Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini i Zi

    Zbardhet raporti sekret i Qeverisë për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini i Zi

    Raportimi i zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme në mbledhjen me dyer të mbyllura në Parlament.


    Zbardhen bisedimet me Greqinë e Maqedoninë për Vjosën dhe Drinin.

    Pas konfliktit mes Shqipërisë dhe Greqisë për marrëve-shjen e ujërave kufitare, qeveria shqipt-are do të përballet dhe më një kërkesë problematike të palës helene, atë të devijimit të burimit të lumit Vjosa. Po ashtu dhe me kërkesën e qeverisë maqedonase, për të devijuar burimin e lumit të Radikës, që derdhet në Drinin e Zi. Qeveria greke ka miratuar më 31 korrik të vitit 2013 një projekt që synon të devijojë lumenjtë në Veri të Greqisë për të pasuruar liqenin e Janinës dhe në listën e lumenjve është edhe ai i Vjosës. Ministria e Jashtme e ka shprehur këtë problematikë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, me kërkesë të deputetëve Fatmir Mediu i PR-së dhe Përparim Spahiu i LSI-së. “Panorama” zbardh raportimin sekret të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme, të cilët kanë informuar ligjvënësit se janë ngritur grupet e punës ndërqeveritare për të negociuar me shtetet fqinje, Greqinë dhe Maqedoninë, për problematikat që mund të lindin nga devijimi i burimeve të lumenjve të rëndësishëm të vendit, si Vjosa dhe Drini i Zi.

    Me Maqedoninë
    Qeveria maqedonase i ka propozuar qeverisë shqiptare një projekt për të devijuar në tri kanale të nëndheshme burimin e lumit Radika, për të ndërtuar një hidrocentral në Fushën e Likovës. “Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të problematikës së krijuar qoftë me komunitetin e Dibrës së madhe, për çështjen e një projekti të cilin qeveria maqedonase e ka miratuar nga ana teknike për ndërtimin e një hidrocentrali në Fushën e Likovës. Ideja është se duke qenë se burimet natyrore nuk janë të mjaftueshme në këtë zonë, është menduar që të merren pesë degë të lumit Radika dhe të çohen në 3 kanale të nëndheshme, drejt fushës së Likovës”, ka deklaruar drejtoresha e Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, Suela Janina. Këtë kërkesë pala maqedonase e ka paraqitur gjatë takimit të zhvilluar mes ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri dhe homologut maqedonas, Valon Saraçini. “Çështja është ngritur edhe në rrugë zyrtare nga ana e qeverisë maqedonase në takimin që ka pasur ministri i Energjisë, zoti Damian Gjiknuri, me homologun e tij maqedonas në Shkup, në datën 26 nëntor të këtij viti, ku është diskutuar dhe janë paraqitur nga pala maqedonase disa elementë paraprakë të këtij projekti. Sipas të ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini, projekti nuk do të ketë ndikim ndërkufitar, pasi thuhet nga pikëpamja teknike që lumi i Radikës ka 17 metra kub prurje në sekondë, ndërkohë që mendohet të devijojnë vetëm 2 metra kub në sekondë. Kurse nga ana e ministrit Gjiknuri është mirëpritur fakti që kjo është ngritur si çështje për diskutim dypalësh dhe është rënë dakord që të vlerësohet nga ana teknike ky projekt”, është shprehur drejtoresha e Ministrisë së Jashtme.

    NDIKIMI
    Pala shqiptare është e mendimit se devijimi i një prej burimeve të lumit Drin i Zi nuk do të jetë i madh, por kjo do të vlerësohet nga komisionet ndërqeveritare. “Mendojmë se është çështje ditësh që të komunikojmë në mënyrë diplomatike me palën maqedonase, për të bërë mbledhjen e komisionit ndërqeveritar të ujërave dhe ky është i vetmi instrument ligjor, i cili do të shërbejë për diskutimin e të gjitha problemeve që mund të lindin mes dy shteteve dhe kryesisht problemi kryesor që kemi aktualisht është çështja e devijimit të lumit të Radikës dhe të ndikimit që do të ketë në Drinin e Zi, sepse realisht nga informacionet që kemi për momentin, mendohet që nuk do të ketë ndikim shumë të madh, por kjo është një çështje që ekspertëve u takon ta vlerësojnë realisht sesa do të jetë, duke parë në mënyrë më të detajuar vetë projektin dhe se çfarë parashikon ai”, ka thënë zyrtarja e lartë në MPJ.

    NEGOCIATAT ME GREQINË
    Drejtoresha e Drejtorisë së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtarë në MPJ, Suela Janina, ka deklaruar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura se takimi me grupin ndërqeveritar të Greqisë do të zhvillohet në territorin shqiptar, pasi takimi i fundit është zhvilluar në vitin 2008 në shtetin helen. “Edhe me lumin e Vjosës kemi pak a shumë të njëjtin problematikë. Po ashtu edhe me Greqinë është e njëjta situatë, ku po ngremë grupin e punës dhe normalisht sipas parimit të rotacionit, na takon ne që të mbledhim komisionin e përbashkët, pasi takimi i fundit është bërë në vitin 2008 në territorin e shtetit grek. Kështu që janë të gjitha procedurat që ne po ndjekim me vëmendje dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete për diskutimet e gjithë këtyre çështjeve”, ka deklaruar Janina.

    FATION BINJAKU

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-12-2013 më 15:22

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini


    Protesta qytetare ne Greqi per planin e devijimit te lumit Vjose


    Në 31 korrik të këtij viti Ministria e Transportit e dhe Ministria e Mjedisit në Greqi kanë nënshkruar një projekt, ku parashikohet devijimi i lumenjve në veri të Greqisë për pasurimin e liqenit të Janinës.

    Në listë është edhe lumi Vjosë, gjatësia e të cilit në territorin grek është 70 km. Ai fillon rrugëtimin e tij pranë fshatit Vuvusa në veriperëndim të Greqisë dhe vazhdon rrjedhën natyrale në jug të Shqipërisë, drejt detit Adriatik.

    Projekti parashikon që 70 milionë metër kub ujë, të devijohet çdo vit nga burimi i lumit të Vjosës. Diga që është menduar të ndërtohet sipas projektit, parashikon një fund të papritur të udhëtimit të lumit dhe privim të Vuvusës, Konicës dhe Shqipërisë nga ujërat, të cilat do të bllokohen nga diga e re.

    Kundër këtij projekti në Greqi është krijuar tashmë një lëvizje qytetare, ku marrin pjesë punonjës të Parkut kombëtar të Pindit, banorë të komunave të Konicës, Zagorisë, studentë e pedagogë të Universitetit të Janinës, intelektualë dhe organizata mjedisore.

    "Lëvizja qytetare për mbrojtjen e Vjosës" thotë se një ndryshim i përmasave të tilla nëpërmjet devijimit të lumit, do të prishte ekuilibrin ekologjik të zonës, dhe do të kishte pasoja të pallogaritshme për mjedisin, njerëzit, florën dhe faunën e gjithë kontinentit.

    Sipas kësaj lëvizjeje, dobia që mund të sjellë uji i Vjosës në liqen, nuk është ajo që pretendohet, sepse cilësia e ujit të liqenit varet nga sistemi i pastrimit dhe menaxhimi i rezervave ujore. Aktivistët thonë se duhet bërë gjithcka me përpjekje kolektive për parandalimin e shkatërrimit ekologjik të planifikuar në zonë. "Lëvizja e qytetarëve për Mbrojtjen e lumit Vjosë" ka hapur edhe një faqe në Facebook, ku kërkon të sensibilizojë opinionin e gjerë për mbrojtjen e lumit.

    Gjithashtu grupet e mbrojtjes së mjedisit kanë dërguar kërkesë në Këshillin e Shtetit për anulimin e projektit të devijimit të Vjosës. Aplikantët e kësaj kërkese thonë se me zbatimin e projektit shkelet ligji për mbrojtjen e ujërave dhe i hapet rruga shkatërrimit të një thesari unik ekologjik, që i jep jetë rajonit.

    Zërat kundër projektit janë dëgjuar edhe në Bruksel. Në dhjetor të vitit 2012 eurodeputeti grek Nikos Krisogelos ka kërkuar të dijë nëse shtetet anëtare të BE kanë dijeni për skemën e devijimit të Vjosës, ndërsa në korrik të këtij viti deputeti i pavarur Kristo Arsenis informoi Parlamentin Evropian mbi projektin e firmosur të devijimit të paligjshëm të lumit Vjosë. Sipas tij, plani i qeverisë është i paarsyeshëm dhe destruktiv.

    Cështja e devijimit të Vjosës ka qenë shqetësim më i hershëm në Greqi, që në fillim të viteve '80, kur u planifikua shfrytëzimi i burimeve ujore të rajonit për të prodhuar energji elektrike. Por edhe për shkak të kostos së lartë të ndërtimit të digës, projekti u anulua.

    (Balkanweb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini

    Dade shkel Rregulloren e Kuvendit, përzë mediat nga Komisioni i Jashtëm

    Debati për projektbuxhetin e Ministrisë së Jashtme është zhvilluar dje në Kuvend pa praninë e mediave. Si rrallë më parë dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka urdhëruar moslejimin e mediave gjatë miratimit nen për nen të buxhetit të Ministrisë së Jashtme. Urdhri i Dadës mësohet të ketë ardhur si reagim pas procesverbalit të publikuar në “Panorama”, për negociatat sekrete mes Shqipërisë me Greqinë dhe Maqedoninë për devijimin e degëve të dy prej lumenjve, Vjosë dhe Drin i Zi. Në nenin 35 të Rregullores së Kuvendit, saktësohet se Komisioni, me shumicën e votave, mund të vendosë për mënyrën sesi do të zhvillohen mbledhjet e komisionit. Por, sipas nënkryetarit të Komisionit, Aldo Bumçi, në mbledhje nuk ka pasur asnjë votim për këtë çështje dhe se diskutimi për buxhetin historikisht bëhet i hapur dhe në prani të medias. “Në asnjë moment nuk është marrë vendim, e para sepse kur diskutohet buxheti mbledhjet janë përherë të hapura. Komisioni i Jashtëm ka më pak punë për sa i takon buxhetit, se ka vetëm Ministrinë e Jashtme. Komisioni nuk ka pasur vendim dhe vetë mbledhja është e detyruar të bëhet e hapur. Më duket e habitshme si ka ndodhur, në një kohë që nuk kishte asgjë sekrete për t’u diskutuar”, tha Bumçi.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini

    “Mbyllja” e Komisionit të Jashtëm, Bogdani: Mungesa e transparencës,praktikë pune e qeverisë

    TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka reaguar sot lidhur me moslejimin e mediave nga ana e kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, gjatë diskutimit dhe miratimit nen për nen të buxhetit 2014 të Ministrisë së Jashtme. Bogdani e cilëson këtë si një praktikë që nuk është asnjëherë në të mirë të demokracisë dhe transparencës.
    Në reagimin e tij në Facebook, deputeti i PD-së ndalet në mënyrë të veçantë tek diskutimi për ndryshimin e rrjedhjes së lumenjve Vjose në Greqi dhe Radika në Maqedoni, ku procesverbali për negociatat sekrete mes Shqipërisë me Greqinë dhe Maqedoninë u publikuan nga gazeta “Panorama”. Pikerisht rrjedhja e ketij informacioni mesohet se eshte bere shkak per moslejimin e mediave ne mbledhjen e Komisionit te Jashtem nga ana zonjës Dade.

    “Një çështje e tillë, e një rëndësie të veçante, nuk mund të diskutohet në mungesë transparence ndaj publikut dhe me dyer të mbyllura, duke lejuar Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të rrinë duarkryq ndaj këtij akti që cenon dhe nëpërkëmb hapur interesat kombëtare shqiptare. Ndaj, nuk besoj se është i rëndësishëm fakti se kush e ndau ketë informacion me mediat apo jo, se sa fakti që një informacion i tillë, i një rëndësie kaq të veçantë duhet të behet i njohur për opinionin publik; por me sa duket, sa herë bëhet fjalë për çështje të rëndësisë kombëtare, praktika e fshehjes së informacionit dhe mungesa e transparencës, si në rastin e importit të armëve kimike të Sirisë, është praktikë punë e kësaj qeverie. Dhe ndryshe nga sa mendon kolegia në drejtim të Komisionit të Jashtëm, unë besoj se çdo deputet i Parlamentit të Shqipërisë duhet t’i qëndrojë betimit që ka bëre në Kushtetute dhe të jetë transparent, të japë llogari dhe të punojë në të mirë të çdo qytetari shqiptar dhe vendit të tij.”- shkruan në reagimin tij deputeti i PD-së, Bogdani.
    Ndërkaq, debati për projektbuxhetin e Ministrisë së Jashtme është zhvilluar dje në Kuvend pa praninë e mediave. Si rrallë më parë dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, ka urdhëruar moslejimin e mediave gjatë miratimit nen për nen të buxhetit të Ministrisë së Jashtme.

    Panorama

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini

    Turp të ketë qeveria e re ! Nuk paska pasur faj Berisha që donte të shiste detin, e paska ditur që lumejt do të devijohen dhe nuk do të derdhen më në det !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6

    Për: Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini

    E rropen ate vend nga te gjitha anet. Njerez te mallkuar.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Protesta qytetare ne Greqi per planin e devijimit te lumit Vjose


    Në 31 korrik të këtij viti Ministria e Transportit e dhe Ministria e Mjedisit në Greqi kanë nënshkruar një projekt, ku parashikohet devijimi i lumenjve në veri të Greqisë për pasurimin e liqenit të Janinës.
    mos valle me 31 korrik ka qene ne qeveri ps dhe rama kryeminister..ja na e kujtoni pak???...- me sa dihet qeveria e re e filloi punen 2 muaj me vone...konkluzioni-salicis berishovicis..pervec ngaterresave te detit me kontrata ne te cilat vura firmat..i paska lene qeshtje te hapura qeverise se re dhe persa i perket lumejve e kush e di se cka tjeter do na dale me vone...tradhetar e kaluar tradhtari...dhe vijne mediat sot e pa pike cipe thone per raportin sekret te qeverise rama...hahhaha sa skandaloze,si qenka raport i qeverise rama kur ai u formua ne korrik..dhe qeveria e re sic e ka per detyre e ka sjell vetem per diskutim dhe nuk ka marre asnje vendim per te???
    -propaganda berishovicisiane vazhdon..vazhdoni eshte e vetmja gje qe dini te beni mire....
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 27-12-2013 më 17:22

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar BLEDI_SH për postimin:

    Enkeleu (27-12-2013)

  9. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini

    kjo mund te zgjidhet shume lehte ..ka marreveshje nderkombetare per ujrat nderkufitare dhe cdo mosmarrveshje zgjidhet me gjygj..eshte e sanksionuar ne te drejten nderkombetare qe nuk mund te behet devijimi natyror i ujerave nderkombetare pa marreveshjen midis paleve te interesuara..as greqia e as maqedonia nuk mund ta bejne nje gje te tille nese nuk bie dakort shqiperia si prites i ketyre ujerave..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Zbardhet raporti sekret i Qeverisë Rama për devijimin e lumenjve Vjosë dhe Drini

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    kjo mund te zgjidhet shume lehte ..ka marreveshje nderkombetare per ujrat nderkufitare dhe cdo mosmarrveshje zgjidhet me gjygj..eshte e sanksionuar ne te drejten nderkombetare qe nuk mund te behet devijimi natyror i ujerave nderkombetare pa marreveshjen midis paleve te interesuara..as greqia e as maqedonia nuk mund ta bejne nje gje te tille nese nuk bie dakort shqiperia si prites i ketyre ujerave..
    me sa kujtoj ka pasur nje loje te tille dhe ne kohen e xhaxhit..por xhaxhi kercenoj....dhe loja u harrua..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •