Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Ngjela: Rama prishi marrëdhëniet me SHBA, të ikë në janar

    Ngjela: Rama prishi marrëdhëniet me SHBA, të ikë në janar

    Flash, Lajmi i Fundit, Politike e Mërkurë, 25 Dhjetor, 2013 | 08:32 am

    Politikani Spartak Ngjela shprehet se Kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen në janar nëse nuk rregullon marrëdhëniet me SHBA-të. Në një intervistë për “News 24” ai thotë se në PS ka 3-4 deputetë që mund ta zëvendësojnë në pozicionin e kreut të qeverisë.

    Ka filluar shteti të lëvizë në aspektin e Gjyqësorit? Ju keni postuar në Facebook një ese ku flitej për goditjen penale që kishte filluar…

    Ka filluar. Shenjat janë që do kalojë nga Erodi te Pilati. Me jurisprudencën moderne ky term ka ardhur nga historia e Krishtit ku Pilati ia linte Erodit dhe Erodi Pilatit fajin. Unë i arrestoj, por i lëshon gjykata, ose unë denoncoj por nuk më përkrah prokuroria. Ke deklaruar që ka korrupsion, ke deklaruar që ka vjedhje të mëdha, ke deklaruar se ka krim të organizuar, gjithë bota po të akuzon për këtë. Të duhet paketa ligjore dhe pastaj do të fortë për ta implementuar. Çështja nuk është aq e thjeshtë.

    Kohët e fundit ka pasur disa shembuj konkretë…

    Ka filluar denoncimi penal. Pjesa natyrore e shtetit nuk është në dorë të kësaj maxhorance, është në dorë të maxhorancës tjetër, është në dorë të Saliut, Presidenti dhe prokurori i Përgjithshëm. Prokuroria dhe Gjykata janë pjesa natyrore e shtetit. Në esenë time kam thënë që pushteti juridik është më i fortë se pushteti politik, e dominon pushtetin politik. Unë nuk them që ta marrin pushtetin juridik, por ta lënë asnjanës dhe të japë drejtësi.

    Në dorë të kujt janë gjykatat?

    KLD-ja është e Presidentit dhe është prapë ajo e vjetra. Një ditë dëgjova nënkryetarin e KLD-së dhe ai fliste në mënyrë shumë negative. Nuk mund të jetë gjyqtar ashtu siç flet ai. Korrupsionin gjigant e kanë kapur institucionet ndërkombëtare dhe qytetarët nuk kanë besim te drejtësia. Këta gjyqtarë dhe këtë korpus juridik nuk i shqetëson fare kur u thua që qytetarët nuk besojnë te drejtësia. Atëherë përse paguhen ata? Kujt i shërbejnë? Në këtë gjendje që ndodhet sistemi legal, goditja penale që kërkojnë të bëjnë këta me denoncime penale do shkojë nga Erodi te Pilati. Prokuroria do të thotë që nuk ka prova. Gjykata do të thotë s’kishte prova të mjaftueshme. Disa humbasin afatet, disa thonë s’ka prova. Ka arritur deri aty sa kanë bërë propozime që të vijnë prokurorë dhe gjyqtarë të huaj. Unë pres të vijë një delegacion në fillim të janarit. Kam propozuar 3-4 juristë të mëdhenj që të paguhen sa frëngu pulën dhe të kontrollojnë Gjykatën e Lartë.

    Kjo do të zgjidhte gjithçka?

    Do të zgjidhte gjithçka sepse janë 3-4 juristë të mëdhenj. Ata do e fusin brenda sistemin dhe në Gjykatën e Lartë s’do ketë më korrupsion. Shërbimet janë të provuara, por duhet forcë dhe vullnet politik për t’i shkatërruar. Nuk mund të rrinë shqiptarët peng i padrejtësisë.

    Përse Shqipëria nuk e mori statusin e kandidatit në dhjetor? Sa gjasa kemi ta marrim në qershor?

    Ai shkak që na ka bërë të mos e marrim sot, ai shkak do na bëjë të mos e marrim as në qershor. Ka një forcë që ne na është hequr si ndihmëse. Politika amerikane ka hequr suportin. Ka pasur një sponsorizim amerikan për të gjithë ecurinë e strukturimit tonë në Europë. Pyetja që bëj unë është: A keni parë një shtet pa ushtri të jetë në NATO? Vetëm ne jemi, me investim amerikan. A keni parë një shtet kaq problematik në infrastrukturë, në të gjitha drejtimet dhe të udhëtojmë pa viza në Perëndim? Edhe kjo për suportin amerikan. Gabimi që bëri Kryeministri aktual me politikën amerikane dhe jo për faj të tyre, por për faj të tij, është goditur rëndë. Ai ka humbur ekuilibrin dhe duhet të thotë të vërtetën. “Gabova në politikë”. Njerëzit mund të falin ose jo. Opozita e heshtur që ka brenda vetes e di që ky ka prishur marrëdhëniet me Amerikën.

    Pse e ka prishur?

    Sepse i ka thënë “jo” armëve kimike në një kohë që kish thënë po. Nuk është e njëjta gjë. Nëse ata të thonë “do t’i marrësh?” dhe ti thua “jo”, është një gjë normale. Por nëse ke thënë “po” dhe ti ke qenë iniciatori që “i marr unë”, sepse kështu ka qenë e vërteta, atëherë kjo ka qenë një gafë politike. Ti e ke bërë për suksesin tënd, nuk e boton letrën e Obamës. Ju nuk jeni gazetari investigative, sepse duhet ta gjeni letrën e Obamës se çfarë i thotë dhe do të shikoni që ata nuk kanë faj. Ti ke thyer politikën e tyre, është politikë e madhe. Një njeri serioz më tha se as Stalini nuk ka pasur kurajë të gënjejë politikën amerikane kur ishin aleatë. Mua më erdhën të dhënat dhe Bler i ka thënë se nëse ti do thuash jo, personaliteti më i madh amerikan që do të të takojë është ambasadori në Tiranë…së cilës një miku im i shtoi edhe këtë “kur të ketë kohë”. Çështja është që gaboi. Fitorja që do të merrte, nëse do ta realizohet atë, do të ishte shumë e madhe për të. Por, aq i madh ishte edhe risku. Ai nuk e arriti fitoren sepse e dominoi risku. Riskut duhet t’i përgjigjej normalisht, duhet ta zgjidhte këtë problem. Mund të prishej me shqiptarët të cilët do ta rrëzonin me revolta, sepse nuk është çështja e ekspertit. Frika është irracionalja dhe shqiptarët u trembën, i trembe ti. Ajo ishte një frikë e madhe dhe nuk mund ta pranoni. Politikisht gaboi ky.

    Ky gabim mund të ndreqet deri në qershor?

    Gjersa Moore erdhi dhe nuk e takoi, ose i la ndonjë letër dhe ka ikur pasi as foto nuk dhanë, marrëdhënia e tij me amerikanët do jetë e nderë. Nëse ai nuk përmirëson marrëdhëniet me Amerikën, edhe në janar ai do të ikë. Shtypi duhet ta pyesë si i ke marrëdhëniet me Uashingtonin, ai është aleati ynë. Nëse ky as në janar, as në shkurt nuk arrin të përmirësojë marrëdhëniet me Uashingtonin dhe ta pranojë si interlokutor, atëherë ky duhet të ikë, pse të rrijë.

    Të japë dorëheqjen?

    Patjetër. Ata kanë 4 kryeministra brenda stafit të tyre, 3 kanë qenë kryeministra, dy janë njerëz të aftë. Tani nuk flitet më për interesa të ngushta, por për interesa të përgjithshme. Pyetja është si i ke marrëdhëniet me politikën amerikane dhe ai duhet të përgjigjet në konferencë shtypi: i kam mirënë rregull; i kam keq- rregulloji zotëri, nëse nuk i rregullon duhet të ikësh. Suporti amerikan do t’ju çojë në Europë, askush tjetër.

    panorama

  2. #2
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Ngjela: Rama prishi marrëdhëniet me SHBA, të ikë në janar

    Dhe ti Ngjala,hiq fjalen suport nga fjalori.Po basatadoni gjuhen e bukur qe kemi.
    Per doreheqje do te flas me Ramen sapo ta hapi nje llogari ne FB hahahha

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Ngjela: Rama prishi marrëdhëniet me SHBA, të ikë në janar

    po ti taku pse ia dhe suportin djalit te kristaqit?
    apo deshe te beheshe minister, te luje ne monako me parat e gjykatesve.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    I pari prapa të gjithëve

    Nga Preç Zogaj

    Si vajti e u tha “po” amerikanëve për armët kimike, pa u konsultuar me kërkënd në Shqipëri? Si u humbi kohën e çmuar Presidentit Obama, Sekretarit të Shtetit, Kerry dhe stafeve të tyre? Si i vuri të dremisnin mbi dafina me siguritë që u dha? Si nuk e parashikoi sadopak kundërshtimin e fuqishëm të rinisë dhe publikut shqiptar? Si nuk qe në gjendje të mbronte, së paku simbolikisht, në fushën e nderit “ po”-në e dhënë, por doli me vrap nga skena kur e pa se po e nxirrnin?

    Këto pyetje janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen, sa kohë që me Ramën kryeministër lidhjet e qeverisë së Tiranës me qeverinë amerikane janë një bukë e thyer. Pavarësisht fasadave.

    Shumë përgjigje janë dhënë. Pro dhe kundër kryeministrit. Pro dhe kundër protestuesve. Pro dhe kundër opozitës që mori anën e protestuesve. Kam thënë dhe unë të mijat. Nuk kam dashur t’i kthehem spontanisht nëntorit të armëve kimike, atyre ngjarjeve të rralla, që kanë merituar e meritojnë analiza shumë më të thella për të kuptuar se çfarë Shqipërie po lind me brezin e ri të njëzet-tridhjetëvjeçarëve dhe me shoqërinë e re civile. Por më ktheu Edi Rama të enjten në mbrëmje me përgjigjet, shpjegimet, pozat dhe tiket e tij përballë gazetarit Sokol Balla në studion e këtij të fundit. Saramago, nobelisti portugez, thotë në një intervistë të tij se defektet e natyrës njerëzore zbulohen më mirë në ngjarje të zakonshme. Është diçka e ngjashme me shprehjen tonë popullore “nga ferra e vogël del lepuri i madh”. Në analogji, duke dëgjuar Ramën se çfarë po thoshte në studion e Ballës për rritjen 50 për qind të taksës së fitimit, çdokush mund të kuptonte akoma më mirë pse u ngatërrua aq keq me këmbët e veta ky njeri dhe pse i ngatërroi edhe amerikanët në aferën e famshme të armëve kimike. Çfarë tha për rritjen drastike të taksës nga 10 në 15 për qind? Tha se nuk është rritur, përkundrazi është ulur, sepse në qeverinë e “plakut” (Plak i thotë Berishës- shënimi ynë), biznesi paguante 22 për qind! Dhjetë për arkën e shtetit, dymbëdhjetë për xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve të korruptuar! Tani e tutje do të paguajë vetëm pesëmbëdhjetë për qind për arkën e shtetit dhe asnjë qindarkë tjetër për xhepat e korrupsionit! Domethënë do të paguajnë shtatë për qind më pak. Kjo është e vërteta që po përpiqet të mjegullojë propaganda e shfrenuar e kundërshtarëve tanë- fjala e Ramës.

    Po t’i thoshte këto fjalë një aktor estrade, të gjithë do të thoshim se është humor kaps, që nuk të bën as për të qeshur. Po t’u jepnim njëqind personave njëqind mundësi për të gjetur se çfarë pune mund të bëjë njeriu që ka thënë këto fjalë, asnjëri nuk do të thoshte “kryeministër”. Një kryeministër normal nuk mund të flasë kurrë kështu. Sidomos për një taksë që i ka ngrirë gjakun gjithë sipërmarrjes. E kotë të pyesësh se ku e ka gjetur e nga e ka nxjerrë zoti Rama shifrën 22 për qind të fitimit që paska paguar deri sot sipërmarrja. E kotë të pyesësh pse jo 23, apo pse jo 20? E kotë të pyesësh a ka ndonjë denoncim të vetëm në lidhje me këtë “krim” të konsumuar nëpër vite. E kotë të pyesësh pse nuk po gëzon sipërmarrja tani që nuk do të paguajë më 22 për qind, por vetëm 15 për qind. E kotë të pyesësh ku e gjen të drejtën ky kryeministër të fyejë në këtë mënyrë sipërmarrjen shqiptare dhe inteligjencën e njerëzve pa dallim me shifrat e tij “futja kot” dhe me kalkulimet e tij idioteske. Ai është në flateri, në hava, në iracionalitet. Njëlloj si në çështjen e armëve kimike ai mendon se është ngjitur shumë lart, ndërsa në fakt ka mbetur prapa rinisë, prapa sipërmarrësve dhe qytetarëve të vendit të tij, nuk është më as bashkohor me ta, është në moskuptim të madh me ta. Duhej të kishte mësuar diçka nga goditja e madhe që mori. Por jo. Kryeministri vazhdon të mos kuptojë, vazhdon të jetojë në virtualitetin e tij, në gënjeshtrat e prodhuara prej makinerisë së tij politike, siç ishte kjo shifra e parrokshme dhe e paverifikueshme 22 për qind që paska paguar sipërmarrja për xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve të korruptuar para se të vinte Rama në qeveri. Po të ekzistonte një provë e vetme apo njëqind prova po të ekzistojnë, ky nuk do të ishte një argument për të rritur taksën 50 për qind për gjithë sipërmarrjen. Njëzet e dy përqindëshi si shpikje e Ramës është në fakt më keq se flateritë e tij me armët kimike. Sepse është i kërkuar, i sajuar me dashje në funksion të një qëllimi të caktuar për të përligjur rritjen drastike të taksës së fitimit. Pra është spekulim i pastër, i stërmadh. Është pagëzimi dhe shugurimi i spekulimit në politikë. Është të jesh vetëm spekulant dhe të shkosh me mendimin se kështu është politika. Vasllav Haveli thoshte se politika nuk është spekulative apo e pistë në vetvete, por është e tillë vetëm për ata që duan ta bëjnë spekulative dhe të pistë atë.

    Paraqitja e kryeministrit në “Top Story” kaloi si një paradë e insultimeve të stampës së vjetër, spekulimeve dhe gënjeshtrave të trasha, të një dendësie të panjohur më parë, që kishin pushtuar fjalët, shikimin, lukun dhe çdo gjest të bartësit të tyre. Të ndalemi vetëm te rasti domethënës i ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami . “E çfarë mund të kem unë personale me Arben Imamin?”, tha Rama në përgjigje të pyetjes së moderatorit. Dhe shtoi: “Ai thotë se më sulmojnë politikisht, po kush e merr seriozisht një politikan që u bë i famshëm kur hipi majë tankut se do të gjuante me tank Sali Berishën dhe pastaj zbriti në gjunjë përballë tij. Si ta marrësh seriozisht! Edhe Sudja kështu thotë, e kanë politikisht”.

    Kjo fjali tipike e gjuhës tashmë bajate të kryeministrit të vetëpërkëdhelur si stilist, nxjerr në pah jo thjesht inatin, por një mllef të rëndë, aspak të denjë të kryeministrit të vendit ndaj një anëtari të kabinetit të mëparshëm qeveritar. Që të jemi të qartë qysh në krye, unë, duke shprehur besimin dhe dëshirën time në pafajësinë e Imamit, kam mbështetur publikisht zbardhjen ligjore të kallëzimit ndaj tij dhe çdo kallëzimi tjetër. Akuzat që zbardhen në rrugë ligjore i bëjnë mirë shoqërisë, ndërsa në planin personal vetëm e forcojnë të akuzuarin që del i pafajshëm, pavarësisht shqetësimeve që i krijojnë gjatë procesit. Por angazhimi publik në poste të larta e ka edhe këtë anë të medaljes.

    Kryeministri Rama kishte rastin të enjten të kërkonte falje publike për shënimin skandaloz që ka bërë me dorën e tij në facebook mbi tekstin e kallëzimit penal për Arben Imamin, ku kërkonte dënimin e tij për korrupsion, si të ishte ky kryeministër kryeprokuror dhe kryegjyqtar i një republike jakobine. Nuk e bëri, si për të na treguar të gjithëve se Arben Imami nuk do të kishte shpëtim në një sistem tjetër, por fatziun Edi Rama nuk e lë demokracia të nxjerrë mllefe e të lajë hesape personale si Enver Hoxha në kohën e tij.

    Në mungesë të ndjesës së domosdoshme, për çfarë do të kishte zbutur deri diku përshtypjen e një motivimi krejtësisht personal ndaj Arben Imamit, ai shumëfishoi në këtë rrafsh me pohime dhe qëndrime që, më shumë se për një spekulant politik të zakonshëm, flasin për një natyrë të prishur nga urrejtja.

    Arben Imami është pedagogu që ka shpallur përkrah Azem Hajdarit në qytetin “Studenti” fitoren e pluralizmit politik në Shqipëri mbrëmjen e 11 dhjetorit 1990, pas takimit të studentëve dhe pedagogëve me Ramiz Alinë.

    Arben Imami është njeriu që ka shpallur po në qytetin “Studenti” më 12 dhjetor 1990, para njëqind mijë njerëzve të pranishëm dhe para gjithë kombit themelimin e Partisë Demokratike dhe programin e saj minimal. Do të mjaftonin këto dy momente kulmore, që rrallë i qëllojnë një njeriu në jetë, për t’u bërë e për të qenë një politikan shumë popullor që në orët e para të demokracisë në Shqipëri, përpara se Edi Rama të kthehej nga Greqia ku e patën zënë ngjarjet historike të Dhjetorit 1990.

    Më 28 maj 1996, Imami me shokët e tij u përleshën me policinë për votën e lirë në sheshin “Skënderbej”. Në janar të vitit 1997, gjatë një proteste të opozitës së atëhershme në aneksin e stadiumit “Dinamo”, Arben Imami i bëri thirrje turmës të pushtonte sheshin “Skënderbej”, që ishte bërë molla e ndaluar e protestave opozitare nga ish-presidenti Berisha. Si për ironi të fatit, me çfarë dëgjojmë sot nga goja e Edi Ramës, një nga motivet e asaj proteste ishte edhe rrahja e tij nga njerëz të panjohur. Atëherë Imami u vu në shënjestër për t’u arrestuar si nxitës i një grumbullimi të paligjshëm, çfarë e detyroi të largohej nga Shqipëria në Korfuz te një miku i tij emigrant. Atje humbi lidhjet me ngjarjet dhe me shokët e tij të Aleancës Demokratike, por u kthye në Gjirokastër të dy ditë pas marrëveshjes së 9 marsit 1997, që vendosi krijimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me kryeministër zotin Bashkim Fino dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Në Gjirokastër, në një periudhë konfuzioni politik, ai e kundërshtoi marrëveshjen e 9 marsit, por pas një bisede të gjatë telefonike me mua u morëm vesh se po të kishte qenë ai në Tiranë, do të kishte nënshkruar marrëveshjen dhe po të kisha qenë unë në Gjirokastër, nuk do ta kisha nënshkruar. Imami erdhi në Tiranë të nesërmen a të pasnesërmen jo për t’i rënë në gjunjë Berishës. Berisha i humbi zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997 dhe qëndroi tetë vjet në opozitë të vështirë, ndërsa Imami për një periudhë më shumë se katërvjeçare ishte pjesë e koalicionit qeveritar me partinë e tij Aleanca Demokratike. Historia pa data është një përrallë dhe Rama, nga dëshira për të fyer Imamin nuk e ka problem të fyeje të vërtetën, të tregojë përralla duke kapërcyer data dhe ngjarje, duke konfonduar ribashkimin e PD-së si proces politik në prag të zgjedhjeve të vitit 2005 me ngjarjet e vitit 1997, madje duke huazuar nga makina e vjetër propagandistike e Berishës sajesa me tanke e gjeneralë kundër aleancistëve Imami, Ceka e Peshkëpia, që vetë PD i ka tërhequr me kohë. I ka tërhequr i zoti, por i rikthen ai që ka dëshirë të besojë e spekulojë deri në fund me to, se ashtu i vjen për shtat sot, ashtu e ka natyrën.

    Si politikan i një gjenerate të re, Edi Rama qe ftuar e inkurajuar të udhëhiqte me principe të reja, me arsye, realizëm, bonsens, hapje, respekt dhe përgjegjësi shoqërinë e re shqiptare drejt sfidave të reja. Por shumë shpejt, me megalomaninë e tij politike të stamës së vjetër, krejtësisht jashtë kohe sot, dhe me spekulimin e ngritur në sistem, gjithashtu krejtësisht jashtë kohës që jetojmë, ai ka mbetur prapa rinisë dhe shoqërisë së re shqiptare; ai është kryeministër, por është i pari pas të tjerëve dhe ky është problem i madh i drejtimit të vendit. Nga kjo anomali kemi pësuar thyerjen me amerikanët, kemi humbur statusin e rrezikojmë ta humbim përsëri pas gjashtë muajsh.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Begby për postimin:

    _MALSORI_ (28-12-2013)

  6. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: I pari prapa të gjithëve

    Rama e ka ofenduar Berishen(Ish kryeminister/ish kryetar partie) disa here publikisht.
    Eshte me shume se gabim nga nje kryeminister i ri,eshte thyerje ligji,eshte defamacion
    karakteri,eshte akt i denushem.Nqs kerkon respektim ligjesh nga shtetasit shqiptar,
    filloje respektimin e ligjit nga vetja.Udhehiq me shembull pozitiv personal.
    Berisha beri gabime dhe kjo ka arsyet e veta.Berisha nuk ishte politikan
    me pervoje, as profesionist kur filloi te udheheqe PD-ne pas renies se
    monumentit te Enver Hoxhes,lindjes se demokracie.
    Per shkak te mungeses se arsimit politik ,mungeses se njohjes dhe eksperiences
    gabimet qe beri ishin te pa evitushme.
    Berisha nuk ka qene, as eshte politikan profesionist,por kjo nuk do te thote qe
    meqenese na paska bere gabime te fillojme ta shajme publikisht ti vejme epitete.
    Eshte e lehte per Ramen te etiketoje Berishen si shpellar te tregoje disrespekt.
    Kontributi pozitiv i Berishem eshte i pamohushem dhe meriton respekt.
    Drejtesia kjo eshte ,respekto kontributin.
    Rama po reflekton,mungese profesionalizmi,organizimi dhe eficence ne drejtim,dilentatizem,
    fanatizem politik dhe emrime ne pushtet bazuar ne partizanizem partiak dhe jo ne profesionlizem.
    Kjo perkthehet ne dilentatizem ne drejtim,mungese njohje,eksperience dhe ajo qe eshte me e keqja Rames i mungon nje
    keshilltar i mire qe ta ndihmoje te mos rreshkase ne gabime..Mungesa e arsimit
    dhe njohjes do e coje ne gabime,ne vendime te gabuara dhe te papjekura.
    Rama duhet ta leje rehat dhe mos ngacmoje Berishen,por te shohe veten
    pasi ka nje tufe problemesh te vetat personale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 28-12-2013 më 23:49
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan benseven11 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Begby (29-12-2013),DYDRINAS (29-12-2013)

  8. #6

    Për: I pari prapa të gjithëve

    Vonë, vonë, shumë vonë zoti Zogaj! Ne këtu kemi vite që i kemi thënë të gjitha këto për Edi Ramën, mirëpo siç duket juve dhe shumë të tjerëve u janë dukur "fjalë forumesh e njerëzish pa identitet"!?

    Në Shqipëri iku koha e Sali Berishës, sepse koha bën të veten. Mirëpo për fat të keq me Edi Ramën juve "paria" bëtë një gabim historik. Gabim i cili duhet përmirësuar shpejtë!

    Nuk meritojnë shqiptarët e këtij shekulli nje njeri të tillë!

    Është koha e bashkimit të të mirëve kundër se keqes!

    Ua pafshi hajrin qelbësirave nëse nuk veproni!

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: I pari prapa të gjithëve

    Shkrimi i Zogajt është perfetk dhe i qëndisur... një harmoni e përshkimit të realitetit të fakteve. E lexova tek MAPO fillimisht.

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Për: I pari prapa të gjithëve

    Dydrinas,

    Mos lidh shkrimin me autorin se nuk del hesapi. Zotni Preçi 4 vjet i doli zot asaj pune si fukarai bukes, por Mosmirenjohesi nuk ja dha koren qe meritonte, dhe per mendimin tim mire ja beri. Nuk i takonte inteligjences se tij te bente avokatin e Rames. Gjithsesi shkrimi eshte perfekt
    BASHKIMI BEN FUQINE!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •