Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Krijimi i Lidhjeve intelektuale me përkatësi fetare – një mundësi për të shmangur ek

    Në kushtet kur Shqipëria një vënd demokratik e cila aspiron për tu futur në BE, dhe mezi po pret të marrë statusin e kandidatit në rrugën e vështirë të integrimit- përkundrejt pengesave të zakonshme gjatë gjithë këtyre viteve për tu integruar me familjen e madhe europiane, egziston dhe një pengesë e padukshme për ne shqiptarët, por shumë e dukshme për europianët perëndimorë –frika, ose më mirë fobia ndaj vëndeve me shumicë populate myslimane.
    Po të vëresh me kujdes skemën e integrimit të vëndeve që dëshërojnë të integohen në BE mund të shohësh fare qartë se përparësi u jepet vëndeve të ish-bllokut sovjetik që janë përkrahur me përparësi nga BE, SHBA dhe që po nxiten të futen edhe tani si Ukraina e varfër, dhe Serbia ekstremiste plot nostalgji ndaj së kaluarës.
    Mesa duket integrimi sipas gjeopolitikës së BE dhe SHBA, mbetet një përparësi edhe në vitet e ardhshme kur ata mendojnë të pëfshijnë vënde që nuk kanë qënë më mirë se ne, qoftë nga ana ekonomike-financiare, ashtu dhe nga ana sociale, si dy vëndet e sipër përmëndura, por dhe Moldavia, Maqedonia dhe Mali i Zi.
    Futja e vëndeve të ish bllokut komunist në BE është një domosdoshmëri jetike për BE, sepse futen jo vetëm burime njerëzore, jo vetëm kapacietete ekonomike dhe me leverdi tregëtare por, edhe për të krijuar një linjë të re sanitare ndaj Rusisë me ndryshime të vogla me atë që u krijua kur u formua Rusia e sovjetëve. Fobia ndaj Rusisë, është një fobi që ka zënë më tepër gjeopolitikën e SHBA në Europë, por ka ndikuar gjithashtu tek BE.
    Ana tjetër e medaljes është se vënde me popullatë të madhe myslimane si Shqipëria, Kosova, Bosnja, dhe ish-tutori perandorak i tyre Turqia, me gjithë dëshirën e madhe, me gjithë përpjekjet e mëdha nuk mund të integrohen dot, pikërisht për shkak të këtij paragjykimi dhe fobie ndaj tyre për shkak të potencialeve të ekstremizmit.
    Mendoj se kjo linjë e mbajtjes larg të këtyre vëndeve sidomos e asaj që na intereson-Shqipërisë do të qëndrojë deri në momentin kur SHBA të lajmerojë fitoren kundër ekstremismit dhe radikalizmit islamik; pas kësaj ndoshta Shqipëria mund të futet.
    Përsa i përket kësaj hipoteze mendoj gjithashtu se përvec ideve të përmëndura në një shkrimin tim me titull `A është kthyer BE në një klub të krishterësh dhe roli i Turqisë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit` (botuar tek gazeta Sot 18-19/3/2011), faktori fetar mbetet një faktor që nuk është marrë shumë në konsideratë nga qeveritë shqiptare, faktor i cili ose është lënë pas dore për shkak të diletantizmit politik qeveritar në raport me integrimin, ose për shkak se gjatë periudhës pas viteve 2000 e në ditët e sotme, është ngritur një valë pseudo-patriotizmi dhe nacionalizmi abstrakt (me dëshirën e sëmurë për të gjetur armiq imagjinare përreth), i cili ka trembur vëndet e BE, e për pasojë, shtyrja e statusit u bë domosdoshmëri për BE sidomos për të qartësuar gjërat.
    Duke parë këtë faktor të nënvlerëuar, mendoj se do të ishte e domosdoshme të gjëndej një zgjidhje përa i përket shmangjes dhe më vonë-eliminimit të radikalizmit fetar kryesisht radikalizmit islamik i cili gjallon në Kosove e tek shqiptarët e Maqedonisë por më pak në Bosnjë dhe në Turqi këto vitet e fundit sidoms me `luftëtarët myslimanë` shqiptarë në Siri, Afganistan, e më pak në Irak, të cilët kalojnë transit nga Turqia.
    Ky faktor nuk mund të lihet në heshtje nga qeveritë shqiptare, qeveritë kosovare e boshnjake- njëlloj si struci që fut kokën në rërë- por duhet gjetur zgjidhje ligjore dhe në përshtatje me demokracinë perëndimore.
    Problemi qëndron në se sa të aftë janë këto qeveri për të përballuar këtë pengesë dhe pastaj për tu integruar të sigurtë në Europë. Sigurisht Europa i integron emigrantët si njerëz në nevojë nga ana humanitare. Realisht në Europën perëndimore kanë hyrë dhe jetojnë për këto 20 vite një popullatë emigrantësh prej 5 milion njerëzish, kryesisht me përkatësi fetare myslimane dhe , vazhdohet të vijnë.
    Shqipëria, Kosova, dhe Bosnja së bashku bëjnë nja 5 milion banorë si shtete, por ato nuk mund të integrohen?! Përse? Sepse rreziku i radikalizmit në këto shtete, nëse nuk nxitet nga qeveritë, është i pranishëm ne komunietetet fetare ku gëlojnë ekstremistët prej vitesh.
    Një nga mënyrat për të shmangur radikalizmin fetar i cili në këto vënde ka disa trige-a është Krijimi i Lidhjeve të intelektualëve sipas përkatësisë fetare.
    Idea është se nëse deri tani trigger-at për të nxitur radikalizmin fetar islamik apo dhe kristian janë:
    -nacionalizmi i sëmurë
    -varfëria ekonomike
    -mungesa e arsimimit të lartë (përfshi dhe atë të ulët dhe të mesëm),
    Këto trigger-a mund të shmangen dhe të eliminohen më pas duke nxitur ekonominë, duke promovuar integrimin, dhe duke arsimuar popullatën me një arsimim laik.
    Nisur nga këto edhe komuniteti ortodoks e ka marrë i pari inisjativën për të krijuar një forum intelektualësh i cili do të çvendosë gradualisht qëndrën e vëmëndjes dhe të problematikës tek elita intelektale përkatëse, dhe jo tek radikalistët.
    Kjo është një zgjidhje sidomos për Kosovën dhe Bosnjën por dhe për Shqipërinë, ku hipokrizia është në plan të parë, sepse në Shqipëri shohim njerëz, parti politike, ose edhe organizata jo- qeveritare, që ditën bërtasin e ulurasin për integrim por natën.. e ç`bëjnë,- ashtu si Penelopa mbulesën- e… integrimit.
    Kjo ide e imja nuk është tamam origjinale sepse shumë vite më parë kur Shqipëria, trevat dhe populli shqiptar nuk kishte fituar pavarësinë ende, kur Fan Noli përpiqej të realizonte krijimin e një kishe autoqefale në trevat ku banonin shqiptarët në të cilën të flitej gjuha shqip, Mihal Grameno (1871 - 5 shkurt 1931), një publicist, patriot i shquar dhe Hero i Popullit, anëtari i çetës së famshme të Çerçiz Topullit, krijoi në Korcë organizatën `Lidhjen Ortodokse` me 1909 e cila shërbeu si një shtëpi botuese për të dy gazetat e mëdha të asaj kohe: `Koha` dhe `Lidhja Ortodokse`.
    Sidoqoftë gjatë vitit 1910 kjo organizatë u përpoq për të krijuar një Kishë të pavarur por orgaanizata nuk u njoh nga Perandoria Otomane e asaj kohe.
    Një muaj më parë më12 tetor 2013 u mbajt takimi i pare zyrtar i Lidhjes se intelektialeve Ortodokse te Shqiperise (LIOSH), një organizëm intelektual i domosdoshëm për të afruar vlerat intelektuale të komunitetit, por edhe për të afruar intelektualët dhe pjesën tjetër të njerëzve të cilët enden nëpër shoqërinë shqiptare të ditëve të sotme si ateistë në vorbullën e rrezikshme të krimit i cili rrjedh pikërisht nga varfëria intelektuale dhe varfëria ekonomike. Kjo Lidhje (info@liosh.al http://www.liosh.al) është e domosdoshme të bashkëpunojë me forume dhe lidhje të tjera intelektualësh të komuniteteve të tjera fetare dhe së bashku me forumet intelektuale zyrtare qeveritare dhe jo qeveritare do të mund të kenë mundësinë për të afruar pjesët e njerëzve rreth tyre duke i larguar nga ekstremizmi fetar i cdo lloji qoftë.
    Kur këtë risi e vendosëm në Facebook dhe në link te veçantë, shumë njerëz e miratuan dhe po e përkrahin.
    Një nga ata ishte dhe intelektuali i njohur mysliman Olsi Jazexhi, i cili më përgëzoi për idenë. Nuk munguarn edhe konsiderata skeptike që vinin nga radikalizmi të cilët thanë… e për çfarë duhet një lidhje e tillë, boll ka gjëra të tilla të ngjashme….
    Në një takim për Krishtlindjet, edhe intelektualët kristianë katolikë kishin një forum të tillë të ngjashëm dhe shpresoj që të bashkëpunojmë seriozisht.
    Kryesore është që komuniteti i madh mysliman në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të krijojë lidhje intelektualësh të tilla të cilat do të shërbejnë jo vetëm në dobi të komuniteteve por edhe në dobi të integrimit dhe të afrimit sa më të shpejtë të trevave shqiptare më BE, por edhe nga ana tjetër, të largojnë fobinë që kanë vëndet europiano-perëndimorrë ndaj Shqipërisë dhe popullatës myslimane.

  2. #2

    Për: Krijimi i Lidhjeve intelektuale me përkatësi fetare – një mundësi për të shmang

    Z. Prifit cili eshte qendrimi publik i lidhjes suaj ndaj problemeve te meposhtme:

    1. Çamëria dhe spastrimi etnik ndaj shqiptareve ne Greqi
    2. Epiri i Veriut dhe ngjarjet ne jug te Shqiperise se sotme gjate viteve 1912-1914 (Batalionet e Shenjta, Spiro Milo, Zografi)
    3. Ligji i luftes i shtetit grek ndaj shtetit shqiptar
    4. Mosnjohja nga qeveria greke e pavaresise se Kosoves
    5. Qendrimi i shtetit grek ndaj emrit te ish-RJMaqedonise
    6. Bojkotimi i regjistrimit te popullsise
    7. Hapja e shkollave greke te çdo niveli ne zona te percaktuara te Shqiperise
    8. Qendrimet historikisht antishqiptare politike, ekonomike dhe ushtarake te aksit Beograd-Athine
    9. Masakrat e kryera nga ushtrite pushtuese serbe dhe greke ne veri dhe jug te Shqiperise
    10. Skandalet me varrezat e ushtareve greke
    11. Vrasjet e shumta te qytetareve shqiptare ne kufi apo brenda shtetit grek
    12. Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare (nder te tjera qendrimi kundrejt At Nikolla Markut)
    13. Mungeses se aktivitetit shpirteror te kesaj kishe per shqiptaret ortodokse ne Greqi dhe rajon
    14. Pamundesise se mediave shqiptare qe te pasqyrojne problematiken shqiptare ne Greqi
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-12-2013 më 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •