Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Exclamation AKU: Falsifikohen etiketat, ushqime të skaduara në treg

    Tregu është i mbushur nga ushqimet e skaduara me etiketa të falsifikuara.

    Pas inspektimeve në terren, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar falsifikime të datave të skadencave. Drejtuesit e këtij institucioni u bëjnë apel qytetarëve të kontrollojnë produktet përpara konsumit. “Kemi raste të denoncimit të këtyre rasteve nga vetë konsumatorët. Identifikimi është një proces që nuk është i lehtë, sepse identifikimi i produkteve ushqimore, të cilave u është falsifikuar etiketa, apo kanë mbaruar afatet e skadencës, është një proces që është i vështirë”, shprehet drejtori i AKU, Artan Gjergji.

    Sipas tij, bashkëpunimi me qytetarët është i domosdoshëm, pasi ky autoritet ka numër të kufizuar punonjësish dhe nuk mund të kryejë kontrolle të përditshme në çdo subjekt. Ndaj subjekteve për të cilat ka pasur ankesa janë ndërmarrë një sërë masash penalizuese. “Evidentimi i këtyre rasteve mbetet problematik, sepse subjekte të caktuara kanë ‘aftësinë’ për t’i fshehur me detaje problemet që kanë me skadencën, pra, për të falsifikuar datën, por në anën tjetër duhet të kuptojmë edhe kapacitetet njerëzore që ka AKU, janë më të vogla se nevojat”, thotë drejtori i AKU. Ai shton se institucioni që drejton ka një staf të limituar që nuk mund të jetë kudo, në çdo moment.

    “Vazhdoj të përsëris që konsumatori është agjenti më i mirë i AKU në drejtim të denoncimit të rasteve”, thekson ai. I pyetur në lidhje me qumështin e dy kompanive shqiptare të bllokuar në Kosovë, Gjergji shprehet se analizat nuk kanë përfunduar ende. Problemet Gjatë inspektimeve në terren janë konstatuar dhe probleme të tjera, ambalazhimi jashtë standardeve, mungesa e kushteve higjieno-sanitare dhe certifikata e origjinës të produkteve. Po kështu janë zbuluar produkte ushqimore me ngjyrues apo me kimikate.

    ZIRINA LLAMBRO
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: AKU: Falsifikohen etiketat, ushqime të skaduara në treg

    Dogana duhet te kontrolloje ne hyrje per ushqimet qe futen se kur skadojne dhe ja kalon materialin
    paleve te interesuara ne shtet qe bejne kontrollet e ushqimit ne treg.
    Mallrat kane emrin e pronarit qe i ka ne zoterim dhe se ku ne cilin qytet shkojne.
    Pastaj drejtoria qe kontrollon ushqimet te beje trak dhe kontrolloje dyqanet diten
    qe ushqimi skadon te grumbulloje mallin e pa shitur dhe ta gropose.
    Zgjidhja me e mire do ishte qe ketyre produkteve ti vihet pulle elektronike skadence,me shirita elektronike te stampuar.
    kur malli skadon ajo te leshoje sinjal ose leje gjurme print ne siperfaqen e mallit si tregues skadence,ose pulla te ndryshoje ngjyren vete pas afatit te skadences.Kjo do i ndihmoje bleresit qe tedallojne mallin e skaduar menjehere nga pulla elektronike qe nderron ngjyre..
    Edhe barkodi duhet te kete afat skadence,per ushqimet qe u kalon afati, barcodi duhet te konsiderohet
    i pavlefshem nga skanerat e ushqimit dhe kjo do pengoje printimin e fatures.
    Per bleresit mosprintimi i fatures eshte tregues qe malli eshte i skaduar dhe duhet te anulloje blerjen.
    Gjithmone ble ushqim te ndonje shites qe e njeh dhe te njeh dhe ke miqesi.
    Shitesi nuk ja fut kurre miqve,nuk u shet mall te skaduar.Te pakten ne Shqiperi keshtu eshte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 29-12-2013 më 22:28
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: AKU: Falsifikohen etiketat, ushqime të skaduara në treg

    Pse di gje AKU nese ka ndonje ushqim qe nuk eshte i skaduar, para 7-8 muajsh eshte futur nje lloj mishi qingji qe ishte refuzuar hyrja ne shba dhe eu, dhe perfundoj ne tregun tone, nga te huajat p[o kemi frike por dhe nga mallrat e katunarit spo kemi shume besim.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: AKU: Falsifikohen etiketat, ushqime të skaduara në treg

    AKU kontroll tek ish-Uzina Dinamo, sekuestron rreth 800 kg djathë e gjizë !


    TIRANE - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar kontrolle për djathin dhe gjizën në tregun ushqimor tek ish-Uzina Dinamo në Tiranë. Inspektimi në treg ka nisur pas urdhrit të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.

    Mësohet se gjatë kontrollit të produkteve të qumështit janë sekuestruar 486 kg djathë dhe 300 kg gjizë me përmbajtje niseshteje.

    AKU paralajmëroi tregtarët se nuk do të ketë asnjë tolerim për subjektet që nuk plotësojnë standardet dhe shkelin sigurinë ushqimore.

    Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollin në stabilimentet e përpunimit të qumështit.

    er.nu/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2014
    Postime
    8

    Për: AKU: Falsifikohen etiketat, ushqime të skaduara në treg

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Tregu është i mbushur nga ushqimet e skaduara me etiketa të falsifikuara.

    Pas inspektimeve në terren, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar falsifikime të datave të skadencave. Drejtuesit e këtij institucioni u bëjnë apel qytetarëve të kontrollojnë produktet përpara konsumit. “Kemi raste të denoncimit të këtyre rasteve nga vetë konsumatorët. Identifikimi është një proces që nuk është i lehtë, sepse identifikimi i produkteve ushqimore, të cilave u është falsifikuar etiketa, apo kanë mbaruar afatet e skadencës, është një proces që është i vështirë”, shprehet drejtori i AKU, Artan Gjergji.

    Sipas tij, bashkëpunimi me qytetarët është i domosdoshëm, pasi ky autoritet ka numër të kufizuar punonjësish dhe nuk mund të kryejë kontrolle të përditshme në çdo subjekt. Ndaj subjekteve për të cilat ka pasur ankesa janë ndërmarrë një sërë masash penalizuese. “Evidentimi i këtyre rasteve mbetet problematik, sepse subjekte të caktuara kanë ‘aftësinë’ për t’i fshehur me detaje problemet që kanë me skadencën, pra, për të falsifikuar datën, por në anën tjetër duhet të kuptojmë edhe kapacitetet njerëzore që ka AKU, janë më të vogla se nevojat”, thotë drejtori i AKU. Ai shton se institucioni që drejton ka një staf të limituar që nuk mund të jetë kudo, në çdo moment.

    “Vazhdoj të përsëris që konsumatori është agjenti më i mirë i AKU në drejtim të denoncimit të rasteve”, thekson ai. I pyetur në lidhje me qumështin e dy kompanive shqiptare të bllokuar në Kosovë, Gjergji shprehet se analizat nuk kanë përfunduar ende. Problemet Gjatë inspektimeve në terren janë konstatuar dhe probleme të tjera, ambalazhimi jashtë standardeve, mungesa e kushteve higjieno-sanitare dhe certifikata e origjinës të produkteve. Po kështu janë zbuluar produkte ushqimore me ngjyrues apo me kimikate.

    ZIRINA LLAMBRO
    DIhet se ushqimet ne Shqiperi jane te skaduara. Nuk mundet te vazhdohet keshtu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •