepak??????
    Duhet pare se clidhje ka forca e shperthimit te 6.4kilo cfare rezistence
    mund te thyje nje sasi e tille tritoli.
    Duhet te intervistohen te gjithe tekniket qe merren me instalime minash tritoli dinamiti e kane njohuri mbi sasite
    dhe forcen shkaterruse.
    Duhen pare letrat ngjitese te perdorura,dhe menyra se si eshte paketuar eksplozividhe te terhiqet nje konkluzion nese eshte pune e ndonje asoleshenti
    te venengadikush apo pune profesionisti,dikujt qe eshte shume familjar me eksploziva dhe mjaft
    mire me duart per te bere paketime te bukura dhe profesionale.Mbi bazen e kesa mundte nxirret konkluzion
    per ndonje usta qe merret me eksploziva punon nendonje firme me eksploziva dhe ka lidhje me ngjarjen.
    Kush peson me shume humbje nga demtimi i shtylles/
    shteti,fshatra familje,apo ndonje firme ndertimi,fabrike.
    Mund te jete inati i dikujt kunder ndonje biznesi qe perdor shume rryme elektrike.
    Cilat biznese ne rajon perdorin me shume energji elektrike dhe a ka pasur konflikte te brendshme mes punetoreve dhe bosit?
    Shperthimi mund te ketemotive te sabotojendonjebiznes qe eshte i varur ne aktivitet nga energjia e madhe
    elektrike dhe eshte studiuar dhe marre vesh se nga e merr firma energjine,nga vjen.
    Mundet qe kjo te jete e lidhur edhe mendonje firme nga kosova qe eksporton mallra ne shqiperidhe akti eshte
    sabotim per ate firme qe varet ne energji nga linja ne fjale.
    A eshte shtylla afer me rrugen apo ne thellesi ne terren?Cili fshat eshte meafer me shtyllen.
    Duhet kontrolluar terreni me qen per te identifikuar eren e lene te rrobave te personave
    qe e kane kryer kete pune dhe qeni ndjek eren ku vazhdon.
    Nqs shkon me vrap drejt ndonje fshati aty rrotull atehere kjo do jete nje pike starti per te nisur hetimet.
    Ndonje fshatar ne fshat eshte pisllik,ka lidhje me kete krim.
    Ku ka pasur konflikte kohet e fundit,ne cilat firma,per rrogen,taksat,cila miniere ka pas probleme?
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë: Akt terrorist me mesazh “Nafta” dhe “T

    nuk eshte akt terrorrist, eshte akt kriminel
    sa shpejtohen kur flasin keta te majtet. nuk eshte e lehte te besh politike.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë: Akt terrorist me mesazh “Nafta” dhe “T

    Skenari fantashkencë i Berishës: tritolin ia ka vënë vetes... Rama, bipolari

    Ish-Kryeministri Berisha me një postim në FB (i përshtatur për masat popullore me fjalë si “të ndenjurat e X e Y”) ka shpallur publikisht kush po vë tritol në Shqipëri: qeveria!

    “Sihariqin për hyrjen e tyre në fuqi [paketës fiskale], qeveria e njoftoi me pak C4, kësaj radhe të vendosur jo në të ndenjurat e Besnik Dervishit, madje as dhe në të ndenjurat e shtyllës të tensionit të lartë, por direkt në trupin e saj. Po çfarë e shtyu Edi Ramën të rrisë borxhin e vendit në një vit 3.2 herë më shumë se sa u rrit në tete vite dhe të rrisë taksat për 100% të shqiptarëve e të shtyjë drejt krizës ekonominë e vendit?” shkruan Berisha, i cili më tej citon ekonomistë të shquar të huaj (pa emër) të cilët “kanë deklaruar publikisht se shkaku qëndron në injorancën e plotë të tij [Ramës] në ekonomi, të tjerë besojnë se këto anti-reforma lidhen me psikozën e tij për shkak të së cilës ai ka krijuar në mendjen e tij dhe lufton kundër një realiteti ekonomik që në të vërtetë nuk ekziston dhe po me psikozën bipolare lidhet dhe besimi i tij se në Shqipëri nuk ka ekonomist tjetër përveç atij...” shkruan lideri historik i PD-së në FB.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë: Akt terrorist me mesazh “Nafta” dhe “T

    Qenka frymezuar Saliu,por Saliu harron te permende borxhin
    e trasheguar nga qeveria e tij si "sukses".
    Edhe qeveria e Saliut kur erdhi dhe vazhdoi ne pushtet
    e drejtoi ekonomine keq,borxhet u rriten,u rriten
    shume ndertimet pa leje e te tjera "suksese".
    Saliu sulmon Ramen ne facebook,dhe Rama
    hip ne tribuna ne Burrel dhe te Dajti,te muzeu i Krujes lol dhe
    sulmon shan Saliun.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •