Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Si miresia e krishtere i kthen myslimanet e Bullgarise ne te krishtere

    At Stojan, nga Kisha e Shen Trinise ne qytetin bullgar te Dobric, ka mbi tete vjet qe ndihmon njerezit te cilet kane rene ne kohera te veshtira. Ne 2004, me iniciativen e tij nje vend strehimi u ndertua nen kujdesin e kishes ne te cilen ai sherben qe nga viti 1997. Ketu, njerezit te cilet kane humbur besimin ne te ardhmen mund te gjejne strehe. Prifti i zgjat doren e tij te ndihmoje njerezit ne nevoje; nenat kryefamiljare dhe femijet e tyre, jetimet, te moshuarit, dhe te deshperuarit. Ata te gjithe gjejne shprese pasi takojne kete te krishtere.


    At Stojani

    Ky njeri i Zotit eshte i famshem per meshiren e tij ne te gjithe Bullgarine. Xhaxhai i tij, At Gjergji, ishte i pari nga te afermit qe u be prift. Ai ishte njekohesisht ati shpirteror i Stojanit. Stojani u rrit ne besim, dhe kujton nga femijeria e tij e hershme si xhaxhai i tij ktheu shtepine e prinderve te tij ne nje kishe ne fshatin Zheglartsi. ne vitin 1962, Stojan hyri ne seminar. Te paret qe u bene prifterinj ne familjen e tij ishin dy vellezerit e tij, binjaket Marini dhe Nedjalko, dhe me pas vellai me i madh; edhe njera nga motrat eshte diplomuar nga departamenti i teologjise.

    At Stojani nuk nget nje makine te madhe dhe nuk e perdor poziten e tij si sherbetor i Zotit per te mira me te mira materiale. Me shume sesa kjo, ai ka ndertuar shtate kisha dhe nje manastir, ushqen te uriturit, u jep strehe te varferve, dhe ngushellon te deshperuarit.

    Ne 2003, tre vellezer, myslimane, erdhen tek prifti duke shpresuar te gjenin ushqim dhe nje cati mbi kryet e tyre. Njeri nga vellezerit quhej Erkan. At Stojani thote se ai ishte ndjekesi i sjellshem dhe i ndershem. Te tre vellezerit do te ndihmonin At Stojanin dite per dite, duke ndertuar kishat ne fshatra te ndryshme. Erkan do te degjonte mesimet e At Stojanit me shume endje dhe respekt, dhe miresjellja e priftit pati nje ndikim te forte mbi te, pavaresisht besimeve te tyre te ndryshme.

    Erkani ishte nje mysliman, por sa me shume kohe kalonte me Stojanin e krishtere, me shume ai pa perpjekjet e priftit per te bere mire, me shume ai donte te ndryshonte pikepamjet e tij fetare. Gruaja e tij Tania ishte nje e krishtere. Ata kishin qene pa femije qe prej 13 vitesh. Gruaja e tij ngelte shtatzane lehtesisht, por gjithmone, ne fund te shtatzanise, femija do t'i vdiste. Kjo ndodhi nente here.

    Duke shpenzuar kohe me At Stojanin dhe prifterinjte e tjere, Erkani pa tek ata miresine, dhe filloi te shkonte ne kishe fshehurazi dhe te lutej per Tanian dhe veten e tij. Ai pati nje krize te besimit te tij mysliman ne momentin kur perseri gruaja e tij shtatzane pati nje tjeter abort ne muajin e peste te shtatzanise. Ne deshperim, Erkani i kerkoi At Stojanit ta pagezonte ate, edhe pse e dinte se nena e tij, e cila ishte kunder marteses me Tanian, do te ishte shume e pikelluar me kete. Pavaresisht kesaj, ai zgjodhi te hedhe kete hap.

    Prinderit e tij ishin myslimane te zellshem - babai i tij i thoshte te lexonte Kuranin, dhe duke e mbajtur ate me vete, shpesh duke i ritreguar histori nga ai Erkanit. Pavaresisht kesaj, ai i beri kerkese nenes se Erkanit per lejimin e te birit per tu pagezuar. Ne 2009, Erkani pranoi besimin e krishtere me emrin Emil Ivanov, dhe me vone, Emanuel. Njeriu i Zotit Stojani u be udhezuesi shpirteror.

    Se kjo ishte per forcimin e tij ne besimin e ri ose per hir te perulesise se tij dhe deshires se tij te jashtezakonshme, ne nuk e dime, por ne vitin 2010 ndodhi nje mrekulli: gruaja e Emanuelit lindi nje djale te shendetshem, te cilin ata e pagezuan me emrin Aleksander. Ai ishte femija i lindur per te cilin kishte pritur gjate dhe kishte vuajtur qe e cuan te studioje ne seminarin teologjik, dhe u be me i bindur per fuqine e besimit te krishtere. Ne 27 dhjetor 2012, Emanueli u vesh dhiak nga mitropoliti Kirill i Varnes.




    Tani babai dhiakon eshte gati te filloje rrugen e prifterise, pavaresisht se veshja e tij ne dhiakon ishte nje ngjarje e madhe dhe e papritur nga ai. Ajo erdhi si nje vendim personal i mitropolitit Kirill. Para tij, Emanueli sherbeu si nje nendhiakon dhe ndihmes ne altar. Tani si nje dhiak ai ka te drejte te lexoje lutje te caktaur ne kishe. Djali i tij i parelindur Aleksandri eshte duke mesuar gjithashtu te lexoje: ai thote "Ati yne".

    Pagezimi i Erkanit nuk ishte rasterore ne keto ane. Ai nuk eshte myslimani i pare qe ka vendosur te ndryshoje besimin e tij pasi ka njohur At Stojanin. Nikolina, gjithashtu nje myslimane, njehere gjeti veten e saj ne nje situate te pa shprese dhe shkoi te kerkoje shpetim nga prifti. Ajo gjeti nje hapesire per te jetuar dhe per femijet e saj, pune per veten e saj, mbeshtetje, miqesi, dhe shiguri per te ardhmen. Per te gjithe miresite ajo deshiroi te behej e krishtere ne besim. Gruaja e At Stojanit Elena u be nuna e saj.

    Biografia e Erkanit eshte nje histori thelbesore e lidhur me virtytet e krishtera si dhe tema kryesore, dhe jo ajo e perplasjes se feve. Pavaresisht maredheniet skeptike te njerezve per traditat e vendeve dhe feve te tyre, ajte ka ende njerez ne Bullgari te cilet konvertohen prej bindjeve te tyre personale. Kjo eshte e drejta e tyre.

    Ne kete histori, gjeja me e rendesishme eshte deshira e disa njerezve te ndihmojne te tjeret, pavaresisht besimit. Pas te gjithave, At Stojani meson se Zoti krijoi njerezit- nuk krijuan njerezit Zotin... Kjo tingellon si nje legjende mesjetare ose tregim Krishtlindjeje, por diku atje, ne veri lindje te Bullgarise, larg nga korrupsioni i sotshem moral, atje jeton nje njeri i cili eshte duke ndertuar kisha dhe manastire, i cili u jep njerezve mrekulli te vogla-mrekullite te cilat te vogla ose te medha aq sa ndihmojne te besosh ne Perendine.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Si miresia e krishtere i kthen myslimanet e Bullgarise ne te krishtere


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •