Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    LSI vë në provë qeverinë, propozon taksë 10% pë fasonët

    Blerina Hoxha

    Një propozim i LSI për të lënë tatimin mbi fitimin 10 për qind në ndërmarrjet fason (prodhuesit e LSI-PETRI-VASILIveshjeve dhe këpucëve) ka zënë në befasi qeverinë dhe përfaqësuesit e maxhorancës. Pasi ka gati dy javë që paketa fiskale ka shkuar në Kuvend madje ka marrë miratimin në parim edhe në Parlament, por vetëm dje LSI ka propozuar përjashtimin nga rritja tatimit mbi fitimin për fasonët.

    Propozimet

    LSI kërkon që tatim fitimi mbi fasonët të mbetët 10 % dhe jo 15 % siç është vendosur në paketën fiskale. Mbetet për të parë nëse LSI do të votojë këtë nen të paketës fiskale, nëse qeveria nuk merr në konsideratë kërkesën e saj. Një propozim të ngjashëm pati ndaj ministrisë së Financave edhe deputeti i PS kryetar i Komisionit të Ekonomisë Erion Brace, i cili kërkoi që tatim-fitimi në këto biznese të jetë zero, por më kushtin që të ri investohet brenda Shqipërisë. “Nëse ju nuk mund të merrni parasysh në këtë moment këtë kërkesë për shkak të diskutimit të brendshëm dhe me FMN-në, do të preferoja që më mirë të diskutonim për një moment të dytë për të marrë në konsideratë propozimin”, deklaroi Braçe. Por, zëvendësministri i Financave, Ervin Mete tha se, për momentin nuk mund ta mbështesin këtë propozim edhe për faktin se ka një efekt të konsiderueshëm në buxhet. Pas debateve, Dashamir Shehu ka propozuar një skemë ku kërkon që tatim-fitimi për fasonistët të shkojë në 7.5 %, njëlloj sa biznesi i vogël. Përfaqësuesit e qeverisë kanë pohuar se, do të shqyrtojnë këtë propozim ditën e nesërme për të dhëne një përgjigje të shtunën në mëngjes para se, paketa fiskale dhe projektbuxheti të miratohen nen për nen. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, tha se veç tatimit mbi fitimin për fasonët LSI kërkon që 20% e të ardhurave të realizuara nga rritja e akcizës për duhanin të kalojë si fond shtesë në Ministrinë e Shëndetësisë. LSI propozoi që kontrollet mjekësore falas një herë në vit të zgjerohen deri në moshën 65-vjeçare.

    Ndryshimet

    Komisioni Parlamentar i Ekonomisë gjatë diskutimit nen për nën të paktës fiskale ka bërë disa ndryshime. Komisioni vendosi të mbajë në të njëjtin nivel taksën e banesave para vitit 1993, pasi në paktën fiskale ishte parashikuar dyfishim i saj, për të cilin ka rënë dakord edhe maxhoranca. Ndryshime të tjera të kësaj pakete janë ngritja e fashës së akcizës për prodhuesit e birrës nga 200 mijë hektolitër në 310 mijë hektolitër, dhe fasha e dytë në 710 mijë hektolitër. Diferencimi i TVSH për hidrokarburet do të aplikohet vetëm për fazën e kërkimit dhe jo të zhvillimit të projekteve. Gjithashtu u vendos akciza me 50 lek për litër për pijet energjike. Edhe pse me debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, masa e kontributit të sigurimeve shëndetësore u vendos të jetë 3.4 % për të vete punësuarit, si në fshat edhe qytet, që sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, diferencimi do të behet në bazë të pagës minimale. Ndërsa në lidhje më TVSH për barnat në masën 10 %, zëvendësministre e Shëndetësisë, Milva ikonomi, tha se fondet e çliruara do të shkojnë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Por, ndryshimet që iu bënë paketës së ligjeve pritet të kenë një efekt në buxhetin e shtetit, çka sipas deputetes Albana Vokshi, duhet të ndryshojë përsëri buxheti i miratuar vetëm 2 ditë më parë nga Kuvendi. Komisioni diskutoi edhe për rritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, si dhe heqjen e tavanit prej 10 % të taksës së përkohshme që vendos pushteti vendor për biznesin e vogël. Paketa fiskale që do të shoqërojë buxhetin e vitit të ardhshëm ka një efekt financiar të parallogaritur në vlerën e rreth 20 miliardë lekëve. Komisioni i Ekonomisë do të miratojë të premten projektbuxhetin dhe paketën fiskale nen për nen për të kaluar të shtunën për miratim në seancë plenare.

    Lehtësirat ndaj fasonit, në qendër të fushatës së LSI

    Lehtësirat fiskale ndaj biznesit fason kanë qenë në themel të fushatës elektorale të LSI në zgjedhjet e qershorit. Duke qenë se, punësimi ishte qendra e programit të Lëvizjes Socialiste për integrim, takimet e kryetarit, ilir Meta me përfaqësues të këtyre bizneseve kanë qenë të shpeshta. Ai gjatë fushatës ka bërë takime në të gjithë vendin me bizneset e fasonit ku pat premtuar mbështetje me kredi të buta dhe grante. Në vijim të takimeve elektorale Meta pat theksuar se, është e rëndësishme të mbështetja ndaj biznesit fason. “Është tepër pozitiv fakti që 85% e biznesit fason në vendin tonë u takon kompanive shqiptare që do të thotë se, fitimet e këtij aktiviteti mbeten në Shqipëri dhe ri investohen këtu. Është në interesin tonë që të zgjerohet më tej aktiviteti i këtij biznesi dhe i çdo biznesi që hap vende të reja pune, në mënyrë të veçantë” është shprehur Meta në një fabrikë në qytetin e Beratit.

    Fasonistët: Propozimi i LSI na mbron nga konkurrenca

    Menjëherë pas propozimit të LSI ka reaguar Dhoma e Fasonistëve Shqiptarë. Gjergj Gjika kryetar i kësaj Dhome tha se, propozimi i LSI për lënien e Tatimit mbi Fitimin 10% mbështet nga industria fason.” Ky akt politik i LSI mbështetet fuqishëm nga tërë industria fason dhe përshëndetet si një nismë ligjore reale dhe plotësisht në përkrahje të biznesit më të prekur nga kriza evropianë e me konkurruesi në rajonin tonë” thuhet në deklaratën e fasonistëve. Sipas tyre biznesi fason, numëron rreth 500 ndërmarrje, të mesme e të vogla, me rreth 100.000 të punësuar, nga shtresat me vulnerable të shoqërisë është biznesi me riskun më të lartë të konkurrueshmërisë, sidomos në ditët e sotme që alternativat e parajsave fiskale kanë arritur edhe në vendet Ballkanike. Kompanitë fasoniste shqiptare mbetën konkuruese të forta në tregun Ballkanik, si konkurruesi direkt në Europë. “Ne si Dhome fasoniste, kemi qenë në dialog të vazhdueshëm e konstruktiv me maxhorancën aktuale e cila me veprimin e fundit tregoi se dëgjoi zerin e argumentuar të biznesit” thuhet në reagimin e Dhomës së Fasonistëve. Ata vlerësojnë se akti i grupit parlamentar të LSI është në vijim të premtimeve të mbajtura nga LSI dhe kryetari i saj ilir Meta.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    Rama tek fasonët: Do hapim 51 mije vende pune

    TIRANË “Programi i PS-së për nxitjen e prodhimit vendas industrial është shumë ambicioz. Në katër vjet do të investohen rreth 120 milionë USD ose 12 miliardë lekë për të nxitur prodhimin vendas, për të rritur punësimin dhe për të ulur papunësinë. Nëpërmjet këtij programi do të krijohen 51 mijë vende pune dhe do të mblidhen të ardhura në buxhetin e shtetit rreth 180 milionë USD ose 18 miliardë lekë”. Këto angazhime, kryesocialisti Edi Rama i prezantoi gjatë një takimi me bordin e fasonistëve. Kreu i opozitës në bisedë me bordin e fasonistëve është angazhuar për politika konkrete që PS-ja parasheh në programin e saj, por ka shtruar nevojën për të patur edhe mendimin e tyre në këtë dokument. “Është e domosdoshme që të kemi një plan të qartë. Një plan të qartë, ku nga njëra anë ta konsiderojmë sektorin si instrument jo i fitimit tuaj, por i përfitimit të vetë shtetit dhe të shoqërisë. Nga ana tjetër, ta mbështesim me një politikë shumë të qartë nxitëse të punësimit…Humbja e 30 mijë vendeve të punës në 4 muaj është një gjë shokuese, ndërkohë që fakti që kjo humbje mund të evitohet duke u mbështetur ju dhe duke mos ju parë ju si kapitalistë që fitoni lekë, po si instrument për nxitjen e punësimit dhe për zbutjen e problemeve sociale, përbën një ndryshim themelor të këndvështrimit”,- tha Rama ndër të tjera.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    Aleanca e re PD-LSI?! Basha: Jemi dakord me LSI-në për taksën ndaj fasonëve

    Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të bashkojnë votat në Kuvend për të meta3ndryshuar buxhetin e qeverisë “Rama”. Aleatët e vjetër e kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët kundër PS-së. Amendamenti i LSI-së për mosndryshimin e taksave për biznesin fason është mbështetur sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se kjo gjë është parashikuar më parë në amendamentet e PD-së.

    “Amendamenti ynë për mbajtjen e pandryshuar të tatim fitimit pëfshin dhe fasonët e cila punëson 80 mijë shqiptarë dhe qeveria jonë, e kaluar, mori masën e heqjes së tatimit të fitimit për rrogat nën 30 mijë lekë. Nëse LSI ka vendosur t’i bashkangjitet këtij amendamenti është e mirëpritur”, tha Basha. Gjithashtu Basha tha se mbështetja nga LSI mund të jetë e pjesshme pasi në propozimin e PD-së përfshihen të gjitha bizneset e tjera të kësaj kadegorie që nuk duhet të diskriminohen pasi janë punëdhënës të afro 200 mijë shqiptarëve. Ndërkohë Basha sqaroi se qeveria e mëparshme kishte marrë dhe masa në ndihmë të biznesit fason duke hequr tatimin në pagat e ulta që prekin pikërisht këtë kategori.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    Fasonët, Ministria e Financave kundër propozimit të LSI-së

    TIRANË-Ministria e Financës shprehet kundër propozimit të LSI për uljen e taksës për biznesin e fasonëve.
    “Ulja e taksës për fasonët me efekte në buxhet, nuk mund të diskriminohen bizneset e tjera”, thanë përfaqësuesit e minsitrisë së Financave në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet pr/buxheti dhe paketa fiskale për vitin 2014.

    Deputeti i LSI, Përparim Spahija shprehet se do të insistojnë në propozimin për uljen e tatim-fitimit.
    “Rritja e tatim-fitimit do të ketë efekte për biznesin fason”, tha Spahia.

    Biznes Albania paketë iniciativash në mbështetje të fasonëve
    Po sot edhe Biznes Albania u shpreh e anë të një deklarate për shtyp se e mbështet propozimin për Fasonët. Madje Biznes Albania ka hartuar dhe një paketë masash në mbështetje të Fasonëve me qëllim ruajtjen e tatim fitimit me 10% për këtë industri.

    Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë vlerëson propozimin e LSI për industrinë e fasonëve
    Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë vlerëson si pozitiv propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që tatimi mbi të ardhurat për Fasonët të vazhdojë të jetë në masën 10%.
    Gjatë analizës vjetore të DHIT-së, Jaka theksoi sot se “shpreh vlerësimin maksimal për angazhimin e LSI-së për të reflektuar në paketën fiskale amendimet për biznesin fason, duke e vlerësuar këtë biznes si një ndër sektorët më të rëndësishëm që ka nevojë për përkujdesjen dhe mbështetjen e politikave qeveritare”.
    “Kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi skeptikë për ndryshimet e fundit që po i bëhen paketës fiskale. Koha e shkurtër e konsultimeve me grupet e interesit të paketës fiskale dhe fillimi i zbatimit të saj në mënyrë të menjëherëshme kanë marrë edhe kundërshtimet e sipërmarrjes private. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë me vullnetin e saj pozitiv uron që maxhoranca e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit të ketë të drejtë në argumentet e pakontestueshme dhe finalizimin e rezultatit pozitiv lidhur me reformat që ka nisur dhe jo duke u bazuar tek forca e kartonit”, theksoi Jaka.

    Propozimi i LSI
    Lëvizja Socialiste për Integrim depozitoi dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë tre amendamente për buxhetin e vitit 2014. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili shpjegoi konkretisht se LSI kërkon që 20% e të ardhurave të realizuara nga rritja e akcizës për duhanin të kalojë si fond shtesë në Ministrinë e Shëndetësisë. Së dyti, sipas Vasilit, LSI propozon që kontrollet mjekësore falas një herë në vit të zgjerohen deri në moshën 65-vjeçare. Ndërsa propozimi i tretë lidhet me biznesin fason, për të cilin LSI kërkon që tatimi mbi të ardhurat të vazhdojë të jetë në masën 10%.

    “Sa i takon biznesit fason, tatimi mbi të ardhurat për këtë biznes të vazhdojë të rrijë në masën 10%. Ky biznes ka qenë motor punësimi për shoqërinë shqiptare. Nëpërmjet këtij biznesi ka një komunikim të rëndësishëm me biznesin ndërkombëtar. Nëpërmjet një tatimi të tillë për këtë specivitivitet që ka biznesi fason, Shqipëria mbetet një vend atraktiv për bizneset e huaja. Ky do të ishte një stimul pozitiv për këtë biznes që të vazhdonte të zhvillohej, sepse ato kapacitete punësimi që ka ai nuk i ofrojnë biznese të tjera”.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    Ah sa enderrojne PeDe-itat te vijne dhe njehere ne pushtet pa vullnetin e popullit.

    Kujen te vejne disa bythelepiresa si Çili (Henri jo Çiljeta lol) ska per te ndodh me kurre...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ah sa enderrojne PeDe-itat te vijne dhe njehere ne pushtet pa vullnetin e popullit.

    Kujen te vejne disa bythelepiresa si Çili (Henri jo Çiljeta lol) ska per te ndodh me kurre...
    Xinxerfil, si do i behet hallit me keto votat e buxhetit ne Kuvend. I ke rene lapsit, e ke bere aritmetiken e votave ne Kuvend, nese deputetet e LSI votojne kunder me ata te opozites, e kalon dot rilindasi buxhetin ne Kuvend apo jo? Apo hic mendja mua, artistet nuk benin aritmetike tek Jordan Misja. Le t'ia lere kete punen e numrave Ilirjan Celibashit, se e kemi matematicien.

    Futi edhe nje te sharre dhe nje te qeshur zotit Meta, sic beje disa vjet me pare, qe po na i fut shkopinj ne rrota qeverise sone rilindase.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    Heq bast me se te duash qe buxheti kalon me 80 vota plus.

    Vetem ata qe enderrojne me sy hapur bien pre e filmave te dale nga zyrat e qeverise...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Heq bast me se te duash qe buxheti kalon me 80 vota plus.

    Vetem ata qe enderrojne me sy hapur bien pre e filmave te dale nga zyrat e qeverise...
    Dy mesimet qe Ilir Meta mori nga ato 4 vjetet qe ishte ne koalicion me Berishen nga ky i fundit, jane:

    1. Politika me e mire eshte ajo pro-biznesit.

    2. Vendin nuk e zhvillojne "planet 5 vjecare te qeverise" por investimet private.

    Ilir Meta si i majte qe ishte ishte skeptik ne fillim per suksesin e takses se sheshte, por kur pa listen e gjate te bizneseve te vendit e te huaja qe trokiten ne deren e kryeministrit Berisha per te investituar ne vend me projekte konkrete, ndryshoi mendim.

    Une them se kercenimi i Ilir Metes per paketen fiskale eshte serioz dhe ai e ka te qarte se sa i vlen mbeshtetja e biznesit, nuk i vlen aleanca me Edi Ramen. Dje ishte ne aleance me Berishen, sot me Edi Ramen, neser do te jete me vete... Dhe Ilir Meta eshte aq finok sa te perfitoje nga situata duke e pushtuar me te dy krahet biznesin e vendit sot kur Edi Rama i ka zene me gurre. Humbja e Rames e PS, fitore e LSI.

    Kjo do te jete plasaritja e pare e madhe e koalicionit prej graniti PS-LSI.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dy mesimet qe Ilir Meta mori nga ato 4 vjetet qe ishte ne koalicion me Berishen nga ky i fundit, jane:

    1. Politika me e mire eshte ajo pro-biznesit.

    2. Vendin nuk e zhvillojne "planet 5 vjecare te qeverise" por investimet private.

    Ilir Meta si i majte qe ishte ishte skeptik ne fillim per suksesin e takses se sheshte, por kur pa listen e gjate te bizneseve te vendit e te huaja qe trokiten ne deren e kryeministrit Berisha per te investituar ne vend me projekte konkrete, ndryshoi mendim.

    Une them se kercenimi i Ilir Metes per paketen fiskale eshte serioz dhe ai e ka te qarte se sa i vlen mbeshtetja e biznesit, nuk i vlen aleanca me Edi Ramen. Dje ishte ne aleance me Berishen, sot me Edi Ramen, neser do te jete me vete... Dhe Ilir Meta eshte aq finok sa te perfitoje nga situata duke e pushtuar me te dy krahet biznesin e vendit sot kur Edi Rama i ka zene me gurre. Humbja e Rames e PS, fitore e LSI.

    Kjo do te jete plasaritja e pare e madhe e koalicionit prej graniti PS-LSI.

    Albo
    Ku pive o Albo djali ku pive

    Ca plasaritje po na thu ti kur LSI u terhoq duke pranuar masat e qeverise si te drejta, dhe buxheti kaloi me 82 vota ndersa opozita u katandis si mos me keq me 27 vota.

    Plasaritja e koalicionit eshte vetem ne endrrat e PeDe-isteve te cilet fusin koken si struci duke bere syte qorr e veshet shurdh se ca behet brenda tyre. Keshtu ecni se keni per tu shperbere fare e do ngeleni force e trete... Do beje Rama me Meten ca tu doje palla pa ju dale njeri kunder fare se te pakten tani jeni si ai qeni qe leh nga frika po sbehet llaf me kafshu... Do ktheheni si ai qeni qe i presin kordat vokale e ska ze as me leh me!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 28-12-2013 më 17:26
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #10

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    22 Janar 2013 kur LSI ishte ne pozitë.

    Taksa e sheshtë efektive. E kundërta do të çonte në largimin e investitorëve etj etj. Programi i Ramës është demagogji. Vendi nuk ka nevojë për populizëm sepse kjo do të çonte drejt kolapsit.


  11. #11

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    7 Mars 2013. Ilir Meta premtoi ndihmë për fasonët.


  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Për: LSI kundër qeverisë për rritjen e taksave, propozon taksë 10% për fasonët

    PS-LSI, pakt për biznesin fason

    Lëvizja Socialiste për Integrim është tërhequr dje nga propozimi i saj për të ulur nga 15% në 10% masën e tatimfitimit për biznesin fason. Propozimi i LSI-së hasi fillimisht kundërshtinë e qeverisë, por sipas burimeve pas një takimi mes përfaqësuesve të lartë të PS dhe LSI-së situata ka ndryshuar.

    Burime pranë maxhorancës bëjnë me dije se kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe kreut të Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, për të negociuar rreth kërkesave të LSI-së—. Mësohet se gjatë takimit është rëndë dakord që brenda muajit mars do të hartohet një paketë masash për biznesin fason, që parashikon lehtësi fiskale, subvencione dhe lehtësi për procedurat administrative. Pas kësaj pakete, përfaqësuesit e qeverisë dhe të LSI-së do të negociojnë me biznesin fason.

    DEBATI
    Gjatë seancës plenare, kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi se propozimi për të amenduar ligjin e paketës fiskale do të mbesë pezull deri në pranverën e ardhshme, kur bashkë me qeverinë do të hartohet një paketë e plotë masash për biznesin fason. “Ne kemi pranuar që një përgjigje e tillë do të ishte më e plotë dhe më serioze. Hartimi i kësaj pakete brenda pranverës në periudhën mars-prill, mundësia e ardhjes së saj në Parlament dhe ndjekja e saj e bën të domosdoshme mbajtjen pezull të këtij propozimi në pritje të një pakete të tillë, që është më e plotë dhe më serioze dhe për t’i dhënë kohë që ky konsultim t’i japë zgjidhje në mënyrë shteruese dhe jo pjesore, siç është indeksi fiskal”, deklaroi Vasili.

    Ndërsa tërheqjen e LSI-së ish- kryeministri Sali Berisha e quajti si një sjellje tiranike të Ekzekutivit ndaj Parlamentit. Berisha ironizoi duke thënë se Parlamenti nuk ishte më Meta-Rama, por ky institucion ishte nënshtruar në sundimin e Kryeministrit Rama. “Ne e kishim të gatshëm amendamentin dhe, meqenëse ju avancuat, ne u bashkëngjitëm pa asnjë kompleks, me interesin në të mirë të atyre bizneseve. Tani del qartë se Parlamenti nuk është më Meta-Rama, por është Rama-Meta, është diktati tiranik i Ekzekutivit mbi këtë tempull që sjell ndryshim katasrofal të pozicionit të LSI në raport me fasonet. Ju lutem, grupit të deputetëve të PD dhe ju mbështetëm publikisht. Ne nuk paraqitëm amendamentin tonë, sepse mbështetem tuajat, tani duhet të mbrojmë propozimin tonë”, tha Berisha.

    Fation Binjaku


    Ahmetaj: Paketa për fasonët, do krijohen vende të reja pune

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi dje se qeveria do të hartojë në bashkëpunim me biznesin fason një paketën e plotë masash lehtësuese për t’u dhënë zgjidhje përfundimtare shqetësimeve të tyre. Ahmetaj ishte pjesë e negociatave me LSI-së dhe deklaroi se, duke mbështetur fasonët, do të krijohen më shumë vende pune. “Brenda pranverës do të avancojmë me një paketë të plotë masash fiskale, administrative, procedurale për të mbështetur jo vetëm industrinë e fasonit, por edhe gjithë industritë mbështetëse të saj”, tha Ahmetaj sot në Kuvend në seancën plenare, ku pritet të miratohet projektbuxheti 2014 dhe paketa e re fiskale. Sipas tij, “si një shqetësim i përbashkët me aleancën me LSI, kjo paketë do mbështesë realisht industrinë e fasonit për të çelur më shumë vende pune”, tha ai.

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •